{"id":74716,"date":"2020-08-08T18:18:33","date_gmt":"2020-08-08T16:18:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-kryegjyqtari-skender-haluci-deshtoi-te-provonte-burimin-e-pasurive\/2020\/08\/08\/"},"modified":"2023-04-07T03:26:07","modified_gmt":"2023-04-07T01:26:07","slug":"vendimi-i-kpk-kryegjyqtari-skender-haluci-deshtoi-te-provonte-burimin-e-pasurive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-kryegjyqtari-skender-haluci-deshtoi-te-provonte-burimin-e-pasurive\/2020\/08\/08\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Kryegjyqtari Sk\u00ebnder Haluci d\u00ebshtoi t\u00eb provonte burimin e pasurive"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Sk\u00ebnder Haluci u shkarkua nga detyra pasi rezultoi me munges\u00eb burimesh financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr blerjen e pasurive dhe shpenzimet e jetes\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_68576\" aria-describedby=\"caption-attachment-68576\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-5744.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-68576\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-5744-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"68576\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-68576\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Sk\u00ebnder Haluci (djathtas) dhe avokati i tij pas nj\u00eb seance d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 5 mars 2020 q\u00eb t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb, Sk\u00ebnder Haluci, pasi konstatoi probleme t\u00eb shumta p\u00ebr pasurin\u00eb si dhe nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn e 69 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Valbona Sanxhaktari an\u00ebtare e p\u00ebrfunduan hetimin administrativ p\u00ebr Halucin vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, pasi u konkludua se nuk mbulonte me burime t\u00eb ligjshme shpenzimet dhe pasurit\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2016, si dhe kishte kryer deklarime t\u00eb rreme, t\u00eb pasakta e t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>Gjyqtari Sk\u00ebnder Haluci i kund\u00ebrshtoi gjetjet e hetimit administrative dhe k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera edhe p\u00ebrjashtimin e trupit gjykues, k\u00ebrkesa q\u00eb u rr\u00ebzuan prej KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi i Komisionit rezultoi se Haluci ka bler\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe tok\u00eb ar\u00eb 1400 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb objekt me tre kate. Sipas KPK-s\u00eb, Haluci nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2004 ka pasqyruar nj\u00eb kat apartament banimi me 800 m2 oborr, i paregjistruar n\u00eb ZVRPP. Sipas Komisionit, Haluci nuk ka provuar pretendimin se trualli 1400 m2 n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga nj\u00eb i njohuri i tij n\u00eb vitin 1997 p\u00ebr shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje verbale.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Haluci e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri me kontrat\u00eb noteriale vet\u00ebm m\u00eb 10 janar t\u00eb 2015-\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shtetasi I.Z. nga i cili Haluci deklaron se e ka bler\u00eb truallin n\u00eb vitin 1997, nuk ka zot\u00ebruar at\u00ebher\u00eb dokumente pron\u00ebsie.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb dokumentuar dhe nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur asnj\u00eb marr\u00ebveshje me shkrim p\u00ebr t\u00eb provuar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1997 dhe as n\u00eb vitin 2004 nga subjekti,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni konsaton se deklarimet e Halucit p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs 1400 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2017, nuk p\u00ebrkojn\u00eb me deklarimet periodike dhe me p\u00ebrgjigjet e pyet\u00ebsorit. N\u00eb deklarat\u00ebn veting ai e ka sh\u00ebnuar vler\u00ebn e blerjes s\u00eb truallit n\u00eb shum\u00ebn 140 mij\u00eb lek\u00eb; n\u00eb vitin 2004 vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit ka deklaruar se e ka bler\u00eb 1.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim v\u00ebrehet se mosdeklarimi i vler\u00ebs s\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, ka sjell\u00eb shmangie t\u00eb detyrimeve financiare n\u00eb buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, vlera e blerjes s\u00eb truallit duket shum\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se vlerat e tregut p\u00ebr zon\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb. Bazuar n\u00eb \u00e7mimin e hart\u00ebs s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tok\u00ebs, t\u00eb miratuar me Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, Komisioni konstaton se \u00e7mimi i vler\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb analiz\u00ebn financiare \u00ebsht\u00eb 37 milion\u00eb e 945 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se Haluci ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting lidhur me vler\u00ebn e blerjes s\u00eb truallit dhe se ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2015, kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e shitblerjes.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, Haluci ka shpjeguar n\u00eb vitin 2015 n\u00eb ILDKPKI se kishte investuar s\u00eb bashku me v\u00ebllez\u00ebrit n\u00eb nj\u00eb objekt me tre kate dhe se ai zot\u00ebron katin e sip\u00ebrm papafingo me sip\u00ebrfaqe 242 m2, q\u00eb asokohe ishte i pap\u00ebrfunduar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se nuk korrespondon vlera e investimit t\u00eb deklaruar nga Haluci p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn veting \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, kurse n\u00eb at\u00eb periodike t\u00eb vitit 2004 n\u00eb vler\u00ebn 1,5 milion\u00eb lek\u00eb. Nga hetimi ka rezultuar se vlera e nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb n\u00ebn at\u00eb t\u00eb tregut, duke konsideruar se vlera totale e objektit\u00a0 \u00ebsht\u00eb rreth 20.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Haluci ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrativ se objektin ka nisur ta nd\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb vitin 1997, kur sipas tij ka bler\u00eb edhe tok\u00ebn me sip\u00ebrfaqe 1400 m2. Nisur nga k\u00ebto deklarime, KPK konstaton se gjyqtari Sk\u00ebnder Haluci ka kryer nd\u00ebrtim pa leje, veprim q\u00eb vler\u00ebsohet se komprometon figur\u00ebn e tij si gjyqtar.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problem q\u00eb identifikon trupi gjykues \u00ebsht\u00eb edhe mosdeklarimi i sip\u00ebrfaqes totale nd\u00ebrtimore, pasi nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar nj\u00eb kat tjet\u00ebr q\u00eb gjendet posht\u00eb atyre t\u00eb deklaruar. Sipas KPK, sip\u00ebrfaqja totale nd\u00ebrtimore e objektit ka rezultuar 842 m2 dhe jo 640 m2.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i ka pranuar shpjegimet e Halucit se p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie kan\u00eb investuar edhe v\u00ebllez\u00ebrit, duke i p\u00ebrllogaritur shpenzimet e tij vet\u00ebm p\u00ebr 1\/3 e gjith\u00eb vler\u00ebs s\u00eb objektit nd\u00ebrtimor.<\/p>\n<p>Duke konsideruar 1\/3 e sip\u00ebrfaqes totale nd\u00ebrtimore dhe \u00e7mimin mesatar t\u00eb kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2005, Komisioni konkludon se Haluci ka pasur pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, si dhe nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm dhe mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb objektit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues evidenton probleme edhe n\u00eb deklarimet e Halucit p\u00ebr shitjen e nj\u00eb objekti bar-kafe n\u00eb vitin 2003, ku sipas kontrat\u00ebs vlera e p\u00ebrfituar ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, ai ka deklaruar se me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e lokalit ka shlyer plot\u00ebsisht k\u00ebstin e mbetur t\u00eb nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb nga ish-Banka Arabe Shqiptare Islamike, UBA n\u00eb shum\u00ebn prej 34 mij\u00eb e 965 USD.<\/p>\n<p>N\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna gjat\u00eb hetimit administrativ, ai ka deklaruar se n\u00eb vitin 2002 kishte marr\u00eb nj\u00eb kredi nga UBA n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb USD, p\u00ebr p\u00ebrfitimin e s\u00eb cil\u00ebs kishte vendosur kolateral objektin bar-kafe. Sipas subjektit, kur ishte duke negociuar me bler\u00ebsin p\u00ebr shitjen e lokalit, ky i fundit ka r\u00ebn\u00eb dakort q\u00eb ta shlyente menj\u00ebher\u00eb k\u00ebstin e mbetur prej 34 mij\u00eb e 965 USD.<\/p>\n<p>Nisur nga deklarimet e ndryshme t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb vite nga Haluci, Komisioni konstaton se ka pasur mosp\u00ebrputhje p\u00ebr vler\u00ebn e shitjes dhe p\u00ebr veprimet bankare p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij lokali nga Haluci n\u00eb vitin 1998. Bazuar edhe n\u00eb p\u00ebrllogaritjet e shpenzimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 1\/3 s\u00eb objektit tre kate n\u00eb Tiran\u00eb, blerjen e tok\u00ebs si dhe t\u00eb shpenzimeve t\u00eb tjera p\u00ebr periudh\u00ebn 1997 \u2013 2005, Komisioni konkludon se Haluci ka qen\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e ambjentit bar-kafe n\u00eb vitin 1998, n\u00eb vler\u00ebn 8,876,115 lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh p\u00ebr pronat e bashk\u00ebshortes<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se edhe bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Sk\u00ebnder Haluci nuk ka dokumentuar burimet financiare p\u00ebr blerjen e dy apartamenteve dhe nj\u00eb toke me sip\u00ebrfaqe 890 m2.<\/p>\n<p>Apartamenti me sip\u00ebrfaqe 106 m2 n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2003 kundrejt vler\u00ebs 1.6 milion\u00eb lek\u00eb. Nga verifikimet e KPK ka rezultuar se ky apartament \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2000 nga n\u00ebna e pal\u00ebs shitjese, shtetasit F.V., p\u00ebr vler\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe i \u00ebsht\u00eb shitur bashk\u00ebshortes s\u00eb Halucit tre vite m\u00eb pas p\u00ebr 1.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Haluci e ka pranuar se duket q\u00eb kjo pasuri t\u00eb jet\u00eb bler\u00eb me \u00e7mim favorizues dhe ka pretenduar se shit\u00ebsi i k\u00ebtij apartamenti, F.V. ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht bler\u00ebsi i dyqanit q\u00eb zot\u00ebronte gjyqtari. \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb, do t\u2019ia shisja k\u00ebt\u00eb lokal n\u00ebse ai m\u00eb shlyente kredin\u00eb e mbetur n\u00eb UBA, m\u00eb jepte 1.900.000 lek\u00eb dhe sht\u00ebpin\u00eb e ndodhur n\u00eb Rr. \u2018***\u2019, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ram\u00eb dakord se do t\u2019i jepja 1.600.000 lek\u00eb,\u201d ka deklaruar Haluci para Komisionit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues konstaton se deklarimet e tij nuk jan\u00eb provuar me dokumentacion shkresor. \u201cRezultoi se p\u00ebr t\u00eb tria pasurit\u00eb e deklaruara si t\u00eb shk\u00ebmbyera nuk provohen veprimet juridike, t\u00eb kryera konform legjislacionit shqiptar, por secila nga k\u00ebto pasuri \u00ebsht\u00eb finalizuar p\u00ebrmes kontratave t\u00eb shitblerjes, ku p\u00ebrcaktohen edhe vlerat e blerjeve p\u00ebrkat\u00ebse,\u201d v\u00ebren KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim konkludohet se subjekti nuk v\u00ebrtetoi t\u00eb ardhurat e pretenduara t\u00eb bashk\u00ebshortes nga pun\u00ebsimi n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn prill 1998-korrik 2005 n\u00eb vler\u00ebn 13 milion\u00eb e 810 mij\u00eb lek\u00eb si dhe t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb burimeve financiare me t\u00eb cilat deklaroi se shleu kredin\u00eb tek UBA. \u201cK\u00ebto t\u00eb ardhura, subjekti nuk i ka deklaruar as n\u00eb deklaratat periodike vjetore t\u00eb paraqitura n\u00eb ILDKPKI, as n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018Vetting\u2019\u201d, thekson trupi gjykues.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se Haluci dhe bashk\u00ebshortja kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 65 m2 n\u00eb Tiran\u00eb nga bashk\u00ebshortja, q\u00eb e ka porositur n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2000 p\u00ebr shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, shpjegimi i Halucit se p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebtij apartamenti ka p\u00ebrdorur nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb USD nuk q\u00ebndron, pasi transferta bankare e kryer n\u00eb shkurt t\u00eb 2004-\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 39 mij\u00eb USD &#8211; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera totale e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr banes\u00ebn ka qen\u00eb 3 milion lek\u00eb, nga t\u00eb cilat 1 milion lek\u00eb jan\u00eb paguar nga bashk\u00ebshortja n\u00eb n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se Haluci nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion shkresor se kredin\u00eb e marr\u00eb te Banka Amerikane n\u00eb vitin 2004 e ka p\u00ebrdorur si burim p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Nisur nga pretendimet e subjektit se me kredin\u00eb e marr\u00eb ka kryer edhe shpenzime mobilimi t\u00eb apartamentit, Komisioni i ka p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb analiz\u00ebn financiare, q\u00eb ka sjell\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb balanc\u00ebs negative t\u00eb konstatuar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ ka rezultuar se bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Haluci ka bler\u00eb n\u00eb vitin 1999 nj\u00eb pasuri tok\u00eb ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 890 m2 p\u00ebr vler\u00ebn 1 milion\u00a0 lek\u00eb. Komisioni kostaton mospasqyrim t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2003 si dhe shitjen dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara n\u00eb vitin 2004 dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza financiare ka rezultuar munges\u00eb e burimeve financiare n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 171 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p><strong>Miliona lek\u00eb minus <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare t\u00eb gjyqtarit Haluci edhe p\u00ebr blerjen e tre autoveturave.N\u00eb vendim thuhet se ai rezulton me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 564,723 lek\u00ebsh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip \u201cBenz\u201d n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2013 me \u00e7mimin 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cJaguar\u201d n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2015 n\u00eb shum\u00ebn 275,596 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni e quan t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb deklarimin e Halucit se e ka bler\u00eb personalisht automjetin tip \u201cJaguar\u201d n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, pasi ka rezultuar q\u00eb n\u00eb at\u00eb dat\u00eb gjyqtari t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb me pushime n\u00eb Antalia t\u00eb Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi konkludohet pamund\u00ebsi financiare prej 260 mij\u00eb lek\u00eb dhe deklarim i pasakt\u00eb edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip \u201cBenz\u201d n\u00eb vitin 2012 kundrejt vler\u00ebs 200 mij\u00eb lek\u00eb, pa p\u00ebrfshir\u00eb dogan\u00ebn dhe taksat e tjera. Haluci e ka shitur k\u00ebt\u00eb automjet n\u00eb janar t\u00eb 2016-\u00ebs kundrejt shum\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, pretendimi i Halucit se shpenzimet e mir\u00ebmbajtjes t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr automjetin duhej t\u00eb ishin shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb vitet pas blerjes deri n\u00eb shitjen e tij, nuk p\u00ebrkon me q\u00ebndrimin e mbajtur n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit, kur ka deklaruar se makin\u00ebn ia ka shitur pa letra t\u00eb v\u00ebllait, menj\u00ebher\u00eb pasi i ka plot\u00ebsuar dokumentacionin dhe i ka kryer nj\u00eb sh\u00ebrbim.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Haluci nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb automjet n\u00eb vitin 2012 dhe as nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb pretendimin se burimi \u00ebsht\u00eb nga nj\u00eb gjendje cash e krijuar p\u00ebr at\u00eb vit, p\u00ebr shkak se nuk ka deklaruar ndryshim t\u00eb gjendjes cash.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se Haluci nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumentacion t\u00eb ardhurat e pretenduara t\u00eb bashk\u00ebshortes nga disa pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs. Sipas Komisionit, subjekti nuk arriti t\u00eb paraqes\u00eb dokumentacion provues lidhur me pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfituar nga disa prej pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve privat\u00eb.<\/p>\n<p>Haluci ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej vajz\u00ebs nga bursa e shkollimit n\u00eb nj\u00eb universitet n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs prej rreth 181 mij\u00eb USD gjat\u00eb periudh\u00ebs 2014-2017, por Komisioni konstaton deklarime t\u00eb pasakta lidhur me shpenzimet e kryera p\u00ebr jetes\u00ebn dhe studimet.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Haluci nuk ka qen\u00eb i sakt\u00eb edhe n\u00eb deklarimin e shpenzimeve p\u00ebr shkollimin veror t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se nga analiza finanaciare ka rezultuar se p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2016, Haluci nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shtimin e likuiditetit, shpenzimet e kryera p\u00ebr jetes\u00eb dhe blerjet e pasurive nd\u00ebr vite, n\u00eb total n\u00eb vler\u00ebn 69 milion\u00eb e 165 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim trupi gjykues konkludon se gjyqtari Sk\u00ebnder Haluci ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb dhe kryerjen e shpenzimeve, ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe t\u00eb pasakt\u00eb, si dhe ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Sk\u00ebnder Haluci u shkarkua nga detyra pasi rezultoi me munges\u00eb burimesh financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr blerjen e pasurive dhe shpenzimet e jetes\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74717,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[148,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-5744.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Sk\u00ebnder Haluci (djathtas) dhe avokati i tij pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74716"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74716"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74716\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74718,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74716\/revisions\/74718"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74716"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74716"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74716"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}