{"id":74587,"date":"2020-09-21T11:17:43","date_gmt":"2020-09-21T09:17:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-flutura-skenderi-u-shkarkua-per-mungese-burimesh-dhe-pasaktesi\/2020\/09\/21\/"},"modified":"2023-04-07T03:17:32","modified_gmt":"2023-04-07T01:17:32","slug":"vendimi-i-kpk-flutura-skenderi-u-shkarkua-per-mungese-burimesh-dhe-pasaktesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-flutura-skenderi-u-shkarkua-per-mungese-burimesh-dhe-pasaktesi\/2020\/09\/21\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Flutura Sk\u00ebnderi u shkarkua p\u00ebr munges\u00eb burimesh dhe pasakt\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti munges\u00eb burimesh financiare prej 1.8 milion\u00eb lek\u00ebsh si dhe mosdeklarime dhe pasakt\u00ebsi n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Flutura Sk\u00ebnderi.\u00a0Dy raste t\u00eb dyshuara t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit nuk u konsideruan &#8216;shkarkuese&#8217;.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72719\" aria-describedby=\"caption-attachment-72719\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-9069.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-72719 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-9069-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"72719\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72719\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs Flutura Sk\u00ebnderi, pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 23 korrik t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren e Apelit Tiran\u00eb, Flutura Sk\u00ebnderi, pasi u konstatua munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr justifikimin e investimeve dhe shpenzimeve, si dhe mosdeklarime t\u00eb disa veprimeve juridiko-financiare.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, Sk\u00ebnderi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr profesionalizmin u evidentuan dy raste t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. Gjith\u00ebsesi,\u00a0 Komisioni konkludon se problemet e evidentuara p\u00ebr profesionalizmin nuk jan\u00eb shkarkuese dhe vler\u00ebson se subjekti ka arritur nivel kualifikues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Sk\u00ebnderin u krye nga Pamela Qirko kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Valbona Sanxhaktari an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr problemet kryesore ishte pamund\u00ebsia financiare p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 57 m2 t\u00eb p\u00ebrfituara nga shk\u00ebmbimi i nj\u00eb trualli 225 m2 dhe nga nj\u00eb shtes\u00eb nd\u00ebrtimore 50 m2, q\u00eb Sk\u00ebnderi i\u2019a ka bler\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese p\u00ebr vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting, Sk\u00ebnderi ka pasqyruar pron\u00ebsin\u00eb e apartamentit n\u00eb fjal\u00eb, duke specifikuar se nj\u00eb pjes\u00eb ishte p\u00ebrfituar nga shk\u00ebmbimi i truallit q\u00eb ajo e g\u00ebzonte si trash\u00ebgimtare me vendim t\u00eb KKKP t\u00eb vitit 2004 &#8211; nd\u00ebrsa pjes\u00ebn tjet\u00ebr e ka bler\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro, nga t\u00eb cilat nuk kishte shlyer ende 20 mij\u00eb euro. Si burim p\u00ebr blerjen e shtes\u00ebs, Sk\u00ebnderi ka pasqyruar vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2006.<\/p>\n<p>Komisoni ka gjetur se pagesa 20 mij\u00eb euro p\u00ebr shtes\u00ebn e apartamentit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2006, nga pjesa e mbetur e shum\u00ebs 5 milion\u00eb lek\u00eb e shitjes s\u00eb apartamentit, pasi 1.8 milion\u00eb ishin p\u00ebrfituar si paradh\u00ebnie n\u00eb 2005-\u00ebn dhe me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer nj\u00eb kredi.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim konstatohet mosdeklarim i t\u00eb ardhurave financiare t\u00eb p\u00ebrfituara nga k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2005. Sk\u00ebnderi ka shpjeguar se p\u00ebrfitimi i shum\u00ebs prej 1.8 milion\u00eb lek\u00eb nuk gjendet n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2005, pasi ky veprim \u00ebsht\u00eb formalizuar n\u00eb mars t\u00eb 2006.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vitin 2006 ajo nuk e ka deklaruar detyrimin e mbetur ndaj shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dhe as pages\u00ebn e kryer n\u00eb at\u00eb vit, prej 20 mij\u00eb eurosh. Gjyqtarja Sk\u00ebnderi ka shpjeguar para Komisionit se mungesa e deklarimit t\u00eb detyrimit ndaj shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, ka ndodhur p\u00ebr shkak se punimet e brendshme nuk po kryheshin dhe se \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord verbalisht me shoq\u00ebrin\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebse q\u00eb t\u2019i kryente ajo vet\u00eb, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb pashlyer 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim konstatohet mosp\u00ebrputhje midis deklarimeve t\u00eb Sk\u00ebnderit nd\u00ebr vite dhe n\u00eb at\u00eb veting lidhur me detyrimin 20 mij\u00eb euro t\u00eb pashlyera shoq\u00ebris\u00eb; si dhe mosp\u00ebrputhje midis q\u00ebndrimit dhe pohimeve t\u00eb administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dhe shpjegimeve t\u00eb subjektit, t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me momentin dhe m\u00ebnyr\u00ebn e lidhjes s\u00eb marr\u00ebveshjes, zot\u00ebrimin e apartamentit, koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb punimeve t\u00eb brendshme dhe vler\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, mbetet e paqart\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye Sk\u00ebnderi ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting detyrimin e mbetur 20 mij\u00eb euro ndaj shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit, duke ngritur dyshime p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb. K\u00ebto dyshime jan\u00eb bazuar n\u00eb faktin se, ndryshimi i \u00e7mimit t\u00eb kontrat\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me shkrim n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb akti noterial, por vet\u00ebm verbalisht dhe se kjo dakord\u00ebsi e vitit 2008 nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes, edhe pse hartimi i saj \u00ebsht\u00eb kryer disa muaj m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Gjithashtu, pik\u00ebpyetje ngrihen edhe p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr punimet e brendshme t\u00eb pretenduara nga subjekti se jan\u00eb kryer n\u00eb vitet 2008 dhe 2009. Trupi gjykues, i \u00e7mon shpjegimet e Sk\u00ebnderit t\u00eb paprovuara dhe kontradiktore.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Sk\u00ebnderi ka dor\u00ebzuar dy deklarata noteriale t\u00eb ndryshme t\u00eb vitit 2006 lidhur me shitjen e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm &#8211; nj\u00eb e n\u00ebnshkruar n\u00eb mars dhe tjetra n\u00eb korrik, ku bler\u00ebsit jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe pa lidhje me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Trupi gjykues konstaton kryerjen e disa deklarimeve t\u00eb pamjaftueshme dhe t\u00eb pasakta lidhur me transaksionet e shitjes s\u00eb apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe t\u00eb krijimit t\u00eb atij q\u00eb zot\u00ebron aktualisht.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr vitet 2005 dhe 2006, kur Sk\u00ebnderi pretendon se \u00ebsht\u00eb krijuar vlera 5 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, e deklaruar si burim p\u00ebr shtes\u00ebn e apartamentit t\u00eb ri. Edhe pse KPK e ka konsideruar t\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr vitet 2005-2006 subjekti ka rezultuar s\u00ebrish me munges\u00eb burimesh prej 2.7 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Mosdeklarime e mosp\u00ebrputhje <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPK renditen disa raste mosdeklarimi, mosp\u00ebrputhje e pasakt\u00ebsi lidhur me kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb t\u00eb vitit 2006, Sk\u00ebnderi ka deklaruar se zot\u00ebron gjendje cash shum\u00ebn 4.2 milion\u00eb lek\u00eb, por nuk ka deklaruar burimin financiar dhe n\u00eb vitin 2007 ka p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb nj\u00ebtat deklarime p\u00ebr pasurin\u00eb t\u00eb kryera nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, q\u00eb Komisioni e konsideron si mosparaqitje t\u00eb situat\u00ebs reale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej mosp\u00ebrputhjeve t\u00eb konstatuara nga KPK \u00ebsht\u00eb dekarimi i t\u00eb ardhurave nga paga e vajz\u00ebs si drejtore e nj\u00eb projekti t\u00eb financuar nga Banka Boterore n\u00eb vitet 2006, 2007 dhe 2008 n\u00eb shum\u00ebn 6 mij\u00eb USD p\u00ebr secilin vit. Kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionit p\u00ebr t\u00eb paraqitur dokumentacion lidhur me pages\u00ebn e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara, Sk\u00ebnderi ka ndryshuar q\u00ebndrim duke u shprehur se p\u00ebrfitimet financiare nuk jan\u00eb pasqyruar sakt\u00eb n\u00eb deklarimin vjetor t\u00eb vitit 2007- q\u00eb i p\u00ebrket vitit 2006 dhe n\u00eb deklarimin vjetor 2008 q\u00eb i p\u00ebrket 2007-\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo ka pretenduar se detyrimet i takojn\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb t\u2019i paguaj\u00eb dhe se nuk ka gjetur dot dokumentacion, pasi fondacioni ishte shp\u00ebrndar\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Sk\u00ebnderi ka deklaruar deklaruar n\u00eb vitin 2008 se kishte marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shuma reale kishte qen\u00eb 885 mij\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, ajo nuk ka pasqyruar ecurin\u00eb e shlyerjes dhe t\u00eb detyrimit t\u00eb mbetur lidhur me k\u00ebt\u00eb kredi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vitin 2009 ka deklaruar se ka marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 4.4 milion\u00eb lek\u00eb, por q\u00eb nga hetimi ka rezultuar t\u00eb ishte n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb 2010-\u00ebn, Sk\u00ebnderi ka deklaruar vazhdimin e shlyerjes s\u00eb kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2009, por nuk pasqyron shum\u00ebn e shlyer, detyrimin e mbetur dhe burimin. Po n\u00eb vitin 2009, ajo nuk ka deklaruar nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin n\u00eb vler\u00ebn 103 mij\u00eb lek\u00eb dhe as shlyerjen e k\u00ebsaj shume n\u00eb 2010-\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje mes deklaratave periodike dhe asaj veting p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga administrimi i nj\u00eb palestre. N\u00eb vitin 2005 ajo ka deklaruar 1.2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura nga kjo pun\u00eb shtes\u00eb e bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting 250 mij\u00eb lek\u00eb. Shpjegimet e Sk\u00ebnderit se \u00ebsht\u00eb konfonduar me nocionin e shprehjes lek\u00eb t\u00eb reja me lek\u00eb t\u00eb vjetra dhe se n\u00eb 2005-\u00ebn ka dashur t\u00eb thot\u00eb 120 mij\u00eb lek\u00eb, nuk e kan\u00eb bindur trupin gjykues q\u00eb shprehet se, edhe n\u00ebse do t\u00eb pranohej versioni i paraqitur si nj\u00eb gabim material, do t\u00eb rezultonte mosp\u00ebrputhja.<\/p>\n<p>Komisioni nuk i ka konsideruar t\u00eb ardhurat e deklaruara prej Sk\u00ebnderit si t\u00eb p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti i saj nga sh\u00ebrbime dhe kontratat e pun\u00ebs t\u00eb lidhura me Universitetin e Sporteve n\u00eb Tiran\u00eb gjat\u00eb viteve 2001-2009, pasi ka rezultuar se ato ishin kontrata p\u00ebr p\u00ebrdorimin jasht\u00eb orarit zyrtar t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb ambjenteve t\u00eb palestr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb paguar detyrim financiar. Pretendimet e Sk\u00ebnderit se detyrimet tatimore duhej t\u2019i kishte paguar universiteti, jan\u00eb rr\u00ebzuar nga trupi gjykues q\u00eb vler\u00ebson se universiteti nuk ishte n\u00eb rolin e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, por t\u00eb qiradh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb palestr\u00ebs dhe se bashk\u00ebshorti i subjektit, i gjeneronte t\u00eb ardhurat nga aktiviteti i tij privat dhe autonom. Komisioni ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare vet\u00ebm shpenzimet p\u00ebr pages\u00ebn e qiras\u00eb s\u00eb palestr\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur edhe lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga kontratat e pun\u00ebsimit t\u00eb lidhura me klubin e futbollit t\u00eb Tiran\u00ebs gjat\u00eb viteve 2015 dhe 2016 \u2212 n\u00eb t\u00eb cilat specifikohet se sigurimet do t\u00eb paguhen nga punonj\u00ebsi. Kur Komisioni e ka ftuar q\u00eb t\u00eb paraqiste dokumentacionin provues lidhur me pages\u00ebn e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga k\u00ebto kontrata, subjekti ka pretenduar se detyrimet tatimore duhej t\u2019i paguante enti dhe jo bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se n\u00eb vitin 2015, Sk\u00ebnderi ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb nj\u00eb vler\u00eb financiare n\u00eb mas\u00ebn \u00bc pjes\u00eb e shum\u00ebs prej 5.7 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrfituar nga nj\u00eb vendim i AKKP, pasi nga hetimi ka rezultuar se bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim kishte marr\u00eb vet\u00ebm 350 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Sk\u00ebnderi ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro me burime nga t\u00eb ardhurat familjare, pavar\u00ebsisht se vitin 2008 ajo ka sh\u00ebnuar zerimin e gjendjes cash, nd\u00ebrsa nga viti 2009 deri n\u00eb 2016-\u00ebn, nuk ka deklaruar kursime jasht\u00eb sistemit bankar. Trupi gjykues konkludon se subjekti nuk ka patur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb kursyer vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2017, si dhe ka kryer deklarime kontradiktore e t\u00eb pasakta.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ka rezultuar se gjyqtarja Sk\u00ebnderi nuk ka pasur mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballonte me burime t\u00eb ligjshme financiare t\u00eb gjitha shpenzimet e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb Malt\u00eb dhe n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, si dhe investimet e shpenzimet e tjera gjat\u00eb viteve 2003, 2005 dhe 2006.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer mbi t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet prej vitit 2003 e n\u00eb vazhdim, KPK ka konkluduar fillimisht nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb e 898 mij\u00eb lek\u00eb. Pasi \u00ebsht\u00eb njohur me rezultatet e analiz\u00ebs financiare, Sk\u00ebnderi ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogariten shpenzime jetike m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr periudh\u00ebn e studimeve t\u00eb vajz\u00ebs si dhe t\u00eb pasqyroheshin t\u00eb ardhura shtes\u00eb lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga aktiviteti jasht\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs, i zhvilluar n\u00eb palestr\u00ebn e Universitetit t\u00eb Sporteve Tiran\u00eb, t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb \u201cTirana futboll klub\u201d; si dhe t\u00eb ardhurat e gjeneruara nga kontrata e konsulenc\u00ebs s\u00eb vajz\u00ebs me K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, me vler\u00eb 1.500 euro\u00a0 n\u00eb vitin 2016, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka informuar se jan\u00eb paguar detyrimet tatimore n\u00eb maj 2020.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se trupi gjykues ka analizuar t\u00eb gjitha pretendimet e subjektit dhe ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se Komisioni ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebrfitimin e gjith\u00eb vler\u00ebs 5 milion\u00eb lek\u00eb nga shtija e apartamentit n\u00eb vitin 2006, ka pranuar shpjegimet p\u00ebr shpenzimet e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs p\u00ebr studime jasht\u00eb shtetit si dhe ato t\u00eb paguara nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr qiramarrjen e palestr\u00ebs n\u00eb Universitetin e Sporteve Tiran\u00eb, Sk\u00ebnderi ka rezultuar p\u00ebrfundimisht me nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totale 1.8 milion\u00eb lek\u00eb, munges\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb e p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb vitet 2005 dhe 2006.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim KPK vler\u00ebson se Sk\u00ebnderi, nuk ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme, p\u00ebr t\u00eb kryer t\u00eb gjitha investimet e konstatuara dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet, apo p\u00ebr t\u00eb realizuar kursimet e deklaruara, duke konkluduar se duhet shkarkuar nga detyra<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit<\/strong><\/p>\n<p>Trupi gjykues konstaton se Sk\u00ebnderi \u00ebsht\u00eb gjendur dy her\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi\u00a0 rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e dy trupave gjykuese ku pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse ka qen\u00eb shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese me t\u00eb cil\u00ebn ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit Tiran\u00eb e ka informuar Komisionin se Sk\u00ebnderi ka shqyrtuar dhe \u00ebsht\u00eb shprehur me vendim m\u00eb dat\u00eb 16 tetor 2015 p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb ka qen\u00eb shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese n\u00eb fjal\u00eb. Gjithashtu, ka rezultuar se ka qen\u00eb an\u00ebtare n\u00eb trupin gjykues q\u00eb ka shqyrtuar nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Gjykata e Apelit Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur me vendim m\u00eb dat\u00eb 12 shkurt 2014.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se, duke pasur parasysh faktin q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie civilo-tregtare t\u00eb lidhur me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese me kontrat\u00ebn e porosis\u00eb t\u00eb vitit 2009 dhe se ka pasur detyrim t\u00eb mbartur edhe n\u00eb vitet kur jan\u00eb shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore, detyrim q\u00eb e ka pasqyruar edhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Gjithashtu, nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr marrje kredie e marsit 2009 mes Alpha Bank dhe Sk\u00ebnderit p\u00ebr vler\u00ebn 4.4 milion\u00eb lek\u00eb, ku n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebzan\u00ebsit kundrejt bank\u00ebs ka qen\u00eb shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga administratori A.A..<\/p>\n<p>&#8220;&#8230;N\u00eb rastin konkret, duke qen\u00eb se n\u00eb vitet 2014 dhe 2016, nuk ishte shlyer ende as detyrimi financiar ndaj shoq\u00ebris\u00eb \u201c***\u201d sh.p.k. \u2013 sipas deklarat\u00ebs \u201cVetting\u201d \u2013 dhe as kredia n\u00eb \u201cAlpha Bank\u201d, ekzistonin detyrimet e nd\u00ebrsjella mes pal\u00ebve \u2212 ato ende nuk ishin shuar \u2212 \u00e7&#8217;ka ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur ekzistenc\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb interesit midis pal\u00ebve, t\u00eb drejtat dhe detyrimet&#8221;, konstaton Komisioni.<\/p>\n<p>Lidhur me aspektin profesional, trupi gjykues \u00e7mon se t\u00eb dh\u00ebnat e nxjerra nga disa prej dosjeve t\u00eb administruara nga Komisioni, p\u00ebrfshir\u00eb edhe denoncimet nga publiku, jan\u00eb konstatuar probleme q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb n\u00eb vetvete shkaqe t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb profesionale t\u00eb gjyqtares Flutura Sk\u00ebnderi, duke konsideruar se ka arritur nivel minimal kualifikues t\u00eb kriterit profesional.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti munges\u00eb burimesh financiare prej 1.8 milion\u00eb lek\u00ebsh si dhe mosdeklarime dhe pasakt\u00ebsi n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Flutura Sk\u00ebnderi.\u00a0Dy raste t\u00eb dyshuara t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit nuk u konsideruan &#8216;shkarkuese&#8217;.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74588,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-9069.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs Flutura Sk\u00ebnderi, pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74587"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74587"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74587\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74589,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74587\/revisions\/74589"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74588"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74587"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74587"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74587"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}