{"id":74512,"date":"2020-10-07T18:42:14","date_gmt":"2020-10-07T16:42:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-flora-hajredinaj-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-kpk\/2020\/10\/07\/"},"modified":"2023-04-07T03:12:35","modified_gmt":"2023-04-07T01:12:35","slug":"gjyqtarja-flora-hajredinaj-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-flora-hajredinaj-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-kpk\/2020\/10\/07\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Flora Hajredinaj p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, Flora Hajredinaj dhe vjehrrit t\u00eb saj p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb prej 40 mij\u00eb eurosh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb seanc\u00eb u debatua edhe mbi dy q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme t\u00eb DSIK.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74052\" aria-describedby=\"caption-attachment-74052\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Flora-Hajredinaj-ne-seance.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-74052\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Flora-Hajredinaj-ne-seance-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"74052\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74052\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, Flora Hajredinaj n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja Flora Hajredinaj e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 7 tetor n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me gjetjet e t\u00eb tre kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Hajredinajn po kryhet nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Firdes Shuli an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Spregner.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI q\u00eb i ka konsideruar t\u00eb sakta deklarimet e Hajredinajt, KPK identifikoi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore disa probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb si dhe munges\u00eb burimesh financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 119.56 m2 t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr vler\u00ebn 81 mij\u00eb euro, gjyqtarja Hajredinaj ka deklaruar si burime krijimi nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb dhuruar nga vjehrri n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro; nj\u00eb kredi bankare n\u00eb vler\u00ebn 4.8 milion\u00eb lek\u00eb dhe kursime bashk\u00ebshortore n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka analizuar mund\u00ebsin\u00eb e kursimeve, q\u00eb sipas subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit. Sipas analiz\u00ebs financiare, gjyqtarja ka pasur burime n\u00eb vitet 2004 dhe 2006, por n\u00eb vitin 2005 ka rezultuar me diferenc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn e 2.5 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Hajredinaj e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e kursimeve, nd\u00ebrsa pretendoi se jo vet\u00ebm q\u00eb e justifikon vler\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb, por kishte pasur edhe m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi kursimi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem i identifikuar me burimin e blerjen s\u00eb apartamentit ishte dhurata prej 40 mij\u00eb eurosh nga vjehrri i gjyqtares, pas ndarjes s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj nga trungu familjar. Sipas relatorit Komici, vjehrri nuk arrin t\u00eb justifikoj\u00eb me burime t\u00eb ligjshme krijimin e vler\u00ebs s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme.<\/p>\n<p>Si burime t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj shume, gjyqtarja Hajredinaj deklaroi t\u00eb ardhurat e vjehrrit nga qirat\u00eb e dy lokaleve n\u00eb qytetin e Bajram Currit, ku p\u00ebr nj\u00ebrin nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb; t\u00eb ardhura nga v\u00ebllez\u00ebrit e bashk\u00ebshortit nga puna n\u00eb emigracion dhe t\u00eb ardhurat nga pensioni.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Hajredinaj nuk ka depozituar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e dy kunet\u00ebrve n\u00eb emigracion, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor edhe t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga qiraja e dy lokaleve prej vitit 1995. Relatori Komici shpjegoi se Hajredinaj kishte deklaruar se p\u00ebr nj\u00eb prej lokaleve t\u00eb dh\u00ebna me qira marr\u00ebveshja kishte qen\u00eb verbale.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi gjithashtu se pagesa e tatimeve p\u00ebr k\u00ebto qira ishte kryer n\u00eb vitin 2018, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbetet e paqart\u00eb pagesa e penaliteteve p\u00ebr vones\u00ebn.<\/p>\n<p>Analiza financiare e KPK ka rr\u00ebzuar edhe pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb Hajredinajt, se n\u00eb vler\u00ebn q\u00eb u \u00ebsht\u00eb dhuruar n\u00eb momentin e ndarjes, kishte kontribuar edhe ajo vet\u00eb dhe bashk\u00ebshorti, pasi kishin pasur llogari t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Komici tha se ka rezultuar se subjekti kishte pasur mund\u00ebsi kursimi n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshorti n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb jan\u00eb konsideruar si t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr plot\u00ebsimin e vler\u00ebs 40 mij\u00eb euro q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb vjehrrit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro, pasi rezulton me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn -37 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Hajredinaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e deklaruara prej saj se kishin kontribuar p\u00ebr kursimet e vjehrit n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cDeri n\u00eb blerjen e apartamentit kemi jetuar n\u00eb familje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Mund\u00ebsia p\u00ebr kursim duhet p\u00ebrllogaritur me t\u00eb ardhurat e t\u00eb gjith\u00ebve bashk\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohen t\u00eb ardhurat nga aktiviteti n\u00eb lokale deri n\u00eb vitin 2005 dhe m\u00eb pas qiraja,\u201d shpjegoi ajo n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Si indicie p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar marr\u00ebdh\u00ebniet e qirave, ajo renditi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb deklaratash noteriale t\u00eb personave, q\u00eb sipas saj kan\u00eb marr\u00eb me qira lokalet, t\u00eb kamarier\u00ebve dhe shit\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb punuar aty, t\u00eb ci\u00ebt deklaronin se n\u00eb dijenin\u00eb e tyre lokalet ishin dh\u00ebn\u00eb me qira nga vjehrri i Hajredinajt.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb Komisioni t\u00eb mbante t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim\u00a0 si n\u00eb vendime t\u00eb tjera, kur t\u00eb ardhurat nga qiraja ishin konsideruar edhe pse ishin paguar m\u00eb von\u00eb detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>\u201cSipas shpjegimeve, pretendoj se e kam p\u00ebrmbushur barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro,\u201d tha gjyqtarja Hajredinaj, e cila k\u00ebrkoi q\u00eb kjo vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 dhurimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, relatori tha n\u00eb seanc\u00eb se kishte pamund\u00ebsi financiare prej 222 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb kryerjen e nj\u00eb investimi prej 21 500 euro p\u00ebr pjes\u00ebn takuese t\u00eb nj\u00eb kati banimi n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb nd\u00ebrtuar nga vjehrri n\u00eb Selit\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Hajredinaj pretendoi se bilanci rezultonte pozitiv n\u00eb vler\u00ebn 294 mij\u00eb lek\u00eb dhe jo negativ, ashtu si konstaton KPK-ja.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr shum\u00ebn 250 mij\u00eb lek\u00eb. Nga hetimi ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i Hajredinajt e ka shitur k\u00ebt\u00eb makin\u00eb n\u00eb vitin 2008 n\u00eb vler\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioni ka ngritur dyshime p\u00ebr \u00e7mime joreale t\u00eb shitjes dhe t\u00eb blerjes \u2013 por gjyqtarja Hajredinaj pretendoi se blerja kishte qen\u00eb okazion dhe se kishte t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cKonfirmoj se p\u00ebr blerjen e autovetur\u00ebs 250 mij\u00eb lek\u00eb kemi p\u00ebrdorur kursimet e pag\u00ebs time gjat\u00eb vitit 2003,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Nga deklarimet e disa huadh\u00ebnieve dhe huamarrjeve me familjar\u00ebt e saj, u identifikua mosprovimi i dhurimit t\u00eb v\u00ebllait n\u00eb favor t\u00eb subjektit n\u00eb vler\u00ebn 3 mij\u00eb paund\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe sot e konfirmoj dhurat\u00ebn nga v\u00ebllai im, por jam n\u00eb pamund\u00ebsi objektive t\u00eb gjej prova t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb tij\u2026\u201d, pohoi Hajredinaj, e cila shtoi se kjo vler\u00eb nuk e ndikonte analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p><strong>DSIK me q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionit dy raporte me q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme p\u00ebr gjyqtaren Flora Hajredinaj. N\u00eb t\u00eb parin ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrsa pas rishikimit ka ngritur dyshime p\u00ebr mitmarrje dhe ka k\u00ebrkuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Komici shpjegoi se n\u00eb raportin e dyt\u00eb, DSIK ngre dyshime se n\u00eb vitet 2003-2004, gjyqtarja Hajredinaj mund t\u00eb ket\u00eb favorizuar n\u00ebp\u00ebrmjet mit\u00ebs nj\u00eb person q\u00eb kishte kryer padi p\u00ebr shp\u00ebrblim dhe nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb proceduar p\u00ebr kontraband\u00eb \u2013me nd\u00ebrhyrjen e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi edhe mosdeklarim t\u00eb refuzimit t\u00eb viz\u00ebs nga ana e Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA ndaj \u00a0gjyqtares Hajredinaj dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. \u201cBashk\u00ebshorti, edhe pse ka aplikuar her\u00eb t\u00eb tjera, nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb viza,\u201d tha Komici.<\/p>\n<p>Hajredinaj deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se mosdeklarimi i refuzimit t\u00eb viz\u00ebs ishte pasoj\u00eb e d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb deklarim sa m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb. Sipas saj, n\u00eb formular ishte k\u00ebrkuar n\u00ebse ishte ndaluar hyrja n\u00eb ndonj\u00eb shtet an\u00ebtar n\u00eb Bashkimin Evropian apo n\u00eb Nato dhe jo lidhur me refuzim t\u00eb viz\u00ebs. Ajo shtoi se refuzimi kishte ndodhur pasi nuk ishte krijuar bindja se do t\u00eb ktheheshin s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Ajo e kund\u00ebrshtoi raportin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK.<\/p>\n<p>\u201cTheksoj pathemelsin\u00eb e k\u00ebtij raporti. Nuk jan\u00eb krijuar verifikimet m\u00eb minimale. P\u00ebrfshihen \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2003 dhe 2004 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Dibr\u00ebs, kur n\u00eb 2004-\u00ebn kam sh\u00ebrbyer pran\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda,\u201d tha Hajredinaj, duke shtuar se ky raport ishte burim kthyer n\u00eb burim shqet\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb dhe familjar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi profesional <\/strong><\/p>\n<p>KLGJ ka dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr gjyqtaren Hajredinaj, duke konsideruar se shfaq aft\u00ebsi t\u00eb mira n\u00eb arsyetimin ligjor dhe etik si dhe shfaq aft\u00ebsi t\u00eb mira organizative. Nga tre dosjet e dor\u00ebzuara nga vet\u00eb Hajredinaj, Komisioni ka gjetur n\u00eb dy raste zgjatje t\u00eb gjykimit tej afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga pes\u00eb dosjet e shortuara, jan\u00eb gjetur dy vendime t\u00eb c\u00ebnuara nga Apeli, n\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr mosp\u00ebrllogaritjen e parashikimeve t\u00eb Kodit Penal dhe n\u00eb rastin tjet\u00ebr se ishte e nevojshme rishikimi i d\u00ebnimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb lidhur me nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr vrasje p\u00ebr shkak t\u00eb gjakmarrjes.<\/p>\n<p>Hajredinaj pohoi se n\u00eb rastin e pare, Apeli nuk ishte shprehur se Shkalla e Par\u00eb nuk kishte konsideruar parashikimet e Kodit Penal, nd\u00ebrsa p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr shpjegoi se nuk v\u00ebrtetohej kryerja e vepr\u00ebs penale nga i pandehuri. \u201cNuk q\u00ebndrojn\u00eb konstatimet p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Kemi qen\u00eb gjithmon\u00eb korrekt\u201d, deklaroi Hajredinaj.<\/p>\n<p>KPK ka kryer hetim p\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga gjyqtarja Hajredinaj n\u00eb Gjykat\u00ebn e Dibr\u00ebs lidhur me nj\u00eb padi t\u00eb kryer nga nj\u00eb qytetar ndaj INSIG. Komici tha se Apeli e ka rr\u00ebzuar vendimin n\u00eb fjal\u00eb dhe e ka kthyer p\u00ebr rigjykim p\u00ebr shkelje t\u00eb gjitha procedurave me nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb gjykuese. Sipas Komisionit, Apeli ka konstatuar se gjykimi \u00ebsht\u00eb zhvilluar pa pranin\u00eb e pal\u00ebve dhe se gjykata e kishte konkluduar vet\u00eb vler\u00ebn e demit, pa caktuar nj\u00eb ekspert.<\/p>\n<p>Hajredinaj kund\u00ebrshtoi, duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb gjykim ishte thirrur edhe pala e tret\u00eb, q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb dhe se kishin qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, kur ishte shtyr\u00eb seanca dhe ishte caktuar data p\u00ebr shpalljen e vendimit.<\/p>\n<p>Pes\u00eb denoncimet e kryera nga publiku ndaj gjyqtares Hajredinaj kan\u00eb rezultuar pa probleme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, gjyqtarja Hajredinaj tha se kishte punuar me korrekt\u00ebsi dhe ndershm\u00ebri p\u00ebr 27 vite n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb \u2013se ishte p\u00ebrballur me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb v\u00ebshtira dhe kishte dh\u00ebn\u00eb burgime t\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>Edhe pse kryesuesja Bekteshi i t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00ebndrimet e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur, e emocionuar Hajredinaj tha se kjo \u2018ishte jeta dhe puna e saj\u2019 dhe vijoi t\u00eb shpjegoj\u00eb duke interpretuar edhe baz\u00ebn ligjore p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy or\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Flora Hajredinaj u shpreh se shpresonte q\u00eb trupi gjykues t\u00eb kishte krijuar bindjen p\u00ebr vler\u00ebsim pozitiv t\u00eb saj n\u00eb t\u00eb tri kriteret dhe k\u00ebrkoi konfirmin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 12 tetor, ora 09.15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, Flora Hajredinaj dhe vjehrrit t\u00eb saj p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb prej 40 mij\u00eb eurosh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb seanc\u00eb u debatua edhe mbi dy q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme t\u00eb DSIK.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74513,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[162,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Flora-Hajredinaj-ne-seance.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, Flora Hajredinaj n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74512"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74512"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74512\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74514,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74512\/revisions\/74514"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74513"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}