{"id":74575,"date":"2020-09-25T17:59:06","date_gmt":"2020-09-25T15:59:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-le-ne-fuqi-shkarkimin-alltun-cela-cenoi-besimin-te-drejtesia\/2020\/09\/25\/"},"modified":"2023-04-07T03:16:23","modified_gmt":"2023-04-07T01:16:23","slug":"kpa-le-ne-fuqi-shkarkimin-alltun-cela-cenoi-besimin-te-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-le-ne-fuqi-shkarkimin-alltun-cela-cenoi-besimin-te-drejtesia\/2020\/09\/25\/","title":{"rendered":"KPA l\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin: Alltun \u00c7ela c\u00ebnoi besimin te drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin p\u00ebr ish-kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Sarand\u00ebs, Kolegji rr\u00ebzoi nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn si t\u00eb paprovuar, por la n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66052\" aria-describedby=\"caption-attachment-66052\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Trupa-gjyqesore.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-66052 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Trupa-gjyqesore-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"66052\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66052\" class=\"wp-caption-text\">Nga nj\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA la n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Sarand\u00ebs, Alltun \u00c7ela, por dha nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm mbi kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit nga shkalla e par\u00eb e vetingut.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00eb \u00a0Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari argumentuan se gjyqtari \u00c7ela gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit dhe shkelje serioze t\u00eb etik\u00ebs \u2013duke c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>P\u00ebr kriterin e figur\u00ebs, KPA rr\u00ebzoi nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb, duke e konsideruar at\u00eb t\u00eb paprovuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<\/p>\n<p>Kolegji i dha t\u00eb drejt\u00ebn ish-gjyqtarit \u00c7ela mbi disa prej shkaqeve t\u00eb ankimit, por i konsideroi ato t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendimin e Komisionit.<\/p>\n<p>KPA i vler\u00ebsoi si t\u00eb pabazuara e t\u00eb paprovuara pretendimet e subjektit lidhur me shkelje t\u00eb Komisionit n\u00eb aspektin procedural, si dhe ka rr\u00ebzuar shkaqet e ankimit t\u00eb tij p\u00ebr diskriminim dhe shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nga ana e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pasi shqyrtoi pretendimet e ish-gjyqtarit \u00c7ela si dhe t\u00eb gjitha provat dhe aktet e administruara nga Komisioni gjat\u00eb hetimit administrativ, Kolegji arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka kryer deklarime t\u00eb rrem\u00eb dhe t\u00eb pasakta p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPA, \u00c7ela nuk ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb mosp\u00ebrputhjen e sip\u00ebrfaqes 500 m\u00b2 t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe truallit n\u00eb fshat, t\u00eb p\u00ebrfituar me Aktin e Marrjes s\u00eb Tok\u00ebs n\u00eb Pron\u00ebsi, AMTP n\u00eb vitin 1994, q\u00eb m\u00eb pas e ka regjistruar si pron\u00eb me vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Delvin\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 12 tetor 1995, me sip\u00ebrfaqe prej 600 m\u00b2.<\/p>\n<p>Pretendimet e \u00c7el\u00ebs se sip\u00ebrfaqja truall prej 600 m2 p\u00ebrb\u00ebhet nga 100 m2 sht\u00ebpi dhe 500 m\u00b2 truall, ku sip\u00ebrfaqja e truallit n\u00eb funksion t\u00eb banes\u00ebs nuk p\u00ebrllogaritet, u cil\u00ebsua si alogjik nga Kolegji.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren gjithashtu se disa elemente t\u00eb vendimmarrjes nga Gjykata e Rrethit Delvin\u00eb p\u00ebr njohjen e k\u00ebsaj pron\u00ebsie, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka c\u00ebnuar besimin e publikut.<\/p>\n<p>Kolegji e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb konkluzion n\u00eb faktin se gjykata q\u00eb drejtonte \u00c7ela i ka njohur pron\u00ebsin\u00eb t\u00eb atit t\u00eb tij mbi nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli q\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar nj\u00eb vit m\u00eb her\u00ebt nga AMTP-ja, t\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vet\u00eb subjektit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pak muaj m\u00eb pas, i \u00ebsht\u00eb dhuruar ish-gjyqtarit Alltun \u00c7ela nga i ati.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, vendimi gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb brenda 6 dit\u00ebsh nga data e regjistrimit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb mjaft m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr krahasuar edhe p\u00ebr kategorit\u00eb specifike t\u00eb procedimeve civile q\u00eb p\u00ebr nga natyra k\u00ebrkonin p\u00ebrpar\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cMe fjal\u00eb t\u00eb tjera, pak muaj pas em\u00ebrimit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit kryetar, gjykata q\u00eb ai drejtonte i ka njohur babait t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit pron\u00ebsin\u00eb mbi nj\u00eb sht\u00ebpi dhe ka tejkaluar kufijt\u00eb e dokumentacionit ligjor me 100 m2, brenda gjasht\u00eb dit\u00ebsh pune [regjistruar m\u00eb 06.10.1995 dhe gjykuar m\u00eb 12.10.1995] sipas ligjit t\u00eb koh\u00ebs,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Lidhur me sht\u00ebpin\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs, t\u00eb nd\u00ebrtuar para viteve 1990, me sip\u00ebrfaqe objekti 48,9 m\u00b2 dhe me shtes\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi banes\u00ebn ekzistuese me sip\u00ebrfaqe 110 m\u00b2, Kolegji vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me sip\u00ebrfaqen e banimit, si n\u00eb deklarat\u00ebn periodike, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb veting.<\/p>\n<p>\u00c7ela kund\u00ebrshtoi n\u00eb ankim p\u00ebrfundimet e Komisionit se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me sip\u00ebrfaqen e apartamentit dhe shtes\u00ebn e tij. Por Kolegji v\u00ebren se \u00c7ela nuk ka qen\u00eb i sakt\u00eb n\u00eb deklarimin e k\u00ebsaj pasurie nd\u00ebr vite apo gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pasi rezultojn\u00eb situata q\u00eb ai nuk ka mundur t\u2019i shpjegoj\u00eb dhe t\u2019i justifikoj\u00eb bindsh\u00ebm para Komisionit apo n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Sipas KPA, \u00c7ela nuk ka qen\u00eb i sakt\u00eb dhe i sinqert\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb deklarimin e sip\u00ebrfaqes s\u00eb disponuar prej tij si banes\u00eb; p\u00ebr vler\u00ebn e shpenzuar; p\u00ebr veprimet e nd\u00ebrmarra p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj dhe me regjistrimin me vendim gjykate, duke disponuar p\u00ebrtej asaj \u00e7far\u00eb diktonte leja e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr rikonstruksionin e banes\u00ebs ekzistuese.<\/p>\n<p>Kolegji sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebrzgjedh dispozitat ligjore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pjesshme dhe q\u00ebllimisht konfuzuese.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, nga vendimi i gjykat\u00ebs Sarand\u00eb p\u00ebr njohjen e pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2013 t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, rezultojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn tri probleme esenciale n\u00eb dokumentacionin mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb paraqitura nga subjekti dhe t\u00eb pranuara e referuar nga gjykata. Akti i kolaudimit daton dy vjet p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve; kolaudatori \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit q\u00eb sipas Kolegjit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe se ky akt duhej t\u00eb ndiqte nj\u00eb rrug\u00eb institucionale q\u00eb p\u00ebrfshinte urbanistik\u00ebn dhe ZRPP-n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji ngre edhe dyshime p\u00ebr ndikim t\u00eb ish-gjyqtarit Alltun \u00c7ela n\u00eb vendimmarjen e gjykat\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb dh\u00ebn\u00eb brenda 20 dit\u00ebsh nga regjisrimi i \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka zgjedhur t\u2019i drejtohet gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb regjistrimin e pasuris\u00eb me parashkrim fitues n\u00eb 2013-\u00ebn, pas nj\u00eb harku kohor prej 9 \u2013 11 vitesh nga p\u00ebrfundimi i nd\u00ebrtimit, p\u00ebr nj\u00eb pasuri t\u00eb cil\u00ebn de facto dhe m\u00eb pas de jure e ka zgjeruar m\u00eb shum\u00eb se 4-fishin e sip\u00ebrfaqes s\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1995, krijon bindjen se p\u00ebrzgjedhja e k\u00ebsaj rruge ligjore p\u00ebr regjistrimin e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb aksesit q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit kishte n\u00eb gjykat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai ushtronte edhe detyr\u00ebn e drejtuesit,\u201d thot\u00eb Kolegji, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi ndryshe p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se Komisioni nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb me dokumente dhe argumente bind\u00ebse se faktet e parashtruara n\u00eb dokumentin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit Klasifikuar, DSIK plot\u00ebsojn\u00eb rrethanat p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Sipas KPA, elementet e identifikuara gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision, q\u00eb referojn\u00eb dyshime p\u00ebr veprime t\u00eb paligjshme me natyr\u00eb korruptive dhe ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore, nuk kan\u00eb lidhje me figur\u00ebn, por me profesionalizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPA-s\u00eb thuhet se grupi i pun\u00ebs s\u00eb DSIK-s\u00eb nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb referuar t\u00eb dh\u00ebna konkrete p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe se as \u00c7ela nuk ka deklaruar t\u00eb kishte pasur kontakte t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se rastet e referuara n\u00eb raportin e DSIK-s\u00eb, q\u00eb ngren\u00eb dyshime p\u00ebr korrupsion dhe ushtrim ndikimi t\u00eb paligjsh\u00ebm. Por n\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave apo hetimit nga ana e Komisionit, nuk p\u00ebrmbajn\u00eb elemente t\u00eb qen\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb cil\u00ebsohen me ndikim n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit p\u00ebr kontrollin figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupi gjykues shprehet se q\u00ebndrojn\u00eb pretendimet e \u00c7el\u00ebs lidhur me vler\u00ebsimin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, pasi nuk ndodhet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji v\u00ebren se nuk q\u00ebndron shkaku i ankimit p\u00ebr shkelje t\u00eb garancive p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor dhe nj\u00eb q\u00ebndrim jobjektiv, paragjykues e armiq\u00ebsor nga ana e Komisionit.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit <\/strong><\/p>\n<p>KPA arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se ish-gjyqtari Alltun \u00c7ela ka ushtruar detyr\u00ebn n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit dhe n\u00eb shkelje serioze t\u00eb etik\u00ebs, duke konstatuar pap\u00ebrshtashm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr kriterin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se Komisioni nuk ka referuar baz\u00ebn ligjore se ku \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur vler\u00ebsimi p\u00ebr konkluzionet e arritura p\u00ebr cil\u00ebsi t\u00eb papranueshme n\u00eb pun\u00eb t\u00eb gjyqtarit \u00c7ela; gjykim n\u00ebn nivelin mesatar dhe se nuk \u00ebsht\u00eb efektiv. N\u00eb vazhdim t\u00eb arsyetimit, KPA evidenton faktin se relatori i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb KPK nuk ka propozuar vler\u00ebsimin \u201ci pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d dhe Komisioni nuk ka disponuar me mas\u00ebn disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra.<\/p>\n<p>\u201cKjo zgjedhje e b\u00ebn t\u00eb paqart\u00eb t\u00eb kuptohet n\u00ebse shkeljet\/mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara nga gjetjet gjat\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa mund t\u00eb justifikohet dh\u00ebnia e k\u00ebsaj mase disiplinore\u201d, v\u00ebren trupi gjykues, duke e konsideruar p\u00ebrfundimin e KPK \u00a0\u201ct\u00eb paargumentuar bindsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji trajton konfliktin e interesit t\u00eb identifikuar n\u00eb gjykimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve me pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse H.\u00c7., me t\u00eb cilin ka patur marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se q\u00eb prej vitit 2000, n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn pes\u00eb raste, ish-gjyqtari Alltun \u00c7ela ka gjykuar \u00e7\u00ebshtje dhe ka marr\u00eb vendime n\u00eb favor t\u00eb H.\u00c7., q\u00eb n\u00eb disa raste ka qen\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsuar edhe nga motra e tij.<\/p>\n<p>Miq\u00ebsia mes tyre \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar nga komunikimet n\u00eb rrjete sociale t\u00eb administruara nga Komisioni dhe nga nj\u00eb takim i zhvilluar n\u00eb Kanada. Sipas Kolegjit, disa prej vendimarrjeve kan\u00eb pasur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me konflikte p\u00ebr pronat.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto rrethana e vendosin subjektin e rivler\u00ebsimit n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, duke c\u00ebnuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d, vler\u00ebson KPA.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit sjell n\u00eb v\u00ebmendje se gjyqtar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb jet\u00ebn jasht\u00ebgjyq\u00ebsore t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos c\u00ebnuar autoritetin e pushtetit gjyq\u00ebsor dhe besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se veprimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke krijuar marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore me individ\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i ka pasur pal\u00eb n\u00eb proces, sikurse ka ndodhur me subjektin e rivler\u00ebsimit, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sjellje q\u00eb minimalisht nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin p\u00ebr ish-kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Sarand\u00ebs, Kolegji rr\u00ebzoi nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn si t\u00eb paprovuar, por la n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74576,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,473],"tags":[296,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Trupa-gjyqesore.jpg","fifu_image_alt":"Nga nj\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74575"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74575"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74575\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74577,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74575\/revisions\/74577"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74576"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74575"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74575"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74575"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}