{"id":74581,"date":"2020-09-24T19:34:46","date_gmt":"2020-09-24T17:34:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/beteje-per-cdo-qindarke-udhetimet-ne-britani-penalizuan-gjyqtaren-nure-dreni\/2020\/09\/24\/"},"modified":"2023-04-07T03:16:47","modified_gmt":"2023-04-07T01:16:47","slug":"beteje-per-cdo-qindarke-udhetimet-ne-britani-penalizuan-gjyqtaren-nure-dreni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/beteje-per-cdo-qindarke-udhetimet-ne-britani-penalizuan-gjyqtaren-nure-dreni\/2020\/09\/24\/","title":{"rendered":"\u201cBetej\u00eb\u201d p\u00ebr \u00e7do qindark\u00eb, udh\u00ebtimet n\u00eb Britani penalizuan  gjyqtaren Nure Dreni"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e gjyqtares Nure Dreni \u00ebsht\u00eb bazuar kryesisht n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr vitet 2011-2014. Dreni sipas KPK-s\u00eb nuk justifikoi me t\u00eb ardhura shpenzimet p\u00ebr udh\u00ebtimet dhe shkollim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Britani.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_68644\" aria-describedby=\"caption-attachment-68644\" style=\"width: 516px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nure-Dreni-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-68644 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nure-Dreni-KPK-516x400.jpg\" alt=\"\" width=\"516\" height=\"400\" data-id=\"68644\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-68644\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit, Nure Dreni n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore para KPK. Foto: Malton Dibra\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb nj\u00eb \u201cbetej\u00eb\u201d dokumentesh, biletash dhe faturash para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualfikimit, q\u00eb duket se u b\u00eb p\u00ebr \u00e7do qindark\u00eb t\u00eb shpenzuar, gjyqtarja Nure Dreni, nuk ia doli sipas vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb provonte burimin p\u00ebr 2.7 milion lek\u00eb shpenzime n\u00eb vitet 2011-2014.<\/p>\n<p>Dreni u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti dhe n\u00eb vendimin e zbardhur rezulton se ajo ka marr\u00eb vler\u00ebsim pozitiv n\u00eb dy kritere dhe po ashtu ka p\u00ebrmbysur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e b\u00ebra publike n\u00eb vendimin e Komisionit rezulton se Dreni, q\u00eb deri s\u00eb fundmi ishte gjyqtare e ish-Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda dhe m\u00eb pas asaj t\u00eb Posa\u00e7me, u penalizua pasi nuk justifikoi dot me burime shpenzimet p\u00ebr shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Britani dhe udh\u00ebtimet jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer p\u00ebr vitet e deklarimeve periodike 2003 \u2212 2016 rezultoi se subjekti dhe personat e lidhur kishin munges\u00eb likuiditetesh n\u00eb vitet 2011, 2012, 2013 dhe 2014, p\u00ebr t\u00eb cilat, bazuar n\u00eb nenin 52 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016 dhe nenin D t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, iu kalua barra e prov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nga vendimi i zbardhur del se Dreni, q\u00eb u gjykua nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Xhesila Pinen dhe an\u00ebtare Suela Zhegun, ia kishte dal\u00eb t\u00eb kthente pas nj\u00eb vendim t\u00eb Komisionit p\u00ebr ta mbyllur hetimin vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Trupa shprehet n\u00eb vendim se pas rihapjes s\u00eb hetimeve, Dreni kishte p\u00ebrmbysur barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr disa pasuri t\u00eb bashk\u00ebshortit, p\u00ebrfshi dyshimet mbi \u00e7mimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, burimin e parave q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr bono thesari, nj\u00eb bashk\u00ebinvestim n\u00eb bono me kunat\u00ebn dhe disa shpenzime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb n\u00eb vendim se ajo kishte provuar p\u00ebr k\u00ebto pasuri t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e vendimit po ashtu vihet n\u00eb dukje se disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ishin ngritur n\u00eb kriterin e profesionalizmit ishin arsyetuar nga Dreni dhe nuk ishin gjetur si shkelje nga KPK. Gjyqtarja e shkarkuar ishte vler\u00ebsuar e p\u00ebrshtatshme edhe n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Por Dreni sipas Komisionit kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe nuk kishte arsyetuar dot shpenzimet p\u00ebr kat\u00ebr vjet. Nga tabelat pjes\u00eb e vendimit rezulton se b\u00ebhet fjal\u00eb kryesisht p\u00ebr shpenzime shkollimi t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, shpenzime jetese dhe kursime t\u00eb deklaruara.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb gjyqtarja e shkarkuar ka mundur sipas tabelave t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb p\u00ebrgjysmoj\u00eb bilancin negativ nga 5.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2.7 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vendimin e zbardhur p\u00ebrmenden nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe \u00e7mime biletash udh\u00ebtimi q\u00eb ishin llogaritur 250 euro dhe q\u00eb pas vendosjes n\u00eb dispozicion t\u00eb biletave origjinale jan\u00eb ulur n\u00eb 247 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb fusnotat n\u00eb faqet e analiz\u00ebs financiare jepen disa llogari t\u00eb tilla q\u00eb pas paraqitjes s\u00eb biletave dhe dokumenteve kan\u00eb shkuar n\u00eb favor t\u00eb Drenit p\u00ebr disa euro.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me shpenzimet p\u00ebr udh\u00ebtimin e personit t\u00eb lidhur, vajz\u00ebs s\u00eb subjektit, G. D, n\u00eb Lond\u00ebr nga data 16.10.2012 \u2212 4.11.2012, n\u00eb vler\u00ebn 250 euro (bileta avioni) subjekti kishte paraqitur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet post\u00ebs elektronike n\u00eb dat\u00ebn 12.3.2019, nj\u00eb bilet\u00eb udh\u00ebtimi (bilet\u00ebn e vajtjes Tiran\u00eb &#8211; Milano &#8211; Lond\u00ebr- Tiran\u00eb, nr. ****, 193.56). Trupi gjykues, pasi administroi dhe vler\u00ebsoi biletat e paraqitura nga subjekti, rillogariti shpenzimet e udh\u00ebtimit (bileta avioni) n\u00eb shum\u00ebn 193 euro\u201d, citohet n\u00eb nj\u00eb prej sh\u00ebnimeve.<\/p>\n<p>Nga rivler\u00ebsimi n\u00eb vitin 2011 bilanci negativ u ul nga rreth 1.4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb rreth 400 mij\u00eb lek\u00eb, n\u00eb vitin 2012 bilanci u p\u00ebrmir\u00ebsua n\u00eb favor t\u00eb Drenit nga minus 1.3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb minus 670 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2013 nga minus 600 mij\u00eb lek\u00eb, n\u00eb minus 300 mij\u00eb lek\u00eb. Viti 2014 mbeti sipas analiz\u00ebs m\u00eb pak i prekuri nga rivler\u00ebsimi dhe nga minus 1.8 milion\u00eb lek\u00eb u p\u00ebrmir\u00ebsua n\u00eb minus 1.4 milion\u00eb lek\u00eb. Por sipas KPK as k\u00ebto rishikime t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr pak euro, nuk justifikuan shpenzimet.<\/p>\n<p>Ndryshim t\u00eb rezultatit nuk solli as marrja n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Drenit t\u00eb deklarimeve t\u00eb shpenzimeve q\u00eb ajo kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr ILDKPKI, p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrgjigjeve n\u00eb pyet\u00ebsor\u00eb ku kishte vet\u00ebdeklaruar shpenzime m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues vendosi t\u00eb konsideroj\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebrfundimtare financiare t\u00eb kryer, skenarin m\u00eb favorizues dhe garantues p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit\u201d, thuhet n\u00eb vendim, nd\u00ebrsa theksohet se sipas deklarimeve t\u00eb subjektit gjat\u00eb pyet\u00ebsorit t\u00eb par\u00eb, k\u00ebto shpenzime ishin m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Sipas vendimit rezulton se Dreni ishte penalizuar kryesisht nga mosdeklarimi i sakt\u00eb i pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash, q\u00eb KPK e kishte konsideruar m\u00eb pas si kursim.<\/p>\n<p>\u201cSakt\u00ebsia dhe mjaftueshm\u00ebria e deklarimeve p\u00ebr nj\u00eb subjekt deklarimi matet vet\u00ebm p\u00ebrmes deklarimeve t\u00eb sakta dhe t\u00eb plota. Detyrimi ligjor i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb deklaruar pasurit\u00eb ka lindur q\u00eb nga hyrja n\u00eb fuqi e ligjit nr. 9049\/2003, t\u00eb ndryshuar, p\u00ebrcaktimet e t\u00eb cilit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb qarta n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, lidhur me deklarimin e \u00e7do pasurie, t\u00eb paluajtshme, t\u00eb luajtshme, p\u00ebrfshir\u00eb edhe likuiditetet cash, si dhe shtesat dhe ndryshimet n\u00eb to\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Dreni ka pretenduar lapsuse n\u00eb deklarim dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ka k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb ulje t\u00eb shpenzimeve n\u00eb disa udh\u00ebtime. Disa prej k\u00ebtyre uljeve jan\u00eb pranuar n\u00eb KPK, por disa nga udh\u00ebtimet q\u00eb jan\u00eb pretenduar si t\u00eb financuar nga t\u00eb tret\u00eb nuk jan\u00eb cil\u00ebsuar t\u00eb tilla p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit.<\/p>\n<p>Por Komisioni shprehet n\u00eb vendim se p\u00ebrdorimi i gjendjes cash, \u201ci cili nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar si pak\u00ebsim\u201d ishte qart\u00ebsuar nga vendimmarrjet e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, sipas t\u00eb cilit Komisioni orientohet se: \u201cP\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb ardhmen &#8230;t\u00eb mos prezumohet p\u00ebrdorimi nga subjektet i gjendjeve cash si burime p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve, p\u00ebr sa koh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni doli n\u00eb p\u00ebrfundim se deklarimet e pasakta t\u00eb likuiditeteve cash n\u00eb vite e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb bilancet negative q\u00eb rezultuan nga k\u00ebto, ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb vendosur shkarkimin e gjyqtares.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues arriti n\u00eb konkluzionin se si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet e kryera , n\u00eb vler\u00ebn totale prej -2.786.519 lek\u00ebsh, p\u00ebr vitet 2011 \u2012 2014, subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur me t\u00eb ndodhen n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e gjyqtares Nure Dreni \u00ebsht\u00eb bazuar kryesisht n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr vitet 2011-2014. Dreni sipas KPK-s\u00eb nuk justifikoi me t\u00eb ardhura shpenzimet p\u00ebr udh\u00ebtimet dhe shkollim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Britani.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74582,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[162,107,118,690],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nure-Dreni-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit, Nure Dreni n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore para KPK. Foto: Malton Dibra\/LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74581"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74581"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74581\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74583,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74581\/revisions\/74583"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74582"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74581"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74581"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74581"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}