{"id":74695,"date":"2020-08-18T16:02:32","date_gmt":"2020-08-18T14:02:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/te-ardhurat-e-bashkeshortit-nga-emigracioni-penalizuan-prokuroren-rozeta-qirjaqi\/2020\/08\/18\/"},"modified":"2023-04-07T03:24:32","modified_gmt":"2023-04-07T01:24:32","slug":"te-ardhurat-e-bashkeshortit-nga-emigracioni-penalizuan-prokuroren-rozeta-qirjaqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/te-ardhurat-e-bashkeshortit-nga-emigracioni-penalizuan-prokuroren-rozeta-qirjaqi\/2020\/08\/18\/","title":{"rendered":"T\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga emigracioni penalizuan prokuroren Rozeta Qirjaqi"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e prokurores s\u00eb Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Rozeta Qirjaqi u bazua kryesisht n\u00eb munges\u00ebn e dokumentacionit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit si emigrant n\u00eb Greqi. Qirjaqi u rr\u00ebzua edhe n\u00eb kriterin e figur\u00ebs, pasi nuk kishte deklaruar d\u00ebnimin e nipit p\u00ebr l\u00ebnd\u00eb narkotike.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72391\" aria-describedby=\"caption-attachment-72391\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-8832.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72391\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-8832-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"72391\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72391\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Rozeta Qirjaqi pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurorja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Rozeta Qirjaqi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk e bindi treshen gjykuese se 7.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb llogari bankare nga i shoqi n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201890 kishin burim t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur s\u00eb fundmi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tregon se Qirjaqi u gjend me disa mosdeklarime dhe pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet vjetore, por ajo q\u00eb duket se e penalizoi ishte arsyetimi i KPK-s\u00eb se pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb saj dhe disa dokumenteve bankare nga Greqia, t\u00eb ardhurat nga emigracioni t\u00eb vendosura n\u00eb depozita bankare n\u00eb vitit 1998 nuk kishin burim t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe nuk mund t\u00eb konsideroheshin t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Trupa e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, Roland Ilia relator dhe Firdes Shuli an\u00ebtare, arriti po ashtu n\u00eb p\u00ebrfundimin se mosdelarimi i d\u00ebnimit t\u00eb nipit p\u00ebr akuz\u00ebn prodhim dhe shitje t\u00eb narkotik\u00ebve\u201d, t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, penalizonte gjyqtaren n\u00eb kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Rozeta Qirjaqi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 dhe ka punuar si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs. N\u00eb vitin 2008, ajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokurore e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kryente deri para vendimit t\u00eb KPK m\u00eb 8 korrik 2020.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK \u00ebsht\u00eb kryesisht i fokusuar t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi dykat\u00ebshe e nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb truall 300 metra t\u00eb bler\u00eb nga Qirjaqi n\u00eb vitet 90. KPK arsyetoi se ajo kishte bilanc negativ t\u00eb ardhurash p\u00ebr blerjen e truallit n\u00eb shum\u00ebn 181 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrsa nuk mori parasysh pretendimet e Qirjaqit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e familjes nga bujq\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb sht\u00ebpie dy kat\u00ebsheve mes viteve 2004-2006 nga bashk\u00ebshorti dhe prokurorja n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin truall u gjet me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh. Komisioni arsyeton se Qirjaqi kishte deklaruar gabim sip\u00ebrfaqen totale t\u00eb nd\u00ebrtimit, duke deklaruar vet\u00ebm 141 metra nga 282 q\u00eb ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nd\u00ebrtesa.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu arsyetoi duke iu referuar Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave se kosto e nd\u00ebrtimit dhe arredimit e pretenduar si 7 milion\u00eb lek\u00eb, ishte 2.4 milion lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Komisioni nuk i cil\u00ebsoi si provuese pretendimet e Qirjaqit se punimet ishin kryer nga bashk\u00ebshorti, kunati dhe v\u00ebllai i saj. Dhe po ashtu tha se nuk kishte dokumente p\u00ebr t\u00eb provuar kostot.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, KPK arsyetoi se prokurores i mugonin 8.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtimin. Komisoni n\u00eb analiz\u00ebn financiare thot\u00eb se i ka cil\u00ebsuar zero t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna n\u00eb emigracion. Qirjaqi i solli KPK-s\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentesh q\u00eb provonin t\u00ebrthorazi se bashk\u00ebshorti kishte qen\u00eb emigrant n\u00eb Greqi, p\u00ebrfshi lindjen e vajz\u00ebs s\u00eb tyre atje, disa d\u00ebshmi nga fqinj\u00ebt dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb nj\u00eb llogarie bankare t\u00eb hapur n\u00eb vitit 1991 dhe nj\u00eb t\u00ebrheqje n\u00eb mbi 4 milion\u00eb dhrami nga Banka Komb\u00ebtare Greke n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>Por sipas KPK-s\u00eb, k\u00ebto nuk provonin q\u00eb burimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit ishte i ligjsh\u00ebm. Duke iu referuar vendimeve t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit n\u00eb raste t\u00eb ngjashme, KPK vendosi t\u00eb mos i merrte parasysh k\u00ebto t\u00eb ardhura. Ngjashm\u00ebrisht KPK veproi p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb 1 milion lek\u00eb, q\u00eb sipas prokurores i p\u00ebrkiste vjehrrit, 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruara nga v\u00ebllai dhe t\u00eb ardhura t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Provat e sjella nga Qirjaqi p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebto gjetje, u konsideruar nga KPK si jo t\u00eb plota, nd\u00ebrsa n\u00eb analiz\u00eb financiare p\u00ebrfundimtare prokurorja u cil\u00ebsua me bilanc negativ 9.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, me probleme p\u00ebr Qirjaqin rezultoi edhe kontrolli i figur\u00ebs. Si\u00e7 del nga vendimi, nipi i prokurores ishte arrestuar n\u00eb vitin 2015 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb p\u00ebr \u201cprodhim dhe shp\u00ebrndarje l\u00ebnd\u00ebsh narkotike\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim, neni 283\/2 i Kodit Penal. Ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga Gjykata e Kor\u00e7\u00ebs me 4 vjet e 6 muaj burg.<\/p>\n<p>Qirjaqi nuk e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim n\u00eb deklarat\u00ebn e Past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb Figur\u00ebs. Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, nuk e ka cil\u00ebsuar si shkelje k\u00ebt\u00eb mosdeklarim dhe n\u00eb raportin e saj, Qirjaqi konsiderohet e p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Por KPK arsyetoi ndryshe, nd\u00ebrsa shprehet n\u00eb vendim se vepra p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte d\u00ebnuar nipi i prokurores ishte n\u00eb veprat e p\u00ebrfshira n\u00eb ligjin 84\/2016 q\u00eb duhej t\u00eb deklaroheshin.<\/p>\n<p>\u201cVepra penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb arrestuar dhe d\u00ebnuar m\u00eb pas nipi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebrfshihet n\u00eb kategorin\u00eb e veprave penale t\u00eb parashikuara nga pika 1, e nenit 3, t\u00eb ligjit nr. 10192, dat\u00eb 3.12.2009, \u201cP\u00ebr parandalimin dhe goditjen e krimit t\u00eb organizuar, trafikimit dhe korrupsionit n\u00ebp\u00ebrmjet masave parandaluese kund\u00ebr pasuris\u00eb\u201d&#8230;,\u201d thuhet n\u00eb vendim. Mosdeklarimi u cil\u00ebsua si shkarkues.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Qirjaqit iu vu n\u00eb dukje se kishte munges\u00eb burimesh financiare, kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhurat, deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr pasurit\u00eb dhe nuk kishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs procedimin dhe d\u00ebnimin e nipit t\u00eb saj- duke vendosur shkarkimin e saj nga detyra.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e prokurores s\u00eb Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Rozeta Qirjaqi u bazua kryesisht n\u00eb munges\u00ebn e dokumentacionit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit si emigrant n\u00eb Greqi. Qirjaqi u rr\u00ebzua edhe n\u00eb kriterin e figur\u00ebs, pasi nuk kishte deklaruar d\u00ebnimin e nipit p\u00ebr l\u00ebnd\u00eb narkotike.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74696,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,195],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-8832.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Rozeta Qirjaqi pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74695"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74695"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74695\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74697,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74695\/revisions\/74697"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74696"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74695"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74695"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74695"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}