{"id":74539,"date":"2020-10-02T15:09:47","date_gmt":"2020-10-02T13:09:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-prokurorin-dritan-peka\/2020\/10\/02\/"},"modified":"2023-04-07T03:14:09","modified_gmt":"2023-04-07T01:14:09","slug":"kpa-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-prokurorin-dritan-peka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-prokurorin-dritan-peka\/2020\/10\/02\/","title":{"rendered":"KPA mbyll hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr prokurorin Dritan Peka"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Darjel Sina deklaroi se analiza financiare e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit i plot\u00ebsonte k\u00ebrkimet e tij, nd\u00ebrsa prokurori Dritan Peka e quajti analiz\u00ebn joreale dhe k\u00ebrkoi rishikimin e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit dhe t\u00eb ardhurat.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61389\" aria-describedby=\"caption-attachment-61389\" style=\"width: 572px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190327_133530_270319004-4_63V6CuP.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-61389\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190327_133530_270319004-4_63V6CuP-572x400.jpg\" alt=\"\" width=\"572\" height=\"400\" data-id=\"61389\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61389\" class=\"wp-caption-text\">Kreu i Prokuoris\u00eb se Apelit Tiran\u00eb, Dritan Peka | Foto :LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb premten t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor lidhur me ankimin e kryer nga Komisioneri Publik, Darjel Sina ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Dritan Peka. Vendimi i nd\u00ebrmjet\u00ebm u mor pasi pal\u00ebt paraqit\u00ebn q\u00ebndrimet e tyre lidhur me analiz\u00ebn financiare t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve t\u00eb familjes s\u00eb Pek\u00ebs, t\u00eb urdh\u00ebruar nga Kolegji m\u00eb 14 shtator.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs Komisioneri Sina u shpreh se, analiza financiare e kryer nga Kolegji i plot\u00ebsonte k\u00ebrkesat e tij p\u00ebr verifikimin e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb mbulimit t\u00eb shpenzimeve dhe investimeve p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 me burime nga t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Sina u ndal n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2005, kur Peka rezulton me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 133 mij\u00eb lek\u00eb. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos merrej n\u00eb konsiderat\u00eb gjendja cash 500 mij\u00eb lek\u00eb e deklaruar prej subjektit n\u00eb vitin 2005, me pretendimin se nuk justifikohej burimi i ligjsh\u00ebm. Gjithashtu, Sina parashtroi se kjo gjendje nuk duhet t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb as si e mbartur dhe as si burim t\u00eb ardhurash p\u00ebr vitin pasardh\u00ebs e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik argumenton se n\u00eb vitet kur analiza financiare rezulton negative, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohen si burim t\u00eb ardhurash t\u00eb ligjshme p\u00ebr vitet n\u00eb vazhdim kursimet cash t\u00eb deklaruara q\u00eb gjenden jasht\u00eb sistemit bankar.<\/p>\n<p>Sina pretendoi se nuk p\u00ebrputheshin deklarimet e Pek\u00ebs p\u00ebr vitin 2010 lidhur me dy gjendje cash, nj\u00eb si t\u00eb kursyer prej pagave n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb dhe tjetra n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, nga kredia.<\/p>\n<p>Prokurori Peka e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb Kolegjit. Ai pretendoi se dilte me balanc\u00eb pozitive edhe n\u00eb vitet p\u00ebr t\u00eb cilat KPA kishte konstatuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve dhe investimeve.<\/p>\n<p>\u201cParashtroj se balancat negative p\u00ebr disa vite jan\u00eb t\u00eb pabazuara\u201d, pohoi Peka dhe shpjegoi se kishte dor\u00ebzuar prova q\u00eb sipas tij kund\u00ebrshtonin gjetjet e analiz\u00ebs financiare lidhur me vlerat e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimeve nd\u00ebr vite, si edhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Ai tha se n\u00eb vitet 2005, 2006, 2007, 2012, 2013, 2015 dhe 2016 nuk ishin p\u00ebrllogaritur t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat nga puna e tij dhe e bashk\u00ebshortes. Sipas Pek\u00ebs, n\u00eb analiz\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga puna, si honorare, shp\u00ebrblime dhe pagesa nga m\u00ebsimdh\u00ebnia. Peka k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb gjith\u00eb vitet kur ishin konstatuar mungesa, n\u00ebse konsideroheshin provat q\u00eb kishte dor\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb ardhurat shtes\u00eb dhe lidhur me shpenzimet e udh\u00ebtimeve, at\u00ebher\u00eb rezultonte me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Sipas Pek\u00ebs, n\u00eb vitin 2005 nuk kishin pasur shpenzime jasht\u00eb shtetit, pasi kishin q\u00ebndruar tek nj\u00eb i af\u00ebrm. P\u00ebr vitin 2006, ai pretendoi se dy udh\u00ebtime t\u00eb bashk\u00ebshortes ishin kryer p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs dhe se ajo nuk kishte pasur shpenzime. P\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim familjar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, Peka tha se shpenzimet e udh\u00ebtimit dhe t\u00eb q\u00ebndrimit ishin mbuluar nga babai i tij q\u00eb sh\u00ebrbente si ambasador n\u00eb vendin ku ata kishin shkuar.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr vitin 2007, Peka tha se nga 12 udh\u00ebtime, 5 ishin kryer nga bashk\u00ebshortja p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs. \u201cDy kan\u00eb qen\u00eb udh\u00ebtime n\u00eb Pekin tek prind\u00ebrit e mi dhe i kan\u00eb mbuluar ata shpenzimet. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pushimet p\u00ebr n\u00eb Turqi e n\u00eb Prag\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shpenzime minimale me oferta t\u00eb agjencive turistike\u201d, shpjegoi ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitet 2012 dhe 2013, Peka pretendoi se nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat nga puna e tij dhe e bashk\u00ebshortes, si edhe nga m\u00ebsimdh\u00ebnia.<\/p>\n<p>Ajo vijoi se n\u00eb vitin 2015 pagat i kishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb bank\u00eb, pasi kishin konsumuar gjendjen cash dhe se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016, kishte deklaruar gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 1.6 milion lek\u00eb. \u201cN\u00eb asnj\u00eb rast nuk kam kryer deklarime q\u00eb kan\u00eb pasur q\u00ebllim fshehjen e pasurive, t\u00eb ardhurave apo shpenzimeve. \u2026Kemi pasur gjithmon\u00eb burime t\u00eb ligjshme. T\u00eb ardhurat p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare kan\u00eb qen\u00eb 37 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pasurit\u00eb tona kapin vler\u00ebn rreth 12 milion\u00eb lek\u00eb, m\u00eb pak se 1\/3 e t\u00eb ardhurave\u201d, pohoi Peka.<\/p>\n<p>Ai e quajti jo reale balanc\u00ebn negative n\u00eb vler\u00ebn -3.8 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb konkluduar nga KPA dhe pretendoi se p\u00ebr periudh\u00ebn e verifikuar rezultonte me tepric\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 7.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Kolegji, Komisioneri Publik tha se nuk kishte pretendime p\u00ebr an\u00ebn formale t\u00eb provave t\u00eb paraqitura nga Peka dhe e la n\u00eb \u00e7mim t\u00eb Kolegjit n\u00ebse do t\u2019i administronte apo jo n\u00eb funksion t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm, trupi gjykues i KPA i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore dhe Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Sokol \u00c7omo an\u00ebtar\u00eb, vendosi t\u00eb pranoj\u00eb provat e dor\u00ebzuara nga Peka lidhur me shpenzimet e udh\u00ebtimeve dhe t\u00eb ardhurat. Pasi pal\u00ebt mohuan t\u00eb kishin k\u00ebrkesa t\u00eb tjera, Kolegji vendosi t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor dhe e shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr paraqitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 8 tetor, ora 10:00.<\/p>\n<p>Ankimi i Komisionerit Publik p\u00ebrfshin t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit dhe \u00ebsht\u00eb i bazuar mbi dokumentet e hetimit t\u00eb p\u00ebrfunduar tashm\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si dhe denoncime t\u00eb reja t\u00eb mb\u00ebrritura n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Pek\u00ebs. Nj\u00ebri prej denoncimeve, sipas Komisionerit Sina ngre dyshime p\u00ebr lidhje me persona t\u00eb inkriminuar, nd\u00ebrsa nj\u00eb denoncim i dyt\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqjen paraprake nga ankimi ndaj nj\u00eb vendimi penal dhe nj\u00eb denoncim n\u00eb lidhje me shortimin e \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit Peka ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta n\u00eb lidhje me pagesat p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas Sin\u00ebs kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ndryshimesh mes deklarimeve vjetore p\u00ebr ILDKPKI dhe deklarat\u00ebs veting.<\/p>\n<p>Peka e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb pretendim duke u justifikuar kryesisht me faktin se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr deklarime t\u00eb hershme dhe p\u00ebr formular\u00eb q\u00eb si\u00e7 tha ai nuk kishin pasur hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr detaje.<\/p>\n<p>Sina pretendoi se Peka kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia dhe kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb si i pastreh\u00eb, nd\u00ebrsa kishte pasur nj\u00eb sht\u00ebpi. Kredia e but\u00eb e marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja e Pek\u00ebs, u cil\u00ebsua nga KPK se nuk prekte subjektin, por Komisioneri thot\u00eb se ai ka c\u00ebnuar etik\u00ebn dhe se kredia e marr\u00eb p\u00ebr strehim ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Orikum.<\/p>\n<p>Komisioneri po ashtu pretendon probleme mbi rivler\u00ebsimin n\u00eb kriterin e profesionalizmit, p\u00ebrfshi nj\u00eb praktik\u00eb \u201ct\u00eb dyshimt\u00eb\u201d pun\u00ebsimi n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb kuantit t\u00eb ish-Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Adriatik Lalla.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn paraardh\u00ebse, Peka u mbrojt duke u shprehur se kunati i Llall\u00ebs, Adrriatik Mema ishte teknik i mes\u00ebm dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nivel punonj\u00ebsi ligji dhe praktika n\u00eb prokuroris\u00eb nuk parashikonte procedura rekrutimi apo k\u00ebrkesa p\u00ebr kualifikim. Lidhur me prezenc\u00ebn n\u00eb pun\u00eb t\u00eb Mem\u00ebs, Peka faj\u00ebsoi kancelaren e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Tiran\u00eb. Ai dha shpjegime edhe p\u00ebr denoncimin p\u00ebr lidhje me nj\u00eb shtetas me precedent\u00eb kriminal, L.Kolaveri p\u00ebr t\u00eb cilin u shpreh se e njihte prej vitit 2010 dhe se nuk kishte pasur dijeni q\u00eb kishte qen\u00eb i proceduar n\u00eb periudh\u00ebn 2002-2003.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Darjel Sina deklaroi se analiza financiare e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit i plot\u00ebsonte k\u00ebrkimet e tij, nd\u00ebrsa prokurori Dritan Peka e quajti analiz\u00ebn joreale dhe k\u00ebrkoi rishikimin e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit dhe t\u00eb ardhurat.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74540,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,114,2,473],"tags":[681,112,149,228],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190327_133530_270319004-4_63V6CuP.jpg","fifu_image_alt":"Kreu i Prokuoris\u00eb se Apelit Tiran\u00eb, Dritan Peka | Foto :LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74539"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74539"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74539\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74541,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74539\/revisions\/74541"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74540"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74539"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74539"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74539"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}