{"id":74674,"date":"2020-09-03T16:39:42","date_gmt":"2020-09-03T14:39:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-akuzon-donika-prelen-se-tentoi-zvarritjen-e-procesit-ne-apel\/2020\/09\/03\/"},"modified":"2023-04-07T03:22:41","modified_gmt":"2023-04-07T01:22:41","slug":"komisioneri-publik-akuzon-donika-prelen-se-tentoi-zvarritjen-e-procesit-ne-apel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-akuzon-donika-prelen-se-tentoi-zvarritjen-e-procesit-ne-apel\/2020\/09\/03\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik akuzon Donika Prel\u00ebn se tentoi zvarritjen e procesit n\u00eb Apel"},"content":{"rendered":"<p>Pas rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtareve Ina Rama dhe Natasha Mulaj, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi ri\u00e7eljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr ish-drejtuesen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela.<\/p>\n<p><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72606\" aria-describedby=\"caption-attachment-72606\" style=\"width: 524px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prela-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72606\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prela-KPA-524x400.jpg\" alt=\"\" width=\"524\" height=\"400\" data-id=\"72606\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72606\" class=\"wp-caption-text\">Ish-drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb Renda, Donika Prela n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto :LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa solli n\u00eb v\u00ebmendje gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb enjtes n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA sjelljen e ish-drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, prokurores Donika Prela lidhur me k\u00ebrkesat e saj p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy an\u00ebtareve t\u00eb trupit gjykues, Ina Rama dhe Natasha Mulaj, t\u00eb cilat jan\u00eb rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa vler\u00ebsoi n\u00eb seanc\u00eb se k\u00ebrkesat e Prel\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy gjyqtareve kishin p\u00ebr q\u00ebllim zvarritjen e procesit.<\/p>\n<p>Ballhysa theksoi se n\u00eb k\u00ebrkesat e dor\u00ebzuara, p\u00ebrkund\u00ebr legjislacionit p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale, prokurorja Donika Prela ka bashk\u00ebngjitur dokumente ku pasqyrohen t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb tret\u00eb, q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me procesin.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtares Ina Rama, Ballhysa pohoi se subjekti ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb konfliktit t\u00eb pretenduar, duke sjell\u00eb si argument deklarat\u00ebn e Prel\u00ebs se \u201cpriste q\u00eb an\u00ebtarja e trupit gjykues Ina Rama\u201d t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Ballhysa sqaroi se p\u00ebrb\u00ebrja e trupit gjykues ka qen\u00eb publike n\u00eb faqen e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb n\u00eb vitin 2019 dhe sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs, konflikti i interesit i pretenduar duhet njoftuar menj\u00ebher\u00eb pas marrjes dijeni.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak se ajo ka qen\u00eb n\u00eb dijeni, k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtares Ina Rama n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb \u00ebsht\u00eb kyer me q\u00ebllim shtyrjen e seanc\u00ebs dhe vones\u00ebn e procesit. Duke qen\u00eb se n\u00eb frym\u00ebn e ligjit, parashikohet q\u00eb subjekti t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpunues, kjo sjellje duhet t\u00eb merret parasysh nga ana e Kolegjit\u201d, tha Ballhysa.<\/p>\n<p>Ballhysa vijoi se Prela ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb trupit gjykues t\u00eb Kolegjit dhe se duhej t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb ajo vet\u00eb dor\u00ebheqjen nga \u00e7\u00ebshtja hetimore ndaj v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb gjyqtares Natasha Mulaj.<\/p>\n<p>\u201cDuhej t\u00eb kishte konsideruar se ajo vet\u00eb ishte n\u00eb konflikt interesi dhe t\u00eb kishte treguar integritet, duke u dor\u00ebhequr nga hetimi i \u00e7\u00ebshtjes,\u201d pohoi Ballhysa.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Mulajt, Ballhysa e konsideroi p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb seanc\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb vonuar procesin.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj deklaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se dy k\u00ebrkesat e prokurores Donika Prela p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy an\u00ebtareve t\u00eb trupit gjykues jan\u00eb rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara nga dy trupa gjykuese t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi i Komisionerit p\u00ebr provat e reja<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa paraqiti fillimisht vler\u00ebsimin e tij lidhur me provat e reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga prokurorja Donika Prela n\u00eb seanc\u00ebn e 17 Korrikut, kur ajo depozitoi 375 faqe akte me t\u00eb cilat pretendonte se v\u00ebrtetonte se kishte patur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive q\u00eb zot\u00ebron.<\/p>\n<p>Prela pretendoi se v\u00ebrtetonte pages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit; mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb 15 mij\u00eb eurove dhe se nj\u00eb e pun\u00ebsuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese me bashk\u00ebshortin kishte bler\u00eb nga kjo kompani nj\u00eb apartament n\u00eb vler\u00ebn 12 mij\u00eb euro q\u00eb sipas saj ishte e p\u00ebraf\u00ebrt me shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ata kishin paguar.<\/p>\n<p>Ballhysa i q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankim edhe pas shqyrtimit t\u00eb provave t\u00eb reja, duke pretenduar se Prela nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se aktet e dor\u00ebzuara s\u00eb fundmi nga prokurorja Prela tregojn\u00eb veprime t\u00eb kryera pas ankimit dhe se duhet t\u00eb merren me rezerva nga ana e Kolegjit.<\/p>\n<p>Ai ritheksoi se nuk u arrit t\u00eb provohej mungesa e dijenis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Prel\u00ebs p\u00ebr shmangien e detyrimeve, pasi rezultonte se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pag\u00ebs e kishte marr\u00eb n\u00eb bank\u00eb, nd\u00ebrsa tjetr\u00ebn n\u00eb ark\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb ku punonte. \u201cDuhet t\u00eb konsiderohen me rezerva pretendimet e subjektit p\u00ebr pagimin e detyrimeve gjat\u00eb kryerjes s\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, tha Ballhysa.<\/p>\n<p>Edhe lidhur me vler\u00ebn nga qiraja, Komisioneri pohoi se ato mund t\u00eb vler\u00ebsoheshin t\u00eb ligjshme vet\u00ebm n\u00eb rastin kur detyrimet tatimore kryheshin n\u00eb koh\u00ebn e duhur, kur ishte p\u00ebrfituar vlera. Ballhysa i q\u00ebndroi argumentit t\u00eb tij se Prela ka patur njohuri n\u00eb fush\u00ebn financiare, duke qen\u00eb se kishte sh\u00ebrbyer n\u00eb sektorin e Task-Forc\u00ebs q\u00eb heton krimin ekonomik.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimet e Prel\u00ebs se ishte n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar gjith\u00eb dokumentacionin e pun\u00ebsimit t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit Gj.P., Ballhysa shpjegoi se kjo gj\u00eb nuk mund t\u00eb bazohej me an\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb l\u00ebshuara nga subjekte private t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb noteri grek. Ai shtoi se n\u00eb dokumentin bankar me t\u00eb cilin Prela pretendon se \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr vlera 1.4 milion\u00eb nga huadh\u00ebn\u00ebsi Gj.P., pasqyrohet se \u00ebsht\u00eb kryer rivendosje n\u00eb afat i depozit\u00ebs dhe jo t\u00ebrheqje. Sipas Ballhys\u00ebs, Prela nuk ka patur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se provat e reja nuk e ndryshojn\u00eb situat\u00ebn e trajtuar n\u00eb ankim lidhur me blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas tij, Prela dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb patur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie dhe se vlera e p\u00ebrfituar nga shitja nuk mund t\u00eb konsiderohet si burim p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri mbajti t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim si n\u00eb ankim, edhe p\u00ebr dy transaksionet e kryera nga bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb raportuar nga Drejtoria e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave \u2013 lidhur me nj\u00eb hua prej 25 mij\u00eb eurosh, e cila nuk figuron n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb dhe i dyti p\u00ebr nj\u00eb pages\u00eb prej rreth 1.7 milion\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb bashk\u00ebshorti i subjektit kishte kryer n\u00eb favor t\u00eb Zyr\u00ebs Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr llogari t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit ku kishte punuar m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rezultonte i pun\u00ebsuar n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik vler\u00ebsoi se edhe pas dor\u00ebzimit t\u00eb provave t\u00eb reja, pretendimet e prokurores Donika Prela mbeten n\u00eb nivel deklarativ. \u201cMbetet konkluzioni se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurin\u00eb,\u201d tha Ballhysa. Sipas Komisionerit, Prela ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e pasurive n\u00eb vler\u00ebn 7.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Denoncimet<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me denoncimin p\u00ebr standarte t\u00eb dyfishta n\u00eb hetimin e dy personave t\u00eb proceduar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale, Ballhysa e quajti t\u00eb pavend pretendimin e Prel\u00ebs se k\u00ebt\u00eb standart t\u00eb dyfisht\u00eb e ka mbajtur policia. Komisioneri Publik vler\u00ebsoi se \u00ebsht\u00eb prokurori ai q\u00eb ka autoritetin t\u00eb ushtroj\u00eb ndjekjen penale dhe jo oficeri i policis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr denoncimin tjet\u00ebr, ku pretendohet p\u00ebr zhdukje t\u00eb akteve t\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi penal kur Prela ishte drejtuese e ish-Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Ballhysa tha se SPAK kishte kthyer p\u00ebrgjigje se nuk e ka n\u00eb protokoll shkres\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb. Komisioneri k\u00ebrkoi q\u00eb ky denoncim t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ballhysa u shpreh edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti prej 185m2 n\u00eb Tiran\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb denoncuar nga nj\u00eb agjenci mediatike.<\/p>\n<p>Ai tha se p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 110 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2018, Prela ka deklaruar si burim krijimi shum\u00ebn 80 mij\u00eb euro nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb dhe 30 mij\u00eb euro q\u00eb rridhnin nga vlera 4 milion\u00eb lek\u00eb e shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Komisioneri vler\u00ebson se nuk kishin patur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr ta bler\u00eb.<\/p>\n<p>Shkurtimisht, Prela u ndal tek denoncimet gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr aspektin financiar kishte zgjedhur si mbrojt\u00ebse ligjore avokaten Blerina Dodaj.<\/p>\n<p>Prela deklaroi se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb plota lidhur me denoncimin p\u00ebr zhdukjen e akteve t\u00eb kall\u00ebzimit. Ajo tha se kall\u00ebzimet jan\u00eb t\u00eb regjistruara dhe se vet\u00ebm nj\u00eb material kall\u00ebzues nuk gjendet. \u201cDrejtuesi nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00ebsi n\u00eb dor\u00ebzim i post\u00ebs,\u201d pohoi Prela.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimin p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb ri n\u00eb vitin 2018, Prela tha se e kishte deklaruar vullnetarisht k\u00ebt\u00eb pasuri. \u201cNe i kemi patur kontaktet me shit\u00ebsin, i cili nuk ka proleme me ligjin dhe jo me shit\u00ebsin e shit\u00ebsit. T\u00eb gjitha veprimet p\u00ebr blerjen e apartamentit jan\u00eb ligjore,\u201d shpjegoi prokurorja Prela.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ajo dha q\u00ebndrimin e saj ndaj denoncimit t\u00eb kryer nga nj\u00eb media. Sipas Prel\u00ebs, kjo media e kishte b\u00ebr\u00eb shkrimin e par\u00eb kund\u00ebr saj pas procedimit penal q\u00eb ajo kishte regjistruar kund\u00ebr ish-Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Adriatik Llalla.<\/p>\n<p>Prela shtoi se edhe nj\u00ebri nga gazetar\u00ebt e portalit ka qen\u00eb i proceduar n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ajo drejtonte Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, nd\u00ebrsa akuzoi se portali p\u00ebrdorej p\u00ebrmes shpifjes nga njer\u00ebz q\u00eb u jan\u00eb prekur interesat nga hetimet e saj.<\/p>\n<p>\u201cIshte hera e par\u00eb q\u00eb procedohej nj\u00eb Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm,\u201d shtoi Prela.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e Prel\u00ebs, avokatja Blerina Dodaj, i k\u00ebrkoi trupit gjykues q\u00eb t\u00eb ri\u00e7el\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo k\u00ebrkoi koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u njohur me \u00e7\u00ebshtjen duke argumentuar se ishte zgjedhur pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb nga Prela si mbrojt\u00ebse ligjore. Dodaj k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e ardhshme t\u00eb mund t\u00eb debatonte mbi provat e reja dhe m\u00eb pas t\u00eb paraqiste konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues i Kolegjit vendosi ri\u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor dhe shtyrjen e seanc\u00ebs p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 11 shtator, ora 10:00, kur pal\u00ebve ju k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtareve Ina Rama dhe Natasha Mulaj, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi ri\u00e7eljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr ish-drejtuesen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74675,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,473],"tags":[112,119,359],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prela-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Ish-drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb Renda, Donika Prela n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto :LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74674"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74674"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74674\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74676,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74674\/revisions\/74676"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74675"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74674"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74674"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74674"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}