{"id":74533,"date":"2020-10-02T17:52:12","date_gmt":"2020-10-02T15:52:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dhuratat-e-shumta-nga-familjaret-ngrene-pikepyetje-mbi-pasurine-e-gjyqtarit-neritan-cena\/2020\/10\/02\/"},"modified":"2023-04-07T03:13:54","modified_gmt":"2023-04-07T01:13:54","slug":"dhuratat-e-shumta-nga-familjaret-ngrene-pikepyetje-mbi-pasurine-e-gjyqtarit-neritan-cena","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dhuratat-e-shumta-nga-familjaret-ngrene-pikepyetje-mbi-pasurine-e-gjyqtarit-neritan-cena\/2020\/10\/02\/","title":{"rendered":"Dhuratat e shumta nga familjar\u00ebt ngren\u00eb pik\u00ebpyetje mbi pasurin\u00eb e gjyqtarit Neritan Cena"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ka zbuluar burime t\u00eb pamjaftueshme dhe transaksione t\u00eb dyshimta n\u00eb shit-blerje makinash p\u00ebr gjyqtarin Cena, nd\u00ebrsa ky i fundit ngriti z\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb protestuar ndaj gjetjeve dhe pyetjeve mbi pasurin\u00eb e tij.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_73944\" aria-describedby=\"caption-attachment-73944\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-d\u00ebgjimore-n\u00eb-KPK-ndaj-gjyqtarit-Neritan-Cena.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-73944 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-d\u00ebgjimore-n\u00eb-KPK-ndaj-gjyqtarit-Neritan-Cena-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"73944\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-73944\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK ndaj gjyqtarit Neritan Cena | Foto : Gj. Erebara<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime mbi pasurin\u00eb e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Neritan Cena, pasi gjeti transaksione t\u00eb shumta n\u00eb dhurata dhe hua nga persona t\u00eb lidhur si dhe shitje n\u00eb s\u00eb paku dy raste t\u00eb makinave t\u00eb ndryshme me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta sesa \u00e7mimet e blerjes.<\/p>\n<p>Cena u shpreh i revoltuar me gjetjet e Komisionit dhe atij iu t\u00ebrhoq v\u00ebmendja t\u00eb kishte kujdes me tonin gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb pyetje-p\u00ebrgjigjeve me v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Steven Kessler. Cena ngriti pik\u00ebpyetje mbi metodologjin\u00eb e ndjekur nga KPK p\u00ebr analiz\u00ebn financiare si dhe p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e analiz\u00ebs s\u00eb kryer, si dhe k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Cena u p\u00ebrball me gjetjet e hetimit administrativ t\u00eb kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja vuri n\u00eb dukje se z. Cena ka bler\u00eb dy apartamente n\u00eb Bremen t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cilat i ka paguar me an\u00eb t\u00eb dhuratave dhe huave nga persona t\u00eb af\u00ebrt, si babai, motra, kunata, baxhanaku dhe nj\u00eb djal\u00eb daje.<\/p>\n<p>Sipas Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe t\u00eb Konfliktit t\u00eb Interesave si dhe sipas hetimit administrativ t\u00eb KPK, Cenaj i ka deklaruar sakt\u00eb transaksionet q\u00eb ka bler\u00eb, por atij i mungojn\u00eb burimet e ligjshme p\u00ebr to. Edhe babait t\u00eb Cen\u00ebs, i cili ka dhuruar shuma parash duket gjithashtu se i mungojn\u00eb burimet financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, Cenaj rezulton se ka bler\u00eb nj\u00eb apartament 98 metra katror\u00eb n\u00eb Bremen t\u00eb Gjermanis\u00eb p\u00ebr 25 mij\u00eb euro, t\u00eb cil\u00ebn e ka paguar me nj\u00eb dhurat\u00eb nga babai n\u00eb mas\u00ebn 22,757 euro si dhe me disa kursime.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, Cenaj ka bler\u00eb nga babai nj\u00eb apartament n\u00eb Selit\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs me sip\u00ebrfaqe 121 metra katror\u00eb me vler\u00ebn 5.4 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, burimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hua e marr\u00eb nga kunata, emigrante shqiptare n\u00eb Austri.<\/p>\n<p>Cena ka bler\u00eb gjithashtu edhe nj\u00eb apartament t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Bremen, Gjermani, me sip\u00ebrfaqe 78 metra katrore dhe me \u00e7mim 48,500 euro, p\u00ebr t\u00eb cilin ka paguar p\u00ebrmes sigurimit t\u00eb 20 mij\u00eb eurove nga shitja e nj\u00eb makine dhe 16 mij\u00eb euro dhurat\u00eb nga e motra, emigrante n\u00eb Itali. Ai ka deklaruar m\u00eb tutje se ka marr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb blerje 9 mij\u00eb euro hua nga e motra si dhe ka paguar 1108 euro nga kursimet e tij n\u00eb vite.<\/p>\n<p>\u00c7iftja v\u00ebrejti se marr\u00ebdh\u00ebniet e shumta financiare mes gjyqtarit dhe t\u00eb atit, motr\u00ebs dhe t\u00eb kunat\u00ebs, kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje mbi ekzistenc\u00ebn e burimeve financiare t\u00eb mjaftueshme te subjektet e lidhur.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer nga KPK mbi t\u00eb ardhurat e t\u00eb atit t\u00eb subjektit, i cili ka punuar si mjek n\u00eb zonat rurale, duket se ai ka shpenzuar 10.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerje pronash pas vitit 1994, nd\u00ebrsa ka pasur 9 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura dhe rreth 4 milion\u00eb lek\u00eb shpenzime minimale p\u00ebr nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb pambuluar prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh. Po k\u00ebshtu, KPK ngriti pik\u00ebpyetje mbi gjendjen financiare t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb subjektit dhe kunat\u00ebs dhe mund\u00ebsis\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhurata dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetje u ngrit\u00ebn edhe mbi s\u00eb paku dy transaksione n\u00eb shit-blerje makinash. N\u00eb nj\u00eb rast, subjekti rezultoi se ka shitur p\u00ebr 400 mij\u00eb lek\u00eb, nj\u00eb automjet Benz q\u00eb e kishte bler\u00eb disa vite m\u00eb par\u00eb p\u00ebr 250 mij\u00eb lek\u00eb. Automjeti, sipas KPK, \u00ebsht\u00eb \u00e7regjistuar p\u00ebr q\u00ebllim likuidimi p\u00ebr skrap pak koh\u00eb pasi Cena e shiti.<\/p>\n<p>Gjyqtari tha n\u00eb seanc\u00eb se ishte n\u00eb gjendje ta shpjegonte k\u00ebt\u00eb \u00e7udi. Sipas tij, ai kishte investuar te mjeti i bler\u00eb 250 mij\u00eb lek\u00eb nga kursimet e tij duke sjell\u00eb rrjedhimisht edhe rritjen e vler\u00ebs s\u00eb tij, nd\u00ebrsa fakti q\u00eb mjeti ishte \u00e7regjistruar p\u00ebr skrap pak pas shitjes, lidhet me nj\u00eb aksident t\u00eb kryer nga bler\u00ebsi me mjetin, gj\u00eb q\u00eb solli, sipas Cenajt, edhe zhdukjen e dokumenteve p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb mjet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb automjet i dyt\u00eb i bler\u00eb nga djali i xhaxhait, ngriti pik\u00ebpyetje t\u00eb tjera. Sipas hetimit administrativ, Cena e kishte bler\u00eb mjetin p\u00ebr 14 mij\u00eb euro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb shit\u00ebsi, djali i xhaxhait, e kishte bler\u00eb po at\u00eb dit\u00eb p\u00ebr 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Cena rezultoi se e kishte shitur makin\u00ebn pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb p\u00ebr 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Cena protestoi ndaj gjetjes duke deklaruar se djalin e xhaxhait e kishte person shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe se atij i \u201ckishte lindur n\u00eb zem\u00ebr\u201d ta shiste makin\u00ebn m\u00eb lir\u00eb, nd\u00ebrsa ai vet\u00eb nuk kishte arsye t\u00eb mos e shiste me vler\u00ebn reale. Ai e theksoi se me k\u00ebt\u00eb makin\u00eb kishte qarkulluar vet\u00ebm pak qindra kilometra, gj\u00eb q\u00eb shpjegonte mosr\u00ebnien e vler\u00ebs s\u00eb saj. Pyetur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar se me \u00e7far\u00eb mjeti kishte l\u00ebvizur pas shitjes s\u00eb makin\u00ebs, Cena rikujtoi se familja e tij kishte edhe nj\u00eb mjet tjet\u00ebr t\u00eb bler\u00eb me <em>leasing<\/em>.<\/p>\n<p>Cena u p\u00ebrball pas relatimit me nj\u00eb seanc\u00eb jo komode pyetje-p\u00ebrgjigjesh me v\u00ebzhguesin Steven Kessler.<\/p>\n<p>Kessler, nj\u00eb amerikan, ndoqi modelin e pyetjeve po ose jo me subjektin, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ky i fundit ka marr\u00eb shum\u00eb dhurata dhe ndihma nga personat e lidhur, por nuk rezulton q\u00eb t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb rast, dhurata apo hua p\u00ebr familjar\u00ebt e tij. Ai theksoi gjithashtu se familjar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto dhurata, nuk duket se jan\u00eb persona mjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhurata kaq t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>Kessler vuri n\u00eb dukje gjithashtu q\u00eb Cena kishte qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb blinte dy prona n\u00eb Gjermani dhe nj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, duke p\u00ebrdorur n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, parat\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve. Cena ngriti z\u00ebrin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur. Ai i tha v\u00ebzhguesit se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebinformuar\u201d dhe se lidhjet familjare n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb forta, ndryshe nga vendet e BE-s\u00eb, ku sipas tij \u201cjan\u00eb ftohur\u201d.<\/p>\n<p>Tonet e larta ndaj v\u00ebzhguesit Kessler nuk kaluan pa u v\u00ebn\u00eb re nga kryetari i trup\u00ebs, Roland Ilia, i cili i t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen \u201cp\u00ebr t\u00eb pasur kujdes me tonin,\u201d nd\u00ebrsa Cena u ankua p\u00ebr ato q\u00eb i quajti \u201caludime t\u00eb pav\u00ebrteta\u201d dhe \u201ct\u00eb q\u00ebllimshme\u201d nga ana e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mbrojtjes s\u00eb tij, Cena e konsideroi si jotransparente dhe t\u00eb pasakt\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nd\u00ebrsa argumentoi se nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb e sakt\u00eb e shpenzimeve t\u00eb familjes s\u00eb tij nxjerr konkluzion t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas tij, analiza mbi shpenzimet e familjes, q\u00eb KPK e merr nga Instituti i Statistikave si mesatare e shpenzimeve t\u00eb konsumit familjar nuk \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm n\u00eb rastin e tij. Ai dha si shembull faktin q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tij jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb private, ku pjes\u00eb e pages\u00ebs n\u00eb shkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00ebngjesi dhe dreka dhe se sipas tij, \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb mos njihet si vler\u00eb e kursyer n\u00eb shpenzimet e familjes.<\/p>\n<p>Ai e \u00e7oi m\u00eb tutje analiz\u00ebn e tij, duke theksuar se duke qen\u00eb se ka jetuar me baban\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite dhe se babai i tij ishte mjek n\u00eb zonat rurale, atij duhej t\u2019i njiheshin si kosto t\u00eb reduktuara jetese blerjet q\u00eb babai i tij duhet t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb zonat rurale, me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Cena deklaroi se ai dhe familja e tij b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb modeste dhe k\u00ebrkoi rikonfirmim n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi pritet t\u00eb jepet n\u00eb dat\u00ebn 6 tetor, n\u00eb or\u00ebn 9.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ka zbuluar burime t\u00eb pamjaftueshme dhe transaksione t\u00eb dyshimta n\u00eb shit-blerje makinash p\u00ebr gjyqtarin Cena, nd\u00ebrsa ky i fundit ngriti z\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb protestuar ndaj gjetjeve dhe pyetjeve mbi pasurin\u00eb e tij.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":74534,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-d\u00ebgjimore-n\u00eb-KPK-ndaj-gjyqtarit-Neritan-Cena.jpg","fifu_image_alt":"Seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK ndaj gjyqtarit Neritan Cena | Foto : Gj. Erebara","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74533"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74533"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74533\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74535,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74533\/revisions\/74535"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74534"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}