{"id":74557,"date":"2020-10-01T13:36:42","date_gmt":"2020-10-01T11:36:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/apartamente-ne-bregdet-dhe-makina-lluksoze-alfred-gjoni-fshehu-pasurite-dhe-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2020\/10\/01\/"},"modified":"2023-04-07T03:14:48","modified_gmt":"2023-04-07T01:14:48","slug":"apartamente-ne-bregdet-dhe-makina-lluksoze-alfred-gjoni-fshehu-pasurite-dhe-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/apartamente-ne-bregdet-dhe-makina-lluksoze-alfred-gjoni-fshehu-pasurite-dhe-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2020\/10\/01\/","title":{"rendered":"Apartamente n\u00eb bregdet dhe makina luksoze: Alfred Gjoni fshehu pasurit\u00eb dhe c\u00ebnoi besimin e publikut tek drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vler\u00ebson se ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kurbinit, Alfred Gjoni fshehu pasurin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme dhe cenoi besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_60761\" aria-describedby=\"caption-attachment-60761\" style=\"width: 520px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/alfred-gjoni.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-60761\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/alfred-gjoni-520x400.jpg\" alt=\"\" width=\"520\" height=\"400\" data-id=\"60761\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-60761\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykates se Kurbinit, Alfred Gjoni, duke dale pas nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka rr\u00ebzuar t\u00eb gjitha shkaqet e ankimit t\u00eb ngritura nga ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kurbinit, Alfred Gjoni kund\u00ebr konkluzioneve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, q\u00eb vendosi m\u00eb 14 janar 2019, shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci dhe Rezarta Schuetz an\u00ebtar\u00eb, vler\u00ebson se Gjoni ka fshehur pasurin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet deklarimeve t\u00eb rreme; ka shfaqur defekte serioze n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tij profesionale; si dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia me sjelljen e tij gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA shprehet se v\u00ebren t\u00eb nevojshme ve\u00e7imin e atyre konkluzione t\u00eb Komisionit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kolegji ka nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim e nj\u00eb kualifikim t\u00eb ndrysh\u00ebm ligjor dhe jep orientime lidhur me kualifikimin e shkaqeve q\u00eb duhet t\u00eb konsiderohen si shkarkuese.<\/p>\n<p>Alfred Gjoni e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb vitin 1995 dhe ushtron funksionin e gjyqtarit prej m\u00eb shum\u00eb se 20 vitesh. Ai drejton Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kurbin prej vitit 2010.<\/p>\n<p>Pasurit\u00eb e fshehura<\/p>\n<p>Kolegji ashtu si edhe Komisioni, vler\u00ebson se ish-gjyqtari Gjoni ka fshehur nj\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs dhe i rr\u00ebzon pretendimet e tij t\u00eb paraqitura n\u00eb ankim, se kishte arritur t\u00eb provonte q\u00eb kush\u00ebriri i tij H.Gj. n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb cilit figuron e regjistruar kjo pasuri, ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr ta bler\u00eb.<\/p>\n<p>Gjoni nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri, por ka qen\u00eb nj\u00eb denoncim anonim q\u00eb ka zbuluar se ai p\u00ebrdorte k\u00ebt\u00eb pron\u00eb q\u00eb prej vitit 2009. KPK nuk i ka konsideruar pretendimet e Gjonit se kush\u00ebriri H.Gj. kishte krijuar t\u00eb ardhura nga toka bujq\u00ebsore e blegtoria, duke i cil\u00ebsuar deklarative. Po ashtu, nuk jan\u00eb konsideruar edhe pretendimet e tjera t\u00eb Gjonit se H.Gj. kishte marr\u00eb dy hua n\u00eb shum\u00ebn 2 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2010, pa interes dhe me afat deri n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p>Edhe KPA ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtari nuk ka arritur t\u00eb jap\u00eb shpjegime t\u00eb qarta n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>\u201cKolegji konstaton se shpjegimet q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebnien tij me k\u00ebt\u00eb pasuri, jan\u00eb kontradiktore e t\u00eb paarsyeshme, ato nuk bindin p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimit t\u00eb tij se ai ka vet\u00ebm t\u00eb drejta p\u00ebrdorimi mbi k\u00ebt\u00eb apartament, por ngren\u00eb dyshime forta p\u00ebr paraqitjen e rrethanave t\u00eb rreme, t\u00eb cilat tentojn\u00eb t\u00eb fshehin nga kontrolli apo verifikimi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb nj\u00eb natyre tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e pron\u00ebsis\u00eb me k\u00ebt\u00eb pasuri\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Kolegji evidenton se Gjoni nuk e ka deklaruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj pasurie dhe se fillimisht e ka mohuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00eb vijim\u00ebsi ai ka pranuar se e ka p\u00ebrdorur n\u00eb vitet 2011-2012, si i ftuar i familjes pronare e truallit ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pallati, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 2013-2014 me lejen e kush\u00ebririt t\u00eb tij H.Gj., q\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur se e kishte bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament p\u00ebr t\u2019ua l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Trupi gjykues evidenton faktin se H.Gj. e kishte zot\u00ebruar apartamentin n\u00eb vitin 2010, kur edhe \u00ebsht\u00eb shlyer \u00e7mimi n\u00eb vler\u00ebn 9 milion\u00eb e 750 mij\u00eb lek\u00eb dhe se subjekti nuk kishte arsye t\u00eb ftohej nga pronar\u00ebt e tok\u00ebs n\u00eb vitet 2011 e 2012.<\/p>\n<p>KPA shprehet se ish-gjyqtari Gjoni ka patur t\u00eb drejta p\u00ebr p\u00ebrdorimin e apartamentit nga viti 2011 e n\u00eb vazhdim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pronari ligjor i papartamentit, H.Gj, nuk e ka p\u00ebrdorur asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr veten apo familjen e tij k\u00ebt\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>Duke analizuar munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme nga H.Gj. p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri dhe gjith\u00eb sjelljen e ish-gjyqtarit Alfred Gjoni, Kolegji arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e fshehur e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe se ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb deformoj\u00eb faktet q\u00eb tregojn\u00eb natyr\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tij me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe KPA vler\u00ebson se Gjoni, duke mosdeklaruar p\u00ebrdorimin e tri automjeteve luksoze, ka kryer fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se ai ka patur n\u00eb p\u00ebrdorim tri automjete, bazuar n\u00eb kontratat e huap\u00ebrdorjes lidhur mes tij dhe pronar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre automjeteve, konkretisht: nj\u00eb \u201cAudi Q 7\u201d, marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb gusht t\u00eb 2014-\u00ebs; automjetin, tip \u201cMercedes Benz 204\u201d me kontrat\u00eb t\u00eb tetorit 2014 dhe automjetin tip \u201cDaimler Chrysler\u201d, me kontrat\u00eb huamarrje t\u00eb n\u00ebntorit 2015, t\u00eb gjitha me afat t\u00eb pacaktuar, me t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb qarkulluar brenda dhe jasht\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKolegji \u00e7mon se mosdeklarimi i disa rrethanave t\u00eb tilla nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb harres\u00eb njer\u00ebzore, por nj\u00eb sjellje e q\u00ebllimshme e subjektit p\u00ebr t\u00eb mos paraqitur me v\u00ebrtet\u00ebsi marr\u00ebdh\u00ebniet e tij t\u00eb p\u00ebrdorimit me k\u00ebto sende, n\u00eb funksion t\u00eb shmangies s\u00eb kontrollit nga organet e rivler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive,\u201d vler\u00ebson trupi gjykues.<\/p>\n<p>Me tej Kolegji konstaton se Gjoni ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting lidhur me burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti banimi me sip\u00ebrfaqe 60 m2 n\u00eb vitin 2001 n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr vler\u00ebn 1.9 milion lek\u00eb. P\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, ai ka deklaruar kursimet nga paga nd\u00ebr vite dhe kontributin e familjar\u00ebve nga shitja e pronave n\u00eb qytetin e La\u00e7it.<\/p>\n<p>Kontributi i familjar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare, pasi nga hetimi ka rezultuar se t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e pronave, Gjoni i ka deklaruar edhe si dhurat\u00eb, edhe si hua.<\/p>\n<p>\u201cKa ndryshuar deklarimin p\u00ebr sa i p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnies juridike t\u00eb tij me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, duke deklaruar se ajo nuk \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb, por nj\u00eb hua, e cila do t\u00eb shlyhet pas 34 vitesh,\u201d konstaton trupi gjykues dhe shton se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb as marr\u00ebdh\u00ebnien e huas\u00eb dhe as burimet e ligjshme t\u00eb babait.<\/p>\n<p>Gjithashtu, jan\u00eb rr\u00ebzuar edhe pretendimet e tjera t\u00eb Gjonit t\u00eb paraqitura pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, se familjar\u00ebt i kan\u00eb siguruar t\u00eb ardhura prej aktivitetit tregtar t\u00eb nj\u00eb bar-bufeje n\u00eb qytetin e La\u00e7it n\u00eb vitet 1994-1996 dhe nga toka bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji vler\u00ebson ndryshe lidhur me konkluzikonin e KPK se \u00e7mimi i paraqitur n\u00eb kontrat\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.9 milion lek\u00eb duket i dyshimt\u00eb dhe i pajustifikuar.<\/p>\n<p>\u201cMbetet nj\u00eb konkluzion i pasakt\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb referon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb panevojshme zbatimin e nj\u00eb legjislacioni mbi \u00e7mimet e banesave shtet\u00ebrore n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb qarkullimit civil q\u00eb del jasht\u00eb fush\u00ebs s\u00eb mbulimit t\u00eb k\u00ebtij akti, por duket edhe nj\u00eb konkluzion i panevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u adresuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ai nuk lidhet me ndonj\u00eb situat\u00eb t\u00eb mundshme konflikti interesi apo marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb dyshuar si t\u00eb lidhur me detyr\u00ebn p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit,\u201d \u00e7mon Kolegji. Sipas KPA, ky konkluzion nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb shkak p\u00ebr shkarkimin nga detyra.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson ndryshe edhe lidhur me konkluzionin e Komisionit se mosdeklarimi i nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 495 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Gjoni n\u00eb vitin 2009, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje shkarkuese.<\/p>\n<p>KPA n\u00ebnvizon se shkeljet e konstatuara t\u00eb ligjit t\u00eb b\u00ebra n\u00eb deklaratat periodike, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb analizueshme dhe t\u00eb p\u00ebrdorshme n\u00eb drejtim t\u00eb verifikimit dhe kontrollit t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb veting, por se ato nuk mund t\u00eb ngrihen n\u00eb nivelin e nj\u00eb shkaku shkarkimi si t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPA \u00e7mon se mungesa e deklarimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb vetting nuk konsiderohet si shkelje e ndonj\u00eb detyrimi ligjor, duke arsyetuar se subjektet duhet t\u00eb pasqyrojn\u00eb detyrimet apo kredit\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndaj personave t\u00eb tret\u00eb n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs vetting.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, huaja dhe shlyerja e saj i p\u00ebrket nj\u00eb kohe t\u00eb shkuar dhe se nuk prodhon m\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb ligjore n\u00eb vitin 2017, kur \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar deklarata veting.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA vler\u00ebson ndryshe nga Komisioni edhe lidhur me konkluzionin e k\u00ebtij t\u00eb fundit se Gjoni ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb duke mos deklaruar pjes\u00ebn takuese t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 83 m2 n\u00eb Bluqiz\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse Kolegji v\u00ebren se kjo pasuri duhej t\u00eb ishte deklaruar, \u00e7mon se nuk q\u00ebndron konkluzioni i KPK p\u00ebr t\u00eb konsideruar k\u00ebt\u00eb pasakt\u00ebsi si fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb i lidhur me ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta fshehur.<\/p>\n<p>KPA ka rr\u00ebzuar pretendimin e Gjonit lidhur me koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shtese 47.74 m2 t\u00eb legalizuar n\u00eb 2013-\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KPK konkludon se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe se nuk ka pasur burime financiare ligjore p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa pretendon Gjoni, se nd\u00ebrtimi i k\u00ebsaj shtese ka filluar n\u00eb 2011-\u00ebn, Kolegji v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit e ka vet\u00ebdeklaruar pran\u00eb ALUIZNI-t k\u00ebt\u00eb shtes\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2006 dhe se ky fakt provon se objekti ka qen\u00eb i p\u00ebrfunduar n\u00eb at\u00eb vit.<\/p>\n<p>Porblemet e profesionalizmit shkarkuese<\/p>\n<p>Kolegji e ka rr\u00ebzuar ankimin e Gjonit se nuk mund t\u00eb konsiderohet shkak shkarkimi vonesa n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve dhe arsyetimin e vendimeve, me pretendimin e subjektit se kjo duhet vler\u00ebsuar n\u00eb raport me ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs<em>.<\/em><\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, ka shfaqur defekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb e afektojn\u00eb negativisht vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb tij profesionale dhe e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamb\u00ebshtetur pretendimin e tij kundrejt q\u00ebndrimit t\u00eb mbajtur prej Komisionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Kolegji ka shqyrtuar edhe pretendimin e subjektit lidhur me q\u00ebndrimin e mbajtur nga Komisioni p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb i p\u00ebrket t\u00eb gjykuarit Gentian Doda p\u00ebr vrasje t\u00eb dyfisht\u00eb, t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsuar akuza nga trupit gjykues ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Gjoni.<\/p>\n<p>Doda ishte d\u00ebnuar n\u00eb munges\u00eb n\u00eb vitin 2001 me 20 vjet burg p\u00ebr vrasjen e dy personave n\u00eb qytetin e Burrelit. Vendimi ishte konfirmuar n\u00eb Apel dhe Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb vitin 2002, kishte refuzuar rekursin. Vendimi ndaj tij kryesisht ishte bazuar n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e nj\u00ebrit prej viktimave i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb spital dy dit\u00eb pasi u plagos nga Doda.<\/p>\n<p>Trupi gjykues &#8211; ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Gjoni, e ndryshoi akuz\u00ebn duke e cil\u00ebsuar vrasjen e dyfisht\u00eb \u201cplagosje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb me dashje me pasoj\u00eb vdekjen\u201d dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht pranoi gjykimin e shkurtuar edhe pse \u00e7\u00ebshtja ishte gjykuar m\u00eb her\u00ebt dhe kishte shkuar deri n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese.<\/p>\n<p>Kolegji, ashtu si edhe Komisioni vler\u00ebson se vendimi i trupit gjykues ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Alfred Gjoni, kishte munges\u00eb t\u00eb arsyetimit ligjor n\u00eb lidhje me ndryshimin e kualifikimit ligjor t\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb gjykuar i pandehuri Gentian Doda.<\/p>\n<p>Kolegji arsyeton se subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur nj\u00eb gjykim t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjes ligjore konkrete dhe i konsideron si shkarkuese k\u00ebto konstatime.<\/p>\n<p>Edhe pse ofron tjet\u00ebr arsyetim nga KPK, Kolegji konkludon se Gjoni me sjelljen e tij e ka c\u00ebnuar besimin e publikut.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb ndryshim nga Komisioni, Kolegji vler\u00ebson se faktet e p\u00ebrmendura n\u00eb vendim si deklarime t\u00eb rreme t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebrgjat\u00eb procesit administrativ, duhet t\u00eb analizohen s\u00eb bashku n\u00eb kuptim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb sjelljes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe se, n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb integruar t\u00eb tyre, duhet t\u00eb arrihet n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka c\u00ebnuar qoft\u00eb edhe vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sjelljeje besimin e publikut te nj\u00eb funksionar i drejt\u00ebsis\u00eb, i cili duhet t\u00eb karakterizohet nga sjellja e denj\u00eb, serioze dhe e sinqert\u00eb jo vet\u00ebm gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, por edhe gjat\u00eb zbatimit t\u00eb detyrimeve t\u00eb tij p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij procesi\u201d, argumenton trupi gjykues.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj analize, Kolegji v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarime kontradiktore gjat\u00eb procesit administrativ, duke iu p\u00ebrgjigjur n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme pyetjeve t\u00eb nj\u00ebjta t\u00eb drejtuara nga Komisioni p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb shpjegim prej tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se deklarimet kontradiktore t\u00eb subjektit kan\u00eb ardhur e jan\u00eb kryer p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur e provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e gjetjeve t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Kolegji e velr\u00ebson k\u00ebt\u00eb sjellje t\u00eb Gjonit si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb prezantuar nj\u00eb situat\u00eb faktike q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjet t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe q\u00eb tenton ta deformoj\u00eb at\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb prodhimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb do ta favorizonin.<\/p>\n<p>Duke konsideruar se sjellja e ish-gjyqtarit Alfred Gjoni nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunuese gjat\u00eb hetimit administrativ, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb manipuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, Kolegji konkludon se ai ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vler\u00ebson se ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kurbinit, Alfred Gjoni fshehu pasurin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme dhe cenoi besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74558,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,415,114,473],"tags":[688,378,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/alfred-gjoni.jpg","fifu_image_alt":"Kryetari i Gjykates se Kurbinit, Alfred Gjoni, duke dale pas nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74557"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74557"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74557\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74559,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74557\/revisions\/74559"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74558"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}