{"id":74686,"date":"2020-08-21T11:18:34","date_gmt":"2020-08-21T09:18:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-akuzon-fatmira-hajdarin-per-veper-penale-ne-ndertimin-e-nje-pallati\/2020\/08\/21\/"},"modified":"2023-04-07T03:24:16","modified_gmt":"2023-04-07T01:24:16","slug":"kpk-akuzon-fatmira-hajdarin-per-veper-penale-ne-ndertimin-e-nje-pallati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-akuzon-fatmira-hajdarin-per-veper-penale-ne-ndertimin-e-nje-pallati\/2020\/08\/21\/","title":{"rendered":"KPK akuzon Fatmira Hajdarin p\u00ebr vep\u00ebr penale n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pallati"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i shkarkimit t\u00eb gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatmira Hajdari motivohet me munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr 12 vite radhazi, me pasuri dhe transaksione t\u00eb padeklaruara si dhe me vepr\u00ebn e \u201cnd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d t\u00eb nj\u00eb pallati \u2013i cili u konsiderua nga KPK si cenim i besimit te drejt\u00ebsia.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_71998\" aria-describedby=\"caption-attachment-71998\" style=\"width: 540px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fatmira-Hajdari.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-71998\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fatmira-Hajdari-540x400.jpg\" alt=\"\" width=\"540\" height=\"400\" data-id=\"71998\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-71998\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Fatmira Hajdari pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb 65 faqe t\u00eb vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr gjyqtaren e shkarkuar t\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatmira Hajdari zbulohen nj\u00eb mori transaksionesh financiare t\u00eb padeklaruara apo t\u00eb deklaruara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb, nd\u00ebrsa analiza financiare e nxjerr gjyqtaren me minus 96.6 milion\u00eb lek\u00eb &#8211; nj\u00eb nga diferencat negative m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb prej fillimit t\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb kreu vetingun v\u00eb n\u00eb dukje se p\u00ebrve\u00e7 18.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb pajustifikuara deri n\u00eb vitin 2003, kur fillon edhe procesi i deklarimit t\u00eb pasurive p\u00ebr zyrtar\u00ebt, ishin edhe 80.8 milion\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb ndar\u00eb 12 vite nga viti 2003 deri n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Pasurit\u00eb me probleme, kryesisht t\u00eb lidhura me zonj\u00ebn Hajdari dhe t\u00eb birin, p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb pallat n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit, qiramarrjen dhe shitje e nj\u00eb lokali bar-kafe n\u00eb Qytetin Studenti, nj\u00eb apartament, nj\u00eb dyqan apo transaksione me aksione kompanish.<\/p>\n<p>KPK v\u00eb n\u00eb dukje n\u00eb vendim se nd\u00ebrtimi pa leje i nj\u00eb pallati n\u00eb tok\u00ebn q\u00eb nuk zot\u00ebrohej nga subjekti ishte vep\u00ebr penale. \u201cN\u00eb k\u00ebto kushte, subjekti, me kryerjen e k\u00ebtij nd\u00ebrtimi n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb toke q\u00eb nuk ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj dhe e papajisur me leje nd\u00ebrtimi, ka konsumuar elementet e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cnd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni tha se veprimet e Hajdarit mbi tok\u00ebn q\u00eb nuk e zot\u00ebronte dhe mosrespektimi i ligjit kishin c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia. \u201cN\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb Komisionit, t\u00ebr\u00ebsia e veprimeve p\u00ebr kryerjen e nd\u00ebrtimit t\u00eb objektit ***-kat\u00ebsh pa lejet p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin n\u00eb fuqi, tregojn\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb till\u00eb t\u00eb subjektit me zbatimin e ligjit, i cili \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pasur besimin e publikut,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Fatmira Hajdari \u00ebsht\u00eb e veja e Azem Hajdarit,\u00a0 deputetit dhe nj\u00ebrit prej drejtuesve t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb dhjetorit kund\u00ebr diktatur\u00ebs n\u00eb vitet 90\u2019, i cili u vra n\u00eb vitit 1998. Ajo i kund\u00ebrshtoi pretendimet e Komisionit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebrball\u00eb trup\u00ebs s\u00eb kryesuar nga Roland Ilia, me an\u00ebtare Firdes Shuli dhe relatore Etleda \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Hajdari e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003 si gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Parat\u00eb e pajustifikuara<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit \u00a0\u00ebsht\u00eb fokusuar gjer\u00ebsisht n\u00eb dy prej pasurive t\u00eb gjyqtares Hajdari. Lokalin e marr\u00eb me qira nga i biri n\u00eb Qytetin Studenti dhe nj\u00eb pallat i nd\u00ebrtuar pjes\u00ebrisht me parat\u00eb e shitjes s\u00eb aktivitetit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrmend nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh me bankat q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb apo nuk jan\u00eb deklaruar sakt\u00ebsisht n\u00eb vite, Komisioni v\u00eb n\u00eb dukje se nj\u00eb pjes\u00eb e transaksioneve ishin t\u00eb dyshimta.\u00a0 K\u00ebshtu sipas vendimi t\u00eb KPK, djali i gjyqtares kishte marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb vitin 2007 q\u00eb pretendohej se ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb rikonstruktuar mjediset e ish-sall\u00ebs s\u00eb loj\u00ebrave n\u00eb Qytetin Studenti.<\/p>\n<p>Por KPK thot\u00eb se z.Hajdari i mori k\u00ebto mjedise n\u00eb dor\u00ebzim vet\u00ebm n\u00eb vitin 2009 dhe se para k\u00ebsaj kohe, kishte qen\u00eb e pamundur p\u00ebr t\u00eb kryer investime n\u00eb mjedise publike, pa shkelur ligjin apo pa c\u00ebnuar gar\u00ebn q\u00eb duhej t\u00eb mbahej n\u00eb dh\u00ebnien me qira t\u00eb ambienteve.<\/p>\n<p>Justifikimet e Hjadarit se kjo ishte b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb marr\u00ebveshje, \u201cfjal\u00eb burrash\u201d me drejtuesit e Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb q\u00eb administronin pronat publike, jan\u00eb konsideruar justifikime t\u00eb pamjaftueshme nga Komisioni.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, aktiviteti p\u00ebr t\u00eb cilin supozohet se ishin investuar 18 milion\u00eb lek\u00eb nuk kishte pasur thuajse asnj\u00ebher\u00eb fitim, kishte tatime t\u00eb papaguara dhe detyrime lokale t\u00eb papaguara. Nj\u00eb deklarim i Hajdarit p\u00ebr 20 milion\u00eb lek\u00eb fitime aforfe u cil\u00ebsua nga KPK si i pabaz\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ngriti dyshime n\u00ebse investimi n\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrmendur ishte kryer. Po ashtu, KPK arsyetoi se kontrata p\u00ebr shitjen e aktivitetit tek t\u00eb tret\u00ebt, pasi m\u00eb her\u00ebt prona u ishte kthyer trashgimtar\u00ebve, ishte e dyshimt\u00eb. Sipas kontrat\u00ebs me tre pal\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshinte pronar\u00ebt, bler\u00ebsit dhe djalin e gjyqtares, ky i fundit merrte 160 mij\u00eb euro p\u00ebr aktivitetin q\u00eb shiste (mobilim dhe punime t\u00eb kryera) dhe fitimin e munguar, nd\u00ebrsa pronar\u00ebt e tok\u00ebs merrnin vet\u00ebm 100 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Arsyetimi i Hajdarit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb se 160 mij\u00eb euro ishin m\u00eb pak se shpenzimet e kryera n\u00eb lokal dhe se nuk mbulonin as kredin\u00eb nga banka, u refuzuan nga KPK si t\u00eb pabaza dhe me munges\u00eb dokumentacioni.<\/p>\n<p>Pozicioni i Hajdarit u r\u00ebndua, pasi sipas vendimit, ajo dhe i biri nuk kishin deklaruar n\u00eb vitet 2007, 2008 dhe m\u00eb tutje shpenzimet e kryera n\u00eb lokal dhe se objekti i kredis\u00eb ishte p\u00ebr rinovim banese dhe jo p\u00ebr lokalin.<\/p>\n<p>Pasi kishte rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb prej 160 mij\u00eb eurosh si t\u00eb paligjshme, Komisioni rr\u00ebzoi edhe pretendimet se dy biznesmen\u00eb &#8211; miq t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb ndjer\u00eb ishin ofruar t\u00eb ndihmonin familjen me klering dhe duke ndar\u00eb pjes\u00ebt n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pallati pa leje n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Komisioni tha se p\u00ebr nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt nuk provohej marrja e kleringut dhe se nuk kishte asnj\u00eb fatur\u00eb tatimore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb rastin e dyt\u00eb u vu n\u00eb dukje se bashk\u00ebaksioneri n\u00eb nd\u00ebrtimin e 50 p\u00ebr qind t\u00eb godin\u00ebs nuk kishte t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb justifikuar investimin.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebto dy veprime e r\u00ebnduan ndjesh\u00ebm bilancin financiar t\u00eb gjyqtares, q\u00eb sipas analiz\u00ebs s\u00eb Komisionit justifikonte me burime t\u00eb ligjshme 55 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura n\u00eb vitet 2003-2016, por kishte kryer 118 milion\u00eb lek\u00eb shpenzime, kishte 24 milion\u00eb lek\u00eb detyrime dhe nj\u00eb bilanc negativ prej 80.8 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ngjashm\u00ebrisht Hajdarit iu cil\u00ebsuan si shkarkuese nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh p\u00ebrfshi marrje kredie, t\u00eb cilat ishin deklaruar pasakt\u00ebsisht apo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pjesshme. KPK gjeti marr\u00ebveshje fiktive p\u00ebr p\u00ebrfitim kredie, deklarim \u00e7mimesh m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, shmangie nga detyrimet fiskale dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh t\u00eb k\u00ebsaj natyre.<\/p>\n<p>Disa prej pasurive, p\u00ebrfshi dy transferime aksionesh nga persona t\u00eb tret\u00eb tek i biri nuk ishin deklaruar, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera veprime u konsideruan nga Komisioni si p\u00ebrpjekje p\u00ebr fshehje t\u00eb pasuris\u00eb. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb dhe ka paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi, zot\u00ebrim dhe p\u00ebrdorim t\u00eb tij\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e KPK.<\/p>\n<p><strong>Fshehja e revokimit t\u00eb viz\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>Fatmira Hajdari u rivler\u00ebsua vet\u00ebm n\u00eb dy kritere dhe sipas KPK, nuk kishte deklaruar revokimin e viz\u00ebs amerikane n\u00eb formularin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Nga sa del n\u00eb vendimin e zbardhur, Hajdari ishte telefonuar nga zyra konsullore e ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 26 janar 2016 dhe ishte njoftuar se i ishte revokuar viza.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 janar 2016, Hajdari dor\u00ebzoi formularin e vet\u00ebdeklarimit n\u00eb t\u00eb cilin ky fakt nuk p\u00ebrmendej. Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar q\u00eb duhej t\u00eb v\u00ebrtetonte n\u00ebse deklarimi ishte i sakt\u00eb, e gjeti at\u00eb fillimisht t\u00eb till\u00eb. Ajo i d\u00ebrgoi nj\u00eb raport KPK-s\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin Hajdari konsiderohej e p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>KPK mori informacion p\u00ebr viz\u00ebn dhe k\u00ebrkoi rishikim t\u00eb raportit. DSIK pas riverifikimit doli me nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb rr\u00ebzonte t\u00eb parin dhe vendosi se deklarimin nuk ishte i sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Hajdari mohoi t\u00eb kishte pasur dijeni p\u00ebr revokimin n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb formularit. Ajo pretendoi se nga konsullata i ishte th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm q\u00eb duhej t\u00eb dor\u00ebzonte pasaport\u00ebn dhe se vet\u00ebm kur e kishte marr\u00eb at\u00eb mbrapsh, kishte m\u00ebsuar p\u00ebr revokimin. Ajo pretendoi se kishte k\u00ebrkuar informacion nga ambasada p\u00ebr koh\u00ebn e refuzimit, por n\u00eb vendim nuk thuhet n\u00ebse ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Duke iu referuar \u201cinstitucioneve kompetente\u201d, KPK v\u00eb n\u00eb dukje se konsullata ka njoftuar revokimin me telefon dhe se Hajdari e dinte q\u00eb viza i ishte revokuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Hajdarit iu vu n\u00eb dukje se nd\u00ebrtimi pa leje n\u00eb vitin 2014 i nj\u00eb pallati n\u00eb zon\u00ebn e \u201cVilave Gjermane\u201d n\u00eb kryeqytet ishte vep\u00ebr penale. KPK thot\u00eb se Hajdari dhe familja kishin p\u00ebrdorur p\u00ebr nd\u00ebrtimin nj\u00eb pjes\u00eb toke, q\u00eb nuk kishte qen\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Hajdari pretendoi se toka kishte qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tyre dhe e kishin konsideruar si t\u00eb till\u00eb. Por ajo aplikoi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pron\u00ebsin\u00eb, vet\u00ebm pas nd\u00ebrtimit dhe k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr legalizim.<\/p>\n<p>\u201cArsyeja e mospasjes s\u00eb nj\u00eb lejeje nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb fakti i mospasjes pron\u00ebsi mbi t\u00eb gjith\u00eb parcel\u00ebn nd\u00ebrtimore, ndon\u00ebse n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tyre prej shum\u00eb vitesh,\u201d citohet Hajdari nga KPK. \u00a0Sipas Komisionit, ajo pretendoi se nxitja p\u00ebr nd\u00ebrtimin kishte ardhur nga djali dhe faj\u00ebsoi legjislacionin q\u00eb i kishte hapur \u201crrug\u00ebn si p\u00ebr d\u00ebnimin e atyre q\u00eb nd\u00ebrtonin pa leje, edhe p\u00ebr legalizimin e atyre q\u00eb nd\u00ebrtonin pa leje\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb arsyeton se nd\u00ebrtimi ishte pas miratimit t\u00eb ligjit p\u00ebr legalizimet n\u00eb vitin 2013, i cili e konsideron vep\u00ebr penale nd\u00ebrtimin pa leje dhe z\u00ebnien e tok\u00ebs. Komisioni shprehet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Hajdari ka shkelur ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb arsyetim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb rast, KPK thot\u00eb se veprimet e paligjshme t\u00eb gjyqtares kishin c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u201cParimet e Bangalores p\u00ebr Sjelljen Gjyq\u00ebsore, e t\u00eb tjera akte nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe e jurisprudenc\u00ebs s\u00eb GjEDNj-s\u00eb, t\u00eb cilat theksojn\u00eb se shkelja e ligjit nga nj\u00eb gjyqtar, jo vet\u00ebm d\u00ebmton reputacionin e funksionit si gjyqtar, por inkurajon mosrespektimin e ligjit dhe cenon besimin e publikut n\u00eb integritetin e vet\u00eb gjyq\u00ebsorit,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i shkarkimit t\u00eb gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatmira Hajdari motivohet me munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr 12 vite radhazi, me pasuri dhe transaksione t\u00eb padeklaruara si dhe me vepr\u00ebn e \u201cnd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d t\u00eb nj\u00eb pallati \u2013i cili u konsiderua nga KPK si cenim i besimit te drejt\u00ebsia.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74687,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fatmira-Hajdari.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Fatmira Hajdari pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74686"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74686"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74686\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74688,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74686\/revisions\/74688"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74687"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}