{"id":74545,"date":"2020-10-01T19:22:26","date_gmt":"2020-10-01T17:22:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-silvana-pani-perballet-me-probleme-te-pasurise-dhe-konflikt-interesi\/2020\/10\/01\/"},"modified":"2023-04-07T03:14:27","modified_gmt":"2023-04-07T01:14:27","slug":"prokurorja-silvana-pani-perballet-me-probleme-te-pasurise-dhe-konflikt-interesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-silvana-pani-perballet-me-probleme-te-pasurise-dhe-konflikt-interesi\/2020\/10\/01\/","title":{"rendered":"Prokurorja Silvana Pani p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe &#8216;konflikt interesi&#8217;"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit identifikoi munges\u00eb burimesh n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha, mosdeklarime t\u00eb transaksioneve financiare si dhe nj\u00eb rast t\u00eb dyshuar t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, p\u00ebr t\u00eb cilin prokurorja Silvana Pani tha se ofertuesit ishin \u201cose v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit, ose djali i daj\u00ebs s\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_73909\" aria-describedby=\"caption-attachment-73909\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Silvana-Pani-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-73909 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Silvana-Pani-KPK-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"73909\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-73909\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Silvana Pani gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurorja e P\u00ebrmetit, Silvana Pani u p\u00ebrball me probleme t\u00eb shumta t\u00eb pasuris\u00eb dhe nj\u00eb rast t\u00eb dyshuar t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore q\u00eb u zhvillua t\u00eb enjten n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr prokuroren Pani p\u00ebrb\u00ebhet nga Roland Ilia kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Etleda \u00c7iftja an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Relatorja Firdes Shuli tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se hetimi administrativ p\u00ebr prokuroren Pani ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh dhe mosdeklarime <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u identifikuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb n\u00eb P\u00ebrmet n\u00eb vitin 2015 kundrejt vler\u00ebs 27 mij\u00eb euro. Relatorja Shuli tha se \u00e7mimi i blerjes n\u00eb shum\u00ebn 27 mij\u00eb euro ishte i ndrysh\u00ebm nga ai i p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb s\u00eb vitit 2011, q\u00eb figuronte n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb vitin 2011 rezulton t\u00eb jen\u00eb paguar dy k\u00ebste p\u00ebr \u00e7mimin e k\u00ebtij apartamenti, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 19 mij\u00eb e 500 euro dhe tjetra 500 mij\u00eb lek\u00eb, ka rezultuar se prokurorja Pani nuk e ka deklaruar as porositjen dhe as k\u00ebstet e paguara n\u00eb deklarat\u00ebn periodike p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve lidhur me pages\u00ebn e k\u00ebsteve n\u00eb vijim si dhe pages\u00ebn e tyre n\u00eb kund\u00ebrshtim me kontrat\u00ebn e shitjes.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli tha gjithashtu se shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese kishte shpjeguar se ishte kryer nj\u00eb akt-marr\u00ebveshje, sipas t\u00eb cil\u00ebs i kishte kthyer n\u00eb vitin 2011 n\u00eb cash nj\u00eb vler\u00eb 1.6 milion\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, e paguar prej tij p\u00ebr \u00e7mimin e apartamentit, q\u00eb ishte dakord\u00ebsuar t\u00eb shlyhej pasi t\u00eb regjistrohej pasuria n\u00eb emrin e bler\u00ebsve.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Pani nuk e ka deklaruar pages\u00ebn dhe kthimin e vler\u00ebs n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs Panit lidhur me mosp\u00ebrputhje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb kontrat\u00ebn e porositjes me at\u00eb t\u00eb shit-blerjes; p\u00ebr mosdeklarimin e pagesave t\u00eb kryera n\u00eb vitin 2011 si dhe t\u00eb detyrimeve t\u00eb mbetura gjat\u00eb deklaratave periodike dhe p\u00ebr mosdeklarimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2011 lidhur me shum\u00ebn q\u00eb duhej t\u00eb paguante pas regjistrimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMbetet e paqart\u00eb p\u00ebr Komisionin pagesa e vler\u00ebs 1.6 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2016\u201d, tha Shuli.<\/p>\n<p>Prokurorja Pani tha n\u00eb seanc\u00eb se edhe pse nuk ishte kryer deklarimi i porosis\u00eb s\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2011, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte kryer n\u00eb 2012-\u00ebn. Ajo shtoi se n\u00eb vitin 2011 vlerat ishin paguar dorazi \u2013por e korrigjoi m\u00eb pas se parat\u00eb ishin dor\u00ebzuar cash n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr t\u2019iu transferuar shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>E pyetur nga Shuli se p\u00ebrse nuk ishte pasqyruar akt-marr\u00ebveshja p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs 1.6 milion\u00eb lek\u00eb pas regjistrimit t\u00eb pron\u00ebs, Pani tha se kontrata e shitjes ishte n\u00ebnshkruar m\u00eb 31 dhjetor t\u00eb 2015, dhe se nuk e kishte lexuar me detaje kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>Pani kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishin qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip BM\u00cb t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti i prokurores Pani nga v\u00ebllai i tij n\u00eb vitin 2011, Komisioni konstaton mospasqyrimin e burimit t\u00eb krijimit n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe munges\u00eb burimesh.<\/p>\n<p>Pani ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se k\u00ebt\u00eb mjet e kishte bler\u00eb v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit vite m\u00eb par\u00eb dhe se ai i kishte dhuruar shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, por se n\u00eb kontrat\u00eb ishte vendosur vlera reale e mjetit. Relatorja Shuli tha se nga analiza financiare ka rezultuar se prokurorja Pani dhe bashk\u00ebshorti i saj rezultonin me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi gjithashtu mosdeklarimin n\u00eb vitin 2003 e n\u00eb vazhdim, t\u00eb pjes\u00ebs takuese 25% n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb P\u00ebrmet, t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e origjin\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit. \u201cKa qen\u00eb nj\u00eb harres\u00eb,\u201d tha Pani n\u00eb s\u00e9ance p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs prokurores Pani lidhur me mosdeklarimin e pak\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb depozite n\u00eb Raiffeisen Bank n\u00eb vitin 2013, me t\u00eb cil\u00ebn ka \u00e7elur dy depozita t\u00eb tjera po at\u00eb vit. Gjithashtu, ka rezultuar se ajo nuk ka deklaruar shtesat e depozit\u00ebs n\u00eb Raiffeisen Bank q\u00eb prej vitit 2003 deri n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare, Komisioni ka v\u00ebrejtur munges\u00eb burimesh p\u00ebr shtesat e kryera n\u00eb depozit\u00ebn e \u00e7elur n\u00eb vitin 2003, nd\u00ebrsa balanca negative p\u00ebr 5 vite t\u00eb deklarimit kapte vler\u00ebn e 7.9 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Pani e cil\u00ebsoi si harres\u00eb mosdeklarimin e depozitave n\u00eb vitin 2013. \u201cN\u00eb vitet 2014-2016 kam deklaruar shtesat nga depozitat,\u201d tha ajo dhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore renditi t\u00eb gjitha depozitat, shtesat dhe pak\u00ebsimet e gjith\u00eb depozitave.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton probleme edhe n\u00eb transaksionet financiare t\u00eb kryera nd\u00ebr vite nga bashk\u00ebshorti i prokurores Pani.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i Panit kishte \u00e7elur tri depozita n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb cilat nuk ishin deklaruar asnj\u00ebher\u00eb nga subjekti.<\/p>\n<p>Shuli shtoi se banka ka konfirmuar edhe nj\u00eb transfert\u00eb t\u00eb kryer nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb vler\u00ebn 41 mij\u00eb USD n\u00eb favor t\u00eb shtetases L.Xh. n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA. \u201cSubjekti ka shpjeguar se vlerat jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr operacionin e vajz\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb SHBA,\u201d tha relatorja.<\/p>\n<p>Si burim t\u00eb vler\u00ebs 41 mij\u00eb USD, subjekti ka deklaruar dy hua, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe tjetra 25 mij\u00eb euro. Sipas Panit, vlerat n\u00eb fjal\u00eb u jan\u00eb kthyer huadh\u00ebn\u00ebsve, pasi shpenzimet e operacionit jan\u00eb mbuluar nga motra e saj q\u00eb jeton n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se nuk v\u00ebrtetohet marrja e huave t\u00eb pretenduara dhe as t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010, bashk\u00ebshorti i Panit rezulton t\u00eb ket\u00eb depozituar cash n\u00eb Tirana Bank vler\u00ebn 30 mij\u00eb USD. Subjekti ka pretenduar se kjo vler\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga babai i tij, B.P. dhe se i jan\u00eb nevojitur si garanci p\u00ebr t\u2019u pajisur me viz\u00eb amerikane. Nga kjo llogari bankare, bashk\u00ebshorti ka t\u00ebrhequr m\u00eb pas vler\u00ebn 28 mij\u00eb USD. Pani ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se bashk\u00ebshorti ua ka kthyer vler\u00ebn prind\u00ebrve t\u00eb tij, por Komisioni vler\u00ebsoi se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores duket se nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro. Nga hetimi ka rezultuar se edhe ky transaksion nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>Komisioni ka evidentuar disa pagesa t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshorti i subjektit p\u00ebr llogari t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, por p\u00ebr shkak t\u00eb mosdor\u00ebzimit t\u00eb faturave, k\u00ebto vlera jan\u00eb konsideruar si shpenzime.<\/p>\n<p>Trupi gjykues ka vler\u00ebsuar t\u00eb mos konsideroj\u00eb t\u00eb ardhura edhe dy shuma t\u00eb depozituara n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit, p\u00ebr t\u00eb cilat Pani ka shpjeguar se p\u00ebrfaq\u00ebsonin borxhe t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se n\u00eb vitin 2012, nj\u00eb shok i bashk\u00ebshortit i kishte kthyer nj\u00eb borxh t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb vitit 1995 n\u00eb vler\u00ebn 850 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, ka rezultuar se n\u00eb vitin 2013, \u00ebsht\u00eb depozituar nga E.M n\u00eb favor t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Panit vlera 5000 USD. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Pani ka pretenduar se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb borxh t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr shkak t\u00eb mos deklarimit t\u00eb k\u00ebtyre transaksioneve financiare si edhe t\u00eb mosprovimit me dokumentacion t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb huave, vlerat nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn fiananciare.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare kan\u00eb rezultuar balanca negative vitet 2006; 2007; 2009; 2010; 2011 dhe 2015 n\u00eb vler\u00ebn totale 11 milion\u00eb e 837 mij\u00eb lek\u00eb. Shuli pohoi se Pani ka dor\u00ebzuar analiz\u00eb financiare t\u00eb kryer nga vet\u00eb ajo, duke pretenduar se nuk ka balanca negative.<\/p>\n<p>Prokurorja pretendoi gjithashtu se t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb saj ishin t\u00eb ligjshme dhe se mbulonin shpenzimet e kryera p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016.<\/p>\n<p>\u201cPasuria e familjes time \u00ebsht\u00eb 9.8 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat jan\u00eb 30 milion\u00eb lek\u00eb,\u201d pohoi Pani dhe konsideroi se huat\u00eb dhe kthimi i borxheve nuk ishin llogaritur, duke rritur fiktivisht balanc\u00ebn negative.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit <\/strong><\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryera prej Komisionit ka rezultuar se n\u00eb vitet 2006, 2007 dhe 2011, Prokuroria e P\u00ebrmetit ka kryer procedura prokurimi p\u00ebr furnizim me karburant. Nga verifikimi i dokumentacionit p\u00ebrkat\u00ebs ka rezultuar se prokurorja Silvana Pani, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtueses, ka firmosur pagesat n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb takonte t\u00eb refuzoja vendimin e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, por kjo gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr arsye objektive. Nj\u00eb prej ofertuesve ishte v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrsa tjetri djali i daj\u00ebs s\u00eb tij,\u201d shpjegoi Pani. Ajo pretendoi se P\u00ebrmeti \u00ebsht\u00eb qytet i vog\u00ebl dhe nuk vijn\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb tjera nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka pasur as ankesa nga oferutesit,\u201d pohoi ajo dhe shpjgoi se nuk kishte pasur tendera, por thjesht urdhra xhirimi.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u identifikuan edhe disa transaksione financiare t\u00eb kryera prej bashk\u00ebshortit t\u00eb Panit p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij. Shuli shpjegoi se kishte rezultuar se kunati kishte l\u00ebshuar prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me q\u00eb u jepte t\u00eb drejt\u00ebn prokurores Pani dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj q\u00eb t\u00eb kryenin veprime p\u00ebr llogari t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave kishte raportuar tre transaksione financiare t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshorti i Panit n\u00eb vitin 2015, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vlerat 1.5 milion lek\u00eb; 1 milion lek\u00eb dhe 1 milion e 530 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Relatores Shuli, Pani kishte shpjeguar se k\u00ebto transaksione, bashk\u00ebshorti i kishte kryer p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, N. sh.p.k..<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk dor\u00ebzoi prova se pagesat jan\u00eb kryer p\u00ebr llogari t\u00eb N.sh.p.k.,\u201d pohoi Shuli dhe tha se p\u00ebr vitin 2015, Pani rezultonte me nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb e 47 mij\u00eb lek\u00eb. \u201cPas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb proves, subjekti ka sjell\u00eb shpjegime, por jo prova t\u00eb reja,\u201d tha relatorja. \u201cDuket se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Pani tha n\u00eb seanc\u00eb se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb prokur\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me t\u00eb l\u00ebshuar nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit dhe faktit se edhe ajo kishte patur t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr kryerjen e veprimeve p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb zot\u00ebronte kunati.<\/p>\n<p>Pani e konsideroi t\u00eb padrejt\u00eb p\u00ebrllogaritjen si shpenzime t\u00eb transaksioneve t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb kryera p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb administrim t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij dhe theksoi se ata kishin autorizim p\u00ebr t\u00eb kryer veprime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt. E pyetur nga relatorja Shuli, Pani shtoi se v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit jetonte m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Greqi se n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se kjo kishte qen\u00eb arsyeja dh\u00ebnies s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr kryerjen e veprimeve.<\/p>\n<p>Duke ju p\u00ebrgjigjur interesimit t\u00eb an\u00ebtares s\u00eb trupit gjykues Etleda \u00c7iftja, Pani pohoi se nuk kishin pasur asnj\u00eb p\u00ebrfitim nga veprimet e kryera p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb kunatit.<\/p>\n<p>\u201cThjesht kan\u00eb qen\u00eb veprime v\u00eblla me v\u00eblla,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr kriterin e past\u00ebris\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe p\u00ebr profesionalizimin. Gjithashtu, nuk u identifikuan probleme edhe lidhur me denoncimet e kryera nga publiku.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb evidente q\u00eb n\u00eb mbushjen e deklaratave periodike kam qen\u00eb neglizhente dhe kam treguar pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri. Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb kuptimit t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb deklarimit, por edhe nga ngarkesa e pun\u00ebs dhe problemi familjar,\u201d tha Pani.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ajo tha se e meritonte t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr past\u00ebrin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, nd\u00ebrsa p\u00ebr pasurin\u00eb e e linte n\u00eb \u00e7mimin e Komisionit. KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 5 tetor, ora 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit identifikoi munges\u00eb burimesh n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha, mosdeklarime t\u00eb transaksioneve financiare si dhe nj\u00eb rast t\u00eb dyshuar t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, p\u00ebr t\u00eb cilin prokurorja Silvana Pani tha se ofertuesit ishin \u201cose v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit, ose djali i daj\u00ebs s\u00eb tij\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74546,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[118,119,142],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Silvana-Pani-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Silvana Pani gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74545"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74545"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74545\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74547,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74545\/revisions\/74547"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74546"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74545"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74545"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74545"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}