{"id":74620,"date":"2020-09-15T20:05:00","date_gmt":"2020-09-15T18:05:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-hamitaj-perballet-me-pikepyetjen-19-milione-leke-per-pasurine\/2020\/09\/15\/"},"modified":"2023-04-07T03:19:23","modified_gmt":"2023-04-07T01:19:23","slug":"gjyqtari-hamitaj-perballet-me-pikepyetjen-19-milione-leke-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-hamitaj-perballet-me-pikepyetjen-19-milione-leke-per-pasurine\/2020\/09\/15\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Hamitaj p\u00ebrballet me pik\u00ebpyetjen 19 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit Tritan Hamitaj u p\u00ebrball n\u00eb KPK me dyshimet p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur, kontrata fiktive huaje, munges\u00eb burimesh dhe deklarime t\u00eb pasakta. Hamitaj replikoi duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim metodologjin\u00eb e KPK p\u00ebr llogaritjen e shpenzimeve, nd\u00ebrsa pretendoi se procesi ishte i parregullt dhe se nuk i ishte dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia e mbrojtjes efektive.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_73559\" aria-describedby=\"caption-attachment-73559\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tritan-Hamitaj.gif\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-73559\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tritan-Hamitaj-600x400.gif\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"73559\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-73559\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Tritan Hamitaj duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 15 shtator 2020. Foto: BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mbushur me ironi dhe me mosbesim ndaj procesit t\u00eb vetingut dhe trup\u00ebs gjykuese gjyqtari i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit Tritan Hamitaj, k\u00ebrkoi nd\u00ebr t\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebr shpenzimet jetike, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk kishte dokumentacion, t\u00eb konsideroheshin n\u00eb \u201cnivelin e minimumit jetik\u201d.<\/p>\n<p>Por n\u00eb nj\u00eb replik\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb seksionin e pyetje p\u00ebrgjigjeve relatorja Genta Tafa (Bungo) iu p\u00ebrgjigj po me ironi pretendimeve t\u00eb gjyqtarit se Komisioni b\u00ebnte gabim n\u00eb \u201cvler\u00ebsimin me diskrecion t\u00eb shpenzimeve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSyzet, kollaren dhe kostumin e gjyqtarit, ku t\u2019i p\u00ebrfshijm\u00eb n\u00eb nivelin e varf\u00ebris\u00eb?! Po udh\u00ebtimet n\u00eb Spanj\u00eb?!\u201d, tha Tafa, e cila m\u00eb her\u00ebt ashtu si kryesuesja Suela Zhegu ishin sulmuar personalisht nga gjyqtari q\u00eb pretendoi se ato nuk duhej t\u00eb ishin pjes\u00eb e Komisionit.<\/p>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore e t\u00eb mart\u00ebs n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit q\u00eb zgjati rreth tre or\u00eb filloi me njoftimin se Hamitajt i ishte rr\u00ebzuar se nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e nj\u00eb dite m\u00eb par\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trup\u00ebs, q\u00eb kryesohej nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe an\u00ebtar Lul\u00ebzim Hamitaj.<\/p>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore p\u00ebr Hamitajn ishte p\u00ebrcaktuar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 14 shkurt, por u shty pasi ky i fundit paraqiti rreth 20 k\u00ebrkesa paraprake dhe pasi k\u00ebto t\u00eb fundit iu rr\u00ebzuan, k\u00ebrkoi ndryshimin e trup\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon vendimmarrje nga nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr dhe q\u00eb rrjedhimisht, shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr 24 or\u00eb p\u00ebr m\u00eb 15 shtator.<\/p>\n<p>Lexo m\u00eb shum\u00eb:<\/p>\n<p><a href=\"\/?p=73522\">Komisioni i rr\u00ebzoi nj\u00eb dyzin\u00eb me k\u00ebrkesa nd\u00ebrsa gjyqtari Hamitaj k\u00ebrkon p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/?p=73410\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar \u2013Tritan Hamitaj \u2013Gjykata e Apelit Durr\u00ebs<\/a><\/p>\n<p>Relatorja lexoi nj\u00eb raport t\u00eb gjat\u00eb me gjetje t\u00eb Komisionit ndaj Hamitajt, q\u00eb p\u00ebrfshinin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb deklarimesh t\u00eb pasakta, dyshime p\u00ebr kontrata fiktive huadh\u00ebnie, kontrata fiktive blerje pasurie, dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehura n\u00eb emrin e babait dhe t\u00eb ngjashme. Sipas analiz\u00ebs financiare Hamitaj rezultonte me 19 milion lek\u00eb pasuri q\u00eb nuk mund t\u2019i justifikonte q\u00eb prej vitit 2003 deri n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Hamitaj nuk iu p\u00ebrgjigj drejtp\u00ebrdrejt shumic\u00ebs s\u00eb gjetjeve t\u00eb Komisionit t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb relatim. Ai pretendoi se nuk ishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr mbrojtje ligjore, sepse kishte pritur q\u00eb relacioni i KPK t\u00eb pasqyronte provat q\u00eb ai kishte paraqitur, nd\u00ebrsa n\u00ebnkuptoi se m\u00ebnyra si ishte p\u00ebrpiluar relacioni nuk ishte e plot\u00eb dhe nuk i jepte atij mund\u00ebsi p\u00ebr mbrojtje efektive. \u201cPrap\u00ebsimet e mia, 104 flet\u00eb, nuk u cituan fare nuk u komentuan fare\u201d, tha Hamitaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrjes s\u00eb kryesueses se seanca ishte e till\u00eb q\u00eb ai t\u00eb paraqiste vet\u00eb prap\u00ebsimet nd\u00ebrsa Komisioni lexonte rezultatet e hetimit, Hamitaj iu p\u00ebrgjigj duke k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb q\u00ebndrimin e tij, nd\u00ebrsa n\u00eb fjal\u00ebn e tij iu referua nenit 6 t\u00eb Konvent\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe Lirive Themelore dhe shtroi pretendime p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e gjykat\u00ebs dhe gjith\u00eb procesit.<\/p>\n<p><strong>Problemet me tok\u00ebn dhe t\u00eb ardhurat nga emigracioni<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Genta Tafa vuri n\u00eb dukje n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh q\u00eb fillonin q\u00eb me pasurin\u00eb e par\u00eb t\u00eb gjyqtarit, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke, me ullisht\u00eb dhe vresht\u00eb. Nga gjetjet e Komisionit u vun\u00eb n\u00eb dukje dyshime mbi Aktet e Marrjes s\u00eb Tok\u00ebs n\u00eb Pron\u00ebsi (AMTP), pasi sipas relatores nj\u00eb dublikat\u00eb e paraqitur nga subjekti ishte i ndrysh\u00ebm nga origjinali.<\/p>\n<p>Tafa vuri n\u00eb dukje se edhe pse kishte qen\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb origjinalit t\u00eb cilin e kishte dor\u00ebzuar m\u00eb von\u00eb, gjyqtari kishte paraqitur nj\u00eb dokument q\u00eb nuk ishte i sakt\u00eb. Ajo tha se p\u00ebr tok\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb kishte kat\u00ebr AMTP t\u00eb ndryshme. \u201cBazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna u ngrit\u00ebn dyshime se ishte fshehur AMTP origjinale n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyshit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar trash\u00ebgimtar\u00ebt e tjer\u00eb\u201d, tha Tafa. Hamitaj n\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij tha se dy hallat nuk kishin interes p\u00ebr tok\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb dhe se tokat e tyre n\u00eb Tepelen\u00eb dhe Levan nuk punoheshin.<\/p>\n<p>Problem n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ishte sipas relatimit edhe justifikimi i t\u00eb ardhurave nga toka. Tafa tha se gjyqtari nuk kishte bashk\u00ebpunuar p\u00ebr t\u00eb dokumentuar shpenzimet, nd\u00ebrsa nuk kishte paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar p\u00ebrfitimet nga toka. Hamitaj n\u00eb fjal\u00ebn e tij iu referua nj\u00eb akti ekspertize, sipas t\u00eb cilit dokumentoheshin t\u00eb ardhurat nga kjo pron\u00eb, nd\u00ebrsa tha se toka ishte punuar n\u00eb vijim nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb apartament i bler\u00eb p\u00ebr 1.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2002, por q\u00eb sipas deklarimit t\u00eb vet\u00eb gjyqtarit n\u00eb vitin 2003 kushtonte 3.5 milion lek\u00eb. Hamitaj sipas relatimit kishte th\u00ebn\u00eb se kishte vendosur vler\u00ebn q\u00eb mendonte se kishte apartamenti. Tafa tha se ai nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pretendimesh n\u00eb deklarat\u00ebn veting si burime p\u00ebrfshi t\u00eb ardhurat nga emigracioni dhe firmat piramidale nuk ishin t\u00eb dokumentuara.<\/p>\n<p>Hamitaj pretendoi se kishte ndryshuar burimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri pasi ishte kujtuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe se n\u00eb deklarimin vjetor kjo nuk kishte qen\u00eb e nevojshme. N\u00eb nj\u00eb debat n\u00eb pyetje p\u00ebrgjigje me relatoren ai pretendoi se llogaria bankare parat\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr blerje, kishin qen\u00eb kontribut i gjith\u00eb familjes deri n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>Tafa pyeti Hamitajn n\u00ebse pasuri n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari ishte ndar\u00eb dhe pjes\u00ebtuar n\u00eb ndonj\u00eb moment, por mori p\u00ebrgjigje evazive. Ajo vuri n\u00eb dukje se n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari, deri n\u00eb vitin 2002 dukej q\u00eb kishte vet\u00ebm derdhje dhe t\u00eb gjitha n\u00eb emrin e Hamitajt.<\/p>\n<p>N\u00eb relatim Tafa vuri n\u00eb dukje se pretendimet q\u00eb llogaria bankare ishte bashk\u00ebfinancuar me prind\u00ebrit dhe v\u00ebllez\u00ebrit nuk ishte deklaruar n\u00eb vitin 2003 dhe se nuk provohej q\u00eb t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Gjithashtu t\u00eb paprovuara u gjet\u00ebn pretendimet se n\u00eb llogari ishin t\u00eb ardhura nga trash\u00ebgimia e gjyshes, q\u00eb kishte pasur nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb SHBA q\u00eb i d\u00ebrgonte para prej atje.<\/p>\n<p>Hamitaj pretendoi lidhje t\u00eb af\u00ebrta me ishin pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin nga Greqi, ku ai i kishte th\u00ebn\u00eb Komisionit se kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitet e emigrimit minimalisht 1.9 milion\u00eb dhrahmi. Ai tregoi se kishte foto me personin i cili kishte l\u00ebshuar nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Apartamentet dhe kontratat e huas\u00eb e dhurimeve<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ngriti dyshime p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb fshehur t\u00eb Hamitajt n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait. Sipas KPK babai kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2016, pas nj\u00eb kontrate me kusht, por q\u00eb ishte poseduar nga subjekti dhe ishte ngjitur me apartamentin e tij. Sipas Komisionit nuk kishte arsye p\u00ebr posedimin dhe po ashtu babai nuk kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen dhe nd\u00ebrkoh\u00eb jetonte n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb vet\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Hamitaj nuk dha shpjegime mbi k\u00ebt\u00eb pasuri. Po ashtu ai nuk dha shpjegime n\u00eb lidhje me dyshimet e ngritura nga Komisioni p\u00ebr fshehje mbi nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr shum\u00ebn 134 mij\u00eb euro. Nga relatimi u la t\u00eb kuptohej se n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion ishte p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmes shk\u00ebmbimit motra e bashk\u00ebshortes, por KPK vuri n\u00eb dukje se kishte dyshime q\u00eb transaksioni t\u00eb ishte fshehje e pasuris\u00eb s\u00eb vet\u00eb Hamitajt. KPK vuri n\u00eb dukje se pagesa p\u00ebr apartamentin ishte sipas transaksioni bankar\u00eb 144 mij\u00eb euro, 10 mij\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa ishte deklaruar.<\/p>\n<p>Komisioni tha se motra e bashk\u00ebshortes nuk i kishte pasur mund\u00ebsit\u00eb n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Dyshime t\u00eb ngjashme u krijuan sipas Komisionit edhe p\u00ebr nj\u00eb transaksion me nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi t\u00eb cil\u00ebs gjyqtari i kishte dh\u00ebn\u00eb hua dhe q\u00eb m\u00eb pas n\u00eb mosrealizimin e nj\u00eb kontrata e kishte marr\u00eb <em>cash<\/em> 51 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Tafa vuri n\u00eb dukje se bilancet e kompanis\u00eb dhe tatimet p\u00ebr t\u00eb tregonin se ajo nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb kthente k\u00ebto hua q\u00eb supozohej se kishte marr\u00eb nga subjekti p\u00ebrmes kontratave t\u00eb thjeshta. Parat\u00eb e marra nga kjo kompani q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer m\u00eb pas n\u00eb krijimin e pasurive t\u00eb tjera, u konsideruan nga KPK t\u00eb paligjshme, nd\u00ebrsa u ngrit\u00ebn dyshime se transaksioni mund t\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si \u201cpastrim parash\u201d.<\/p>\n<p>Hamitaj i kund\u00ebrshtoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb gjetjet e Komisionit dhe pretendoi se kompania kishte dor\u00ebzuar bilance fiktive. Ai tha se kishte marr\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb saj dhe po ashtu t\u00eb ortak\u00ebve dhe nga to dhe nga disa kontrata rezultonte se kompania q\u00eb tani kishte nd\u00ebrruar aksioner\u00eb, kishte kryer veprime financiare q\u00eb nuk i kishte deklaruar.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se ajo kishte t\u00eb ardhura dhe se ai nuk mund t\u00eb mbahej p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mosbashk\u00ebpunimin e saj apo p\u00ebr parregullsit\u00eb dhe pun\u00ebn e saj me dy bilance.<\/p>\n<p>E pyetur nga relatorja se pse kishte pranuar transaksione <em>cash<\/em> n\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha dhe a kishte pasur dyshime p\u00ebr pastrim parash, Hamitaj k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo kishte qen\u00eb d\u00ebshira e kompanis\u00eb, nd\u00ebrsa tha se ai kishte deklaruar transaksionet dhe se ai nuk kishte b\u00ebr\u00eb pastrim parash.<\/p>\n<p>Dyshime u ngrit\u00ebn edhe p\u00ebr dy pasuri t\u00eb blera nga bashk\u00ebshortja p\u00ebr 88 mij\u00eb euro. Sipas raportit ato kishin qen\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi, por ishin shitur si apartamente. KPK vuri n\u00eb dukje se ato kishin vijuar t\u00eb p\u00ebrdoreshin si nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi dhe se vlera e blerjes ishte e dyshimt\u00eb, nd\u00ebrsa prej vitesh k\u00ebto pasuri posedoheshin nga subjekti dhe bashk\u00ebshortja, por nj\u00eb diferenc\u00eb prej 63 mij\u00eb eurosh n\u00eb vler\u00ebn e tyre nuk ishte paguar ende.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga qirat\u00eb p\u00ebr disa mjedise u konsideruan t\u00eb dyshimta nga KPK dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb, pasi u vu n\u00eb dukje se marr\u00ebveshjet e qiras\u00eb ishin lidhur para se t\u00eb kryhej blerja ose n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb. Hamitaj n\u00eb nj\u00eb rast kishte pretenduar se shit\u00ebsi kishte fituar pron\u00ebsin\u00eb m\u00eb von\u00eb se sa koha kur ishte premtuar blerja, por KPK kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se certifikata ishte nj\u00eb muaj para. P\u00ebr pasurin\u00eb tjet\u00ebr gjyqtari pretendoi se kishte pasur shum\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr ta marr\u00eb me qira.<\/p>\n<p>T\u00eb pa shpjeguara mbet\u00ebn t\u00eb ardhura nga nj\u00eb donator, i cili paguante nj\u00eb shum\u00eb deri n\u00eb 1.2 milion\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb birin e gjyqtarit. Hamitaj kishte deklaruar se kishte takuar biznesmenin n\u00eb plazh dhe ai kishte premtuar dhurimin pa kusht t\u00eb nj\u00eb shume t\u00eb caktuar p\u00ebr shpenzime p\u00ebr t\u00eb birin.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se Hamitaj kishte refuzuar t\u00eb jepte dokumentacion se sa ishin k\u00ebto shpenzime. Sipas KPK dhuruesi, i njohur rast\u00ebsisht me gjyqtarin, kishte dh\u00ebn\u00eb rreth 3 milion n\u00eb disa vite p\u00ebr bamir\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Debati mbi minimumin jetik<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb debat me relatoren Hamitaj pretendoi se nuk kishte pasur, n\u00eb dijeni t\u00eb tij, kontakte me persona me probleme me ligjin.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr procesi nuk kishte qen\u00eb i rregullt dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se arsyeja pse kishte k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtim t\u00eb trup\u00ebs, ishte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb KPK t\u00eb vet\u00eb rregullohej. Hamitaj vuri n\u00eb dyshim ligjshm\u00ebrin\u00eb e dy an\u00ebtareve t\u00eb trup\u00ebs dhe po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb parregullsi n\u00eb llogaritjen e shpenzimeve dhe n\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se shpenzimet jetike ishin llogaritur nj\u00ebsoj si p\u00ebr t\u00eb vjehrr\u00ebn e ndjer\u00eb q\u00eb sipas tij ishte invalide apo p\u00ebr prind\u00ebrit e tij q\u00eb kishin jetuar n\u00eb fshat dhe q\u00eb sipas tij nuk kishin pasur t\u00eb nj\u00ebjtat shpenzime.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se KPK n\u00eb t\u00eb gjitha proceset duhej t\u00eb kishte marr\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr shpenzimet jetike minimumin jetik, duke arsyetuar se mesatarja e shpenzimeve e p\u00ebrcaktuar nga INSTAT nuk kishte baz\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>Por relatoja e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb nj\u00eb seri pyetjesh dhe komentesh ia kund\u00ebrshtoi pretendimet. Tafa theksoi jo pa ironi se shpenzimet e kryera nga gjyqtar\u00ebt nuk ishin n\u00eb minimumin jetik, nd\u00ebrsa theksoi se si person vet\u00ebdeklarues subjekti duhej t\u00eb kishte dokumentuar shpenzimet q\u00eb kryente.<\/p>\n<p>N\u00eb shk\u00ebmbim Tafa pyeti Hamitajn n\u00ebse ishte nj\u00ebsoj \u201ct\u00eb ngr\u00ebnat e nj\u00eb gjyqtari, me ato t\u00eb nj\u00eb personi q\u00eb jeton n\u00eb minimumin jetik\u201d, nd\u00ebrsa theksoi se shpenzimet e familjes s\u00eb Hamitaj ishin llogaritur 50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.\u00a0 N\u00eb replik\u00eb ajo i tha Hamitaj se as minimumi jetik, q\u00eb po ashtu p\u00ebrcaktohej nga INSTAT, nuk ishte i rregulluar me ligj dhe se kishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb si mesatarja e shpenzimeve.<\/p>\n<p>Tafa po ashtu reagoi edhe mbi pretendimet e Hamitaj p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ishin kryer proceset n\u00eb KPK deri n\u00eb at\u00eb moment.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Hamitaj n\u00eb fjal\u00ebn e tij iu referua disa t\u00eb ardhurave si \u201clek\u00eb privatizimi\u201d. Ai foli mbi 10 minuta mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si duhej t\u00eb ishin konsideruar k\u00ebto para, q\u00eb kryesisht ishin trash\u00ebguar nga e shoqja p\u00ebr shkak se t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb saj kishin qen\u00eb t\u00eb persekutuar.<\/p>\n<p>Hamitaj pretendoi se kishte nj\u00eb vendim t\u00eb KPK kur k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk ishin par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb ai e p\u00ebrdori p\u00ebr procesin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Por kur Tafa n\u00eb replik\u00eb e pyeti at\u00eb n\u00ebse k\u00ebto t\u00eb ardhura i ishin p\u00ebrmendur n\u00eb relacion dhe n\u00ebse i ishin mohuar n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai pranoi se kjo nuk kishte ndodhur. Tafa la t\u00eb kuptohej se ishte e habitshme q\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e tij Hamitaj nuk kishte mbrojtur veten, por kishte folur p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb nuk i p\u00ebrmendej dhe as i ishte mohuar n\u00eb relatim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit Tritan Hamitaj u p\u00ebrball n\u00eb KPK me dyshimet p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur, kontrata fiktive huaje, munges\u00eb burimesh dhe deklarime t\u00eb pasakta. Hamitaj replikoi duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim metodologjin\u00eb e KPK p\u00ebr llogaritjen e shpenzimeve, nd\u00ebrsa pretendoi se procesi ishte i parregullt dhe se nuk i ishte dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74621,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[170,116,118,171,694,695,696,227],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tritan-Hamitaj.gif","fifu_image_alt":"Gjyqtari Tritan Hamitaj duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 15 shtator 2020. Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74620"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74620"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74620\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74622,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74620\/revisions\/74622"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}