{"id":74596,"date":"2020-09-18T15:13:17","date_gmt":"2020-09-18T13:13:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-donika-preles\/2020\/09\/18\/"},"modified":"2023-04-07T03:17:51","modified_gmt":"2023-04-07T01:17:51","slug":"kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-donika-preles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-donika-preles\/2020\/09\/18\/","title":{"rendered":"Kolegji d\u00ebgjon konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Donika Prel\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, nd\u00ebrsa Prela i rr\u00ebzoi pretendimet e tij dhe k\u00ebrkoi konfirmim.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61033\" aria-describedby=\"caption-attachment-61033\" style=\"width: 504px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prelaaaa.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-61033 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prelaaaa-504x400.jpg\" alt=\"\" width=\"504\" height=\"400\" data-id=\"61033\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61033\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesja e Prokurorise se Krimeve te Renda, Donika Prela pas konfirmimit ne KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni Publik, Florian Ballhysa dhe prokurorja Donika Prela nuk l\u00ebviz\u00ebn nga q\u00ebndrimet e m\u00ebparshme n\u00eb seanc\u00ebn e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare p\u00ebrball\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb premten.<\/p>\n<p>Ballhysa k\u00ebrkoi shkarkimin e ish-drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, nd\u00ebrsa Prela k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPretendimet e reja t\u00eb paraqitura nga subjekti nuk arrit\u00ebn t\u00eb ndryshojn\u00eb q\u00ebndrimin p\u00ebr shkaqet q\u00eb kemi ngritur, t\u00eb cilave u q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb gjitha,\u201d tha Ballhysa, duke theksuar se bashk\u00ebshort\u00ebt Prela nuk kishin pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2012 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, Prela nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb mosdijenin\u00eb e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr mospages\u00ebn e tatimeve p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga puna e k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese. Ai shtoi se fakti se nj\u00eb pjes\u00eb e pag\u00ebs \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb bank\u00eb, nd\u00ebrsa tjetra \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb ark\u00ebn e kompanis\u00eb, ngren\u00eb dyshimet se bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr mospages\u00ebn e gjith\u00eb detyrimeve nga ana e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Komisioneri tha gjithashtu se Prela rezultonte me balanc\u00eb negative n\u00eb vitin 2006 n\u00eb vler\u00ebn e 500 mij\u00eb lek\u00ebve dhe 450 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2007. Ai shtoi se nuk u arrit t\u00eb provohej burimi i nj\u00eb huaje 15 mij\u00eb euro t\u00eb deklaruar nga Prela si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb. Ballhysa tha se Prela rezulton me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Komisioneri nuk e konsideron t\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme edhe depozit\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Prela ka deklaruar si burim shitjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2014, q\u00eb e ka bler\u00eb po at\u00eb vit p\u00ebr 1.4 milion\u00eb lek\u00eb. Nga p\u00ebrllogaritja e kryer prej Komisionerit Publik, ka rezultuar se Prela ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Ballhysa vijoi se Prela nuk kishte aritur t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn lidhur me vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj i kishte dh\u00ebn\u00eb hua ish-pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. Komisioneri shpjegoi se n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale si huadh\u00ebn\u00ebs figuron bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs dhe nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar prokurora e posa\u00e7me mes tij dhe nj\u00eb kush\u00ebriri p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion.<\/p>\n<p>Komisioneri mbajti t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim edhe p\u00ebr nj\u00eb pages\u00eb prej rreth 1.7 milion\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb bashk\u00ebshorti i subjektit kishte kryer n\u00eb favor t\u00eb Zyr\u00ebs Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr llogari t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit ku kishte punuar m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rezultonte i pun\u00ebsuar n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, n\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto raste, Prela \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb. Ai konkludoi se prokurorja Donika Prela ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb paplot\u00eb, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>P\u00ebr kriterin e profesionalizmit Ballhysa u ndal tek raporti i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe denoncimet, ku n\u00eb nj\u00ebrin prej tyre pretendohet se Prela ka mbajtur standarte t\u00eb dyfishta n\u00eb k\u00ebrkimet e saj n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr dy raste t\u00eb nj\u00ebjta, ku t\u00eb pandehurit akuzoheshin p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Ai i k\u00ebrkoi gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb \u00e7moj\u00eb q\u00ebndrimin e Prel\u00ebs n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Komisioneri u q\u00ebndroi k\u00ebrkesave t\u00eb tij q\u00eb Kolegji t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb edhe sjelljen e subjektit gjat\u00eb procesit t\u00eb zhvilluar n\u00eb KPA, konkretisht lidhur me dy k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy an\u00ebtareve t\u00eb trupit gjykues, Ina Rama dhe Natasha Mulaj, me pretendimin e gjendjes n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Ai i konsideroi dy k\u00ebrkesat si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb seanc\u00ebn dhe vonuar procesin, si dhe i k\u00ebrkoi trupit gjykues q\u00eb t\u2019i vler\u00ebsoj\u00eb n\u00eb aspektin e etik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioneri k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores Donika Prela.<\/p>\n<p>Prela dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj ligjore, avokatja Blerina Dodaj i kund\u00ebrshtuan t\u00eb gjitha konkluzionet e Komisionerit Publik. \u201cKolegji duhet t\u2019i vler\u00ebsoj\u00eb t\u00eb pabazuara t\u00eb gjitha shkaqet e ngritura nga Komisioneri dhe t\u2019i rr\u00ebzoj\u00eb ato duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit,\u201d k\u00ebrkoi avokatja Dodaj.<\/p>\n<p>Pasi lexoi legjislacionin ku duhej t\u00eb bazohej rivler\u00ebsimi i subjektit, Dodaj i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb verifikonte n\u00ebse ishin plot\u00ebsuar ose jo shkaqet p\u00ebr shkarkim. \u201c\u00cbsht\u00eb i qart\u00eb fakti se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ekzistojn\u00eb shkaqet e shkarkimit. Ka prova se pasurit\u00eb dhe t\u00eb ardhurat jan\u00eb deklaruar sakt\u00eb dhe se jan\u00eb reale, ashtu si jan\u00eb deklaruar. Transaksionet jan\u00eb kryer p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb tret\u00ebve dhe nuk kan\u00eb qen\u00eb objekt deklarimi,\u201d pohoi Dodaj.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se dy transaksionet, nj\u00eb hua 25 mij\u00eb euro q\u00eb bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs i ka dh\u00ebn\u00eb ish-pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit R.N. dhe vlera 1.7 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka paguar n\u00eb ZVRPP Durr\u00ebs nuk kan\u00eb si burim pasurit\u00eb apo t\u00eb ardhurat e subjektit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk duhej t\u00eb deklaroheshin.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs 1.7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb ZVRPP Durr\u00ebs, Prela nuk ishte pyetur as n\u00eb ILDKPKI dhe as n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>\u201cTransaksioni \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb tretit, me burimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit dhe me p\u00ebrfitime po p\u00ebr t\u00eb tretin\u201d, deklaroi Dodaj. Ajo tha se kishin v\u00ebrtetuar marr\u00ebdh\u00ebnien e bashk\u00ebshortit t\u00eb Prel\u00ebs me administratorin e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese p\u00ebr llogari s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs ishte paguar vlera 1.7 milion\u00eb lek\u00eb, edhe p\u00ebr vitet kur ai nuk punonte m\u00eb aty. Sipas Dodajt, email-et e provojn\u00eb se ai ka bashk\u00ebpunuar dhe kontribuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri edhe kur ishte larguar nga puna.<\/p>\n<p>Avokatja theksoi se e nj\u00ebjta situat\u00eb paraqitej edhe lidhur me huan\u00eb 25 mij\u00eb euro q\u00eb bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs i ka dh\u00ebn\u00eb ish-pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit R.N.. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, bashk\u00ebshorti i subjektit ka vepruar me prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me. Duke qen\u00eb se kush\u00ebriri i tij vinte n\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr pushimet verore, ka caktuar me prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij transaksioni bashk\u00ebshortin e znj.Prela. Mospasqyrimi i prokur\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb huadh\u00ebnies \u00ebsht\u00eb gabim i noterit,\u201d pohoi Dodaj.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb huamarr\u00ebsit, shuma nuk ishte kthyer dot brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb prokuror\u00ebn e posa\u00e7me. Dodaj shpjegoi se pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, veprimet jasht\u00eb afatit t\u00eb prokur\u00ebs ishin kryer me dijenin\u00eb e t\u00eb gjitha pal\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPretendimi i Komisionerit se vlera 25 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb poseduar p\u00ebr kat\u00ebr vjet nga bashk\u00ebshorti i subjektit, \u00ebsht\u00eb i pabazuar. Ato jan\u00eb poseduar nga huamarr\u00ebsi R.N.\u201d, theksoi ajo. \u201cBashk\u00ebshorti i znj.Prela ka punuar kat\u00ebr vjet si inxhinier nd\u00ebrtimi n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e z.R.N. dhe ka p\u00ebrfituar rreth 980 mij\u00eb lek\u00eb. Nuk ka logjik\u00eb q\u00eb pun\u00ebmarr\u00ebsi t\u2019i jap\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit 25 mij\u00eb euro borxh\u201d, tha Dodaj dhe sqaroi se bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs vet\u00ebm kishte nd\u00ebrmjet\u00ebsuar, pasi huadh\u00ebn\u00ebsi ishte kush\u00ebri i tij, nd\u00ebrsa me huamarr\u00ebsin njiheshin p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Dodaj tha se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk gjenin mb\u00ebshtetje pretendimet e Komisionerit se kishte patur detyrim p\u00ebr ta deklaruar k\u00ebt\u00eb transaksion.<\/p>\n<p>Avokatja e Prel\u00ebs pohoi se nuk q\u00ebndronte edhe pretendimi tjet\u00ebr i Komisionerit se Prela nuk kishte arritur t\u00eb provonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e gjith\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga pun\u00ebsimi n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese \u201cBru\u00e7i\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>\u201cPretendimi i Komisionerit \u00ebsht\u00eb i pabazuar pasi provat v\u00ebrtetojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Provohet se bashk\u00ebshorti i subjektit ka patur 2 kontrata pune me kompanin\u00eb ku jan\u00eb pasqyruar detyrimet e secil\u00ebs pal\u00eb. \u2026Ju keni edhe raste kur paga \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb bank\u00eb, por nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore. Detyrimin ligjor p\u00ebr t\u00eb paguar tatimet e ka pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe kjo \u00ebsht\u00eb e faktuar,\u201d konstatoi avokatja Dodaj, e cila shtoi se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi nuk ka paguar detyrimet tatimore edhe p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb znj.Prela jan\u00eb t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb deklaruara rregullisht. Jan\u00eb t\u00eb provuara me dokumente ku \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar marrja e pag\u00ebs. Subjekti nuk mund t\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr detyrimet e personave t\u00eb tret\u00eb\u201d, pohoi Dodaj.<\/p>\n<p>Ajo i cil\u00ebsoi si artificiale p\u00ebrpjekjet e Komisionerit p\u00ebr t\u00eb lidhur subjektin me mospagimin e detyrimeve tatimore t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb pagave t\u00eb bashk\u00ebshortit. Dodaj tha se Prela dhe bashk\u00ebshorti i saj kishin m\u00ebsuar rast\u00ebsisht n\u00eb vitin 2018 se mund t\u00eb mos ishin paguar t\u00eb gjitha detyrimet tatimore. Sipas saj, kur bashk\u00ebshorti i subjektit kishte takuar nj\u00eb ish-koleg, kishte m\u00ebsuar nga ai se kishte patur v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr daljen n\u00eb pension p\u00ebr shkak t\u00eb mospagimit t\u00eb sigurimeve p\u00ebr periudh\u00ebn 2006-2007, nga ana e shoq\u00ebris\u00eb ku kishin qen\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Dodaj tha se edhe pse n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb ishte pushuar gjykimi lidhur me padin\u00eb e kryer nga bashk\u00ebshorti i prokurores Prela ndaj shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr mospages\u00ebn e detyrimeve tatimore, ai e kishte ankimuar k\u00ebt\u00eb vendim. Sipas saj, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi nuk i ka paguar detyrimet vullnetarisht, por vet\u00ebm pasi m\u00ebsoi se do ankimohej vendimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Dodaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00ebn financiare vlera 248 mij\u00eb lek\u00eb e kursyer n\u00eb vitin 2005, edhe pse nuk ishte deklaruar. \u201c\u00cbsht\u00eb i pabazuar q\u00ebndrimi i Komisionerit Publik se nuk duhet konsideruar kjo vler\u00eb vet\u00ebm se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar. Harrimi i deklarimit nuk mund t\u00eb sjell\u00eb moskonsiderimin\u201d, pohoi Dodaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e Prel\u00ebs deklaroi se nuk q\u00ebndronte edhe pretendimi tjet\u00ebr i Komisionerit p\u00ebr pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shlyer huan\u00eb n\u00eb vitet 2008 dhe 2009.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, e mori fjal\u00ebn prokurorja Donika Prela e cila p\u00ebrmblodhi q\u00ebndrimin e saj lidhur me shkaqet e ngritura nga Komisioneri. Ajo tha se u q\u00ebndronte konkluzioneve t\u00eb paraqitura prej p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb saj lidhur me burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb duke ritheksuar se t\u00eb ardhurat e deklaruara jan\u00eb reale.<\/p>\n<p>Ajo u ndal edhe n\u00eb \u00e7mimin e blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb. \u201cKemi dor\u00ebzuar prova q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se \u00e7mimi i apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar me shit\u00ebsin. Kemi v\u00ebrtetuar se nj\u00eb tjet\u00ebr ish-kolege ka p\u00ebrfituar apartament me \u00e7mim thuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Ndryshimi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, bashk\u00ebshorti im ka p\u00ebr grua nj\u00eb prokurore, nd\u00ebrsa financierja e ka bashk\u00ebshortin nj\u00eb qytetar t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, deklaroi Prela.<\/p>\n<p>Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se Komisioneri nuk paraqiti pretendime p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figures, edhe pse n\u00eb fillim ka k\u00ebrkuar gjykimin p\u00ebr t\u00eb tri kriteret.<\/p>\n<p>Lidhur me profesionalizmin Prela u ndal tek denoncimi p\u00ebr trajtimin e dy \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb standarte t\u00eb ndryshme, kur t\u00eb pandehurit akuzoheshin p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale. \u201cN\u00eb t\u00eb dy rastet kam respektuar procedurat dhe nuk ka trajtim t\u00eb ndrysh\u00ebm\u201d, pohoi ajo.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e Komisionerit p\u00ebr shqyrtimin e sjelljes gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Prela tha se kjo nuk duhej t\u00eb shqyrtohej nga trupi gjykues.<\/p>\n<p>\u201cKolegji duhet t\u2019u jap\u00eb p\u00ebrgjigje tri pyetjeve: A \u00ebsht\u00eb Donika Prela e korruptuar? A \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb dhe a zot\u00ebron pasuri t\u00eb paligjshme?\u201d, tha prokurorja Prela, duke i k\u00ebrkuar Kolegjit q\u00eb t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e konfirmimit t\u00eb saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPA vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr shpalljen e vendimit m\u00eb dat\u00eb 25 shtator, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, nd\u00ebrsa Prela i rr\u00ebzoi pretendimet e tij dhe k\u00ebrkoi konfirmim.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74597,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,473],"tags":[119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prelaaaa.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesja e Prokurorise se Krimeve te Renda, Donika Prela pas konfirmimit ne KPK. Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74596"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74596"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74596\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74598,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74596\/revisions\/74598"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74597"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74596"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74596"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74596"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}