{"id":74509,"date":"2020-10-07T20:52:40","date_gmt":"2020-10-07T18:52:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-aferdita-ndoi-perballet-me-vetingun\/2020\/10\/07\/"},"modified":"2023-04-07T03:12:30","modified_gmt":"2023-04-07T01:12:30","slug":"prokurorja-aferdita-ndoi-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-aferdita-ndoi-perballet-me-vetingun\/2020\/10\/07\/","title":{"rendered":"Prokurorja Af\u00ebrdita Ndoi p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja Af\u00ebrdita Ndoi u pyet n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore lidhur me q\u00ebndrimet e mbajtura prej saj n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje hetimore t\u00eb verifikuara pas nj\u00eb denoncimi anonim dhe deklarimet p\u00ebr pages\u00ebn e disa k\u00ebsteve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74056\" aria-describedby=\"caption-attachment-74056\" style=\"width: 480px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Peokurorja-Af\u00ebrdita-Ndoidjathtas-duke-dal\u00eb-nga-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-74056\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Peokurorja-Af\u00ebrdita-Ndoidjathtas-duke-dal\u00eb-nga-KPA-480x400.jpg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"400\" data-id=\"74056\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74056\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Af\u00ebrdita Ndoi (majtas) duke dal\u00eb nga KPK | Foto : E.Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurorja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Af\u00ebrdita Ndoi, u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokuroren Ndoi po realizohet nga trupa gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Olsi Komici kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Brunilda Bekteshi an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Maria Tuma.<\/p>\n<p>Ndoi \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2003. Ajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar fillimisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Lezh\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb vitin 2009 n\u00eb prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e vetingut, p\u00ebrfshir\u00eb pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Ajo u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me gjetjet e hetimit administrativ t\u00eb Komisionit dhe pyetje p\u00ebr asetet e krijuara gjat\u00eb viteve si subjekt i ligjit t\u00eb deklarimit t\u00eb pasurive \u00a0dhe likuiditet e deklaruara.<\/p>\n<p>Prokurorja Ndoi u vler\u00ebsua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pozitive nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, p\u00ebr sa i p\u00ebrket past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, pasi nuk ka lidhje me krimin e organizuar dhe si rrjedhim vler\u00ebsohet e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar gjithashtu pozitivisht nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr sa i p\u00ebrket profesionalizmit, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me pyetje p\u00ebr nj\u00eb dosje hetimore p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018mjekim t\u00eb paligjsh\u00ebm\u2019 pas nj\u00eb denoncimi anonim.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 66.2 m2 n\u00eb Fark\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro, subjekti ka deklaruar si burim krijimi pagat e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit. Shuli shpjegoi se nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se porosia \u00ebsht\u00eb kryer fillimisht p\u00ebr nj\u00eb apartament 78 m2, po p\u00ebr vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se n\u00eb deklarat\u00ebn periodike p\u00ebr vitin 2009 nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar burimi I krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe t\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Sipas Shulit, Ndoi ka deklaruar para Komisionit se nuk i ka dokumentet p\u00ebr kalimin e shum\u00ebs s\u00eb paguar p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, nd\u00ebrsa \u00a0kjo e fundit ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dokumente se pagesat jan\u00eb kryer me k\u00ebste p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2007, 2008 dhe 2009.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka deklaruar n\u00eb vitet p\u00ebrkat\u00ebse pagesat p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve dhe as pak\u00ebsimet,\u201d pohoi relatorja Shuli.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb analiz\u00ebn financiare nuk jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve dhe n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr vitin 2009, ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb e 642 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shuli tha se subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr paqart\u00ebsin\u00eb e pagesave n\u00eb vitet 2007, 2008 dhe 2009, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb aktit t\u00eb porositjes s\u00eb apartamentit. Sipas relatores, prokurorja Ndoi kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime se pagesat ishin kryer edhe n\u00eb k\u00ebto vite dhe se kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nj\u00eb analiz\u00eb financiare sipas t\u00eb cil\u00ebs rezultonte me burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shlyerjen e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Shuli tha se shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimmarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Prokuroja Af\u00ebrdita Ndoji e pranoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se nuk i kishte deklaruar likuiditetet q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve gjat\u00eb viteve 2007, 2008 dhe 2009, por theksoi se kishte pasur mund\u00ebsi kursimi dhe sipas saj, kjo rezultonte edhe n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>\u201cKam vler\u00ebsuar se pagesat nuk ishin objekt deklarimi\u201d, pohoi ajo dhe shpjegoi se n\u00eb vitin 2005, kishin r\u00ebn\u00eb dakord verbalisht me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese q\u00eb t\u00eb kryenin disa pagesa p\u00ebr nj\u00eb apartament, por pa r\u00ebn\u00eb dakord se \u00e7far\u00eb banese do t\u00eb merrnin. Ndoi shtoi se shoq\u00ebria po nd\u00ebrtonte dy pallate dhe se dakord\u00ebsia p\u00ebr kryerjen e pagesave ishte p\u00ebrcaktuar vet\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebn p\u00ebr sip\u00ebrfaqen n\u00eb m2.<\/p>\n<p>\u201cFakti se kan\u00eb qen\u00eb detyrime t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ndaj nesh, k\u00ebto shpenzime nuk kan\u00eb qen\u00eb objekt deklarimi n\u00eb vitet p\u00ebrkat\u00ebse. Pas ndryshimeve ligjore t\u00eb vitit 2012 do t\u00eb ishin objekt deklarimi,\u201d shpjegoi Ndoi.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se l\u00ebvizjet dhe t\u00ebrheqjet e vlerave nga banka tregojn\u00eb se kan\u00eb ndodhur pik\u00ebrisht kur jan\u00eb kryer pagesat e k\u00ebsteve. \u201cRezulton se me t\u00eb ardhurat e pagave kemi pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit\u201d, theksoi Ndoi.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua edhe pjesa takuese e prokurores Ndoi n\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb nd\u00ebrtuar nga babai n\u00eb Bathore para se ajo t\u00eb fillonte arsimin universitar. Vlera e pjes\u00ebs takuese n\u00eb objektin e regjistruar n\u00eb vitin 2017 \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti n\u00eb shum\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb. Shuli tha se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb pasqyruar nga prokurorja Ndoi edhe n\u00eb vitin 2003; n\u00eb 2004-\u00ebn dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb blerjen e dy autoveturave nga 100 mij\u00eb lek\u00eb secila, n\u00eb llogarit\u00eb bankare dhe n\u00eb nj\u00eb mjet t\u00eb dhuruar nga babai. Pa probleme jan\u00eb gjetur edhe deklarimet p\u00ebr gjendjet cash.<\/p>\n<p><strong>Hetimi p\u00ebr mjekim t\u00eb pakujdessh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Prokurorja Af\u00ebrdita Ndoi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Gjithashtu, ajo \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht edhe nga grupi i pun\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme lidhur me 3 vendimet e zgjedhura prej saj dhe 5 \u00e7\u00ebshtjet rast\u00ebsore, vler\u00ebsim q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb edhe nga KPK.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb denoncim anonim i dat\u00ebs 15 shtator 2020, ka sjell\u00eb ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr prokuroren Ndoji, nj\u00eb dit\u00eb para se ajo t\u00eb d\u00ebgjohej n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore. N\u00eb denoncim trajtohej k\u00ebrkesa e prokurores p\u00ebr heqjen e mas\u00ebs s\u00eb pezullimit p\u00ebr punonj\u00ebsen e ASHK Durr\u00ebs, si dhe lidhur me nj\u00eb vendim mosfillimi dhe nj\u00eb vendim pushimi p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka pasur si objekt hetimin e nj\u00eb rasti p\u00ebr mosdh\u00ebnie ndihme t\u00eb duhur mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli u ndal n\u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00eb dy vendimmarrjet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e dyt\u00eb &#8211; ku ishte verifikuar lidhur me pasojat q\u00eb kishin sjell\u00eb vdekjen e nj\u00eb paciente q\u00eb vuante nga s\u00ebmundje e pash\u00ebrueshme. Sipas Komisionit, nga dosja duket se hetimet e prokurores nga viti 2011 deri n\u00eb 2012-\u00ebn, kur \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi i hetimeve jan\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb afateve. Shuli tha se prokurorja Ndoi kishte vendosur mosfillim t\u00eb hetimeve, n\u00eb kund\u00ebrshtim me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor sipas t\u00eb cilit konstatohej se shkak ishte edhe mjekimi i pakujdessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr vendimit t\u00eb mosfillimit \u00ebsht\u00eb ankuar bashk\u00ebshorti i t\u00eb ndjer\u00ebs dhe gjykata ka vendosur prishjen dhe rifillimin e hetimeve. Prokurorja Ndoi ka vendosur pushimin e hetimeve edhe nj\u00eb her\u00eb, por edhe ky vendim \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga gjykatat me form\u00eb t\u00eb prer\u00eb p\u00ebr hetime t\u00eb paplota.<\/p>\n<p>Sipas Shulit, gjat\u00eb hetimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb kryer nga prokurorja Ndoi, vendimi p\u00ebr kryerjen e aktit t\u00eb ekspertimit \u00ebsht\u00eb vonuar 8 muaj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb dosje mungon urdhri p\u00ebr kryerjen e veprimeve hetimore.<\/p>\n<p>Prokurorja Ndoi shpjegoi se e ndjera Sh.M. kishte gjetur vdekjen si pasoj\u00eb e nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb pash\u00ebrueshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb bashk\u00ebshorti kishte kryer kall\u00ebzim penal p\u00ebr mjekim t\u00eb pakujdessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo vijoi se kishte t\u00ebrhequr gjith\u00eb aktet e dosjes s\u00eb pacientes s\u00eb ndjer\u00eb dhe kishte urdh\u00ebruar aktin e ekspertimit.<\/p>\n<p>\u201cAfati 20 ditor q\u00eb pretendohet si shkelje nuk parashikohet n\u00eb kodin e procedur\u00ebs penale. Pasi administrova aktin e ekspertimit mjeko-ligjor vendosa mosfillimin bazuar n\u00eb prova,\u201d pohoi Ndoi.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se pasi gjykata kishte prishur vendimin e mosfillimit kishte kryer ankim dhe se Gjykata e Lart\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Prokurorja Ndoi tha se me an\u00eb t\u00eb ekspertimit mjeko-ligjor nuk provohej se shkaku i vdekjes kishte qen\u00eb mjekimi i pakujdessh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb s\u00ebmundja kishte qen\u00eb e pash\u00ebrueshme.<\/p>\n<p>Pas rifillimit t\u00eb hetimeve, Ndoi tha se i kishte k\u00ebrkuar Urdh\u00ebrit t\u00eb Mjek\u00ebve q\u00eb t\u00eb caktonte 5 ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj fushe p\u00ebr t\u00eb konkluduar lidhur mbi shkaqet q\u00eb kishin \u00e7uar n\u00eb vdekjen e t\u00eb ndjer\u00ebs.<\/p>\n<p>Akti i dyt\u00eb i ekspertimit ka konkluduar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e aktit t\u00eb par\u00eb dhe prokuroja Ndoi tha se kishte vendosur pushimin e \u00e7\u00ebshtjes. \u201cVendosa pushimin bazuar n\u00eb prova dhe n\u00eb bindjen e brendshme\u201d, deklaroi Ndoi. \u201cPas ankimit gjykata e prishi vendimin e pushimit me pretendimin se aktet e ekspertimit ishin n\u00eb kund\u00ebrshtim me nj\u00ebri-tjetrin dhe k\u00ebrkoi kryerjen e nj\u00eb akti ekspertimi mjeko-ligjor t\u00eb ri.\u201d<\/p>\n<p>Relatorja Firdes Shuli i solli n\u00eb v\u00ebmendje prokurores Ndoi se dispozita n\u00eb fjal\u00eb nuk parashikonte si pasoj\u00eb vet\u00ebm vdekjen, por edhe d\u00ebmin e sh\u00ebndetit ose rrezikimin e jet\u00ebs. \u201cKu e bazuar bindjen?\u201d, e pyeti ajo.<\/p>\n<p>Ndoi sqaroi se e ndjera vuante nga nj\u00eb s\u00ebmundje e pash\u00ebrueshme dhe se ishte n\u00eb stadin e dyt\u00eb. Sipas saj, konkluzioni i mjek\u00ebve ishte evaziv, pasi n\u00eb aktet e ekspertimit nuk p\u00ebrcaktoheshin pasojat, por se pasqyrohej vet\u00ebm mosmjekimi i duhur. Ndoi shtoi se nga nj\u00eb analiz\u00eb e kryer, pacientja kishte dal\u00eb negative, pavar\u00ebsisht se vuante nga s\u00ebmundja e pash\u00ebrueshme dhe se mjekimi nuk kishte ndikuar n\u00eb ardhjen e pasoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurorja tha se e kishte ankimuar pasi n\u00eb vendimet e gjykat\u00ebs p\u00ebr prishjen e vendimeve t\u00eb mosfillimit dhe t\u00eb pushimit t\u00eb hetimit, k\u00ebrkohej kryerja e veprimeve hetimore q\u00eb sipas saj I kishte kryer t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e ka prishur vendimin e pushimit edhe pas aktit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb ekspertimit\u201d, pohoi Ndoi dhe tha se q\u00ebndrimi i nj\u00ebjt\u00eb i prokuroris\u00eb tregonte se kishte pasur t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Komisioni ka verifikuar denoncime publike n\u00eb medie lidhur me nj\u00eb nj\u00eb procedim p\u00ebr nj\u00eb pun\u00ebonj\u00ebse t\u00eb ASHK Durr\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb hetuar nga prokurorja Ndoji. Sipas relatores Shuli, subjekti ka k\u00ebrkuar ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar nga Gjykata e Apelit.<\/p>\n<p>Ndoji ka deklaruar para Komisionit se e ka kryer k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr heqjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb bazuar n\u00eb rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes dhe t\u00eb bindjes s\u00eb brendshme. Gjithashtu, ajo ka sjell\u00eb si prov\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dosje, ku ka mbajtur q\u00ebndrim tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shtetase q\u00eb akuzohej p\u00ebr tjet\u00ebr vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Prokurorja Ndoi deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se punonj\u00ebsja e AKSH Durr\u00ebs ishte edhe e kall\u00ebzuar dhe viktim\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, pasi ishte mashtruar nga persona t\u00eb tjer\u00eb. Ajo shtoi se n\u00eb momentin kur kishte kryer k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, provat ishin marr\u00eb dhe se kishte konsideruar gjendjen familjare dhe ekonomike t\u00eb t\u00eb kall\u00ebzuar\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur prova apo indicie lidhur me nj\u00eb denoncim tjet\u00ebr publik t\u00eb kryer n\u00eb medie, sipas t\u00eb cilave prokurorja Ndoi kishte p\u00ebrfituar pron\u00eb n\u00eb Gjirin e Lalzit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Ndoi e fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr pun\u00ebn e kryer p\u00ebr rivler\u00ebsimin e saj. \u201cN\u00eb pun\u00ebn time kam zbatuar vet\u00ebm ligjin dhe Kushtetut\u00ebn dhe k\u00ebrkoj konfimimin n\u00eb detyr\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi prokurorja Af\u00ebrdita Ndoi.<\/p>\n<p>Komisioni do t\u00eb shpall\u00eb vendimin t\u00eb enjten m\u00eb 8 tetor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja Af\u00ebrdita Ndoi u pyet n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore lidhur me q\u00ebndrimet e mbajtura prej saj n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje hetimore t\u00eb verifikuara pas nj\u00eb denoncimi anonim dhe deklarimet p\u00ebr pages\u00ebn e disa k\u00ebsteve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74510,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[655,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Peokurorja-Af\u00ebrdita-Ndoidjathtas-duke-dal\u00eb-nga-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Af\u00ebrdita Ndoi (djathtas) duke dal\u00eb nga KPK | Foto : E.Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74509"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74509"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74509\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74511,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74509\/revisions\/74511"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74510"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74509"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74509"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74509"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}