{"id":74560,"date":"2020-09-30T17:21:49","date_gmt":"2020-09-30T15:21:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-i-gjykates-se-tropojes-erjon-cela-perballet-me-vetingun\/2020\/09\/30\/"},"modified":"2023-04-07T03:15:01","modified_gmt":"2023-04-07T01:15:01","slug":"gjyqtari-i-gjykates-se-tropojes-erjon-cela-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-i-gjykates-se-tropojes-erjon-cela-perballet-me-vetingun\/2020\/09\/30\/","title":{"rendered":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tropoj\u00ebs, Erjon \u00c7ela p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Erjon \u00c7ela u p\u00ebrball me diferenca t\u00eb vogla financiare n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb KPK-s\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pretendoi se shpjegimet dhe provat q\u00eb kishte dor\u00ebzuar e ndryshonin analiz\u00ebn financiare.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_73890\" aria-describedby=\"caption-attachment-73890\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Erjon-Cela-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-73890 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Erjon-Cela-ne-KPK-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"73890\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-73890\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tropoj\u00ebs, Erjon \u00c7ela gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tropoj\u00ebs, Erjon \u00c7ela u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u identifikuan gjetjet p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit. Trupi gjykues i KPK q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr \u00c7el\u00ebn p\u00ebrb\u00ebhet nga Xhensila Pine kryesuese, Olsi Komici relator dhe Valbona Sanxhaktari an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhugesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Erjon \u00c7ela ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2012 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Pogradecit, ai ka punuar si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tropoj\u00ebs. Aktualisht, \u00c7ela ka aplikuar n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u2019u promovuar si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 90.21 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Yzberisht t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr vler\u00ebn 59 mij\u00eb e 862 euro, \u00c7ela ka deklaruar si burim krijimi nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 48 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb hua me afat 10 vje\u00e7ar dhe pa interes nga halla e tij n\u00eb vler\u00ebn 11 mij\u00eb e 885 euro, t\u00eb marr\u00eb po at\u00eb vit.<\/p>\n<p>Komici tha se Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb praktik\u00ebn e marrjes dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb kredis\u00eb si edhe p\u00ebr huan\u00eb e marr\u00eb prej subjektit nga halla. Sipas KPK, vlera e huas\u00eb \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb llogarin\u00eb e gjyqtarit \u00c7ela dhe se e af\u00ebrmja e tij kishte rezultuar se kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 11 mij\u00eb e 885 euro.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton pamund\u00ebsi t\u00eb \u00c7el\u00ebs p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 80 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2016, si dhe nj\u00eb diferenc\u00eb negative prej 141 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit. Komici pohoi se \u00c7ela ka shpjeguar para Komisionit se n\u00eb vitin 2015 kishte marr\u00eb edhe nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 420 mij\u00eb lek\u00eb, pa afat e pa interes, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr apartamentin n\u00eb Yzberisht.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i Komisionit ka rezultuar se vlera e huas\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb \u00c7el\u00ebs, i cili ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrativ se e ka shlyer n\u00eb vitin 2019, po me transaksion bankar.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar mbi mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit E.B. p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 420 mij\u00eb lek\u00eb, i cili ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat nga puna e tij si noter. Komici tha se nga hetimi kishte rezultuar se huadh\u00ebn\u00ebsi dhe n\u00ebna e tij kishin marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb vitin 2013 dhe se nuk kishte logjik\u00eb ekonomike q\u00eb t\u00eb jepte hua n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Komici shtoi se gjyqtari \u00c7ela kishte shpjeguar se kjo hua kishte sh\u00ebrbyer kryesisht p\u00ebr pages\u00ebn e dokumentacionit t\u00eb apartamentit dhe nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr shlyrje t\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb. Nga analiza financiare, KPK ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 420 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>\u00c7ela i k\u00ebrkoi Komisionit q\u00eb t\u00eb rikryente analiz\u00ebn financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit E.B., duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se n\u00eb rastin konkret kemi periudha t\u00eb ndryshme mes marrjes s\u00eb kredis\u00eb nga huadh\u00ebn\u00ebsi dhe dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb. E.B. e ka marr\u00eb kredin\u00eb s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn e tij n\u00eb 2013, nd\u00ebrsa huaja \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb rreth dy vite m\u00eb pas. Kjo tregon se familja ka gjeneruar t\u00eb ardhura. Komisioni ka administruar vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsit E.B. nga puna si noter,\u201d tha ai, duke k\u00ebrkuar marrjen n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cAi ka punuar si noter edhe gjat\u00eb tre muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2015 dhe ka siguruar t\u00eb ardhura. Gjithashtu, E.B. ka sjell\u00eb edhe nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje p\u00ebr nj\u00eb dyqan p\u00ebr periudh\u00ebn 2013-2014 kur ka fituar n\u00eb total 1.4 milion\u00eb lek\u00eb\u201d, pohoi \u00c7ela.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi se gjyqtari \u00c7ela kishte shitur n\u00eb vitin 2017 nj\u00eb autovetur\u00eb tip \u201cPeugeot\u201d n\u00eb vler\u00ebn 150 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kishte bler\u00eb n\u00eb janar t\u00eb 2015-\u00ebs p\u00ebr 500 euro. Komici shpjegoi se subjekti ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij automjeti, por, sipas relatorit, duket se nuk ka paguar tatimin mbi fitimin e vler\u00ebs 81 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e autovetur\u00ebs.<\/p>\n<p>Komici vijoi se \u00c7ela kishte shpjeguar se n\u00eb \u00e7mimin e shitjes s\u00eb mjetit prej tij ishin p\u00ebrfshir\u00eb edhe shpenzimet p\u00ebr dokumentet dhe p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e p\u00ebr pasoj\u00eb nuk kishte patur fitim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari \u00c7ela tha se nuk q\u00ebndronte konkluzioni i Komisionit se shpenzimet e mir\u00ebmbajtjes nuk e rrisnin vler\u00ebn e mjetit.<\/p>\n<p>\u201cSqaroj se shuma 80 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb diferenca, jan\u00eb shpenzime q\u00eb jan\u00eb kryer rregullime dhe p\u00ebr pajisjen e mjetit me dokumente shqiptare, pasi i kishte t\u00eb huaja. Kur u shit, mjeti ishte funksional edhe p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb nuk ishin t\u00eb tilla kur i bleva,\u201d pohoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua edhe mospasqyrimi n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb nj\u00eb kredie n\u00eb shum\u00ebn 520 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2013. \u00a0Nga analiza financiare ka rezultuar se gjyqtari Erjon \u00c7ela dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk kan\u00eb patur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve n\u00eb vler\u00ebn totale -482 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ela e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit. Ai tha se nuk q\u00ebndronin t\u00eb dyja balancat negative t\u00eb konstatuara p\u00ebr vitet 2015 dhe 2016.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2016, gjyqtari \u00c7ela pretendoi se KPK i kishte p\u00ebrllogaritur gabim shpenzimet e jetes\u00ebs, e p\u00ebr pasoj\u00eb kishte konstatuar balanc\u00ebn negative n\u00eb shum\u00ebn -141 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb p\u00ebrllogaritur 129 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe duhen zbritur. Duhen zbritur shpenzimet e konsideruara p\u00ebr mobilim, p\u00ebr konsumim alkooli dhe duhani, pasi t\u00eb gjitha s\u00eb bashku p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 15% t\u00eb shpenzimeve t\u00eb p\u00ebrllogaritura. N\u00eb vitin 2016 nuk kam kryer mobilim dhe as nuk kam paguar qira, pasi jetoja tek apartamenti im. Un\u00eb dhe bashk\u00ebshortja nuk konsumojm\u00eb duhan dhe alkool,\u201d deklaroi \u00c7ela duke k\u00ebrkuar ndryshimin e analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>\u00c7ela u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb seanc\u00eb u evidentuan disa gjetje p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Komici tha se nga grupi i pun\u00ebs n\u00eb KLD ishin evidentuar gabime n\u00eb norm\u00ebn ligjore n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje. Sipas relatorit, ish-KLD ka konstatuar aft\u00ebsi t\u00eb mira n\u00eb arsyetimin e \u00e7\u00ebshtjeve, n\u00eb aspektin organizativ dhe n\u00eb etik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 5 dosjet e shortuara u evidentua mosrespektim i afatit 10 ditor p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs se seanc\u00ebs n\u00eb nj\u00eb rast dhe se n\u00eb dy raste, subjekti duhej t\u00eb kishte orientuar pal\u00ebt n\u00eb baz\u00ebn e duhur ligjore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK nuk ka gjetur probleme n\u00eb tre denoncimet e kryera nga publiku.<\/p>\n<p>Relatori Komici tha se \u00c7ela kishte dor\u00ebzuar shpjegime dhe prova p\u00ebr k\u00ebto gjetje q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, \u00c7ela i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit p\u00ebr profesionalizimin. Ai tha se n\u00ebse do t\u00eb kishte vepruar ashtu si pretendon grupi i pun\u00ebs s\u00eb ish-KLD, duke orientuar pal\u00ebt p\u00ebr norm\u00ebn ligjore, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb gabim. \u00c7ela shpjegoi se dokumentet p\u00ebr shqyrtimin e dy \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb fjal\u00eb ekzistonin.<\/p>\n<p>\u201cGjykata nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb baz\u00ebn juridike t\u00eb padis\u00eb. Grupi i pun\u00ebs ka arritur n\u00eb konkluzione pa iu referuar dokumenteve n\u00eb dosje,\u201d pohoi \u00c7ela dhe shpjegoi se n\u00eb t\u00eb dy rastet q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me padi p\u00ebr vjet\u00ebrsi n\u00eb pun\u00eb, ishin dor\u00ebzuar dokumentet p\u00ebrkat\u00ebse nga institucionet.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari Erjon \u00c7ela vler\u00ebsoi hetimin administrativ t\u00eb kryer prej Komisionit dhe k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 2 tetor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Erjon \u00c7ela u p\u00ebrball me diferenca t\u00eb vogla financiare n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb KPK-s\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pretendoi se shpjegimet dhe provat q\u00eb kishte dor\u00ebzuar e ndryshonin analiz\u00ebn financiare.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74561,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[621,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Erjon-Cela-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tropoj\u00ebs, Erjon \u00c7ela gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74560"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74560"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74560\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74562,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74560\/revisions\/74562"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74561"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74560"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74560"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74560"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}