{"id":74635,"date":"2020-09-14T14:53:26","date_gmt":"2020-09-14T12:53:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-alket-mersini-perballet-me-probleme-per-pasurine\/2020\/09\/14\/"},"modified":"2023-04-07T03:20:06","modified_gmt":"2023-04-07T01:20:06","slug":"prokurori-alket-mersini-perballet-me-probleme-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-alket-mersini-perballet-me-probleme-per-pasurine\/2020\/09\/14\/","title":{"rendered":"Prokurori Alket Mersini p\u00ebrballet me probleme p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e dy apartamenteve dhe pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime. Prokurori Mersini u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr nj\u00eb transfert\u00eb 40 mij\u00eb euro nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese q\u00eb u shiti apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij dhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_73512\" aria-describedby=\"caption-attachment-73512\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Alket-Mersini.gif\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-73512\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Alket-Mersini-600x400.gif\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"73512\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-73512\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Alket Mersini n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 14 shtator 2020. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori n\u00eb Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Alket Mersini u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet p\u00ebr burimet financiare p\u00ebr dy apartamente dhe nj\u00eb vler\u00eb 40 mij\u00eb euro q\u00eb nj\u00eb kompani nd\u00ebrtuese kishte depozituar n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr prokurorin Mersini p\u00ebrb\u00ebhet nga Etleda \u00c7iftja kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Xhensila Pine an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Alket Mersini e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe p\u00ebrgjat\u00eb dy dekadave ka punuar si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit dhe at\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Pamela Qirko tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se hetimi administrativ p\u00ebr prokurorin Mersini ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Analiza e Komisionit \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb mbi burimet financiare t\u00eb deklaruara p\u00ebr blerjen dy apartamenteve, nj\u00eb t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2003 n\u00eb qytetin e Elbasanit dhe tjetrin n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh p\u00ebr apartamentet<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr shum\u00ebn 58 mij\u00eb e 406 euro, Mersini ka pasqyruar si burim n\u00eb deklarat\u00ebn veting vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb Elbasan n\u00eb shum\u00ebn 12.5 milion\u00eb lek\u00eb, po at\u00eb vit. Sipas relatores Qirko, kontrata e shit-blerjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u tha se, n\u00eb vitin 2010, Mersini ka deklaruar t\u00ebrheqjen e vler\u00ebs 2.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr porositjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, tek Kodra e Diellit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2011 ka pasqyruar kontrat\u00ebn e porositjes.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn veting \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar si burim vet\u00ebm vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb Elbasan. Qirko tha se subjekti ka shpjeguar se shuma e t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2010 kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e kaparit. Trupi gjykues vler\u00ebson se Mersini ka qen\u00eb i pasakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting pasi nuk ka pasqyruar si burim edhe kursimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK konkludon se bashk\u00ebshort\u00ebt Mersini kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 2.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Mersini e cil\u00ebsoi si harres\u00eb mosdeklarimin e vler\u00ebs s\u00eb kaparit t\u00eb paguar n\u00eb vitin 2010 dhe theksoi se kjo shum\u00eb rridhte nga burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar edhe burimin tjet\u00ebr t\u00eb deklaruar, vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb Elbasan n\u00eb shum\u00ebn 12.5 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas relatores Qirko, bashk\u00ebshort\u00ebt Mersini i kan\u00eb kaluar bler\u00ebsit n\u00eb vitin 2011 t\u00eb drejtat mbi apartamentin q\u00eb kishin prenotuar n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ mbi k\u00ebt\u00eb burim ka rezultuar se Mersini n\u00eb vitin 2003 kishte prenotuar 2 apartamente 1+1 n\u00eb Elbasan, me sip\u00ebrfaqe totale 120 m2 p\u00ebr vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, n\u00eb vitin 2003 kur \u00ebsht\u00eb firmosur kontrata e porosis\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar edhe vlera 4 milion\u00eb lek\u00eb. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Mersini nuk ka pasqyruar n\u00eb vitin 2003 porositjen e k\u00ebsaj pasurie dhe pages\u00ebn e shum\u00ebs 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Mersini ka pranuar pasakt\u00ebsin\u00eb dhe ka shpjeguar para trupit gjykues t\u00eb KPK se nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2003, pasi ishte deklarata e par\u00eb dhe nd\u00ebrkoh\u00eb nuk ishte pronar juridik i k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2004 ka deklaruar se e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb shum\u00ebn 3.3 milion\u00eb lek\u00eb dhe ka pasqyruar si burime 10 mij\u00eb USD t\u00eb dh\u00ebna nga v\u00ebllai n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb heqjes dor\u00eb nga bashk\u00ebpron\u00ebsia mbi nj\u00eb apartament t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e origjin\u00ebs me privatizim; 10 mij\u00eb USD t\u00eb dhuruara nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes si dhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera shitja e nj\u00eb apartamenti q\u00eb kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se subjekti dhe bashk\u00ebshortja kishin pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2000. Gjithashtu, edhe v\u00ebllai ka rezultuar se kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursente vler\u00ebn 10 mij\u00eb USD q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb heqjes dor\u00eb nga bashk\u00ebpron\u00ebsia e apartamentit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb prokurorit Mersini. Por, p\u00ebr shkak se ne deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb vitit 2004 cil\u00ebsohej se vlera 10 mij\u00eb USD ishte dh\u00ebn\u00eb po k\u00ebt\u00eb vit dhe jo n\u00eb 2003-in, Komisioni nuk e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>\u201cDeklaroj se v\u00ebllai ma ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb n\u00eb vitin 2003 dhe Komisioni ta vler\u00ebsoj\u00eb sit \u00eb doj\u00eb, edhe si nj\u00eb ndihm\u00eb. V\u00ebllai ka pasur burime t\u00eb ligjshme dhe nga shitja e atij apartamenti nuk kam p\u00ebrfituar asgj\u00eb tjet\u00ebr\u201d, pohoi Mersini gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Qirko tha se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 10 mij\u00eb USD q\u00eb i kan\u00eb dhuruar vajz\u00ebs s\u00eb tyre, vler\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb nga burimet p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Elbasan. \u00a0Ve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb burimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb t\u00eb dhuruar nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes, ashtu si n\u00eb vler\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllai konstatohet pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e vitit kur jan\u00eb p\u00ebrfituar. Edhe n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se vlera 10 mij\u00eb USD \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2004, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Mersini ka pretenduar se ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2003 kur ka porositur apartamentin n\u00eb Elbasan dhe ka paguar vler\u00ebn 4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe vlera e dhuruar nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Mersini deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se v\u00ebrtetohej nga derdhjet e kryera n\u00eb llogari se k\u00ebto vlera ishin dh\u00ebn\u00eb nga familjar\u00ebt n\u00eb vitin 2003. Ai shpjegoi se n\u00ebna e bashk\u00ebshortes kishte pasur nj\u00eb aktivitet t\u00eb shitjeve t\u00eb produkteve ushqimore dhe bulmetit q\u00eb prej vitit 1991. Prokurori Mersini tha se kishte arritur t\u00eb siguronte dokumentacion p\u00ebr periudh\u00ebn 1991-1996 dhe p\u00ebr periudh\u00ebn pas vitit 1999 kur dyqani ishte dh\u00ebn\u00eb me qira nga vjehrra. Sipas tij, nga rezulton se familjar\u00ebt e bashk\u00ebshortes kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursenin vler\u00ebn 10 mij\u00eb USD q\u00eb i kan\u00eb dhuruar vajz\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Krahas prenotimit t\u00eb apartamentit n\u00eb Elbasan, subjekti ka pasqyruar edhe likujditete &#8211; nga t\u00eb cilat 2.5 milion\u00eb n\u00eb gjendje <em>cash<\/em> t\u00eb kursyera nga vet\u00eb prokurori Mersini; bashk\u00ebshortja gjendje <em>cash<\/em> n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb llogari bankare n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, ai ka deklaruar edhe blerjen e nj\u00eb autoveture n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Qirko tha se nga analiza financiare e shtrir\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 1996-2003, \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb munges\u00eb burimesh p\u00ebr pages\u00ebn e apartamentit n\u00eb Elbasan, krijimin e likujditeteve dhe shpenzimeve n\u00eb shum\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Mersini k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshortja nga nj\u00eb projekt me nj\u00eb universitet n\u00eb Franc\u00eb gjat\u00eb viteve 1995-1996 n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb franga franceze, si dhe t\u00eb ardhura nga nj\u00eb pun\u00eb e dyt\u00eb e saj pran\u00eb nj\u00eb agjencie turistike n\u00eb vitet 1997-1998.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse konsiderohen t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb ardhura, analiza del pozitive\u201d, pohoi Mersini.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin n\u00eb Elbasan, Mersini ka shpjeguar se e ka marr\u00eb n\u00eb gjendje karabinaje dhe se n\u00eb vitin 2004 ka shpenzuar 2.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr punimet e brendshme. Komisioni konstaton se Mersini e ka deklaruar n\u00eb vitin 2004 pak\u00ebsimin e vler\u00ebs 2.5 milion\u00eb lek\u00eb si shpenzim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Mersini k\u00ebrkoi n\u00eb seanc\u00eb q\u00eb Komisioni t\u00eb korrigjonte vler\u00ebn e shpenzimeve n\u00eb analiz\u00eb, pasi ishte sh\u00ebnuar 2.9 milion\u00eb dhe jo 2.5 milion\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se ka shpenzuar edhe 10 mij\u00eb euro gjat\u00eb viteve 2004-2005 p\u00ebr arredimin e k\u00ebtij apartamenti dhe se vlera totale e shpenzimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb 7.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Mersini nuk ka paguar tatimin mbi t\u00eb ardhurat n\u00eb vler\u00ebn 8.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb Elbasan dhe p\u00ebr pasoj\u00eb kjo shum\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Mersini tha se diferenca e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb Elbasan nuk ishte 8.5 milion\u00eb lek\u00eb, pasi prej zbritjes s\u00eb shpenzimeve n\u00eb shum\u00ebn 7.7 milion\u00eb prej vler\u00ebs s\u00eb shitjes 12.5 milion\u00eb, diferenca mbetej 4.8 milion\u00eb lek\u00eb. Ai tha se n\u00eb vitin 2011 nuk parashikohej n\u00eb ligj q\u00eb t\u00eb paguhej tatim p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb t\u00eb drejte reale, por vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhurat e shitjes s\u00eb nj\u00eb prone. Mersini shpjegoi se ai nuk e zot\u00ebronte ende si pron\u00eb t\u00eb tij\u00ebn apartamentin n\u00eb Elbasan dhe se kishte shitur t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb g\u00ebzonte nga prenotimi. Sipas, tij, vet\u00ebm n\u00eb vitin 2018 legjislacioni parashikonte edhe tatimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb t\u00eb drejte reale.<\/p>\n<p>\u201cKonsideroj se p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk duhet t\u00eb paguaj tatime dhe se shuma e p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb e ligjshme\u201d, pohoi Mersini.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko vijoi se n\u00eb vitin 2011 subjekti ka deklaruar krijimin e nj\u00eb depozite me afat 1-vje\u00e7ar n\u00eb shum\u00ebn 4.7 milion\u00eb lek\u00eb dhe likujditetet n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb. Duke qen\u00eb se Komisioni nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb Elbasan, Mersini ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn -7.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vendin e quajtur Kodra e Diellit n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p><strong>Transferta n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortes<\/strong><\/p>\n<p>KPK konstaton transferimin e nj\u00eb vlere 40 mij\u00eb euro nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ku kan\u00eb bler\u00eb apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb prokurorit Mersini. \u201cSubjekti ka shpjeguar se kjo transfert\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer gabimisht nga shoq\u00ebria dhe se \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr dhe i \u00ebsht\u00eb kthyer kompanis\u00eb nd\u00ebrtuese\u201d, pohoi relatorja Qirko.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Mersini u pyet nga an\u00ebtaret e trupit gjykues dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar lidhur me k\u00ebt\u00eb transfert\u00eb, duke i k\u00ebrkuar t\u00eb shpjegoj\u00eb se p\u00ebrse nuk ishte kthyer n\u00eb rrug\u00eb bankare por n\u00eb gjendje <em>cash<\/em>.<\/p>\n<p>Pokurori Mersini tha se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ai punonte n\u00eb Durr\u00ebs dhe se bashk\u00ebshortja e kishte t\u00ebrhequr vler\u00ebn dhe fillimisht kishte dashur ta depozitonte n\u00eb llogarin\u00eb e saj. Ai theksoi se sapo e kishte m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortes q\u00eb t\u2019ia kthente shoq\u00ebris\u00eb dhe se k\u00ebshtu kishte ndodhur. \u201cEdhe shoq\u00ebria ka deklaruar se ka qen\u00eb nj\u00eb gabim dhe vlera i \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb ark\u00eb kompanis\u00eb nd\u00ebrtuese. V\u00ebrtetohet q\u00eb kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb bank\u00eb nga llogaria po n\u00eb at\u00eb koh\u00eb\u201d, pohoi Mersini.<\/p>\n<p>Prokurori Mersini u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nga kryesuesja Etleda \u00c7iftja p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip Benz q\u00eb e ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2015, por q\u00eb nga hetimi ka rezultuar se e kishte pasur n\u00eb p\u00ebrdorim me t\u00eb drejta t\u00eb plota prej vitit 2008. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, nj\u00eb shtetas me banim n\u00eb Itali i ka dh\u00ebn\u00eb prokurorit Mersini prokur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij mjeti, pagimin e dogan\u00ebs dhe t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ta kaluar n\u00eb pron\u00ebsi. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti e ka paguar dogan\u00ebn n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Mersini pohoi se k\u00ebt\u00eb automjet e kishte pasur n\u00eb p\u00ebrdorim vet\u00ebm p\u00ebr dy ose tre muaj dhe se m\u00eb pas ia kishte kthyer pronarit. Ai shpjegoi se personin q\u00eb zot\u00ebronte k\u00ebt\u00eb mjet e kishte njohur nga nj\u00eb mik i p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe koleg i tij, pasi punonte si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore. Prokurori Mersini deklaroi gjat\u00eb seanc\u00ebs se n\u00eb vitin 2008 kishte bler\u00eb nj\u00eb autovetur\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb e kishte shitur n\u00eb vitin 2015 dhe se kjo tregonte se ai e kishte p\u00ebrdorur mjetin tip Benz vet\u00ebm dy ose tre muaj.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Mersini nuk ka deklaruar dy kredi t\u00eb marra nga fondi Besa n\u00eb shumat 150 mij\u00eb dhe 200 mij\u00eb t\u00eb marra n\u00eb vitet 2002 dhe 2004.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se n\u00eb vitin 2016, gjendja e likujditeteve rezulton t\u00eb jet\u00eb disa her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb nga ajo e deklaruar. Relatorja Qirko tha se rezulton nj\u00eb diferenc\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga ato q\u00eb jan\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>Prokurori Mersini u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr profesionalizmin u evidentuan zvarritje t\u00eb pajustifikuara p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillim. Mersini shpjegoi se dosjet merren disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb dhe se ka deleguar veprime hetimore. \u201cJam p\u00ebrpjekur t\u00eb jem gjithmon\u00eb korrekt tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Mersini tha se ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb jepte p\u00ebrgjigje shteruese p\u00ebr \u00e7do gjetje t\u00eb Komisionit dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 16 shtator, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e dy apartamenteve dhe pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime. Prokurori Mersini u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr nj\u00eb transfert\u00eb 40 mij\u00eb euro nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese q\u00eb u shiti apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij dhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74636,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[692,288,118,367,122,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Alket-Mersini.gif","fifu_image_alt":"Prokurori Alket Mersini n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 14 shtator 2020. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74635"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74635"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74635\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74637,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74635\/revisions\/74637"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74636"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}