{"id":74719,"date":"2020-08-07T15:19:36","date_gmt":"2020-08-07T13:19:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-i-apelit-shkoder-aleks-nikolli-perballet-me-probleme-te-pasurise\/2020\/08\/07\/"},"modified":"2023-04-07T03:26:14","modified_gmt":"2023-04-07T01:26:14","slug":"gjyqtari-i-apelit-shkoder-aleks-nikolli-perballet-me-probleme-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-i-apelit-shkoder-aleks-nikolli-perballet-me-probleme-te-pasurise\/2020\/08\/07\/","title":{"rendered":"Gjyqtari i Apelit Shkod\u00ebr, Aleks Nikolli p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb maraton\u00eb prej 8 or\u00ebsh t\u00eb enjten, KPK konstatoi munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe ngriti dyshime p\u00ebr veprime fiktive nga ana e gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Aleks Nikolli, nd\u00ebrsa ky i fundit kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare dhe k\u00ebrkoi konfirmim.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72992\" aria-describedby=\"caption-attachment-72992\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Aleks-Nikolli-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72992\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Aleks-Nikolli-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"72992\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72992\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Aleks Nikolli p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb maraton\u00eb prej 8 or\u00ebsh, gjyqtari i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Aleks Nikolli u p\u00ebrball t\u00eb enjten me probleme t\u00eb shumta t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb cilat i kund\u00ebrshtoi n\u00eb parashtrimet e tij. Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin Alks Nikolli p\u00ebrb\u00ebhet nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Nikolli \u00ebsht\u00eb diplomuar p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb Universitetin \u201cLuigj Gurakuqi\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr dhe nga viti 2001 deri n\u00eb vitin 2004 ai ka mbaruar studimet n\u00eb shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. N\u00eb vitin 2015, Nikolli ka marr\u00eb titullin \u201cDoktor shkencash\u201d n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs. Nga viti 2004 deri n\u00eb vitin 2016 ka sh\u00ebrbyer si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr dhe nga viti 2016 si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, Nikolli u vu n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, si nj\u00eb nga tre gjyqtar\u00ebt q\u00eb vendosi zbutjen e d\u00ebnimit t\u00eb Dritan Dajtit- i d\u00ebnuar p\u00ebr vrasjen e 4 polic\u00ebve, D\u00ebshmor\u00eb t\u00eb Atdheut.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, procesi i vetingut p\u00ebr t\u00eb u mbyll vet\u00ebm me kriterin e pasuris\u00eb. Nikolli k\u00ebrkoi dor\u00ebzimin e provave t\u00eb reja dhe ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera, profesionalizmin dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. \u201cNuk ka pse seanca t\u00eb zhvillohet vet\u00ebm m\u00eb nj\u00eb kriter. \u00cbsht\u00eb jo vet\u00ebm paragjykim, por edhe nuk jepet e drejta t\u00eb trajtohet gjith\u00eb kontributi im n\u00eb aspektin profesional\u201d, tha Nikolli.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK u t\u00ebrhoq dhe vendosi q\u00eb t\u00eb administroj\u00eb provat e paraqitura nga Nikolli, nd\u00ebrsa p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ri\u00e7elje t\u00eb hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, Bekteshi tha se do t\u00eb vler\u00ebsohej pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe para vendimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fshat<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie trekat\u00ebshe n\u00eb fshatin Ishull Sh\u00ebngjin t\u00eb Lezh\u00ebs, ku gjyqtari Aleksi rezulton si pronar i katit t\u00eb dyt\u00eb me sip\u00ebrfaqe 147.8 m2. Relatori Komici tha se sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me leje nd\u00ebrtimore n\u00eb vitet 2003-2004, n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb me sip\u00ebrfaqe 1000 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2001, ku m\u00eb par\u00eb gjendej nj\u00eb sht\u00ebpi e vjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb shembur. N\u00eb preventiv vlera e nd\u00ebrtimit p\u00ebrcaktohet n\u00eb shum\u00ebn 9.7 milion\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb gjitha veprimet rezulton t\u00eb jen\u00eb kryer nga gjyqtari Aleks Nikolli, i cili fillimisht ka rezultuar si pronar i gjith\u00eb objektit dhe tok\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012, subjekti ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb-shitblerje me v\u00ebllan\u00eb K.Nikolli duke i shitur katin p\u00ebrdhes dhe katin e dyt\u00eb t\u00eb banimit p\u00ebr vler\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa ka mbajtur vet\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb banimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kati i dyt\u00eb i nd\u00ebrtes\u00ebs. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb edhe toka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ngriti dyshime p\u00ebr kryerje t\u00eb veprimeve fiktive n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes. \u201c\u00cbsht\u00eb i dyshimt\u00eb fakti se subjekti, edhe pse nuk ka kontribut p\u00ebrfiton nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb. Duket se ka veprime fiktive n\u00eb p\u00ebrcaktimin e \u00e7mimit t\u00eb shitjes t\u00eb deklaruar nga vet\u00eb subjekti,\u201d tha Komici.<\/p>\n<p>Ai shtoi se subjekti ka pasqyruar si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb ardhurat e dy v\u00ebllez\u00ebrve K. dhe L. Nikolli nga puna n\u00eb Greqi prej vitit 1992-1999 dhe n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, prej vitit 1998 deri n\u00eb vitin 2004. Sipas shpjegimeve q\u00eb gjyqtari Nikolli dha gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, vlera m\u00eb e madhe e investimit t\u00eb kryer n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi ishte kryer nga v\u00ebllai K.Nikolli, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb L.Nikolli kishte kontribuar me nj\u00eb vler\u00eb rreth 5000 paund.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, Nikolli ka shpjeguar se nuk ka kryer akt-dhurimi, por ka kryer kontat\u00eb shit-blerje, p\u00ebr t\u00eb shmangur pages\u00ebn e detyrimeve t\u00eb padreja n\u00eb rastin e kthimit t\u00eb pron\u00ebs v\u00ebllait K.Nikolli.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se nuk ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb dokumentacion provues p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga puna e v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb Greqi. P\u00ebr t\u00eb provuar burimin e vler\u00ebs 5000 paund t\u00eb investuar nga L.Nikolli ai ka depozituar dokumentacion t\u00eb bankave dhe t\u00eb autoriteteve publike britanike, por Komisioni konstaton se familja e v\u00ebllait nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve jetike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, v\u00ebllai tjet\u00ebr K.Nikolli ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursej\u00eb 36 mij\u00eb paund nga puna n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar p\u00ebr periudh\u00ebn 2000-2003.<\/p>\n<p>Ashtu si gjat\u00eb shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr Komisionin, edhe n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore gjyqtari Nikolli tha se kontributi i tij financiar n\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj sht\u00ebpie ishte i pap\u00ebrfillsh\u00ebm, nd\u00ebrsa ai ishte kujdesur p\u00ebr kryerjen e gjith\u00eb veprimeve, pasi ishte i vetmi f\u00ebmij\u00eb n\u00eb mosh\u00eb madhore q\u00eb kishte zgjedhur t\u00eb jetonte n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo sipas tij, kishte qen\u00eb arsyeja q\u00eb v\u00ebllai K.Nikolli I kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kat.<\/p>\n<p>Nikolli theksoi se nd\u00ebrtimi i objektit tre kat\u00ebsh kishte p\u00ebrfunduar brenda vitit 2003, para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij si gjyqtar. Ai p\u00ebrmendi n\u00eb seanc\u00eb vuajtjet e v\u00ebllez\u00ebrve kur u duhej t\u00eb iknin maleve p\u00ebr t\u00eb emigruar ne Greqi, si edhe me gomone p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Itali e m\u00eb pas n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Sipas Nikollit, n\u00eb koh\u00ebn kur v\u00ebllez\u00ebrit e tij kishin emigruar n\u00eb Greqi, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb nuk paguanin sigurime dhe kontribute p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb dhe se ishte e pamundur t\u00eb gjendeshin dokumente.<\/p>\n<p>Komici tha se nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 6.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>Gjyqtari Aleks Nikolli i kund\u00ebrshtoi gjejtet e Komisionit n\u00eb parashtrimet e tij.<\/p>\n<p>\u201cU duk sikur kam nj\u00eb mal me pasuri t\u00eb pajustifikuara. Pasuria ime e vetme \u00ebsht\u00eb apartamenti n\u00eb Ishull Sh\u00ebngjin. Nuk \u00ebsht\u00eb as gjiri i Lal\u00ebzit dhe as Kakomeja, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat bujq\u00ebsor dhe banesa \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar para se t\u00eb isha gjyqtar. Kam jetuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb aty. Nd\u00ebrkoh\u00eb kam edhe nj\u00eb kontrat\u00eb porosie p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb m\u00eb dor\u00ebzohet n\u00eb vitin 2023. Kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb modeste p\u00ebr shkak t\u00eb qasjes sime dhe t\u00eb mund\u00ebsive,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Relatori Komici e pyeti gjyqtarin Nikolli se bazuar nga sa kishte deklaruar, n\u00ebse leja ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb gusht 2003, a kishte mund\u00ebsi q\u00eb objekti trekat\u00ebsh t\u00eb ishte p\u00ebrfunduar p\u00ebr 1 muaj e 12 dit\u00eb, ashtu si pretendohej.<\/p>\n<p>Nikolli pohoi se nuk mund t\u00eb thoshte n\u00ebse punimet kishin nisur fiks m\u00eb dat\u00eb 6 gusht kur ishte dh\u00ebn\u00eb leja, pasi leja zhvillimore ishte nxjerr\u00eb n\u00eb muajin shkurt dhe mund t\u00eb kishin nisur p\u00ebrgatitjet. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se objekti ishte p\u00ebrfunduar thuajse i plot\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2003 dhe se kati i par\u00eb ishte krejt\u00ebsisht i p\u00ebrfunduar, gj\u00eb q\u00eb sipas tij provohej me video.<\/p>\n<p><strong>Sht\u00ebpia e v\u00ebllait n\u00eb hua-p\u00ebrdorim<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ngriti dyshime p\u00ebr nj\u00eb kontat\u00eb huap\u00ebrdorjeje reciproke mes gjyqtarit Aleks Nikolli dhe v\u00ebllait t\u00eb tij L.Nikolli q\u00eb jeton n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash, lidhur me nj\u00eb apartament t\u00eb k\u00ebtij fundit n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs dhe sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb subjektit dhe tok\u00ebs n\u00eb fshatin Ishull-Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb gjyqtarit Aleksi p\u00ebr blerjen dhe investimin n\u00eb banes\u00ebn n\u00eb Lezh\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga apartamenti ekzistues me sip\u00ebrfaqe 82 m2 dhe dy shtesa me sip\u00ebrfaqe 68 m2 dhe 78.6 m2. Apartamenti ekzistues me sip\u00ebrfaqe 82 m2 \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr nd\u00ebrtimin e dy shtesave shpenzimet jan\u00eb deklaruar n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimit t\u00eb gjyqtarit Nikolli lidhur me nisjen e punimeve p\u00ebr shtesat. Sipas dokumentacionit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb legalizimit, babai ka aplikuar nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vitin 2006 dhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 2013 &#8211; nd\u00ebrsa subjekti ka shpjeguar se shtesat kan\u00eb nisur t\u00eb nd\u00ebrtohen n\u00eb vitin 2011 kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Nikolli shpjegoi para Komisionit se sh\u00ebnimi i vitit 2006 mund t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00eb gabim, pasi v\u00ebllai e ka bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb vitin 2011 dhe se babai me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtonin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e dikujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa me kontrat\u00eb dhurimi t\u00eb vitit 2016, babai i ka kaluar dy shtesat n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb djalit q\u00eb jeton n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, L.Nikolli.<\/p>\n<p>Sipas relatorit Komici, nga verifikimi i sistemit TIMS ka rezultuar se L.Nikolli nuk ka hyrje-dalje n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2016, kur \u00ebsht\u00eb kryer dhurimi nga babai, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshortja rezulton t\u00eb ket\u00eb ardhur. Nikolli tha n\u00eb seanc\u00eb se v\u00ebllai kishte ndryshuar pasaport\u00ebn dhe ndoshta kjo ishte arsyeja p\u00ebrse nuk figuronte n\u00eb TIMS. Ai tha se kishte dor\u00ebzuar foto t\u00eb pasaport\u00ebs q\u00eb v\u00ebrtetonin se ai kishte ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nga v\u00ebllai, gjyqtari Nikolla ka deklaruar dy depozita q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs n\u00eb vlerat 20 mij\u00eb dhe 40 mij\u00eb paund, q\u00eb sipas tij jan\u00eb t\u00eb kursimet e v\u00ebllait L.Nikolli nga puna e tij dhe e bashk\u00ebshortes n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, si edhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera q\u00eb jep shteti anglez n\u00eb form\u00eb ndihme.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb krijimit t\u00eb depozitave dhe ngre dyshime p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e apartamentit dhe t\u00eb dy shtesave. \u201cDuket e dyshimt\u00eb q\u00eb v\u00ebllai L.Nikolli dhe bashk\u00ebshortja e tij t\u00eb ken\u00eb shpenzuar 12.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs dhe ta nd\u00ebrrojn\u00eb me nj\u00eb apartament n\u00eb Ishull Lezh\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Angli,\u201d tha Komici.<\/p>\n<p>Nikolli k\u00ebmb\u00ebnguli se v\u00ebllai L.Nikolli kishte siguruar t\u00eb ardhura t\u00eb shumta nga puna n\u00eb emigrim n\u00eb Greqi dhe n\u00eb Angli q\u00eb prej vitit 1991 e n\u00eb vazhdim. \u201cAt\u00eb bilanc negativ nuk e rrok mendja. Nuk fokusohen pasurit\u00eb e mia, por pasurit\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb nd\u00ebrtuar para se t\u00eb isha gjyqtar,\u201d tha Nikolli gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Sipas gjyqtarit Nikolli, v\u00ebllai ka patur t\u00eb ardhura shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga investimi i kryer p\u00ebr blerjen e apartamentit, q\u00eb ishin p\u00ebrfituar nga puna e tij dhe e bashk\u00ebshortes, si edhe ndihma q\u00eb jep shteti anglez p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb jet\u00eb dinjitoze. Sipas Nikoll\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb v\u00ebllait kishte depozituar dokumentacion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai vijoi se kjo kontrat\u00eb huap\u00ebrdorje nuk mund t\u00eb ishte pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pasi nuk ishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb legjislacion nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb kontrat\u00eb e dyanshme, si shk\u00ebmbimi n\u00eb natyr\u00eb. Huap\u00ebrdorja reciproke \u00ebsht\u00eb kontrat\u00eb shk\u00ebmbimi dhe k\u00ebtu nuk ka p\u00ebrfitim,\u201d tha Nikolli.<\/p>\n<p><strong>Shitja 3-fish e dyqanit <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime p\u00ebr veprime fiktive lidhur me blerjen dhe shitjen e nj\u00eb nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi 12 m2 n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs,. Nga hetimi ka rezutuar se Nikolli e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr vler\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe i\u2019a ka shitur n\u00eb shum\u00ebn \u00a03.2 milion\u00eb lek\u00eb vjehrrit t\u00eb ardhsh\u00ebm n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, subjekti ka shpjeguar se shit\u00ebsi kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr gjendje cash brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr. N\u00eb k\u00ebto kushte, ai kishte arritur ta blinte p\u00ebr vler\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, ai ka sqaruar se kishte m\u00ebsuar n\u00eb rrug\u00eb informale se nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb pa leje q\u00eb ishte aty pran\u00eb do t\u00eb prishej dhe nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit p\u00ebr blerjen e t\u00eb cil\u00ebs po negocionte, do t\u2019i rritej vlera.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7mimin e shitjes, ai sqaroi se ishte dakord\u00ebsuar pas k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb vazhdueshme t\u00eb bler\u00ebsit q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk e dinte se ishte babai i gruas me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb lidhte kuror\u00eb. Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari Nikolli k\u00ebmb\u00ebnguli se vjehrri dhe vjehrra e tij kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 3.2 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb sh\u00ebrbeu p\u00ebr blerjen e pron\u00ebs s\u00eb tij. Sipas tij, vjehrra ka qen\u00eb e regjistruar q\u00eb prej vitit 1992 si person fizik dhe se ka qen\u00eb nga t\u00eb vetmet q\u00eb paguante detyrimet rregullisht.<\/p>\n<p>Ai tha se kishte dor\u00ebzuar dokumentacion edhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga vjehrri nga shfryt\u00ebzimi i tok\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. Si prova, Nikolli ka depozituar n\u00eb KPK dokumentacion t\u00eb kompanis\u00eb q\u00eb ka bler\u00eb prodhimet bujq\u00ebsore t\u00eb ferm\u00ebs s\u00eb vjehrrit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Komisioni ka llogaritur pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj prone nga vjehrrit e gjyqtarit n\u00eb vler\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb. KPK konstaton se nj\u00ebsia e sh\u00ebrbimit nuk \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar dhe se hyrja q\u00ebndron s\u00ebrish n\u00eb pjes\u00ebn e prapme t\u00eb pallatit. Komici tha se blerja e k\u00ebsaj prone tri her\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7mimi me t\u00eb cilin e ka p\u00ebrfituar shit\u00ebsi dhe mosshfryt\u00ebzimi i saj nuk ka logjik\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr dyqanin 12 m2 jam n\u00eb situat\u00eb t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb ekstreme. N\u00ebse do vuaj pasoja p\u00ebr shkak t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb time, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb vuaj,\u201d pohoi Nikolli.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se dyshimet e Komisionit p\u00ebr \u00e7mim fiktiv n\u00eb shitjen e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit mund t\u00eb b\u00ebnin sens n\u00ebse vjehrri do t\u00eb kishte qen\u00eb familje e varf\u00ebr dhe nuk do t\u00eb kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursente vler\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAta kan\u00eb patur mund\u00ebsi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me bashk\u00ebshorten lidh\u00ebm kuror\u00eb 1 vit m\u00eb von\u00eb\u201d, tha Nikolli.<\/p>\n<p><strong>Kontrata e anuluar<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ngre probleme lidhur me nj\u00eb kontrat\u00eb porosie t\u00eb vitit 2014 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe t\u00eb p\u00ebrgjithshme 124.9 m2 n\u00eb Yzberisht, p\u00ebr vler\u00ebn 5.2 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb parashikohej q\u00eb apartamenti do t\u00eb dor\u00ebzohej n\u00eb vitin 2017, por disa muaj m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb anuluar dhe firma nd\u00ebrtuese i ka kthyer gjyqtarit Nikolla vler\u00ebn e paguar dhe penalitet n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 250 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatorit Komici, duket se subjekti ka p\u00ebrfituar \u00e7mim preferencial n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje dhe se nuk e ka deklaruar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ai shtoi se n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb nuk ishte p\u00ebrcaktuar q\u00eb t\u00eb paguhej penalitet n\u00eb rastin e mosdor\u00ebzimit t\u00eb apartamentit n\u00eb koh\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>Nikolli ka shpjeguar se kontrata ishte shitur p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve jo korrekte t\u00eb nd\u00ebrtuesit, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur duhej t\u2019ia dor\u00ebzonte apartamentin, kishte vendosur aty nj\u00eb familje tjet\u00ebr me qira.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pyetjeve nga Komisioni, Komici u ndal n\u00eb faktin se p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 9 mujore, Nikolli kishte p\u00ebrfituar si penalitet vler\u00ebn 1.2 milion\u00eb pas anulimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb, q\u00eb sipas tij nuk justifikohej edhe me rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb l\u00ebshimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti me qira.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mund t\u00eb jem tolerant, por si mund t\u00eb toleroj t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb djers\u00ebn time nj\u00eb firm\u00eb nd\u00ebrtimi,\u201d pohoi Nikolli duke shpjeguar se apartamenti n\u00eb koh\u00ebn kur u kthyen lek\u00ebt e kishte vler\u00ebn 6.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe se ajo vler\u00eb ishte marr\u00eb pjes\u00eb-pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi t\u00eb gjyqtarit Nikolli p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke bujq\u00ebsore n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr shum\u00ebn 620 mij\u00eb lek\u00eb, e rivler\u00ebsuaar p\u00ebr \u00e7mimin 5 milion\u00eb lek\u00eb. Nga analiza financiare ka rezultuar se Nikolli dispononte vler\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar si kursime t\u00eb tij, por ka rezultuar se burimi tjet\u00ebr, nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 420 mij\u00eb lek\u00eb e marr\u00eb nga nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve, nuk mbulohej n\u00eb shum\u00ebn 170 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn publike u referuan edhe probleme n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti si dhe mosdeklarimin prej tij t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb v\u00ebllait gjat\u00eb viteve 2015-2016. Gjithashtu, u relatua se subjekti nuk ka deklaruar edhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti tip \u201cSuzuki Vitara\u201d t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim me prokur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me nga nj\u00eb shtetas, p\u00ebr t\u00eb cilin Nikolli ka th\u00ebn\u00eb se e ka njohur rast\u00ebsisht tek servisi i v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Nikolli ka pasur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb paund, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka deklaruar se jan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve. Pas maturimit t\u00eb depozit\u00ebs nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, vlera 15.200 paund \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga Nikolli, nd\u00ebrsa ai pretendoi se k\u00ebto para ia ka kthyer t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 Komisionit i ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 7.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb zgjati 6 or\u00eb, gjyqtari Aleks Nikolli kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb dhe u ndal n\u00eb cil\u00ebsit\u00eb e tij si gjyqtar.<\/p>\n<p>\u201cKam qen\u00eb gjyqtar mbi mesataren dhe kam dashur t\u2019u ngjaj gjyqtar\u00ebve evropian\u00eb. N\u00eb gjith\u00eb statistikat kam qen\u00eb n\u00eb top-list\u00eb. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, nuk m\u00eb ka p\u00ebrfillur askush, edhe n\u00eb Apel m\u00eb em\u00ebruan se kishte vende bosh,\u201d tha ai para KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e lodhshme p\u00ebr Komisionin dhe v\u00ebzhguesen nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por drita e dhom\u00ebs time fiket n\u00eb or\u00ebn 2 ose 3 t\u00eb m\u00ebngjesit. Dosjet e pun\u00ebs sime jan\u00eb garnitur\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e buk\u00ebs. Kam b\u00ebr\u00eb sakrifica n\u00eb pun\u00eb dhe sot kam 5 apo 6 s\u00ebmundje kronike. E konsideroj vehten si gjyqtar i t\u00eb varf\u00ebrve dhe i t\u00eb pambrojturve,\u201d tha ai n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, duke k\u00ebrkuar \u00e7elje t\u00eb hetimit p\u00ebr dy kritere t\u00eb tjera dhe konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb enjtes se do t\u00eb shpall\u00eb vendimit m\u00eb dat\u00eb 10 gusht, ora 09:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb maraton\u00eb prej 8 or\u00ebsh t\u00eb enjten, KPK konstatoi munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe ngriti dyshime p\u00ebr veprime fiktive nga ana e gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Aleks Nikolli, nd\u00ebrsa ky i fundit kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare dhe k\u00ebrkoi konfirmim.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74720,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[144,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Aleks-Nikolli-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Aleks Nikolli p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74719"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74719"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74719\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74721,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74719\/revisions\/74721"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74720"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}