{"id":74515,"date":"2020-10-07T17:43:48","date_gmt":"2020-10-07T15:43:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-la-ne-fuqi-shkarkimin-e-arben-zefit-per-pasurine\/2020\/10\/07\/"},"modified":"2023-04-07T03:12:42","modified_gmt":"2023-04-07T01:12:42","slug":"kpa-la-ne-fuqi-shkarkimin-e-arben-zefit-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-la-ne-fuqi-shkarkimin-e-arben-zefit-per-pasurine\/2020\/10\/07\/","title":{"rendered":"KPA la n\u00eb fuqi shkarkimin e Arben Zefit p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit ka rr\u00ebzuar shumic\u00ebn e pretendimeve t\u00eb ish-gjyqtarit Arben Zefi, duke vler\u00ebsuar se ai ka kryer deklarime t\u00eb pasakta, nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb dhe shpenzimet si dhe \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_55249\" aria-describedby=\"caption-attachment-55249\" style=\"width: 545px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/arben-zefi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-55249\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/arben-zefi-545x400.jpg\" alt=\"\" width=\"545\" height=\"400\" data-id=\"55249\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-55249\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs se Shkodr\u00ebs, Arben Zefi, duke dal\u00eb pas nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto nga: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA la n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs Arben Zefi, edhe pse konkludon ndryshe lidhur me vler\u00ebsimin p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji i konsideron t\u00eb pabazuara thuajse t\u00eb gjitha shkaqet e ngritura n\u00eb ankim nga ish-gjyqtari Zefi p\u00ebr pasurin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb i jep t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs dhe rr\u00ebzon konkluzionin e Komisionit se, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, ish-gjyqtari Zefi kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Komisioni vendosi m\u00eb 10 janar 2019, t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra ish-kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, Arben Zefi pasi u konkluduan munges\u00eb burimesh p\u00ebr krijimin e pasurive; deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>Gjithashtu, bazuar n\u00eb raportin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK lidhur me informacione p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb Zefit n\u00eb \u00e7\u00ebshtje korruptive, edhe pse KPK nuk gjeti shkaqe shkarkuese p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, konstatoi se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, ai kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Luan Daci kryesues, Albana Shtylla relatore dhe Ardian Hajdari, Ina Rama e Natasha Mulaj an\u00ebtar\u00eb, pasi e shqyrtuan ankimin e ish-gjyqtarit Zefi n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, e cil\u00ebsoi t\u00eb drejt\u00eb vendimin e KPK p\u00ebr shkarkimin e tij, pasi u \u00e7mua se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Arben Zefi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994. Ai ka punuar prej m\u00eb shum\u00eb se 15 vitesh si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Shkod\u00ebr dhe prej vitit 2014 deri n\u00eb shkarkimin e tij nga KPK, ai ak sh\u00ebrbyer si kryetar i k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi ndryshe p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfundimet e nxjerra nga DSIK n\u00eb raportin e dyt\u00eb t\u00eb saj, duke e konsideruar Zefin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb informacioneve p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion n\u00eb disa procese gjyq\u00ebsore, u vler\u00ebsuan si jo shkarkuese nga Komisioni, pasi nuk u arrit t\u00eb provoheshin. Por, duke ju referuar k\u00ebtyre p\u00ebrfundimeve KPK konkludoi se, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Zefi kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Zefi e ka kund\u00ebrshtuar p\u00ebrfundimin e KPK, duke pretenduar se institucioni rivler\u00ebsues i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb kishte kuptuar dhe zbatuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar ligjin material, duke ndikuar n\u00eb nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji shprehet se, edhe pse Komisioni nuk ka identifikuar se cili \u00ebsht\u00eb arsyetimi q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb konkluzionin e arritur p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit tek drejt\u00ebsia, kuptohet se kjo \u00ebsht\u00eb lidhur me veprimtarin\u00eb e kund\u00ebrligjshme, shfaqur n\u00eb form\u00ebn e korrupsionit pasiv t\u00eb gjyqtarit n\u00eb disa procese gjyq\u00ebsore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se Komisioni nuk ka arsyetuar se cilat kan\u00eb qen\u00eb veprimet ose mosveprimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit apo rrethanat konkrete, t\u00eb cilat jan\u00eb provuar gjat\u00eb hetimit administrativ dhe se cilat kan\u00eb qen\u00eb pasojat q\u00eb kan\u00eb prodhuar &#8211; q\u00eb sipas KPA do t\u00eb krijonin bindjen se subjekti ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe nga verifikimi i akteve t\u00eb hetimit administrativ, trupi gjykues nuk konstaton ekzistenc\u00ebn e akteve q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Komisionit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. N\u00eb k\u00ebto kushte, trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Komisioni nuk ka arritur t\u00eb arsyetoj\u00eb se subjekti i rivler\u00ebsimit ka c\u00ebnuar besimin e publikut n\u00eb at\u00eb nivel, saq\u00eb e b\u00ebn t\u00eb pamundur vazhdimin e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs prej tij\u201d, vler\u00ebson KPA.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues i Kolegjit, n\u00eb ndryshim nga Komisioni, arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ndodhet n\u00eb kushtet e nenit 61, pika 5 e ligjit nr. 84\/2016. P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb i bazuar\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara pretendimet e subjektit se i ishte refuzuar njohja me dokumentacionin e klasifikuar dhe se Komisioni ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, pasi ka ushqyer mediet me mllef e p\u00ebrfundime t\u00eb pasakta e t\u00eb padrejta ndaj tij. N\u00eb vendim sqarohet se Zefi nuk dor\u00ebzoi prova dhe nuk i v\u00ebrtetoi dot k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si edhe Komisioni, Kolegji vler\u00ebson se Zefi ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb dhe se ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e tyre. Sipas KPA, n\u00eb nj\u00eb rast subjekti \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Kolegji e quan t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK se Zefi ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kompanie p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimet q\u00eb ajo do t\u00eb kryente, pasi nuk e ka pasqyruar pagimin e k\u00ebsaj vler\u00eb si paradh\u00ebnie n\u00eb vitin 2007.\u00a0Gjithashtu, konkludohet munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj shume, pasi n\u00eb vitin 2007 ka rezultuar me balanc\u00eb negative\u00a0n\u00eb vler\u00ebn 172 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Kolegji rr\u00ebzon pretendimin e Zefit, se nuk \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, me argumentin se u kishte b\u00ebr\u00eb prezent pal\u00ebve n\u00eb gjykim faktin se ishte n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale dhe se ato kan\u00eb qen\u00eb dakort me trupin gjykues.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 N\u00eb rastin konkret, trupi gjykues vler\u00ebson se dispozitat e ligjit nr. 9367, dat\u00eb 07.04.2005, &#8216;P\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesave n\u00eb ushtrimin e funksioneve publike&#8217;&#8230;\u00a0jan\u00eb komplementare me ato t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile p\u00ebr rastet e p\u00ebrjashtimit t\u00eb gjyqtarit. Kjo dispozit\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me sa pretendon subjekti i rivler\u00ebsimit, nuk p\u00ebrjashton veprimtarin\u00eb e gjyqtar\u00ebve nga fusha e zbatimit t\u00eb ligjit nr. 9367\/2005 p\u00ebr sa i p\u00ebrket detyrimit t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb verifikuar dhe shmangur konfliktin e vazhduesh\u00ebm dhe rast pas rasti t\u00eb interesit\u2026\u201d, arsyeton Kolegji.<\/p>\n<p>\u201c\u2026P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb konflikti i interesit \u00ebsht\u00eb gjendja e konfliktit nd\u00ebrmjet detyr\u00ebs publike dhe interesave privat\u00eb t\u00eb nj\u00eb zyrtari n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai ka interesa privat\u00eb, t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, q\u00eb ndikojn\u00eb, mund t\u00eb ndikojn\u00eb ose duket sikur ndikojn\u00eb n\u00eb kryerjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb detyrave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb tij publike\u201d, vijon trupi gjykues.<\/p>\n<p>KPA arrin\u00a0n\u00eb p\u00ebrfundimin se n\u00eb rastin konkret, subjekti i rivler\u00ebsimit ndodhej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendimmarrje gjyq\u00ebsore, pasi marr\u00ebdh\u00ebnia kontraktore mes tij dhe pal\u00ebs nd\u00ebrgjyq\u00ebse nuk kishte p\u00ebrfunduar ende.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Zefi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast\u00a0nuk ka ndjekur procedur\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji, q\u00eb parashikon paraqitjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr heqje dor\u00eb te kryetari i gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>KPA e quan t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK se Zefi nuk ka patur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti banimi me sip\u00ebrfaqe 132.8 m2. Edhe p\u00ebr mospasqyrimin n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb shum\u00ebs 1.9 milion lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 56.1 m2, Kolegji ashtu si edhe Komisioni, vler\u00ebson se Zefi gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb.\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb, Trupi gjykues ka rr\u00ebzuar nj\u00eb prej gjetjeve t\u00eb Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament t\u00eb p\u00ebrfituar nga subjekti si i pastreh\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas arsyetimit t\u00eb Komisionit, familjar\u00ebt e Zefit\u00a0t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb llogaritjen e EKB-s\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb tij dhe rrjedhimisht ata nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb llogaritjen e shum\u00ebs q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitohej.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa KPA \u00e7mon se shuma prej 800 mij\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur nga dega e EKB-s\u00eb Shkod\u00ebr mbi baz\u00ebn e certifikat\u00ebs familjare t\u00eb familjes s\u00eb Zefit, sipas gjendjes familjare t\u00eb vitit 1992 dhe e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb veprim n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs. Kolegji vler\u00ebson se Komisioni n\u00eb arsyetimin e tij \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur vet\u00ebm n\u00eb deklarimet e Zefit, pa ballafaquar parashikimet ligjore t\u00eb koh\u00ebs me dokumentacionin e gjendur n\u00eb praktik\u00ebn e shitjes s\u00eb apartamentit 56,1 m2, t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga EKB-ja.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni, pavar\u00ebsisht se ka konkluduar se subjekti ka p\u00ebrfituar shum\u00ebn 800.000 lek\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nr. 8030, dat\u00eb 15.11.1995, \u2018P\u00ebr kontributin e shtetit p\u00ebr familjet e pastreha\u2019, nuk ka arsyetuar dhe identifikuar se cilat kan\u00eb qen\u00eb veprimet konkrete t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb cilat kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj shume n\u00eb shkelje t\u00eb dispozitave ligjore, cili ka qen\u00eb ndikimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit tek organet shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u2019i detyruar ato t\u00eb disponojn\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb parashikimeve ligjore, cilat jan\u00eb pasojat apo ndikimi i k\u00ebtyre veprimeve n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb subjektit n\u00eb lidhje me mas\u00ebn disiplinore t\u00eb deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d, vler\u00ebson Kolegji.<\/p>\n<p>KPA \u00e7mon ndryshe ndryshe nga Komisioni edhe lidhur me konstatimin se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb lidhje me pron\u00ebsin\u00eb dhe blerjen e nj\u00eb autoveture tip BMW.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit jontrata e huap\u00ebrdorjes s\u00eb k\u00ebtij mjeti nuk mund t\u00eb konsiderohet si kontrat\u00eb shitblerjeje, pavar\u00ebsisht se subjekti e ka poseduar mjetin q\u00eb nga viti 2006 dhe ka pretenduar se ka paguar vler\u00ebn 3.000 euro p\u00ebr t\u00eb garantuar blerjen e m\u00ebvonshme t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto kushte, Komisioni mund t\u00eb konkludonte vet\u00ebm n\u00eb lidhje me mosdeklarimin nga ana e subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb vitit t\u00eb kryerjes s\u00eb pages\u00ebs dhe vler\u00ebs s\u00eb saj,\u201d \u00e7mon Kolegji.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues konkludon se Zefi nuk ka deklaruar burimin e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb automjet tip \u201cBMW\u201d, si dhe vler\u00ebn e paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji konkludon gjithashtu, se Zefi ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip \u201cMercedes Benz\u201d dhe nd\u00ebrrimin e k\u00ebsaj makine me nj\u00eb automjet tip \u201cVolkswagen Passat\u201d, e cila kishte vler\u00eb dyfish m\u00eb t\u00eb madhe. Sipas KPA, subjekti nuk ka deklaruar vler\u00ebn e kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes s\u00eb automjetit tip \u201cMercedes Benz\u201d dhe burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Ashtu si edhe KPK, Kolegji ka gjetur munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e Benz-it.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA e cil\u00ebson n\u00eb nivelin e konstatimit, konkluzionin e KPK se \u201cshk\u00ebmbimi i mjeteve p\u00ebrb\u00ebn\u00eb veprim financiar t\u00eb pajisutifikuar e t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb parimet e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut\u201d.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, Komisioni nuk ka shpjeguar se cila \u00ebsht\u00eb pasoja apo ndikimi q\u00eb ky veprim ka pasur n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia disiplinore e Zefit.<\/p>\n<p>Sipas KPA Zefi ka kryer deklarime t\u00eb pasakta dhe kontradiktore p\u00ebr dy automjete tip BMW. Ai nuk e ka deklaruar nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb vitin 2003, nd\u00ebrsa ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime kontradiktore dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me situat\u00ebn faktike lidhur me nj\u00eb autovetur\u00eb tjet\u00ebr po tip BMW.<\/p>\n<p>Nj\u00ebr\u00ebn prej makinave Zefi e ka marr\u00eb fillimisht n\u00eb p\u00ebrdorim dhe m\u00eb pas e ka kaluar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij duke p\u00ebrdorur nj\u00eb akt t\u00eb falsifikuar p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb proceduar i v\u00ebllai. Mjeti ka rezultuar i vjedhur dhe\u00a0\u00ebsht\u00eb sekuestruar nga policia.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, n\u00ebse rivler\u00ebsimi i Zefit do t\u00eb ishte kryer n\u00eb t\u00eb tria kriteret, at\u00ebher\u00eb kjo rrethan\u00eb do ti ishte n\u00ebnshtruar vler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Ashtu si Komisioni, edhe KPA konkludon se Zefi nuk ka patur burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr shpenzimet e kryera n\u00eb favor t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij n\u00eb vitet 2006, 2007 fdhe 2009, t\u00eb cilit i kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim kart\u00ebn e debitit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn hidhej rroga e tij. Trupi gjykues nuk \u00ebsht\u00eb bindur nga pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se parat\u00eb q\u00eb v\u00ebllai kishte t\u00ebrhequr n\u00eb Itali, ishin rimbursuar m\u00eb pas nga e motra, e cila banon n\u00eb ShBA.<\/p>\n<p>Trupi gjykues, n\u00eb ndryshim nga Komisioni, ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e Zefit lidhur me konkluzionin p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting p\u00ebr p\u00ebrdorimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb tij.\u00a0\u201cN\u00eb ndryshim nga arsyetimi i p\u00ebrdorur prej Komisionit, trupi gjykues vler\u00ebson se bazuar n\u00eb k\u00ebrkesat e neneve 30-32 dhe shtojc\u00ebs 2 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka pasur detyrimin q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb deklaronte shpenzimet e kryera n\u00eb vitet 2006, 2007 dhe 2009\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim\u00a0Kolegji e quan t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK se Zefi ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me mospasqyrimin e marr\u00ebdh\u00ebnies\u00a0me nj\u00eb shum\u00eb \u00a0100 mij\u00eb USD, e kaluar n\u00eb llogarin\u00eb e tij bankare n\u00eb dat\u00ebn 13 gusht 2007 nga nj\u00eb person i tret\u00eb dhe e t\u00ebrhequr brenda dy dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit se Zefi duhej ta kishte deklaruar pjes\u00ebn taukese t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb trekat\u00ebshe, t\u00eb trash\u00ebguar. KPA e ka rr\u00ebzuar pretendimin e subjektit se kjo pasuri ishte ende n\u00eb proces legalizimi dhe se bashk\u00ebshortja ende nuk e kishte fituar pjes\u00ebn e saj takuese.<\/p>\n<p>KPA ka korrektuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2009 t\u00eb kryer nga KPK, dhe konkludon se pavar\u00ebsisht uljes s\u00eb balanc\u00ebs negative, ish-gjyqtari Zefi rezulton s\u00ebrish n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve dhe investimeve.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit ka rr\u00ebzuar shumic\u00ebn e pretendimeve t\u00eb ish-gjyqtarit Arben Zefi, duke vler\u00ebsuar se ai ka kryer deklarime t\u00eb pasakta, nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb dhe shpenzimet si dhe \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74516,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,114,473],"tags":[685,132,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/arben-zefi.jpg","fifu_image_alt":"Kryetari i Gjykat\u00ebs se Shkodr\u00ebs, Arben Zefi, duke dal\u00eb pas nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto nga: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74515"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74515"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74515\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74517,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74515\/revisions\/74517"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74516"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74515"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74515"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74515"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}