{"id":74644,"date":"2020-09-11T18:44:54","date_gmt":"2020-09-11T16:44:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kemi-kontrate-paramartesore-gjyqtari-arjan-qafa-tenton-te-distancohet-nga-parate-e-bashkeshortes\/2020\/09\/11\/"},"modified":"2023-04-07T03:20:25","modified_gmt":"2023-04-07T01:20:25","slug":"kemi-kontrate-paramartesore-gjyqtari-arjan-qafa-tenton-te-distancohet-nga-parate-e-bashkeshortes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kemi-kontrate-paramartesore-gjyqtari-arjan-qafa-tenton-te-distancohet-nga-parate-e-bashkeshortes\/2020\/09\/11\/","title":{"rendered":"\u2018Kemi kontrat\u00eb paramartesore\u2019: Gjyqtari Qafa tenton t\u00eb distancohet nga parat\u00eb e s\u00eb shoqes"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit Administrativ, Arjan Qafa u p\u00ebrpoq t\u00eb shmangte barr\u00ebn p\u00ebr 80 mij\u00eb euro cash t\u00eb deklaruara nga\u00a0 bashk\u00ebshortja dhe 7.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara si interesa huaje p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate t\u00eb diskutueshme\u00a0 paramartesore. Sipas Komisionit, t\u00eb paprovuara jan\u00eb edhe 47 mij\u00eb euro dhurata nga familjar\u00ebt.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_73473\" aria-describedby=\"caption-attachment-73473\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjan-Qafa-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-73473 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjan-Qafa-KPK-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"73473\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-73473\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit Administrativ, Arjan Qafa p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb gjat\u00eb me pyetje-p\u00ebrgjigje n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb premten, gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Arjan Qafa u p\u00ebrpoq t\u00eb shmangte p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar 80 mij\u00eb euro cash, q\u00eb sipas deklarimeve ishin zot\u00ebruar nga bashk\u00ebshorja para martese dhe kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb krijuar rreth 7.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura nga huat\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo pasuri kishte sh\u00ebrbyer, sipas asaj q\u00eb u tha n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tjera t\u00eb \u00e7iftit, p\u00ebrfshi dy apartamente.<\/p>\n<p>Qafa depozitoi n\u00eb KPK nj\u00eb marr\u00ebveshje paramartesore, sipas s\u00eb cil\u00ebs \u00e7ifti i kishte menaxhuar ve\u00e7 e ve\u00e7 pasurit\u00eb. Por kjo mar\u00ebveshje, q\u00eb kishte dal\u00eb n\u00eb sken\u00eb vet\u00ebm pas fillimit t\u00eb hetimit administrativ, u vu n\u00eb dyshim nga an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs, nd\u00ebrsa relatorja Pamela Qirko lexoi nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb prokurori n\u00eb vitin 2014, ku ishte pyetur n\u00eb nj\u00eb hetim penal mbi pasurit\u00eb e gjyqtarit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo thoshte se marr\u00ebveshja ishte gojore.<\/p>\n<p>Gjyqtari e cil\u00ebsoi d\u00ebshmin\u00eb si t\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga prokurori, nd\u00ebrsa i tha trup\u00ebs s\u00eb kryesuar nga Valbona Sanxhaktari dhe me an\u00ebtar\u00eb Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko se e shoqja kishte ngat\u00ebrruar dat\u00ebn e martes\u00ebs dhe \u201cishalla nuk m\u00eb harro emrin\u201d.<\/p>\n<p>Ai nuk iu p\u00ebrgjigj drejtp\u00ebrdrejt pyetjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00ebse duhej t\u00eb deklaronte burimin e shum\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb ajo kishte sh\u00ebrbyer m\u00eb pas n\u00eb krijimin e pasuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. \u00a0Ai k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb pasuria e tij ishte e ligjshme.<\/p>\n<p>Arjan Qafa e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe ka punuar si gjyqtar n\u00eb Bulqiz\u00eb dhe n\u00eb Dib\u00ebr deri n\u00eb vitin 2010. N\u00eb periudh\u00ebn 2010-2014, Qafa ka punuar si inspektor p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar m\u00eb pas si gjyqtar i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb zgjedhur edhe an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Kontrata paramartesore <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni vuri n\u00eb dukje se subjekti nuk kishte provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb 80 mij\u00eb eurove t\u00eb ardhura t\u00eb bashk\u00ebshortes para martese, 47 mij\u00eb eurove dhurata q\u00eb ai kishte marr\u00eb nga familja e tij dhe 7.4 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb krijuar nga interesat e huave prej shum\u00ebs 80 mij\u00eb euro t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Sipas KPK, analiza finaciare p\u00ebr shpenzimet e kryera nga Qafa dhe bashk\u00ebshortja pas vitit 2008 bazoheshin kryesisht te k\u00ebto t\u00eb ardhura, por p\u00ebr shkak se nuk ishte provuar burimi ato nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb. Qafa rezultonte me rreth 25 milion\u00eb lek\u00eb bilanc negativ n\u00eb vite, sipas raportimit, p\u00ebr blerjen e dy apartamenteve (nj\u00eb prej tij dhe nj\u00eb i deklaruar ve\u00e7 nga bashk\u00ebshortja). Komisioni ngriti po ashtu dyshimin se nj\u00eb prej apartamenteve ishte bler\u00eb me \u00e7mim preferencial.<\/p>\n<p>Komisioni vuri n\u00eb dukje se bashk\u00ebshortja e subjektit kishte deklaruar si burim p\u00ebr 80 mij\u00eb eurot pun\u00ebn si m\u00ebsuese nga viti 2004-2008, at\u00eb si shit\u00ebse n\u00eb nj\u00eb dyqan rrobash, pun\u00ebn me koh\u00eb t\u00eb pjeshme e bashk\u00ebpron\u00ebsin\u00eb me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb n\u00eb nj\u00eb videotek\u00eb dhe nj\u00eb dhurat\u00eb nga v\u00ebllai n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro. KPK tha se vet\u00ebm t\u00eb ardhurat si m\u00ebsuese dokumentoheshin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Qafa pretendoi se parat\u00eb e fituara para martese nuk duhej t\u00eb konsideroheshin si problem i tij. Ai dha dy shembuj, n\u00eb t\u00eb cilat sipas tij KPK kishte mbajtur k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr dy gjyqtare dhe pasurit\u00eb e bashk\u00ebshort\u00ebve para martese. Por kryesuesja e trup\u00ebs i tha gjyqtarit se rastet ishin t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Ajo tha se n\u00eb dy shembuj b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr pasuri t\u00eb ekzekutuara para martes\u00ebs dhe q\u00eb nuk kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb financuar pasurin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, nd\u00ebrsa shtoi se n\u00eb rastin e tij shuma prej 80 mij\u00eb euro kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb krijuar pasuri t\u00eb reja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Sipas relatimit, bashk\u00ebshortja e gjyqtarit kishte dh\u00ebn\u00eb 10 hua me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb dhe kishte p\u00ebrfituar rreth 7.4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb total. KPK tha se kontratat e huas\u00eb n\u00eb disa raste nuk kishin logjik\u00eb ekonomike dhe ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e tyre dhe normat e larta t\u00eb interesit. Po ashtu dyshime u ngrit\u00ebn p\u00ebr pages\u00ebn e tatimeve mbi interesat prej huamarr\u00ebsve n\u00eb nj\u00eb rast.<\/p>\n<p>Qafa n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb u mbrojt duke pretenduar se ai \u201cnuk ishte kujdestari ligjor i bashk\u00ebshortes\u201d. Ai tha se p\u00ebr kontratat e huas\u00eb mund t\u00eb fliste vet\u00ebm si specialist, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se n\u00eb to ishte vullneti i pal\u00ebve. Ai pretendoi se p\u00ebrshkak t\u00eb marr\u00ebveshjes paramartesore ai nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb biznesin e t\u00eb shoqes. Nd\u00ebrkoh\u00eb ai tha se interesat e huave ishin m\u00eb t\u00eb mira se ato t\u00eb disa institucioneve bankare, duke referuar disa norma interesi q\u00eb sipas tij ishin zyrtare nga institucionet e mikrokredive.<\/p>\n<p>Pretendimi i tij se nuk kishte lidhje me huat\u00eb u pasua me nj\u00eb debat t\u00eb gjat\u00eb pyetje- p\u00ebrgjigjesh. Fillimisht, relatorja Qirko k\u00ebrkoi kontrat\u00ebn orgjinale paramartesore. Qafa tha se e kishte sjell\u00eb nj\u00eb kopje s\u00eb bashku me nj\u00eb shkres\u00eb nga noterja, nd\u00ebrsa tha se nuk e kishte orgjinalen.<\/p>\n<p>Qirko m\u00eb pas lexoi deklarimet e bashk\u00ebshortes para prokurorit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo citoi \u201cPara martes\u00ebs me shtetasin Arjan Qafa kemi diskutuar rreth pasuris\u00eb q\u00eb kemi krijuar para martese dhe kemi r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri do ta mbanim t\u00eb ndar\u00eb nga pasuria e p\u00ebrfituar pas martese, ka qen\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje verbale dhe e pashkruar\u201d.<\/p>\n<p>I pyetur se p\u00ebrse bashk\u00ebshortja nuk i ishte referuar marr\u00ebveshjes s\u00eb shkruar n\u00eb prokurori dhe as n\u00eb Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, Qafa u kujdes t\u00eb ve\u00e7onte se marrja n\u00eb pyetje ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb procedur\u00ebs, pasi bashk\u00ebshortes nuk i ishte p\u00ebrmendur e drejta p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p>Por kryesuesja e seanc\u00ebs i tha se kjo nuk ishte p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjen e b\u00ebr\u00eb. Pas k\u00ebsaj, Qafa pretendoi se bashk\u00ebshortja mund t\u00eb kishte harruar dhe se ishte ndikuar nga emocionet e t\u00eb qenit para prokurorit. \u201cBashk\u00ebshortja ka ngat\u00ebrruar dat\u00ebn dhe muajin e martes\u00ebs,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa pretendoi se p\u00ebrmendja e nj\u00eb marr\u00ebveshje verbale mund t\u00eb ishte lapsus.<\/p>\n<p>Qafa po ashtu shmangu nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare n\u00ebse akti n\u00eb fjal\u00eb ishte depozituar n\u00eb ndonj\u00eb institucion tjet\u00ebr. Ai tha se nuk mbante mend q\u00eb kjo t\u00eb kishte ndodhur. I pyetur p\u00ebr pages\u00ebn e tatimeve nga nj\u00eb prej huamarr\u00ebsve, ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte qen\u00eb pal\u00eb n\u00eb kontratat e lidhura nga bashk\u00ebshortja, nd\u00ebrsa tha se nuk ishte kujdestari i saj ligjor dhe ironizoi harres\u00ebn e dat\u00ebs s\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>I pyetur nga an\u00ebtari Lulzim Hamitaj n\u00ebse kishte pasur detyrimin t\u00eb provonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfitimeve nga huadh\u00ebnia, Qafa k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ishte pal\u00eb kontraktuese. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte plot\u00ebsuar detyrimin p\u00ebr deklarim dhe kishte bashk\u00ebpunuar me KPK. Nd\u00ebrsa tha se bashk\u00ebshortja kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, por se p\u00ebr shkak se tatimet nuk i ruanin dokumentet, nuk kishte pasur mund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u2019i gjetur p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se kontrat\u00ebn paramartesore e kishte gjetur rast\u00ebsisht si kopje dhe m\u00eb pas ia kishte p\u00ebrcjell\u00eb KPK-s\u00eb dhe form\u00ebn e vulosur e gjeti nga noterja. Ai tha se ajo ishte n\u00ebnshkruar n\u00eb momentin e celebrimit n\u00eb gjendje civile dhe nj\u00eb jav\u00eb para t\u00eb diel\u00ebs s\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>I pyetur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Branko Hrvatin n\u00ebse i kishte par\u00eb apo jo m\u00eb her\u00ebt kontratat e huadh\u00ebnies, Qafa tha se disa mund t\u2019i kishte par\u00eb.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli po ashtu se kishte sjell\u00eb dokumente p\u00ebr dhurimet nga v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat n\u00eb shum\u00ebn 47 mij\u00eb euro, q\u00eb sipas tij punonin n\u00eb emigracion. Nd\u00ebrsa tha se kjo shum\u00eb n\u00eb 15 vjet ishte normale, pasi ai kishte nj\u00eb familje t\u00eb madhe dhe se dhurimet ishin m\u00eb t\u00eb vogla se koleg\u00eb q\u00eb kishin vet\u00ebm nj\u00eb v\u00eblla apo mot\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Mosdeklarimet<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Qirko vuri n\u00eb dukje gjat\u00eb seanc\u00ebs se Qafa zot\u00ebronte disa toka buq\u00ebsore n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebz, t\u00eb p\u00ebrfituara me ligjin 7501. Ajo tha se nj\u00eb pron\u00eb rreth 1500 metra nuk ishte deklaruar asnj\u00ebher\u00eb nga gjyqtari.<\/p>\n<p>Qirko vuri n\u00eb dukje se kishte dyshime mbi orgjinalitetin e tapis\u00eb, por tha se KPK nuk arriti t\u00eb provonte p\u00ebrtej dyshimit t\u00eb arsyesh\u00ebm q\u00eb gjyqtari vet\u00eb kishte pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tapi. Vet\u00eb Qafa tha se ai ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr pron\u00ebn n\u00eb vitin 2016 dhe se nuk kishte p\u00ebrfituar prej saj. Ai pretendoi se nuk kishte firmosur dokumentin e marrjes n\u00eb pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>Pretendimit t\u00eb KPK se nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim ligjor p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb tapin\u00eb, Qafa iu p\u00ebrgjigj duke theksuar se veprimet kishin qen\u00eb t\u00eb pamundura p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kaluar dhe se ai nuk mund t\u00eb kontestonte k\u00ebt\u00eb tapi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr mosdeklarim ishte sipas KPK, pjesa prej 1\/10 n\u00eb pron\u00ebn e familjes p\u00ebrfituar po me ligjin 7501. Sipas Komisionit, gjyqtari kishte deklaruar vet\u00ebm 1\/10 e fituar si trash\u00ebgimi nga vdekja e babait, por jo pjes\u00ebn e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari pretendoi se ai nuk kishte pasur m\u00eb her\u00ebt pron\u00ebsi mbi ndonj\u00eb pjes\u00eb toke dhe se ajo i kishte takuar babait dhe se e vetmja pjes\u00eb e tij ishte ajo e p\u00ebrfituar nga trash\u00ebgimia.<\/p>\n<p>Komisoni vuri n\u00eb dukje se Qafa kishte bler\u00eb 6 mij\u00eb metra katror\u00eb tok\u00eb n\u00eb Gjorm bashk\u00eb me t\u00eb \u00ebm\u00ebn dhe kishte deklaruar si pjes\u00eb t\u00eb tij\u00ebn 1\/3, por q\u00eb sipas transaksioneve t\u00eb m\u00eb vonshme rezultonte q\u00eb ai kishte n\u00eb zot\u00ebrim 2\/3 e k\u00ebsaj prone, nd\u00ebrsa dy dynym ishin kaluar t\u00eb \u00ebm\u00ebs.<\/p>\n<p>Problem po ashtu sipas KPK ishte \u00e7mimi i blerjes s\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje prej 1 mij\u00eb metrash n\u00eb Malin e Sh\u00ebngjinit. Komisioni tha se nga hetimi rezultonte q\u00eb kjo pasuri ishte bler\u00eb me \u00e7mim t\u00eb ul\u00ebt nga vlera e tok\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb dhe se dukej q\u00eb kishte trajtim preferencial q\u00eb nuk ishte deklaruar.<\/p>\n<p>Qafa kund\u00ebrshtoi k\u00ebto gjetje, nd\u00ebrsa pretendoi se Komisioni i ishte referuar p\u00ebr cmimin nj\u00eb tjet\u00ebr Zone Kadastrale. Ai tha toka q\u00eb ka bler\u00eb \u00ebsht\u00eb tok\u00eb pyll dhe \u00e7mimi i blerjes nuk ishte preferencial.<\/p>\n<p><strong>Probleme t\u00eb profesionalizmit dhe figur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja tha se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar kishte sjell\u00eb fillimisht nj\u00eb raport pozitiv p\u00ebr figur\u00ebn e Qaf\u00ebs, por pas disa informacioneve nga institucione ligjzbatuese raporti kishte ndryshuar.<\/p>\n<p>Qirko tha se n\u00eb raportin e dyt\u00eb Qafa vler\u00ebsohej i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Relatorja vuri n\u00eb dukje se kjo lidhej me dy dosje gjyq\u00ebsore, q\u00eb u trajtuan n\u00eb seksion e profesionalizmit dhe se KPK do merrte vendim duke mbajtur parasysh t\u00eb dy kriteret.<\/p>\n<p>Qafa kund\u00ebrshtoi raportin e DSIK q\u00eb e quajti \u201cdjall\u00ebzor\u201d. Ai tha se raporti i dyt\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe pretendoi se ishte nj\u00eb \u201cp\u00ebrpjekje dashakeqe p\u00ebr t\u00eb hedhur balt\u00eb padrejt\u00ebsisht n\u00eb figur\u00ebn time\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e profesionalizmit, KPK lexoi kryesisht vler\u00ebsimin nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, q\u00eb ishte pozitiv, por tha se kishte hetuar m\u00eb vete dy dosje q\u00eb duket se rezultonin nga denoncimet dhe informacionet e marra nga DSIK.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dosje penale ku Qafa si gjyqtar kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim m\u00eb t\u00eb but\u00eb se sa ishte k\u00ebrkuar nga prokurori edhe pse n\u00eb vendim cil\u00ebsohej se i pandehuri ishte p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs dhe nuk kishte kritere leht\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni tha se n\u00eb nj\u00eb vendim civil, Qafa kishte pranuar nj\u00eb padi pa shqyrtuar provat dhe se nuk kishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen kishte pasur nj\u00eb vendim gjykate. Vendimi i tij ishte prishur n\u00eb Apel.<\/p>\n<p>Qafa u mbrojt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Penale duke pretenduar se Kodi Penal ia jepte t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb vendoste nj\u00eb d\u00ebnim minimal, nd\u00ebrsa pretendoi n\u00eb rastin civil se vendimmarrja e tij ishte n\u00eb unison me nj\u00eb vendim t\u00eb Kolegjeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Ai tha se vendimi ishte marr\u00eb sepse dokumenti q\u00eb ishte paraqitur ishte pa dat\u00eb dhe vit dhe ishte nj\u00eb akt administrativ me paligjshm\u00ebri absolute.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs gjyqtari pretendoi se kishte sjell\u00eb prova, se pasuria e tij ishte transparente dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Seanca p\u00ebr njoftimin e vendimit u la m\u00eb 17 shtator.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit Administrativ, Arjan Qafa u p\u00ebrpoq t\u00eb shmangte barr\u00ebn p\u00ebr 80 mij\u00eb euro cash t\u00eb deklaruara nga\u00a0 bashk\u00ebshortja dhe 7.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara si interesa huaje p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate t\u00eb diskutueshme\u00a0 paramartesore. Sipas Komisionit, t\u00eb paprovuara jan\u00eb edhe 47 mij\u00eb euro dhurata nga familjar\u00ebt.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74645,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[145,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjan-Qafa-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit Administrativ, Arjan Qafa p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto:  Vladimir Karaj.   ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74644"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74644"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74644\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74646,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74644\/revisions\/74646"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}