{"id":74698,"date":"2020-08-17T19:21:49","date_gmt":"2020-08-17T17:21:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-arben-dollapaj-u-shkarkua-per-deklarime-te-paplota\/2020\/08\/17\/"},"modified":"2023-04-07T03:24:45","modified_gmt":"2023-04-07T01:24:45","slug":"prokurori-arben-dollapaj-u-shkarkua-per-deklarime-te-paplota","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-arben-dollapaj-u-shkarkua-per-deklarime-te-paplota\/2020\/08\/17\/","title":{"rendered":"Prokurori Arben Dollapaj u shkarkua p\u00ebr \u201cdeklarime t\u00eb paplota\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi n\u00eb favor t\u00eb shkarkimit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Arben Dollapaj me argumentin se deklarimet p\u00ebr koh\u00ebn dhe shpenzimet e b\u00ebra p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Tiran\u00eb dhe tjetr\u00ebs n\u00eb Tropoj\u00eb ishin t\u00eb paplota.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66744\" aria-describedby=\"caption-attachment-66744\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2019-12-16-15-57-56.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66744\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2019-12-16-15-57-56-600x395.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"395\" data-id=\"66744\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66744\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Arben Dollapaj dhe avokati i tij Viktor Gumi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Vendimi i zbardhur i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit p\u00ebr prokurorin e karrier\u00ebs, Arben Dollapaj, ish-an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, \u00ebsht\u00eb fokusuar te problemet e gjetura n\u00eb deklarime p\u00ebr investimin e kryer n\u00eb dy sht\u00ebpi t\u00eb deklaruara prej tij, n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Tropoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji rr\u00ebzoi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit me argumentin se deklarimet e ish-prokurorit nuk kishin qen\u00eb t\u00eb plota dhe se ai nuk kishte justifikuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cRezultoi se subjekti i rivler\u00ebsimit Arben Dollapaj ka kryer deklarim t\u00eb paplot\u00eb, t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Dollapaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga KPK n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2018, por vendimi ndaj tij u apelua nga Komisioneri Publik, i cili pretendoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb parregullsish n\u00eb deklarimim e pasurive t\u00eb prokurorit dhe i k\u00ebrkoi KPA rivler\u00ebsimin dhe shkarkimin e tij. Para se t\u00eb paraqitej n\u00eb Apel, Dollapaj\u00a0 u zgjodh an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb gjykoi Dollapaj n\u00eb Kolegj u kryesua nga Ardian Hajdari, me relator Luan Dacin dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol \u00c7omo.<\/p>\n<p><strong>Pasakat\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarim <\/strong><\/p>\n<p>Nga vendimi i zbardhur rezulton se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet vjetore dhe dokumentacioni publik q\u00eb shkonte p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre deklarimeve penalizuan ish-prokurorin Arben Dollapaj. Nga vendimi del se ai \u00ebsht\u00eb konsideruar se nuk kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kati me sip\u00ebrfaqe 113 metra n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb kryeqytet dhe se nj\u00eb kredi e marr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ishte pas koh\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Deklarimet e Dollapajt mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si ishte paguar nd\u00ebrtimi u cil\u00ebsuan nga KPA si jo t\u00eb sakta. Kolegji iu referua koh\u00ebs kur ishin b\u00ebr\u00eb deklarimet p\u00ebr disa dhurata nga t\u00eb af\u00ebrmit dhe m\u00eb pas koh\u00ebs s\u00eb marrjes s\u00eb kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb me vler\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe arsyetoi se ato ishin marr\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme nga pagesat dhe nuk mund t\u00eb konsideroheshin se ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb banimit.<\/p>\n<p>Duke iu referuar p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb, Kolegji arsyetoi se Dollapaj kishte filluar nd\u00ebrtimin n\u00eb vitin 2006 dhe sipas konstatimit t\u00eb ALUIZNI-t, ky nd\u00ebrtim kishte qen\u00eb banes\u00eb e shfryt\u00ebzueshme n\u00eb dat\u00ebn 9 n\u00ebntor 2010. Po ashtu, sipas dokumenteve nga ALUIZNI dhe koha e pages\u00ebs s\u00eb taks\u00ebs s\u00eb ndikimit n\u00eb mjedis, investimi ishte mbyllur dhe kishte qen\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr banim 6 muaj para marrjes s\u00eb kredis\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 18 maj 2011.<\/p>\n<p>\u201cKolegji vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn vetting, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb mjaftueshme, shtes\u00ebn n\u00eb katin e tret\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi dhe nuk ka justifikuar me burime t\u00eb ligjshme krijimin e k\u00ebsaj pasurie,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPA po ashtu ka cil\u00ebsuar si t\u00eb pamjaftueshme provat e paraqitura nga Dollapaj p\u00ebr t\u00eb justifikuar huan\u00eb prej 25 mij\u00eb dollar\u00ebsh marr\u00eb nga kunati n\u00eb SHBA, ndon\u00ebse paraqiti prova q\u00eb tregonin se biznesi i tij kishte qarkullim prej m\u00eb shum\u00eb se 3 milion\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>KPA k\u00ebmb\u00ebnguli edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb q\u00ebndrimet e <a href=\"\/?p=63924\">saj t\u00eb m\u00ebparshme kontraverse<\/a>, se personi i lidhur duhej t\u00eb provonte pages\u00ebn e taksave, edhe pse parat\u00eb ishin n\u00eb llogari bankare apo kredi p\u00ebr biznes.<\/p>\n<p>KPA citon se provat p\u00ebr t\u00eb ardhurat, p\u00ebrfshi nj\u00eb kontrat\u00eb kredie me nj\u00eb bank\u00eb amerikane prej 1.1 milion\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb vitin 2009 dhe gjendje n\u00eb llogari bankare prej m\u00eb shum\u00eb se 2 milion\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb vitin 2014, tregonin vet\u00ebm q\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi kishte aktivitet ekonomik, por jo q\u00eb kishte paguar taksat p\u00ebr k\u00ebto para.<\/p>\n<p>\u201cPor pa v\u00ebrtetuar shlyerjen e detyrimeve tatimore t\u00eb personit juridik, pronar i s\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb kunati, z. H.S. dhe, si pasoj\u00eb, provueshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb momentin e dh\u00ebnies s\u00eb huas,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Konfuz \u00ebsht\u00eb edhe arsyetimi mbi dhuratat e marra nga motrat gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb SHBA. Kolegji arsyeton se pretendimi i Dollapajt se dhurimet e marra n\u00eb fund t\u00eb vitit 2006 dhe q\u00eb ishin deklaruar at\u00eb vit duhej t\u00eb konsideroheshin n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2007 pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin ark\u00ebtuar n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk q\u00ebndronte.<\/p>\n<p><strong>Sht\u00ebpia n\u00eb Tropoj\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Gjetje t\u00eb ngjashme u cil\u00ebsuan penalizuese edhe sa i p\u00ebrket nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Tropoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku me v\u00ebllan\u00eb, n\u00ebn\u00ebn dhe nj\u00eb nga motrat e prokurorit Dollapaj. Kolegji arsyetoi se kishte pamjaftueshm\u00ebri deklarimi n\u00eb lidhje me investimin dhe destinacionin e nd\u00ebrtes\u00ebs dhe pjes\u00ebn takuese t\u00eb secilit an\u00ebtar.<\/p>\n<p>Pretendimet e Dollapajt se pjesa e tij n\u00eb sht\u00ebpi nuk ishte p\u00ebrfunduar dhe se ajo nuk ishte p\u00ebrdorur si bujtin\u00eb u cil\u00ebsuan nga Kolegji t\u00eb paplota, nd\u00ebrsa u arsyetua se lejet e nd\u00ebrtimit dhe dokumentacioni nga Bashkia Tropoj\u00eb ishin n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb kompetencave ligjore.<\/p>\n<p>Kolegji arsyeton se ishte detyrimi i Dollapaj t\u00eb kishte dokumentet p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit dhe se ai nuk kishte provuar q\u00eb ato ishin zhdukur.<\/p>\n<p>\u201cKrahas praktik\u00ebs administrative s\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb leje zhvillimore dhe nd\u00ebrtimi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u v\u00ebrtetua mungesa e dokumentacionit nga Bashkia Tropoj\u00eb, investitori vet\u00eb \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb vendos\u00eb detyrimisht mbik\u00ebqyr\u00ebsin e punimeve, t\u00eb pajisur me licenc\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse, i cili p\u00ebr llogari t\u00eb investitorit, \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb kontrolloj\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zbatimin e punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, n\u00eb p\u00ebrputhje me lejen e nd\u00ebrtimit, projektin, kushtet teknike t\u00eb projektimit, t\u00eb zbatimit, si dhe destinacionin e objektit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet edhe se leja e nd\u00ebrtimit dhe ajo e zhvillimit nuk ishin regjistruar n\u00eb zyr\u00ebn kompetente.<\/p>\n<p>Kolegji po ashtu ka arsyetuar kund\u00ebr pretendimeve t\u00eb Dollapajt p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb dy vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, n\u00eb lidhje me kufizimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb procedimit t\u00eb shkeljeve disiplinore. KPA arsyeton se rastet e sjella nuk ngjanin me procesin e vetingut.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin e shkarkimit si mas\u00eb disiplinore p\u00ebr efekt t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, natyra e shkeljeve n\u00eb form\u00ebn e deklarimit t\u00eb paplot\u00eb, fshehjes, deklarimit t\u00eb rrem\u00eb apo munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme, nuk p\u00ebrngjan me shkeljet disiplinore t\u00eb zakonshme\/tipike, t\u00eb cilat lidhen me kryerjen e detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji arsyeton se p\u00ebrndryshe nga shkeljet e etik\u00ebs apo t\u00eb disiplin\u00ebs, shkeljet q\u00eb lidhen me deklarimin e pasurive jan\u00eb me natyr\u00eb \u201ct\u00eb vazhduar n\u00eb koh\u00eb dhe krijojn\u00eb efekte t\u00eb pand\u00ebrprera\u201d. KPA thot\u00eb se deklarimi i pasuris\u00eb n\u00eb vite nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i izoluar, por nj\u00eb zinxhir dhe \u00e7do problem n\u00eb t\u00eb ndikon n\u00eb vijim gjith\u00eb pasurin\u00eb e deklaruesit.<\/p>\n<p>\u201cSi shembull, pasuria e pambuluar me burime t\u00eb ligjshme n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga deklaratat periodike vjetore, mbetet e till\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn deklaruese p\u00ebr nj\u00eb subjekt,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji i cil\u00ebson si t\u00eb paplota deklarimet e Dollapajt p\u00ebr t\u00eb dy pasurit\u00eb dhe i cil\u00ebson k\u00ebto si shkaqe t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi n\u00eb favor t\u00eb shkarkimit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Arben Dollapaj me argumentin se deklarimet p\u00ebr koh\u00ebn dhe shpenzimet e b\u00ebra p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Tiran\u00eb dhe tjetr\u00ebs n\u00eb Tropoj\u00eb ishin t\u00eb paplota.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74699,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,473],"tags":[234,112,119],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2019-12-16-15-57-56.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Arben Dollapaj dhe avokati i tij Viktor Gumi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74698"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74698"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74698\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74700,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74698\/revisions\/74700"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74699"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74698"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74698"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74698"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}