{"id":74584,"date":"2020-09-23T12:05:21","date_gmt":"2020-09-23T10:05:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dhurimet-dhe-huate-ndajne-komisionin-ne-vendimin-per-gjyqtaren-elona-toro\/2020\/09\/23\/"},"modified":"2023-04-07T03:17:06","modified_gmt":"2023-04-07T01:17:06","slug":"dhurimet-dhe-huate-ndajne-komisionin-ne-vendimin-per-gjyqtaren-elona-toro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dhurimet-dhe-huate-ndajne-komisionin-ne-vendimin-per-gjyqtaren-elona-toro\/2020\/09\/23\/","title":{"rendered":"Dhurimet dhe huat\u00eb ndajn\u00eb Komisionin n\u00eb vendimin p\u00ebr gjyqtaren Elona Toro"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elona Toro u konfirmua me shumic\u00eb votash, por an\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Etleda \u00c7iftja argumenton se personat e lidhur nuk kan\u00eb pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dhuratat dhe huat\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_71981\" aria-describedby=\"caption-attachment-71981\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-7911.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-71981 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-7911-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"71981\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-71981\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs Elona Toro, pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupi gjykues i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit u nda n\u00eb q\u00ebndrime p\u00ebr gjyqtaren e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elona Toro, e cila u konfirmua me shumic\u00eb votash. Nd\u00ebrsa kryesuesja Firdes Shuli dhe relatorja Pamela Qirko u bind\u00ebn nga shpjegimet e Toros, an\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Etleda \u00c7iftja argumenton se gjyqtarja nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm p\u00ebr disa dhurime dhe nj\u00eb hua n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Elona Toro u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb dat\u00eb 17 qershor 2020, pasi shumica e trupit gjykues vler\u00ebsoi se gjyqtarja e Apelit Tiran\u00eb arriti nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb dhe n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs, si dhe nj\u00eb nivel t\u00eb mir\u00eb kualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Por vendimi nuk ka kaluar pa debate.<\/p>\n<p>Sipas an\u00ebtares \u00c7iftja, gjyqtarja Toro ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr burimet e ligjshme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 112.7 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2009 me vler\u00eb 135 mij\u00eb euro si dhe \u201cnuk ka p\u00ebrdorur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr kryerjen e t\u00eb gjitha pagesave\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7iftja shpjegon se Toro ka pasqyruar burime t\u00eb ndryshme financiare n\u00eb deklarat\u00ebn veting, krahasuar me ato q\u00eb ka specifikuar gjat\u00eb hetimit administrativ. N\u00eb deklarat\u00ebn veting, ajo ka sh\u00ebnuar si burime shum\u00ebn 5.8 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me t\u00eb atin n\u00eb vitin 2009; hua n\u00eb vler\u00ebn 45 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga miku i bashk\u00ebshortit n\u00eb korrik 2008; 5 milion\u00eb lek\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shkurt 2011 dhe\u00a0 1.9 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga nga ekzekutimi i nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor n\u00eb mars 2006.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit, subjekti kishte deklaruar si burim p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 12 mij\u00eb euro shumat 6.000 euro dhe 4.000 USD, t\u00eb t\u00ebrhequra nga llogaria bankare e babait t\u00eb saj dhe shum\u00ebn 3.200 euro nga k\u00ebsti i par\u00eb i shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb hua.<\/p>\n<p>\u00c7iftja konsideron se Toro ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr burimin e k\u00ebsaj pasurie, nd\u00ebrsa shumica vler\u00ebson se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarim jan\u00eb pa pasoja dhe nuk i ka mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kontestim i an\u00ebtares n\u00eb pakic\u00eb t\u00eb trup\u00ebs lidhet me mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb babait t\u00eb gjyqtares p\u00ebr t\u00eb krijuar vlerat prej 6 mij\u00eb euro dhe 4 mij\u00eb dollar\u00eb. Sipas \u00c7iftjes, babai i subjektit nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare n\u00eb vitin 2005, pasi sipas saj rezulton me balanc\u00eb negative prej 3 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00c7iftja konstaton munges\u00eb t\u00eb ardhurash t\u00eb ligjshme t\u00eb babait t\u00eb subjektit p\u00ebr disa dhurime n\u00eb favor t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb vler\u00ebn e 950 mij\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit, gjyqtarja Elona Toro ka k\u00ebrkuar q\u00eb Komisioni t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qasje elastike ndaj t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb saj, duke marr\u00eb parasysh edhe informalitetin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKjo situat\u00eb duhet par\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb informalitetit t\u00eb koh\u00ebs, faktit se k\u00ebta dy shtetas nuk kan\u00eb pasur ndonj\u00ebher\u00eb funksione shtet\u00ebrore t\u00eb tilla q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebnin subjekte deklarues n\u00eb t\u00eb ardhmen, si dhe faktit se legjislacioni fiskal n\u00eb Shqip\u00ebri ngarkon pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin t\u00eb kryej\u00eb rolin e agjentit tatimor p\u00ebr mbajtjen dhe pages\u00ebn e tatimit mbi t\u00eb ardhurat nga pagat,\u201d argumenton shumica n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se duke qen\u00eb se personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur nuk jan\u00eb subjekte rivler\u00ebsimi, analiza dhe vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb s\u00eb tyre duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb kufijt\u00eb e pasuris\u00eb s\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua apo dhuruar dhe sipas nj\u00eb vler\u00ebsimi logjik e t\u00eb arsyesh\u00ebm. N\u00eb fund, shumica arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se babai i gjyqtares ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dhurimet.<\/p>\n<p>Komisioni i ka k\u00ebrkuar gjyqtares Toro q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb vjehrrit, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shume s\u00eb dhuruar prej 8 mij\u00eb euro, si dhe t\u00eb dhurimeve t\u00eb tjera t\u00eb vet\u00ebdeklaruara q\u00eb n\u00eb total arrijn\u00eb vler\u00ebn 3.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se n\u00eb vitin 1992, familjes Toro i \u00ebsht\u00eb kthyer nga Bashkia Tiran\u00eb,\u00a0nj\u00eb nga vilat m\u00eb me vler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ku bashk\u00ebpronar ka qen\u00eb edhe babai i bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. Ajo ka deklaruar se prej vitit 1992 deri n\u00eb shitjen e k\u00ebsaj pasurie ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie qiraje\u00a0n\u00eb vler\u00ebn rreth 5,000 USD\/muaj dhe se n\u00eb dhjetor t\u00eb 2001-it banesa \u00ebsht\u00eb shitur p\u00ebr shum\u00ebn 500 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>E pyetur nga KPK, Toro ka shpjeguar se vjehrri ka p\u00ebrfituar 120 mij\u00eb USD nga shitja dhe t\u00eb ardhurat e qiras\u00eb.\u00a0Gjithashtu, ajo ka sqaruar se vjehrri ka p\u00ebrfituar 35 mij\u00eb USD edhe nga trash\u00ebgimia e motr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Shumica konkludon se babai i bashk\u00ebshortit ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shumat e dhuruara nd\u00ebr vite, n\u00eb favor t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personave t\u00eb lidhur. I nj\u00ebjti p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb arritur edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb korrik 2013 n\u00eb vler\u00ebn e 11 mij\u00eb eurove, plus 409 mij\u00eb lek\u00eb detyrime doganore.<\/p>\n<p>Por \u00c7iftja e ka kontestuar edhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim.<\/p>\n<p>&#8220;Un\u00eb, si an\u00ebtare n\u00eb pakic\u00eb, vler\u00ebsoj se elementi thelb\u00ebsor p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mund\u00ebsive t\u00eb personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur, \u00ebsht\u00eb koha se kur k\u00ebto dhurime jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe aft\u00ebsia financiare e dhuruesit n\u00eb vitin respektiv. Analiza financiare p\u00ebr personin tjet\u00ebr t\u00eb lidhur\/z. I. T., duhet t\u00eb ishte kryer nga shumica e trupit gjykues, bazuar n\u00eb vitin p\u00ebrkat\u00ebs kur dhe jan\u00eb deklaruar se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto dhurime dhe jo n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi&#8221;, thekson \u00c7iftja dhe konsideron se babai i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb kryer dhurimet.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting, subjekti ka pasqyruar nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 45 mij\u00eb euro q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb vitin 2008 nga miku i ngusht\u00eb i bashk\u00ebshortit, A. Ll., si dhe ka shpjeguar se q\u00ebllimi i marrjes s\u00eb k\u00ebsaj vlere ka qen\u00eb blerja e apartamentit. Po n\u00eb deklarat\u00ebn veting, ajo ka sh\u00ebnuar edhe detyrimin e mbetur n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit n\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se megjith\u00ebse n\u00eb kontrat\u00ebn e huas\u00eb parashikohej se shuma prej 45 mij\u00eb euro do t\u00eb jepej plot\u00ebsisht gjat\u00eb vitit 2009, subjekti ka deklaruar se nj\u00eb pjes\u00eb i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb vitin 2010. Komisioni nuk e ka mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebt\u00eb pasakt\u00ebsi gjat\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e A.Ll. p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat q\u00eb jan\u00eb deklaruar se jan\u00eb p\u00ebrfituar prej babait t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit nga shitja e disa pasurive t\u00eb paluajtshme ku shfaqet si bashk\u00ebpronar. Nga hetimi ka rezultuar se babai i A.Ll kishte p\u00ebrfituar n\u00eb total 3.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimet ka rezultuar se t\u00eb ardhurat e realizuara nd\u00ebr vite nga A.Ll. prej aktivitetit t\u00eb tij privat p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-2007, jan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn totale 11 milion\u00eb e 725 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioni ka p\u00ebrllogaritur si fitim 20% t\u00eb qarkullimit t\u00eb deklaruar dhe p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb paguar detyrimet tatimore p\u00ebrkat\u00ebse. Nd\u00ebrkoh\u00eb, A.Ll. ka p\u00ebrfituar paga p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2009 n\u00eb vler\u00ebn totale 806 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica n\u00eb Komision ka argumentuar se bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb informalitetit t\u00eb koh\u00ebs dhe t\u00eb pretendimeve t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr fitimin neto t\u00eb realizuar nga aktiviteti i tij tregtar, ai duket se ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb. Gjithashtu jan\u00eb pranuar shpjegimet se shpenzimet e huadh\u00ebn\u00ebsit jan\u00eb mbuluar nga familjar\u00ebt me t\u00eb ardhurat nga shitja apo dh\u00ebnia me qira e pasurive t\u00eb patundshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa an\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Etleda \u00c7iftja konsideron se huadh\u00ebn\u00ebsi A.Ll. nuk ka patur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs 45 mij\u00eb euro. Sipas saj, nuk u v\u00ebrtetuan me dokumentacion ligjor provues t\u00eb drejtat e administrimit t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe pasurive t\u00eb babait t\u00eb tij dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk duhet t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cDeklaratat noteriale t\u00eb b\u00ebra gjat\u00eb hetimit edhe ato pas rezultateve t\u00eb hetimit nga huadh\u00ebn\u00ebsi dhe familjar\u00ebt e tij, ngelen vet\u00ebm n\u00eb nivel deklarativ dhe nuk mund t\u00eb marrin vler\u00eb provuese\u201d, konstaton \u00c7iftja.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Shumica nuk i ka konsideruar penalizuese disa probleme q\u00eb vet\u00eb i konstaton n\u00eb kriterin\u00a0 e profesionalizmit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kat\u00ebr nga pes\u00eb dosjet e v\u00ebzhguara mungon vendimi p\u00ebr caktimin e seanc\u00ebs p\u00ebrgatitore\u2026 dhe n\u00eb nj\u00eb rast mungon vendimi p\u00ebr caktimin e seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore\u2026. N\u00eb rastin e dosjes nr. *** mungon gjithashtu akti p\u00ebr caktimin e gjyqtares p\u00ebr gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes, si dhe akti i njoftimit t\u00eb pal\u00ebve, mang\u00ebsi e cila nuk ka sjell\u00eb pasoja n\u00eb gjykim, pasi pal\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranishme dhe seanca \u00ebsht\u00eb zhvilluar normalisht,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cGjithsesi, k\u00ebto problematika t\u00eb konstatuara duket se nuk p\u00ebrmbushin kushtet e p\u00ebrcaktuara p\u00ebr nisjen e procedimit disiplinor ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Elona Toro\u201d, konstaton shumica.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimet e disa denoncuesve, Shuli dhe Qirko vler\u00ebsojn\u00eb se \u00e7\u00ebshtjet e ngritura kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me aspekte t\u00eb vendimarrjes q\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb objekt shqyrtimi nga Komisioni. N\u00eb fund shumica konkludon se gjyqtarja Toro ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb mir\u00eb kualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>\u00c7iftja n\u00eb pakic\u00eb evidenton disa raste t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb v\u00ebmendjes me shkrim p\u00ebr tejkalim t\u00eb afatit t\u00eb gjykimit, p\u00ebr shkak t\u00eb mosmenaxhimit t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjykimit dhe shkelje formale e ligjit. Ajo k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohen t\u00ebrheqjet e v\u00ebmendjes dhe shkeljet e tjera t\u00eb konstatuara n\u00eb kontekstin e p\u00ebrballimit t\u00eb pun\u00ebs dhe t\u00eb etik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, nga shqyrtimi i k\u00ebtyre ankesave dhe vler\u00ebsimi i tyre, rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka treguar aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar ngarkes\u00ebn n\u00eb pun\u00eb dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb administruar dosjet gjyq\u00ebsore\u201d, konstaton \u00c7iftja.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, an\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Etleda \u00c7iftja vler\u00ebson se gjyqtarja Elona Toro ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm e t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr kontrollin e pasuris\u00eb dhe se n\u00eb bashkim me mang\u00ebsit\u00eb profesionale, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duhej t\u00eb ishte shkarkuar nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elona Toro u konfirmua me shumic\u00eb votash, por an\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Etleda \u00c7iftja argumenton se personat e lidhur nuk kan\u00eb pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dhuratat dhe huat\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74585,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[125,103],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-7911.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs Elona Toro, pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74584"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74584"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74584\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74586,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74584\/revisions\/74586"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}