{"id":74629,"date":"2020-09-14T18:39:08","date_gmt":"2020-09-14T16:39:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-i-cileson-te-paligjshme-te-ardhurat-e-bashkeshortit-te-gjyqtares-nga-euralius\/2020\/09\/14\/"},"modified":"2023-04-07T03:19:52","modified_gmt":"2023-04-07T01:19:52","slug":"kpk-i-cileson-te-paligjshme-te-ardhurat-e-bashkeshortit-te-gjyqtares-nga-euralius","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-i-cileson-te-paligjshme-te-ardhurat-e-bashkeshortit-te-gjyqtares-nga-euralius\/2020\/09\/14\/","title":{"rendered":"KPK i cil\u00ebson \u201ct\u00eb paligjshme\u201d t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares nga Euralius"},"content":{"rendered":"<p>Mosdokumentimi i pages\u00ebs s\u00eb tatimeve n\u00eb burim p\u00ebr pun\u00ebn e bashk\u00ebshortit si p\u00ebrkthyes i gjermanishtes p\u00ebr disa institucione p\u00ebrfshi ato q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi si Euralius dhe IRZ, u ngrit\u00ebn si problemi kryesor\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn veting ndaj gjyqtares Fjoralba Prifti. Gjyqtarja i cil\u00ebsoi t\u00eb padrejta konstatimet, nd\u00ebrsa tha se \u201cnj\u00eb konkluzion i till\u00eb v\u00eb n\u00eb dyshim ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre institucioneve\u201d.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_73520\" aria-describedby=\"caption-attachment-73520\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/FjoralbaPrifti.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-73520 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/FjoralbaPrifti-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"73520\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-73520\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit Administratic, Fjoralba Prifti | Foto: V. Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca ndaj gjyqtares Fjoralba Prifti t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit n\u00eb Komisionin e Pavarur u fokusua kryesisht n\u00eb v\u00ebrtetimin e pages\u00ebs s\u00eb tatimeve nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb ardhurash si p\u00ebrkthyes i gjermanishtes.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb h\u00ebn\u00ebn u vu n\u00eb dukje se nd\u00ebrsa v\u00ebrtetohej puna e kryer dhe kontratat e sh\u00ebrbimit me institucione t\u00eb ndryshme t\u00eb huaja dhe shqiptare, p\u00ebrfshi Projektin e Bashkimit Europian p\u00ebr Konsolidimin e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Euralius dhe Fondin Gjerman p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb IRZ (Internationale Rechtliche Zusammenarbeit) financuesi kryesor\u00eb i Euralius. T\u00eb ardhurat nga k\u00ebto pun\u00eb si\u00e7 tha Prifti n\u00eb seanc\u00eb nuk ishin cil\u00ebsuar t\u00eb ligjshme pasi nuk dokumentohej pagesa e tatimeve.<\/p>\n<p>\u201cDeri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme ato q\u00eb jan\u00eb deklaruar dhe \u00ebsht\u00eb provuar pagesa e detyrimeve tatimore,\u201d tha relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Valbona Sanxhaktari.<\/p>\n<p>\u201cPor nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb disa nga t\u00eb ardhurat p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ka kontrata dhe t\u00eb ardhurat e dokumentuara, por p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ka arritur t\u00eb konfirmoj\u00eb pages\u00ebn e tatimit,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Sanxhaktari vuri n\u00eb dukje se gjyqtarja rezultonte n\u00eb analiz\u00eb fiananciare me nj\u00eb diferenc\u00eb negative prej mbi 4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por Prifti kund\u00ebrshtoi k\u00ebto gjetje. Ajo tha se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit ishin nga puna si p\u00ebrkthyes, nd\u00ebrsa theksoi se nd\u00ebr t\u00eb ardhurat e konsideruara t\u00eb paligjshme ishin edhe ato nga Euralius dhe IRZ.<\/p>\n<p>\u201cEuralius e IRZ q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, t\u00eb ardhurat nga t\u00eb cilat m\u00eb jan\u00eb konsideruar si t\u00eb paligjshme&#8230; Nuk mendoj q\u00eb nj\u00eb konstatim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb,\u201d tha Prifti.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb arrinim n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion, v\u00ebm\u00eb n\u00eb dyshim edhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre institucioneve n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d tha Prifti.<\/p>\n<p>Seanca p\u00ebr Priftin u drejtua nga Pamela Qirko me an\u00ebtar Lulzim Hamitaj dhe relatore Valbona Sanxhaktarin. V\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte Tom\u00e7i Petkovi\u00e7.<\/p>\n<p>Fjoralba Prifti ka mbaruar studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2002 dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lezh\u00ebs. N\u00eb vitin 2014, Prifti \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2016 \u00ebsht\u00eb dekretuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Administrativ n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit <\/strong><\/p>\n<p>Relatimi mbi kriterin e pasuris\u00eb p\u00ebr Priftin nisi me raportin negativ t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit e Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave. Ky i fundit pretendonte se gjyqtarja nuk kishte deklaruar sakt\u00eb, kishte b\u00ebr\u00eb fshehje dhe kishte munges\u00eb burimesh.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se KPK kishte b\u00ebr\u00eb hetimin e saj duke u fokusuar fillimisht te blerja nga bashk\u00ebshorti e nj\u00eb apartamenti p\u00ebr 78 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2004, dy vjet para martes\u00ebs. Apartamenti sipas relatimit ishte paguar pjes\u00ebrisht para martes\u00ebs dhe dy k\u00ebste pas saj, nd\u00ebrsa ishin paguar p\u00ebrmes kursimeve t\u00eb tij dhe nj\u00eb huaje nga babai.<\/p>\n<p>Sipas relatimit ishte gjetur q\u00eb nuk ishte deklaruar burimi i k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit si person i lidhur n\u00eb vitin 2006 dhe se as ky as babai nuk provonin t\u00eb kishin burim t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Por Prifti kund\u00ebrshtoi gjetjet. Ajo vuri n\u00eb dukje se pasuria ishte sidoqoft\u00eb e krijuar para martes\u00ebs dhe se edhe pagesat e tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb kryera pas martese n\u00eb vitin 2006, ishin b\u00ebr\u00eb nga t\u00eb ardhurat vetjake t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu vuri n\u00eb dukje se t\u00eb ardhurat e tij ishin t\u00eb ligjshme dhe se mund t\u00eb provohej puna e tij si p\u00ebrkthyes, nj\u00eb pun\u00eb e kryer n\u00eb Gjermani dhe t\u00eb ngjashme. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ajo tha edhe p\u00ebr vjehrrin edhe pse k\u00ebmb\u00ebnguli se ai nuk duhej t\u00eb konsiderohej person tjet\u00ebr i lidhur, pasi ajo nuk kishte pasur me t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie financiare dhe se huaja ishte marr\u00eb para martese.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjt\u00eb ishte edhe debati n\u00eb lidhje me likuiditete bankare t\u00eb \u00e7iftin n\u00eb shum\u00ebn 21 milion lek\u00eb. Sanxhaktari num\u00ebroi disa llogari dhe obligacione bankare, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se analiza financiare e nxirrte Priftin me bilanc negativ n\u00eb disa vite, pa llogaritur mungesat e bashk\u00ebshortit para martese.<\/p>\n<p>Sanxhaktari vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr disa prej t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara t\u00eb bashk\u00ebshortit, nuk kishte dokumentacion dhe nuk provohej pagesa e tatimeve.<\/p>\n<p>Gjyqtarja kund\u00ebrshtoi versionin e relatuar. Ajo tha se kishte shpresuar q\u00eb analiza financiare do t\u00eb kishte reflektuar gabimet q\u00eb ajo kishte gjetur, por u sqarua nga kryesuesja se q\u00ebndrimet e saj do merreshin parasysh vet\u00ebm para vendimit dhe se relatimi ishte i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin i ishte kaluar barra e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Prifti u fokusua m\u00eb pas gjat\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit si p\u00ebrkthyes, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se puna e tij ishte e ligjshme. Megjithat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ajo pranoi se edhe p\u00ebr pun\u00eb me institucione si Kultur Kontakt Austria dhe mjaft t\u00eb ngjashme nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb gjente dokumentacion.<\/p>\n<p>Prifti solli si prov\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga atasheu i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme Austriake q\u00eb sipas saj i kishte b\u00ebr\u00eb me dije shkat\u00ebrrimin e dokumenteve pas nj\u00eb periudhe kohore dhe p\u00ebrgjigjen e Drejtoris\u00eb s\u00eb Tatimeve p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e KPK-s\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn n\u00eb pyetjet e tyre p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar mbi k\u00ebt\u00eb raport t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe pages\u00ebn e tatimeve. Ato k\u00ebrkuan t\u00eb dinin n\u00ebse vet\u00eb gjyqtarja ishte interesuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00ebse p\u00ebr k\u00ebto pagesa ishin paguar detyrimet tatimore dhe p\u00ebr arsyet se p\u00ebrse ai nuk ishte regjistruar si person fizik n\u00eb zyr\u00ebn e tatimeve.<\/p>\n<p>Prifti tha se nuk kishte pasur interes t\u00eb till\u00eb dhe i kishte besuar sinqeritetit t\u00eb bashk\u00ebshortit. Ajo theksoi se ky i fundit kishte paguar si individ m\u00eb shum\u00eb tatime mbi t\u00eb ardhurat se sa po t\u00eb ishte regjistruar si person fizik. Ajo po ashtu theksoi se tatimet p\u00ebr kontratat e sh\u00ebrbimit me individ, paguheshin n\u00eb burim nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe jo nga p\u00ebrfituesi.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm p\u00ebr vitet p\u00ebr balanc\u00eb negative, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e pagesave t\u00eb p\u00ebrkthimeve q\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare, vijn\u00eb nga p\u00ebrkthime p\u00ebr PAMECA, p\u00ebr Ministrin\u00eb e Brendshme Austriake, p\u00ebr Kultur Kontakt t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Arsimit Austriak, nga Fondacionet \u201cFriedrich Erbert\u201d dhe \u201cKonrad Adenauer\u201d, e t\u00eb tjera,\u201d,tha Prifti.<\/p>\n<p>Ajo vuri n\u00eb dukje se i shoqi kishte p\u00ebrkthyer dokumentacion zyrtar p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Asocim Stabilizimit dhe at\u00eb t\u00eb Liberalizimit t\u00eb Vizave.<\/p>\n<p>KPK tha se nga hetimi ishin v\u00ebn\u00eb re disa derdhje cash n\u00eb llogarit\u00eb e bashk\u00ebshortit, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk njihej burimi. Prifti k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb disa raste b\u00ebhej fjal\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr zhvendosje parash nga nj\u00eb bank\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn dhe po ashtu theksoi se p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe ekonomia shqiptare ishte e bazuar n\u00eb cash dhe se bashk\u00ebshorti ishte paguar n\u00eb cash ose p\u00ebrmes \u00e7eqeve bankare. Ajo tha se shumat sipas saj nga p\u00ebrkthimet kishin qen\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se kufizimet nga ligji i koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sipas KPK, Prifti kishte qen\u00eb p\u00ebr disa vite me radh\u00eb, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb prokure p\u00ebrfaq\u00ebsuese e t\u00eb v\u00ebllait dhe kishte kryer veprime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Komisioni vuri n\u00eb dukje se n\u00eb nj\u00eb rast n\u00eb dy kontrata ishin b\u00ebr\u00eb para noterit n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb v\u00ebllai i subjektit nuk kishte qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Prifti i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto gjetje. Ajo tha se n\u00eb kontratat n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebr shit-blerjen e dy apartamenteve n\u00eb Sh\u00ebngjin, nuk kishte qen\u00eb pal\u00eb. Nd\u00ebrsa b\u00ebri me dije se kontratat ishin korrigjuar dhe se n\u00eb datat q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb, v\u00ebllai kishte qen\u00eb i pranish\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjetjes s\u00eb KPK se nuk kishte deklaruar n\u00eb momentin e \u00e7eljes s\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimie p\u00ebrfitimin e saj, Prifti tha se nuk kishte pasur dijeni dhe se e kishte deklaruar menj\u00ebher\u00eb sapo kishte marr\u00eb informacionin n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Gjyqtarja u gjet pa probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive profesionale. Po ashtu nuk u vun\u00eb n\u00eb dukje probleme nga 21 denoncimet q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb ndaj saj. P\u00ebr dy kall\u00ebzime penale ndaj saj u tha se ishte vendosur mosfillimi nga prokuroria.<\/p>\n<p>Prifti k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb nd\u00ebrsa seanca e radh\u00ebs u caktua n\u00eb 18 shtator n\u00eb or\u00ebn 10.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mosdokumentimi i pages\u00ebs s\u00eb tatimeve n\u00eb burim p\u00ebr pun\u00ebn e bashk\u00ebshortit si p\u00ebrkthyes i gjermanishtes p\u00ebr disa institucione p\u00ebrfshi ato q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi si Euralius dhe IRZ, u ngrit\u00ebn si problemi kryesor\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn veting ndaj gjyqtares Fjoralba Prifti. Gjyqtarja i cil\u00ebsoi t\u00eb padrejta konstatimet, nd\u00ebrsa tha se \u201cnj\u00eb konkluzion i till\u00eb v\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74630,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,2,473],"tags":[700,145,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/FjoralbaPrifti.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti | Foto: V. Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74629"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74629"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74629\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74631,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74629\/revisions\/74631"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74630"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74629"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74629"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74629"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}