{"id":74680,"date":"2020-09-01T17:57:40","date_gmt":"2020-09-01T15:57:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-rrezoi-perpjekjen-e-gjyqtares-shpresa-becaj-per-te-anashkaluar-vetingun\/2020\/09\/01\/"},"modified":"2023-04-07T03:23:22","modified_gmt":"2023-04-07T01:23:22","slug":"kpk-rrezoi-perpjekjen-e-gjyqtares-shpresa-becaj-per-te-anashkaluar-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-rrezoi-perpjekjen-e-gjyqtares-shpresa-becaj-per-te-anashkaluar-vetingun\/2020\/09\/01\/","title":{"rendered":"KPK rr\u00ebzoi \u2018p\u00ebrpjekjen\u2019 e gjyqtares Shpresa Be\u00e7aj p\u00ebr t\u00eb anashkaluar vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjykoi se subjekti i rivler\u00ebsimit duhej shkarkuar pasi kishte detyrimin p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar deklaratat p\u00ebr pasuris\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizimit brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar. Pretendimet e Be\u00e7ajt se nuk ishte \u201cgjyqtare n\u00eb detyr\u00eb\u201d n\u00eb koh\u00ebn e zbatimit t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut dhe se statusi i saj ishte i paqart\u00eb u vler\u00ebsuan nga KPK si i pabazuar n\u00eb ligj e t\u00eb paprovuara.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72271\" aria-describedby=\"caption-attachment-72271\" style=\"width: 545px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shpresa-Be\u00e7aj-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72271\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shpresa-Be\u00e7aj-KPK-545x400.jpg\" alt=\"\" width=\"545\" height=\"400\" data-id=\"72271\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72271\" class=\"wp-caption-text\">Ish-kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shpresa Be\u00e7aj pas seanc\u00ebs n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pretendimi i ish-kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shpresa Be\u00e7aj se rasti i saj ishte \u201cunik\u201d dhe se nuk mund t\u00eb penalizohej p\u00ebr mosdor\u00ebzimin e deklaratave n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk e ka bindur Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, q\u00eb vendosi m\u00eb dat\u00eb 3 korrik 2020 shkarkimin e saj nga detyra.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Roland Ilia kryesues, Lul\u00ebzim Hamitaj relator dhe Olsi Komici an\u00ebtar, vler\u00ebsojn\u00eb se pretendimet e Be\u00e7ajt se Komisioni nuk mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar pasi statusi i saj profesional ishte i paqart\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e fillimit t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb magjistrat\u00ebve, bien ndesh me frym\u00ebn e dispozitave kushtetuese dhe se jan\u00eb totalisht t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova.<\/p>\n<p>Paqart\u00ebsit\u00eb e Be\u00e7ajt lidhur me statusin e saj t\u00eb magjistratit pas mbarimit t\u00eb mandatit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe vones\u00ebn e riem\u00ebrimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit cil\u00ebsohen si t\u00eb padrejta nga Komisioni. Sipas trupit gjykues, Be\u00e7aj ka fituar t\u00eb drejt\u00ebn e riem\u00ebrimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb si dhe shp\u00ebrblimin e pagave t\u00eb prapambetura fal\u00eb statusit q\u00eb g\u00ebzonte.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim konstatohet se Be\u00e7aj, fal\u00eb eksperienc\u00ebs dhe statusit q\u00eb g\u00ebzonte, mund t\u00eb kishte vler\u00ebsonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb detyrimet q\u00eb mbartte n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Shpresa Be\u00e7aj ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb vitin 1983 dhe e ka filluar karrier\u00ebn si gjyqtare nga Gjykata e Gramshit. Ajo u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1990 nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1994 u promovua si gjyqtare e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2004, Be\u00e7aj u dekretua gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb nd\u00ebrsa 4 vjet m\u00eb pas u em\u00ebrua kryetare e k\u00ebsaj gjykate. Me p\u00ebrfundimin e mandatit n\u00eb vitin 2013, Be\u00e7aj udh\u00ebhoqi nj\u00eb betej\u00eb ligjore kund\u00ebr K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe e fitoi at\u00eb. Megjithat\u00eb, vendimi p\u00ebr em\u00ebrimin e saj n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit u shty deri n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p><strong>Pretendimet e Be\u00e7ajt<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr rivler\u00ebsimin e gjyqtares Shpresa Be\u00e7aj, Komisioni konstatoi munges\u00ebn e dosjeve dhe raporteve t\u00eb institucioneve ndihm\u00ebse. Pasi u k\u00ebrkoi informacion, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ; Inspektoriatin i Lart\u00eb i deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI dhe Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, raportuan se Be\u00e7aj nuk kishte depozituar formular\u00eb dhe dokumentacion shoq\u00ebrues p\u00ebr vler\u00ebsimin e saj gjat\u00eb periudh\u00ebs 21 tetor 2016 &#8211; 31 mars 2017, ashtu si parashikohej n\u00eb legjislacionin e vetingut.<\/p>\n<p>Be\u00e7aj ka faj\u00ebsuar ish-KLD-n\u00eb si shkaktare t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb saj \u201cunike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga momenti i paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs sime, KLD-ja kishte detyrimin ligjor, si\u00e7 parashikonte neni 25 i ligjit organik i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb (ligji nr. 8588\/2000), t\u00eb shqyrtonte k\u00ebrkes\u00ebn dhe t\u00eb m\u00eb em\u00ebronte n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb. Fakti q\u00eb KLD-ja nuk mori n\u00eb konsiderat\u00eb dhe nuk e shqyrtoi prej rreth 5 (pes\u00eb) vjet\u00ebsh k\u00ebrkes\u00ebn time p\u00ebr t\u00eb m\u00eb riem\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit p\u00ebrb\u00ebnte c\u00ebnim flagrant t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb mia t\u00eb fituara p\u00ebr sa i p\u00ebrket statusit\u201d, ka deklaruar Be\u00e7aj.<\/p>\n<p>Ajo ka shpjeguar se, tre vite pasi k\u00ebrkesa e saj nuk po shqyrtohej nga ish-KLD, i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Administrative p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar rikthimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrfitimin e pagave si gjyqtare p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb nuk kishte qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Be\u00e7aj e ka fituar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb rikthimin n\u00eb detyr\u00eb si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb. Gjithashtu, ajo ka fituar edhe t\u00eb drejt\u00ebn e statusit profesional dhe p\u00ebrfitimin e 43 pagave mujore.\u00a0 M\u00eb 4 qershor 2018, ajo ka filluar rregullisht ushtrimin e detyr\u00ebs dhe ka dor\u00ebzuar pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb deklarat\u00ebn e interesave private para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Be\u00e7aj pretendon se statusi profesional i saj n\u00eb koh\u00ebn kur nisi zbatimi i ligjit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nuk ishte i qart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb aspektin personal (subjektiv) un\u00eb e kam konsideruar personin tim si gjyqtar, status t\u00eb cilin ma garantonte ligji i koh\u00ebs, sepse nuk kam pasur asnj\u00ebher\u00eb shk\u00ebputje nga ky status,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa n\u00eb aspektin objektiv, un\u00eb nuk isha \u2018gjyqtare n\u00eb detyr\u00eb\u2019, duke qen\u00eb se nuk e ushtroja realisht detyr\u00ebn e gjyqtares,\u201d shtoi Be\u00e7aj.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se shk\u00ebputja nga ushtrimi i detyr\u00ebs erdhi si pasoj\u00eb e veprimeve arbitrare t\u00eb KLD-s\u00eb, e cila nuk shqyrtonte k\u00ebrkes\u00ebn e saj p\u00ebr tu riem\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Be\u00e7aj ka shpjeguar se n\u00eb dat\u00eb 7 tetor 2016, \u00ebsht\u00eb paraqitur personalisht pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe dor\u00ebzimin e tri formular\u00ebve sipas ligjit, por se aty ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje se nuk ishte pjes\u00eb e subjekteve q\u00eb i n\u00ebnshtrohen rivler\u00ebsimit. Sipas Be\u00e7ajt, n\u00eb ILDKPKI at\u00ebher\u00eb i kishin argumentuar se emri i saj nuk figuronte n\u00eb listat e dor\u00ebzuara nga institucionet.<\/p>\n<p>Ajo ka shtuar se pas mbarimit t\u00eb mandatit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb pages\u00ebs kalimtare prej 3 vjet\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrfituar nga statusi institucional, ishte detyruar q\u00eb t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn e avokatit p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Be\u00e7aj ka deklaruar para Komisionit se deri m\u00eb 18 maj 2017, ka pasur aktivitetin e saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk figuronte n\u00eb organik\u00ebn e asnj\u00eb gjykate t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, duke qen\u00eb se kam konkurruar p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb Organet e Procesit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb magjistrat\u00ebve (KPK dhe KPA), nj\u00eb nd\u00ebr kriteret p\u00ebr t\u2019u zgjedhur ishte edhe kriteri i p\u00ebrcaktuar n\u00eb germ\u00ebn \u2018\u00eb\u2019, pika 1, e nenit 6, t\u00eb ligjit nr. 84\/20165, kriter i cili \u00ebsht\u00eb konsideruar si i plot\u00ebsuar, bazuar n\u00eb filtrimin q\u00eb i b\u00ebn\u00eb kandidat\u00ebve institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ngritjen e organeve t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb magjistrat\u00ebve\u201d, argumenton Be\u00e7aj.<\/p>\n<p>Ajo thekson se n\u00eb koh\u00ebn e fillimit t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit p\u00ebr rivler\u00ebsimin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve \u2018nuk ka qen\u00eb gjyqtare n\u00eb detyr\u00eb\u2019 dhe se n\u00eb k\u00ebto kushte nuk mund t\u00eb ishte subjekt i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt nuk kam pasur t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar dhe d\u00ebrguar formular\u00ebt n\u00eb organet p\u00ebrkat\u00ebse shtet\u00ebrore t\u00eb ngarkuara me zbatimin e tij,\u201dtha ajo. \u201cKonfirmimin si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb un\u00eb e kam marr\u00eb, si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, shum\u00eb m\u00eb von\u00eb se fillimi i zbatimit t\u00eb efekteve t\u00eb ligjit p\u00ebr procesin e vler\u00ebsimit t\u00eb magjistrat\u00ebve,\u201d shtoi Be\u00e7aj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ajo pretendon se nuk mund t\u00eb konsiderohet as si ish-gjyqtare p\u00ebr faktin se kishte iniciuar procedime administrative dhe gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u2019u rehabilituar dhe p\u00ebr t\u2019u riem\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto jan\u00eb arsyet p\u00ebr t\u00eb cilat un\u00eb nuk kam pasur mund\u00ebsi t\u00eb plot\u00ebsoj dhe dor\u00ebzoj n\u00eb koh\u00eb formular\u00ebt q\u00eb parashikon ligji p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb magjistrat\u00ebve,\u201d ka theksuar Be\u00e7aj.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i KPK<\/strong><\/p>\n<p>Duke e konsideruar t\u00eb pazakont\u00eb faktin e mosparaqitjes s\u00eb deklaratave, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin p\u00ebrfundimtar Komisioni analizon fillimisht rrethanat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dinamik\u00ebn e veprimeve apo mosveprimeve t\u00eb gjyqtares Be\u00e7aj n\u00eb raport me detyrimet e sanksionuara n\u00eb legjislacionin p\u00ebr rivler\u00ebsimin e gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni konsideron t\u00eb nevojshme analiz\u00ebn paraprake e statusit funksional t\u00eb Be\u00e7ajt n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit nr. 84\/2016 dhe evidentimin e detyrimeve ligjore q\u00eb kan\u00eb rrjedhur nga ky status. Gjithashtu, trupi gjykues ve\u00e7on n\u00eb analiz\u00ebn e tij ekzistenc\u00ebn ose jo t\u00eb shkaqeve t\u00eb arsyeshme faktiko-ligjore q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb pamund\u00ebsuar gjyqtaren Be\u00e7aj p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb koh\u00eb, si dhe lidhur me pasojat e mundshme juridike q\u00eb rrjedhin prej fakteve q\u00eb do t\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb provuara.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se nga hetimi administrativ ka rezultuar se pasi ka p\u00ebrfunduar mandatin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, \u00a0Be\u00e7aj e ka ruajtur n\u00eb vijim\u00ebsi statusin e gjyqtarit, ndon\u00ebse riem\u00ebrimi i saj ka rezultuar i vonuar.<\/p>\n<p>\u201cFaktin e ruajtjes n\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb statusit t\u00eb gjyqtares prej largimit nga Gjykata e Lart\u00eb e deri n\u00eb rifillimin e kryerjes s\u00eb funksionit t\u00eb gjyqtares n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb, e ka pohuar dhe pranuar edhe personalisht znj. Shpresa Be\u00e7aj,\u201d shprehet KPK.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, ka rezultuar se n\u00eb vijim t\u00eb nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb, lidhur me vones\u00ebn e riem\u00ebrimit ka p\u00ebrfituar edhe nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim, pik\u00ebrisht, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn e mosushtrimit t\u00eb funksionit, p\u00ebr shkak t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb munguar deri n\u00eb momentin vendimmarr\u00ebs\u201d, shton Komisioni.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, t\u00eb drejtat e shp\u00ebrblimit dhe rikthimit n\u00eb detyr\u00eb Be\u00e7aj i ka g\u00ebzuar pik\u00ebrisht \u00a0nga pasja e statusit t\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>Duke ju referuar q\u00ebndrimit t\u00eb mbajtur nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, Komisioni konkludon se kur subjektet e g\u00ebzojn\u00eb statusin e magjistratit, mosushtrimi i detyr\u00ebs nuk p\u00ebrb\u00ebn\u00eb shkak p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e tyre nga procesi i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se Be\u00e7aj ka pasur detyrimin ligjor t\u2019i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pasi ajo g\u00ebzonte statusin e magjistratit n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrcaktimin e subjekteve q\u00eb i n\u00ebnshtrohen ex officio procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebrfshin t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe kategorit\u00eb e tjera, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb specifikim, ndarje n\u00eb n\u00ebnkategori apo dallim midis gjyqtar\u00ebve n\u00eb detyr\u00eb dhe atyre jo n\u00eb detyr\u00eb,\u201d shprehet KPK.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa koh\u00eb ky p\u00ebrkufizim i p\u00ebrfshin t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb status &#8211; ndryshe nga sa pretendon subjekti, Komisioni nuk konstaton arsye p\u00ebr t\u00eb cilat znj. Shpresa Be\u00e7aj nuk do t\u00eb duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ex officio,\u201d vler\u00ebson Komisioni.<\/p>\n<p>Trupi gjykues thekson se fryma e ligjit parashikon edhe rivler\u00ebsimin e ish-gjyqtar\u00ebve apo ish-prokuror\u00ebve q\u00eb aspirojn\u00eb t\u00eb kthehen si aktor\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, pavar\u00ebsisht se e kan\u00eb humbur statusin e magjistratit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt nuk mund t\u00eb konsiderohet n\u00eb harmoni dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebto dispozita dhe as n\u00eb funksion t\u00eb realizimit t\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, moskryerja e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ndaj nj\u00eb gjyqtari q\u00eb jo vet\u00ebm ka mbuluar funksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb karrier\u00eb, por edhe gjat\u00eb mosushtrimit t\u00eb funksionit \u00ebsht\u00eb ndier\u00eb gjithmon\u00eb (si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur vet\u00eb subjekti) dhe \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb vijim\u00ebsi dhe pa nd\u00ebrprerje si nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, konform dhe n\u00eb saj\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave dhe efekteve q\u00eb kan\u00eb buruar pik\u00ebrisht nga statusi i gjyqtarit\/magjistratit\u201d, citohet m\u00eb tej n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni konsideron se pretendimi i Be\u00e7ajt p\u00ebr anashkalimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, jo vet\u00ebm q\u00eb bie ndesh me frym\u00ebn e dispozitave kushtetuese dhe ligjit t\u00eb vetingut, por gjithashtu do t\u00eb rezultonte totalisht i pamb\u00ebshtetur n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova.<\/p>\n<p>\u201cShpresa Be\u00e7aj, n\u00eb momentin e futjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, ishte nj\u00eb subjekt q\u00eb duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ex officio, p\u00ebr shkak t\u00eb statusit q\u00eb g\u00ebzonte dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, mbartte edhe detyrimin ligjor\u2026, p\u00ebr paraqitjen e deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb deklarat\u00ebs p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs dhe formularin e vet\u00ebvler\u00ebsimit profesional, brenda afatit 30-ditor, nga hyrja n\u00eb fuqi e tij\u201d, shprehet Komisioni<\/p>\n<p>Trupi gjykues konstaton se nuk q\u00ebndron pretendimi i Be\u00e7ajt lidhur me komunikimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me funksionar\u00ebve t\u00eb ILDKPKI, q\u00eb sipas saj i kan\u00eb pohuar se nuk mund t\u00eb plot\u00ebsonte deklaratat pasi emri nuk gjendej n\u00eb organikat e gjykatave, duke qen\u00eb se mbeten n\u00eb nivel deklarativ.<\/p>\n<p>Komisioni shton se bazuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebr vetingun, deklarata e pasuris\u00eb n\u00eb ILDKPKI mund t\u00eb d\u00ebrgohej me post\u00eb dhe se nuk ishte e detyrueshme t\u00eb paraqitej personalisht subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, evidentohet fakti se deklarata p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs dhe formulari p\u00ebr vet\u00ebvler\u00ebsimin profesional duhej t\u00eb d\u00ebrgoheshin n\u00eb dy institucione krejt t\u00eb ndryshme nga ILDKPKI-ja, konkretisht, n\u00eb DSIK dhe KLD.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nuk rezulton q\u00eb Be\u00e7aj t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr d\u00ebrgimin e ndonj\u00eb k\u00ebrkese informacioni n\u00eb rrug\u00eb zyrtare, lidhur me deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs dhe me formularin p\u00ebr vet\u00ebvler\u00ebsimin profesional.<\/p>\n<p>Trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se shpjegimet dhe pretendimet e Be\u00e7ajt nuk p\u00ebrmbajn\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb apo fakt konkret t\u00eb provuar, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb shkak ligjor justifikues p\u00ebr mosp\u00ebrmbushjen e detyrimeve p\u00ebr dor\u00ebzimin e deklaratave n\u00eb institucionet ndihm\u00ebse.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nuk ka rezultuar q\u00eb ajo t\u00eb ket\u00eb k\u00ebrkuar ndonj\u00ebher\u00eb pran\u00eb institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse apo pran\u00eb Komisionit rivendosjen n\u00eb afat p\u00ebr shkaqe t\u00eb arsyeshme, apo fuqi madhore, q\u00eb nuk do t\u2019i kishte mund\u00ebsuar asaj respektimin e afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga ligjin e rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>Komisioni sjell n\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebrmbajtjen e dispozitave t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb pik\u00ebs 5 t\u00eb nenit D dhe t\u00eb pik\u00ebs 4 t\u00eb nenit DH, ku parashikohet shkarkimi nga detyra i subjektit q\u00eb nuk e dor\u00ebzon deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr figur\u00ebn n\u00eb koh\u00eb, sipas ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues ka vendosur n\u00eb unanimitet shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares Shpresa Be\u00e7aj.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjykoi se subjekti i rivler\u00ebsimit duhej shkarkuar pasi kishte detyrimin p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar deklaratat p\u00ebr pasuris\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizimit brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar. Pretendimet e Be\u00e7ajt se nuk ishte \u201cgjyqtare n\u00eb detyr\u00eb\u201d n\u00eb koh\u00ebn e zbatimit t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut dhe se statusi i saj ishte i paqart\u00eb u vler\u00ebsuan [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74681,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,114,473],"tags":[125,107,118,704],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shpresa-Be\u00e7aj-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Ish-kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shpresa Be\u00e7aj pas seanc\u00ebs n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74680"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74680"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74680\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74682,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74680\/revisions\/74682"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74681"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74680"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74680"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74680"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}