{"id":74650,"date":"2020-09-11T17:04:53","date_gmt":"2020-09-11T15:04:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-donika-prelen\/2020\/09\/11\/"},"modified":"2023-04-07T03:20:38","modified_gmt":"2023-04-07T01:20:38","slug":"kolegji-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-donika-prelen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-donika-prelen\/2020\/09\/11\/","title":{"rendered":"Kolegji mbyll hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr Donika Prel\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e prokurores Donika Prela i kund\u00ebrshtoi t\u00eb gjitha prap\u00ebsimet e Komisionerit Publik lidhur me provat e reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti. KPA e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e avokates Blerina Dodaj, p\u00ebr t\u00eb paraqitur konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb m\u00eb von\u00eb nga Komisioneri.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72606\" aria-describedby=\"caption-attachment-72606\" style=\"width: 524px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prela-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-72606 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prela-KPA-524x400.jpg\" alt=\"\" width=\"524\" height=\"400\" data-id=\"72606\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72606\" class=\"wp-caption-text\">Ish-drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb Renda, Donika Prela n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto :LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb premten t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb ish-drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela. Para marrjes s\u00eb k\u00ebtij vendimi t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm nga Kolegji, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e Prel\u00ebs, avokatja Blerina Dodaj kund\u00ebrshtoi t\u00eb gjitha prap\u00ebsimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa lidhur me provat e reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti n\u00eb KPA.<\/p>\n<p>Prokurorja Donika Prela nuk ishte e pranishme gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb premtes. Sipas avokates Dodaj, Prela nuk u paraqit p\u00ebr arsye t\u00eb gjendjes jo t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb email-i, prokurorja Prela i k\u00ebrkonte KPA-s\u00eb q\u00eb t\u00eb vijohej shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjes edhe pa pranin\u00eb e saj dhe se do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga avokatja Blerina Dodaj.<\/p>\n<p>Dodaj u shpreh se bashk\u00ebshort\u00ebt Prela kishin patur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas saj, burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb t\u00eb ligjshme dhe renditi n\u00eb vijim arsyetimet.<\/p>\n<p>Sipas avokates Dodaj, Prela nuk ka patur dijeni p\u00ebr faktin se pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i bashk\u00ebshortit nuk kishte paguar taksat. Ajo shtoi se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti jan\u00eb pasqyruar rregullisht n\u00eb deklaratat vjetore dhe n\u00eb at\u00eb veting.<\/p>\n<p>\u201cPersoni i vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve ka qen\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe kjo gj\u00eb nuk varej nga bashk\u00ebshorti i subjektit. Pretendimet e Komisionerit se nj\u00eb pjes\u00eb e pag\u00ebs \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb nga bashk\u00ebshorti i subjektit dhe nj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb bank\u00eb &#8211; e p\u00ebr pasoj\u00eb ka patur dijeni p\u00ebr mospages\u00ebn e detyrimeve, jan\u00eb t\u00eb pabazuara n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mendimi i Komisionerit Publik dhe \u00ebsht\u00eb i pabazuar\u201d, pohoi nd\u00ebr t\u00eb tjera avokatja Dodaj.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs kishte marr\u00eb dijeni s\u00eb fundmi p\u00ebr mospages\u00ebn e detyrimeve dhe se tashm\u00eb ato ishin shlyer nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi s\u00eb bashku me penalitetet. Dodaj k\u00ebrkoi q\u00eb Komisioni t\u00eb konsideroj\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb deklaruara nga Prela.<\/p>\n<p>Avokatja Dodaj e kund\u00ebrshtoi q\u00ebndrimin e Komisionerit lidhur me dy transaksionet t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs t\u00eb cilat nuk jan\u00eb deklaruar \u2013 nj\u00eb hua 25 mij\u00eb euro e dh\u00ebn\u00eb prej tij q\u00eb nuk figuron n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb dhe nj\u00eb pages\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb kryer n\u00eb favor t\u00eb Zyr\u00ebs Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr llogari t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit ku kishte punuar m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte i pun\u00ebsuar n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Dodaj k\u00ebmb\u00ebnguli se nga provat e reja v\u00ebrtetohet se burimi i k\u00ebtyre vlerave \u00ebsht\u00eb paguar nga subjekte t\u00eb tjera dhe se bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs ka vepruar p\u00ebr llogari t\u00eb tyre duke mos p\u00ebrfituar asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas avokates Dodaj, bashk\u00ebshorti i subjektit i\u2019a ka dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb 25 mij\u00eb euro shtetasit R.N. p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb personi tjet\u00ebr. Ajo theksoi se mospasqyrimi i prokur\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me mes bashk\u00ebshortit t\u00eb Prel\u00ebs dhe shtetasit A.P., q\u00eb sipas saj ishte huadh\u00ebn\u00ebsi i v\u00ebrtet\u00eb, ishte p\u00ebr faj t\u00eb noterit.<\/p>\n<p>\u201cPretendimet e Komisionerit Publik se bashk\u00ebshorti i subjektit i ka poseduar 25 mij\u00eb euro p\u00ebr 4 vjet \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb, pasi k\u00ebt\u00eb vler\u00eb e ka patur huamarr\u00ebsi. V\u00ebrtetohet se veprimet e bashk\u00ebshortit nuk lidhen me subjektin\u201d, shpjegoi Dodaj.<\/p>\n<p>Duke ju referuar vler\u00ebsimit t\u00eb KPA-s\u00eb dhe Komisionerit Publik p\u00ebr nj\u00eb rast sipas saj t\u00eb ngjash\u00ebm, Dodaj k\u00ebrkoi q\u00eb individ\u00ebt p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs kishte kryer transaksionin p\u00ebr realizimin e huadh\u00ebnies, nuk duhej t\u00eb konsiderohen si persona t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Dodaj u ndal n\u00eb pretendimin e Komisionerit se Prela dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs kundrejt vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro duke u trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb preferenciale. Ajo sqaroi se kishin dor\u00ebzuar si prova komunikimet me email mes bashk\u00ebshortit t\u00eb Prel\u00ebs dhe ish-koleg\u00ebve n\u00eb kompanin\u00eb nd\u00ebrtuese ku kishte punuar ai m\u00eb par\u00eb. Sipas Dodajt, k\u00ebto email-e v\u00ebrtetonin se bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs i ka vazhduar marr\u00ebdh\u00ebniet me kompanin\u00eb nd\u00ebrtuese edhe pas largimit nga puna.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka patur asnj\u00eb trajtim preferencial apo ndonj\u00eb dhurat\u00eb lidhur me blerjen e apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs, por heqje dor\u00eb prej vler\u00ebs maksimale nga ana e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, e cila e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri rregullisht q\u00eb prej vitit 2014\u201d, pohoi Dodaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e Prel\u00ebs pretendoi se huadh\u00ebn\u00ebsi Gj.P. ka patur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 1.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb provuar pamund\u00ebsia objektive p\u00ebr t\u00eb dokumentuar t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga puna si emigrant n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>\u201cShteti grek thot\u00eb se t\u00eb dh\u00ebnat ekzistojn\u00eb prej vitit 2002 e n\u00eb vazhdim. \u2026Provohet se Gj.P. ka patur mund\u00ebsi ta jap\u00eb huan\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumentacion ligjor nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave. Nuk ka v\u00ebrtetuar dot t\u00eb ardhurat p\u00ebr periudh\u00ebn 1996-1998, pasi nuk ka mbajtur pullat e pages\u00ebs s\u00eb sigurimeve dhe se shteti grek nuk ka dokumente para vitit 2002. Edhe ILDKPKI nuk i ka k\u00ebrkuar subjektit t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb ardhurat e shtetasit Sh.P.\u201d, shpjegoi Dodaj.<\/p>\n<p>Ajo tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje Prela kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb mjaftueshme dhe se nuk mund t\u00eb kalohej barra e prov\u00ebs. Sipas Dodajt, n\u00ebse KPA e p\u00ebrfshinte Gj.P. n\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb t\u2019i k\u00ebrkohej atij deklarimi i pasuris\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb vler\u00ebsohej.<\/p>\n<p>Dodaj u ndal edhe n\u00eb shkaqet e ankimit lidhur me kriterin e profesionalizmit. Ajo e kund\u00ebrshtoi q\u00ebndrimin e Komisionerit lidhur me denoncimin p\u00ebr standarde t\u00eb dyfishta n\u00eb hetimin e dy personave t\u00eb proceduar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale, ku sipas Ballhys\u00ebs \u00ebsht\u00eb prokurori ai q\u00eb ka autoritetin t\u00eb ushtrojn\u00eb ndjekjen dhe jo oficeri i policis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Prel\u00ebs u mbrojt me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, duke u shprehur se n\u00eb asnj\u00eb rast prokuroria nuk ka k\u00ebrkuar mas\u00eb sigurie \u201carrest n\u00eb burg\u201d, kur i pandehuri ka qen\u00eb i proceduar n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb. \u201cQ\u00ebndrim ndryshe \u00ebsht\u00eb mbajtur vet\u00ebm n\u00eb ato raste kur i shoq\u00ebruari \u00ebsht\u00eb proceduar edhe p\u00ebr vepra t\u00eb tjera penale. N\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kur policia gjyq\u00ebsore e kishte proceduar n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb, subjekti do t\u00eb kishte k\u00ebrkuar \u2018arrest n\u00eb burg\u2019, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kishte abuzim\u201d, shpjegoi Dodaj.<\/p>\n<p>Ajo e kund\u00ebrshtoi q\u00ebndrimin e Komisionerit q\u00eb konsideroi se Prela i kishte kryer k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb dy an\u00ebtareve t\u00eb trupit gjykues me q\u00ebllim zvarritje e procesit. \u201cPretendimi \u00ebsht\u00eb alogjik dhe i pabazuar n\u00eb ligj e n\u00eb prova\u201d, u shpreh Dodaj.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se k\u00ebrkesat jan\u00eb ligjore. \u201cPor, edhe n\u00ebse do t\u00eb ishin abuzive, k\u00ebrkesat nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohen nga Komisioneri Publik apo nga ky trup, por nga nj\u00eb tjet\u00ebr trup gjykues\u201d, pohoi Dodaj. Ajo shtoi se KPA i ka komunikuar Prel\u00ebs dispozitivin e dy vendimeve p\u00ebr rr\u00ebzimin e k\u00ebrkesave t\u00eb saj, por se n\u00eb asnj\u00eb rast nuk trajtohet aubuziviteti i tyre.<\/p>\n<p>\u201cPranimi i arsyetimit t\u00eb Komisionerit Publik do t\u00eb shkelte t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr nj\u00eb process t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb paansh\u00ebm\u201d, p\u00ebrfundoi Dodaj.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb prap\u00ebsimeve t\u00eb avokates Dodaj, Komisioneri Publik Florian Ballhysa u shpreh i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb paraqitur konkluzionet p\u00ebrfundimtare. Dodaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019i paraqiste konkluzionet p\u00ebrfundimtare nj\u00eb seanc\u00eb pas Komisionerit, por kjo k\u00ebrkes\u00eb u rr\u00ebzua si e pabazuar nga trupi gjykues i KPA. Kolegji vendosi q\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare t\u00eb paraqiten jn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn seanc\u00eb q\u00eb do t\u00eb zvillohet m\u00eb dat\u00eb 18 shtator, ora 09:00.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokuores Donika Prela duke arsyetuar se ajo nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm kryesisht n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, megjithat\u00eb k\u00ebrkoi shqyrtimin p\u00ebr t\u00eb tri kriteret.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e prokurores Donika Prela i kund\u00ebrshtoi t\u00eb gjitha prap\u00ebsimet e Komisionerit Publik lidhur me provat e reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti. KPA e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e avokates Blerina Dodaj, p\u00ebr t\u00eb paraqitur konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb m\u00eb von\u00eb nga Komisioneri.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74651,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,114,2,473],"tags":[664,112,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prela-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Ish-drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb Renda, Donika Prela n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto :LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74650"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74650"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74650\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74652,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74650\/revisions\/74652"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74651"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74650"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74650"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74650"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}