{"id":74692,"date":"2020-08-19T19:07:25","date_gmt":"2020-08-19T17:07:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-prokurorit-blerim-tominaj-per-fshehje-pasurie-dhe-mungese-burimesh\/2020\/08\/19\/"},"modified":"2023-04-07T03:24:24","modified_gmt":"2023-04-07T01:24:24","slug":"shkarkimi-i-prokurorit-blerim-tominaj-per-fshehje-pasurie-dhe-mungese-burimesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-prokurorit-blerim-tominaj-per-fshehje-pasurie-dhe-mungese-burimesh\/2020\/08\/19\/","title":{"rendered":"Shkarkimi i prokurorit Blerim Tominaj, p\u00ebr fshehje pasurie dhe munges\u00eb burimesh"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i gjeti t\u00eb paprovueshme pretendimet e prokurorit Blerim Tominaj p\u00ebr pasurin\u00eb, nd\u00ebrsa arsyetoi se ai kishte nj\u00eb bilanc negativ prej 110 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe se nuk provoi pron\u00ebsin\u00eb e t\u00eb atit mbi 200 monedha ari n\u00eb fillim t\u00eb \u201990.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_71886\" aria-describedby=\"caption-attachment-71886\" style=\"width: 535px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-e-KPK-p\u00ebr-rivler\u00ebsimit-e-prokurorit-Blerim-Tominaj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-71886\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-e-KPK-p\u00ebr-rivler\u00ebsimit-e-prokurorit-Blerim-Tominaj-535x400.jpg\" alt=\"\" width=\"535\" height=\"400\" data-id=\"71886\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-71886\" class=\"wp-caption-text\">Seanca e KPK p\u00ebr rivler\u00ebsimit e prokurorit Blerim Tominaj | Foto : Edmon Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Mungesa e provave bind\u00ebse p\u00ebr disa veprime financiare me vler\u00eb 292 mij\u00eb euro brenda rrethit t\u00eb ngusht\u00eb familjar t\u00eb prokurorit Blerim Tominaj e \u00e7uan Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit drejt vendimit p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Nga vendimi i zbardhur i Komisionit del se trupa q\u00eb gjykoi rastin nuk kishte pranuar deklarimet e Tominajt mbi nj\u00eb hua nga kunati prej 100 mij\u00eb eurosh, nj\u00eb apartament t\u00eb trash\u00ebguar nga babai me vler\u00eb 22 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb lokal po trash\u00ebgimi me vler\u00eb 170 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK ngriti dyshime p\u00ebr fshehje pasurie n\u00eb lidhje me lokalin e trash\u00ebguar, nd\u00ebrsa arsyetoi se babai i subjektit nuk kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar blerjen n\u00eb shum\u00ebn 17 milion\u00eb lek\u00eb. KPK arsyetoi se pretendimet e prokurorit Tominaj se i ati kishte pasur 200 monedha ari n\u00eb gjendje, nuk u provuan. Komisioni arsyetoi se prokurori kishte munges\u00eb burimesh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>Trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me an\u00ebtar\u00eb Etleda \u00c7iftja dhe relatore Suela Zhegu vendosi p\u00ebr shkarkimin e Tominajt m\u00eb 16 qershor, pasi arsyetoi se ai kishte b\u00ebr\u00eb \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasurive\u201d.<\/p>\n<p>Tominaj u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb KPK prej avokatit Adriatik Cama, i cili n\u00eb nj\u00eb mbrojtje t\u00eb ashp\u00ebr e akuzoi KPK-n\u00eb p\u00ebr \u201cmoskuptim\u201d dhe \u201ckeqdashje\u201d n\u00eb arsyetim. Tominaj mohoi gjetjet e KPK dhe k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb hetohej n\u00eb dy kritere t\u00eb tjera, pasi Komisioni kishte vendosur mbylljen e hetimit.<\/p>\n<p>Blerim Tominaj e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe punoi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2014, ai u em\u00ebrua zv.drejtues i ish-Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe vazhdoi t\u00eb punonte atje deri n\u00eb shkrirjen e saj, n\u00eb dhjetor 2019. Aktualisht, Tominaj \u00ebsht\u00eb komanduar si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur, problemet p\u00ebr Tominaj filluan me nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga e motra p\u00ebr shum\u00ebn e 2 milion\u00eb lek\u00ebve. KPK arsyeton se \u00e7mimi ishte mjaft m\u00eb i lir\u00eb se \u00e7mimi i tregut dhe 600 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb i lir\u00eb nga sa motra e kishte bler\u00eb apartamentin.<\/p>\n<p>Tominaj pretendoi se \u00e7mimi nuk ishte m\u00eb i ul\u00ebt n\u00ebse konsiderohej se ai kishte jetuar n\u00eb apartament q\u00eb prej vitit 2000, nd\u00ebrsa arsyetoi zbritjen me marr\u00ebdh\u00ebniet familjare.<\/p>\n<p>KPK nuk i pranoi k\u00ebto argumente, nd\u00ebrsa po ashtu nuk pranoi se 12 mij\u00eb euro t\u00eb t\u00ebrhequra nga nj\u00eb llogari bankare ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit, pasi ato ishin t\u00ebrhequr nj\u00eb muaj pas konhtrat\u00ebs noteriale. Pretendimet e Tominajt se ky fakt po ashtu rregullohej nga mir\u00ebbesimi mes pal\u00ebve, nuk u cil\u00ebsua i vlefsh\u00ebm nga Komisioni, q\u00eb e nxorri at\u00eb me balanc\u00eb negative prej 2.1 milion\u00eb lek\u00ebsh -duke mos e konsideruar shum\u00ebn nga banka.<\/p>\n<p>Probleme t\u00eb ngjashme ka pasur Tominaj n\u00eb dokumentimin dhe deklarimin e nj\u00eb lokali n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas arsyetimit t\u00eb trup\u00ebs, ai nuk kishte deklaruar plot\u00ebsisht burimin e krijimit dhe nuk kishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore 2010, pagesat e b\u00ebra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lokal. Pretendimi i Tominajt se parat\u00eb, rreth 100 mij\u00eb euro, ishin marr\u00eb hua nga kunati dhe ishin paguar nga ky i fundit, nuk u pranua nga Komisioni.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk \u00ebsht\u00eb bind\u00ebs n\u00eb shpjegime, p\u00ebr aq koh\u00eb sa pagesat e kryera n\u00ebp\u00ebrmjet huas\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr llogari dhe interes t\u00eb tij. Arsyetimi i subjektit nuk mund t\u00eb pranohet nga Komisioni me shpjegimin q\u00eb nuk ka kryer vet\u00eb pagesat, p\u00ebr aq koh\u00eb sa ka qen\u00eb ai p\u00ebrfituesi final nga k\u00ebto transaksione dhe se kunati i tij\/huadh\u00ebn\u00ebsi kur ka kryer pagesat ka vepruar thjesht si ekzekutues i pages\u00ebs s\u00eb shumave. P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, arsyetimi i subjektit nuk \u00ebsht\u00eb bind\u00ebs p\u00ebr Komisionin\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu refuzoi t\u00eb pranonte huan\u00eb 100 mij\u00eb euro si burim t\u00eb ligjsh\u00ebm, nd\u00ebrsa argumentoi se nuk kishte prova as t\u00eb marrjes, as t\u00eb shlyerjes s\u00eb saj. Sipas KPK-s\u00eb, huadh\u00ebn\u00ebsi, edhe pse kishte burime, vet\u00ebm pak dit\u00eb para se Tominaj t\u00eb blinte lokalin kishte marr\u00eb kredi me interes 7.9 p\u00ebr qind p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Komisioni ngriti dyshime mbi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh mbi k\u00ebt\u00eb pasuri, p\u00ebrfshi faktin se ajo ishte bler\u00eb nga administratori i kompanis\u00eb edhe pse pagesat dhe faturat ishin p\u00ebr kompanin\u00eb. Po ashtu, dyshime u ngrit\u00ebn edhe p\u00ebr faktin se shit\u00ebsi vet\u00ebm disa dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt e kishte bler\u00eb lokalin 10 mij\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb nga sa ia shiti Tominajt. Ky i fundit mohoi t\u00eb kishte dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion, nd\u00ebrsa tha se shit\u00ebsin nuk e njihte dhe se marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb \u00a0i kishte pasur vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb lokalit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait q\u00eb ishte bler\u00eb po prej tij.<\/p>\n<p>Ky lokal i dyt\u00eb, ligj\u00ebrisht i marr\u00eb me trash\u00ebgimi pas vdekjes s\u00eb babait t\u00eb Tominaj, ka r\u00ebnduar edhe m\u00eb shum\u00eb situat\u00ebn e subjektit. Komisioni pas hetimit ngriti dyshime se ajo ishte pasuri e fshehur e prokurorit, pasi ky kishte t\u00ebrhequr nga llogaria bankare qiran\u00eb e paguar p\u00ebr lokalin, nd\u00ebrsa nxorri se babait t\u00eb tij i kishin munguar 17 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Tominaj kund\u00ebrshtoi gjetjet edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Ai tha se blerja ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr rreth 70 mij\u00eb euro dhe jo 170 mij\u00eb sa \u00e7\u2019pretendonte Komisioni. Ai pretendoi gjithashtu se babai kishte pasur pasuri t\u00eb krijuar m\u00eb her\u00ebt ve\u00e7 pensionit edhe rreth 200 monedha ari n\u00eb vitin 1991.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, n\u00eb asnj\u00eb rast dhe n\u00eb asnj\u00eb arsye babai nuk ka qen\u00eb thjesht nj\u00eb pensionist, i cili ka pritur pensionet p\u00ebr t\u2019u ushqyer\u201d, pretendoi Tominaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai mohoi dyshimet p\u00ebr fshehje pasurie, nd\u00ebrsa i tha KPK se veprimet bankare i kishte kryer ai p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb babait.<\/p>\n<p>Komisioni megjithat\u00eb nuk i pranoi k\u00ebto pretendime. \u201cN\u00eb lidhje me disponimin e monedhave t\u00eb arit nga familja Tominaj, nuk u provua ekzistenca e tyre,\u201d thuhet n\u00eb vendim, nd\u00ebrsa shtohet se KPK kishte krijuar bindjen se lokali ishte pasuri e prokurorit para se t\u2019i kalonte edhe me testament.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Tominaj pati po ashtu probleme t\u00eb dokumentonte nj\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs trash\u00ebguar po nga babai. Sipas vendimit, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb trasaksionesh u cil\u00ebsuan t\u00eb dyshimta, nd\u00ebrsa KPK thot\u00eb se nuk u provua q\u00eb apartamenti ishte financuar nga motra e Tominajt. \u00a0Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Komisioni doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se Tominaj nuk kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kursimesh \u00a0n\u00eb vler\u00ebn e 19.500 eurove n\u00eb dy llogari bankare.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i gjeti t\u00eb paprovueshme pretendimet e prokurorit Blerim Tominaj p\u00ebr pasurin\u00eb, nd\u00ebrsa arsyetoi se ai kishte nj\u00eb bilanc negativ prej 110 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe se nuk provoi pron\u00ebsin\u00eb e t\u00eb atit mbi 200 monedha ari n\u00eb fillim t\u00eb \u201990.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74693,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[118,119,178],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-e-KPK-p\u00ebr-rivler\u00ebsimit-e-prokurorit-Blerim-Tominaj.jpg","fifu_image_alt":"Seanca e KPK p\u00ebr rivler\u00ebsimit e prokurorit Blerim Tominaj | Foto : Edmon Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74692"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74692"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74692\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74694,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74692\/revisions\/74694"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74693"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74692"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74692"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74692"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}