{"id":74668,"date":"2020-09-04T21:02:27","date_gmt":"2020-09-04T19:02:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prona-me-shumice-mungesa-te-medha-gjyqtari-gaxha-perballet-me-probleme-ne-veting\/2020\/09\/04\/"},"modified":"2023-04-07T03:22:11","modified_gmt":"2023-04-07T01:22:11","slug":"prona-me-shumice-mungesa-te-medha-gjyqtari-gaxha-perballet-me-probleme-ne-veting","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prona-me-shumice-mungesa-te-medha-gjyqtari-gaxha-perballet-me-probleme-ne-veting\/2020\/09\/04\/","title":{"rendered":"Prona me shumic\u00eb, mungesa t\u00eb m\u00ebdha: Gjyqtari Gaxha p\u00ebrballet me probleme n\u00eb veting"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit identifikoi munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare n\u00eb vler\u00ebn e 45 milion\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr investimet e kryera nd\u00ebr vite nga gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Gaxha dhe bashk\u00ebshortja e tij \u2013nd\u00ebrsa Gaxha e konsideroi procecin t\u00eb paragjykuar dhe k\u00ebrkoi konfirmim.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_73361\" aria-describedby=\"caption-attachment-73361\" style=\"width: 480px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artur-Gaxha-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-73361\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artur-Gaxha-KPK-480x400.jpg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"400\" data-id=\"73361\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-73361\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Gaxha n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Gaxha u p\u00ebrball me nj\u00eb seri problemesh t\u00eb pasuris\u00eb dhe munges\u00eb burimesh n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb premten.<\/p>\n<p>Seanca zgjati m\u00eb shum\u00eb se 5 or\u00eb, nd\u00ebrsa Gaxha i kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe e konsideroi hetimin t\u00eb paragjykuar.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebrb\u00ebhet nga Firdes Shuli kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Roland Ilia an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jocobs.<\/p>\n<p>Artur Gaxha e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995. Ai ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2016 u em\u00ebrua gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit t\u00eb Pasurive nuk kishte konstatuar probleme n\u00eb pasurin\u00eb e Gaxh\u00ebs, por KPK e p\u00ebrmbysi at\u00eb n\u00eb seanc\u00eb. Sipas relatores Qirko, gjyqtari rezultonte me pamund\u00ebsi financiare n\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tij si dhe mosdeklarim t\u00eb pasurive dhe huave.<\/p>\n<p>Gaxha n\u00eb fjal\u00ebn e tij e cil\u00ebsoi raportin e KPK me gabime t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb pabazuar n\u00eb prova. \u201cE konsideroj si paaft\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb mos e vler\u00ebsuar dashakeq\u00ebsi. Nj\u00eb guxim t\u00eb tepruar p\u00ebr tejkalimin e ligjit nga Komisioni\u201d, deklaroi gjyqtari Artur Gaxha.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi financiare t\u00eb Gaxh\u00ebs p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe180 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr shum\u00ebn 200 mij\u00eb euro. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, ai ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 120 mij\u00eb euro, 41 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Golem, 1.5 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb automjeti dhe kursime familjare.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e pasuris\u00eb n\u00eb vitin 2010, Gaxha ka deklaruar se ka paguar k\u00ebstin e par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 60 mij\u00eb euro, por pa pasqyruar burimin e k\u00ebsaj vlere. Detyrimin e mbetur ndaj kompanis\u00eb ai e ka shlyer n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Komisioni ka identifikuar nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb dyt\u00eb ku ishte ndryshuar plani i pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebsteve.<\/p>\n<p>Gaxha tha se n\u00eb kontrat\u00ebn finale nuk p\u00ebrcaktohej se kur dhe si do t\u00eb shlyhej vlera 140 mij\u00eb euro. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se k\u00ebstin e fundit e ka shlyer n\u00eb vitin 2015, kur ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim apartamentin.<\/p>\n<p>Kryesuesja Firdes Shuli e pyeti Gaxh\u00ebn se p\u00ebrse nuk ishte kryer revokimi i nj\u00eb prej kontratave, n\u00eb kushtet kur ekzistonin dy t\u00eb tilla me t\u00eb nj\u00ebtat ekstremitete, por t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme. Gjyqtari Gaxha shpjegoi se kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij fakti kur ishte njohur me raportin e Komisionit dhe se pal\u00ebt nuk kishin patur ndonj\u00eb pretendim. Ai i k\u00ebrkoi Komisionit t\u00eb reflektonte mbi provat e dor\u00ebzuara dhe ndryshim t\u00eb analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar burimet e deklaruara p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit 200 mij\u00eb euro. Shuma 41 mij\u00eb euro e deklaruar si e prejardhur nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Golem, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb pasi kjo vler\u00eb ishte p\u00ebrfituar n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2010, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pagesa 60 mij\u00eb euro ishte kryer nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, n\u00eb muajin tetor.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar gjithashtu munges\u00eb burimesh p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Golem n\u00eb vitin 2006, pasi ka rezultuar me balanc\u00eb negative prej 4.4 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr vitin.<\/p>\n<p>Po ashtu nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare edhe vlera 1.5 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb automjeti \u201cSuzuki\u201d n\u00eb vitin 2010. Nga hetimi ka rezultuar se k\u00ebt\u00eb makin\u00eb, Gaxha e kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2004 kundrejt shum\u00ebs 2700 euro dhe nj\u00eb vit m\u00eb pas kishte paguar dogan\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn rreth 226 mij\u00eb lek\u00ebve. P\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb shitur disa her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb nga vlera e blerjes, Komisioni ngre dyshime p\u00ebr \u00e7mimin real t\u00eb shitjes. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb mospagimit t\u00eb tatimit t\u00eb fitimit, kjo vler\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar nga KPK si burim i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gaxha e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konkluzion t\u00eb KPK duke u bazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tregut. \u201cV\u00ebrtet nuk kemi paguar tatim- fitimin, por k\u00ebshtu ka funksionuar n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Formalizimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2011,\u201d pohoi Gaxha.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr vler\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar prej Komisionit ka qen\u00eb edhe shuma 9 mij\u00eb USD e deklaruar si kursime n\u00eb gjendje cash n\u00eb vitin 2003, me burim t\u00eb ardhurat e v\u00ebllez\u00ebrve nga puna n\u00eb emigrim. Sipas Komisionit, nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion burimi i k\u00ebsaj vlere.<\/p>\n<p>Relatorja Pamela Qirko tha se nga analiza financiare ka rezultuar se gjyqtari Artur Gaxha ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij apartamenti n\u00eb shum\u00ebn 8 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2010.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebsti i dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 120 mij\u00eb euro si burim i t\u00eb cilit ka rezultuar nj\u00eb kredi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb ka rezultuar pa probleme. Sipas Komisionit, kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb transferuar p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se k\u00ebsti i tret\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb paguar n\u00eb vitin 2011, kur apartamenti \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn e 7.7 milion\u00eb lek\u00ebve dhe Komisioni konstaton se Gaxha nuk ka patur mund\u00ebsi t\u00eb paguaj\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro p\u00ebr shlyerjen totale t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005, Gaxha ka deklaruar pasurit\u00eb apartament+dyqan+garazh t\u00eb blera n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 134 mij\u00eb USD, por nuk ka pasqyruar burimin. Sipas Komisionit, n\u00eb kontrat\u00eb nuk specifikohet \u00e7mimi p\u00ebr secil\u00ebn pasuri.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting, Gaxha ka deklaruar si burim krjimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb lotaris\u00eb s\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA dhe hua n\u00eb shum\u00ebn 60 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se kjo hua nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2005, por vet\u00ebm n\u00eb vitin 2015 n\u00eb ILDKPKI. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vlera 60 mij\u00eb USD e deklaruar si e marr\u00eb hua nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Qirko e pyeti Gaxh\u00ebn p\u00ebr mosdeklarimin e huas\u00eb q\u00eb m\u00eb pas e kishte deklaruar n\u00eb vitin 2015 n\u00eb ILDKPKI. Gjithashtu, ajo e pyeti se p\u00ebrse e shleu pas 10 vitesh. Gaxha shpjegoi se e kishte marr\u00eb pasi kishte patur mund\u00ebsi ta shlyente p\u00ebr shkak se kishte fituar nj\u00eb llotari n\u00eb SHBA n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>\u201cHuadh\u00ebn\u00ebsi m\u00eb tha se parat\u00eb ishin t\u00eb dikujt tjet\u00ebr dhe ja kishte l\u00ebn\u00eb atij n\u00eb ruajtje. P\u00ebr shkak se druhej se mos i shpenzonte, tha q\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u2019ia ktheja kur t\u2019ia k\u00ebrkonte personi q\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb,\u201d shpjegoi Gaxha.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko vijoi se n\u00eb deklarat\u00ebn veting, Gaxha ka pasqyruar p\u00ebrfitimin e vler\u00ebs 84 mij\u00eb si fitues i nj\u00eb llotarie n\u00eb vitin 2006. Ajo shtoi se konfirmohet vlera e p\u00ebrfituar, por nuk shpjegoi m\u00eb gjat\u00eb lidhur me llotarin\u00eb e p\u00ebrfituar n\u00eb USA nga Artur Gaxha &#8211; duke i cil\u00ebsuar t\u00eb dh\u00ebnat si sensitive. Gaxha deklaroi se e kishte fituar llotarin\u00eb se bashku me motr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Gaxha nuk ka deklaruar blerjen e nj\u00eb autoveture tip Benz t\u00eb patarguar n\u00eb vitin 2004 n\u00eb shum\u00ebn 9500 euro. Gjithashtu, u identifikua mosdeklarimi i vler\u00ebs reale p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip Benz me vler\u00eb 55 mij\u00eb USD, q\u00eb Gaxha e zot\u00ebron n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me motr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr shlyerjen e pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese n\u00eb shum\u00ebn 27 mij\u00eb e 500 euro, Gaxha ka deklaruar si burim krijimi lotarin\u00eb e fituar nga SHBA. Sipas Komisionit, pagesa \u00ebsht\u00eb kryer fillimisht nga Gaxha, por ai nuk ka deklaruar huat\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb af\u00ebrmes dhe kthimin e k\u00ebtyre vlerave gjat\u00eb periudh\u00ebs 2011-2013 kur mjeti ka qen\u00eb ende i pazhdoganuar. Qirko tha se mjeti n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb dogan\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 350 mij\u00eb lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb zhdoganuar n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb. Nga verifikimi ka rezultuar se zhdoganimi \u00ebsht\u00eb kryer tre vjet pas blerjes.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentua mospagimi i tatimit p\u00ebr nj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar si fitim nga shitja e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 147 m2 n\u00eb vitin 2011, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr 7 milion lek\u00eb. Sipas KPK, fitimi ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 9.8 milion\u00eb lek\u00eb dhe se nuk \u00ebsht\u00eb paguar tatimi i fitimit p\u00ebr vler\u00ebn 2.9 milion\u00eb lek\u00eb. Qirko tha se subjekti e ka konsideruar t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebrllogaritjen e KPK dhe se me marrjen n\u00eb dijeni, ka kryer pages\u00ebn e tatimit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosdeklarimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti tip \u201cToyota\u201d gjat\u00eb periudh\u00ebs 2008-2013. Qirko sqaroi se mjeti n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb SHBA prej kunatit t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb subjektit dhe se i \u00ebsht\u00eb shitur k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb vitin 2008. Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 378 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Gaxha nuk pranoi q\u00eb mjeti tip \u201cToyota\u201d t\u00eb ishte pron\u00eb e tij. \u201cP\u00ebr shkak se motra nuk kishte dokumente shqiptare t\u00eb vlefshme u targua n\u00eb emrin tim\u201d, deklaroi Gaxha.<\/p>\n<p><strong>Transaksionet e bashk\u00ebshortes <\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan edhe transaksione t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Artur Gaxha, e cila deri n\u00eb vitin 2014 kishte qen\u00eb bashk\u00ebortake n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201c2C\u201d sh.p.k., q\u00eb operonte n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit. Gaxha ka deklaruar n\u00eb vitin 2005 se bashk\u00ebshortja zot\u00ebronte 49% t\u00eb kuotave t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008, shoq\u00ebria \u201c2C\u201d sh.p.k. ka porositur nd\u00ebrtimin e nj\u00eb ambjenti me sip\u00ebrfaqe 404 m2 me \u00e7mim 539 mij\u00eb euro. Fillimisht, nd\u00ebrtimi ka patur si destinacion zyra, por q\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb apartament. P\u00ebr likujdimin e shoq\u00ebris\u00eb tjet\u00ebr nd\u00ebrtuese, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kredi afatgjate n\u00eb vler\u00ebn 420 mij\u00eb euro. Qirko tha se pas ndarjes s\u00eb apartamentit, bashk\u00ebshortja e gjyqtarit ka p\u00ebrfituar nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 230 m2. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb edhe pjesa e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs ngriti dyshime mbi k\u00ebt\u00eb transaksion, duke pyetur se si e shoqja kishte p\u00ebrfituar gjysm\u00ebn e pasuris\u00eb, kur investimi ishte kryer nga ortaku i saj.<\/p>\n<p>\u201cE kuptoj. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e mir\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebshorten tuaj. Ju p\u00ebrfituat nj\u00eb apartament p\u00ebr t\u00eb cilin kishte investuar kompania. Por n\u00eb disa vende, n\u00ebse kompania del me humbje, ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi,\u201d tha Jacobs.<\/p>\n<p>Gaxha nuk dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb konstatim.<\/p>\n<p>\u201cE di zot\u00ebria se jemi n\u00eb nj\u00eb proces administrativ? N\u00ebse ka mandat nga shoq\u00ebria dhe i dhimbset p\u00ebr humbjen, jasht\u00eb k\u00ebsaj seance d\u00ebgjimore, e sqaroj zot\u00ebrin\u00eb. Nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr aktivitetin e shoq\u00ebris\u00eb. Nuk kam patur dijeni p\u00ebr veprimtarin\u00eb e bashk\u00ebshortes n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, un\u00eb kisha detyr\u00eb tjet\u00ebr. Por, kjo nuk i heq t\u00eb drejt\u00ebn asnj\u00eb familjari t\u00eb ushtroj\u00eb aktivitet privat,\u201d tha Gaxha.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se n\u00eb vitin 2005 shoq\u00ebria \u201c2C\u201d sh.p.k. ka deklaruar n\u00eb organet tatimore investim n\u00eb vler\u00ebn 39 milion\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat 19 milion\u00eb figurojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Gaxha dhe 20 milion\u00eb lek\u00eb nga bashk\u00ebortaku i saj. Komisioni konstaton se mandati i pages\u00ebs ka qen\u00eb i pashoq\u00ebruar me dokumentacion. Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPK ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2005 vler\u00ebn q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb investuar &#8211; ose ti jet\u00eb dh\u00ebn\u00eb borxh shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 19 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Qirko tha se t\u00eb gjitha shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara nga subjekti lidhur me gjetjet e Komisionit, do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nga analiza financiare e vitit 2005 ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 29 milion\u00eb lek\u00eb mes t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve t\u00eb kryera p\u00ebr blerjen e pasurive, kryerjen e investimeve dhe jetes\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, nj\u00eb vit para se t\u00eb largohej si bashk\u00ebortake e shoq\u00ebris\u00eb \u201c2C\u201d sh.p.k, bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Gaxha ka marr\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 175 mij\u00eb euro p\u00ebr financim n\u00eb blerje zyrash. Qirko tha se jan\u00eb prositur nj\u00eb ambjent me sip\u00ebrfaqe 8.8. m2 + nj\u00eb apartament 120 m2 p\u00ebr vler\u00ebn 330 mij\u00eb euro n\u00eb rug\u00ebn \u201cRefit \u00c7ollaku\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, subjekti ka shpjeguar se pagesa \u00ebsht\u00eb kryer nga kredia. Pjesa tjet\u00ebr e vler\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 137 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb paguar nga shoq\u00ebria \u201c2C\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Qirko tha se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb shitur po at\u00eb vit n\u00eb vler\u00ebn 450 mij\u00eb euro nga bashk\u00ebshortja e subjektit.<\/p>\n<p>\u201cDuket se pagesa e tjet\u00ebrsimit nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tek noteri\u201d, pohoi relatorja.<\/p>\n<p>Gaxha deklaroi se i ishte kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb detyrim q\u00eb nuk i takonte t\u00eb paguhej prej tij, por nga shoq\u00ebria. \u201cBashk\u00ebshotja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb larguar n\u00eb vitin 2014 duke shitur kuotat e saj. Kam depozituar vendimin e asambles\u00eb t\u00eb vitit 2013, ku \u00e7do ortak ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb paguaj\u00eb 50% t\u00eb kredis\u00eb. Bashk\u00ebshortja kur ka shitur kuotat, pala bler\u00ebse ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb gjitha detyrimet. Ka qen\u00eb detyrimi i shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb deklaroj\u00eb ndarjen e dividentit\u201d, pohoi Gaxha.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs e pyeti gjyqtarin Gaxha se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitimi kishte bashk\u00ebshortja e tij, duke qen\u00eb bashk\u00ebortake n\u00eb nj\u00eb kompani, investimet e s\u00eb cil\u00ebs kryheshin thuajse t\u00eb gjitha nga ortaku. Gaxha tha se e kishte sqaruar me imt\u00ebsi gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e bashk\u00ebshortes n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201c2C\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>\u201cKa garantuar bankat p\u00ebr aktivitetin e shoq\u00ebris\u00eb me pag\u00ebn e saj dhe pasurit\u00eb familjare,\u201d pohoi Gaxha.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan llogari bankare dhe obligacione fondi investimi ne em\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb gjyqtarit Gaxha.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja ka deklaruar obligacion n\u00eb vler\u00ebn 150 mij\u00eb euro me afat dy vjet; nj\u00eb obligacion tjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 100 mij\u00eb euro p\u00ebr periudh\u00ebn 2016-2020; nj\u00eb obligacion 2.1 milion\u00eb lek\u00eb me afat 7 vje\u00e7ar dhe nj\u00eb obligacion tjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2015-2017. Si burim krijimi t\u00eb obligacioneve \u00ebsht\u00eb deklaruar vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb rrug\u00ebn \u201cRefit \u00c7ollaku\u201d n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr vler\u00ebn 450 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gaxha u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn. Edhe p\u00ebr profesionalizimin nuk u identifikuan probleme. Gjat\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr nj\u00eb pushim pas relatimit t\u00eb gjetjeve t\u00eb Komisionit, nj\u00eb denoncuese e gjyqtarit Gaxha i k\u00ebrkoi Komisionit t\u00eb vler\u00ebsonte \u00e7\u00ebshtjen e saj. Ajo pretendoi se Gaxha me vendimin e tij, i kishte hequr kujdestaris\u00eb s\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mitur pa t\u00eb drejt\u00eb. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, gjyqtari Gaxha shpjegoi se ishte vendosur q\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebt e mitur t\u00eb q\u00ebndronin me t\u00eb paditurin p\u00ebr zgjidhje martese, t\u00eb atin e f\u00ebmij\u00ebve, pasi kjo ishte p\u00ebrcaktuar nga pes\u00eb ekspert\u00eb n\u00eb Shkall\u00ebn Par\u00eb, si dhe n\u00eb Apel. Ai tha se f\u00ebmija i madh n\u00eb mosh\u00ebn 10-vje\u00e7are kishte shprehur d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb jetonte me t\u00eb atin dhe se ekspert\u00ebt kishin rekomanduar se nuk ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb ndaheshin. N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari Artur Gaxha k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 10 shtator, ora 09:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit identifikoi munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare n\u00eb vler\u00ebn e 45 milion\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr investimet e kryera nd\u00ebr vite nga gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Gaxha dhe bashk\u00ebshortja e tij \u2013nd\u00ebrsa Gaxha e konsideroi procecin t\u00eb paragjykuar dhe k\u00ebrkoi konfirmim.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74669,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artur-Gaxha-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Gaxha n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74668"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74668"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74668\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74670,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74668\/revisions\/74670"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74669"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74668"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74668"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74668"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}