{"id":74737,"date":"2020-08-03T17:02:13","date_gmt":"2020-08-03T15:02:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-apelit-shkoder-lindita-hoxha-perballet-me-probleme-per-pasurine\/2020\/08\/03\/"},"modified":"2023-04-07T03:27:06","modified_gmt":"2023-04-07T01:27:06","slug":"gjyqtarja-e-apelit-shkoder-lindita-hoxha-perballet-me-probleme-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-apelit-shkoder-lindita-hoxha-perballet-me-probleme-per-pasurine\/2020\/08\/03\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja e Apelit Shkod\u00ebr, Lindita Hoxha p\u00ebrballet me probleme p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar probleme me pasurin\u00eb e subjektit dhe dy raste t\u00eb mundshme konflikti interesi.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72917\" aria-describedby=\"caption-attachment-72917\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Hoxha-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-72917 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Hoxha-1-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"72917\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72917\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Lindita Hoxha duke dal\u00eb nga seanca e KPK | Foto : E. Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Lindita Hoxha u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan gjetjet p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e vler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr gjyqtaren Hoxha p\u00ebrb\u00ebhet nga Etleda \u00c7iftja kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Xhensila Pine an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Sanxhaktari deklaroi gjat\u00eb se seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se subjekti kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta t\u00eb pasurive dhe burimeve t\u00eb krijimit.<\/p>\n<p>Gjithashtu u evidentua munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr t\u00eb provuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe burimin e dy huave.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u identifikuan edhe dy raste kur subjekti kishte shqyrtuar \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb nd\u00ebrgjygj\u00ebse kishte qen\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku punonte bashk\u00ebshorti, duke ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Lindita Hoxha tha se me shpjegimet e saj u kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb gjith\u00eb problemeve t\u00eb ngritura nga Komisioni.<\/p>\n<p>Lindita Hoxha ka nj\u00eb karrier\u00eb 27-vje\u00e7are n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Prej vitit 2003 ajo ka sh\u00ebrbyer si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Shkod\u00ebr. N\u00eb vitin e 2019, Hoxha ishte nj\u00eb nga 5 gjyqtar\u00ebt e Apelit q\u00eb shqyrtuan \u00e7\u00ebshtjen e uljes s\u00eb mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit ndaj Dritan Dajtit \u2013 nj\u00eb gangster fam\u00ebkeq i d\u00ebnuar p\u00ebr vrasjen e 4 polic\u00ebve t\u00eb shpallur d\u00ebshmor\u00eb t\u00eb atdheut. Hoxha s\u00eb bashku me ish-kreun e Apelit Shkod\u00ebr, Fuat Vjerdha ishin kund\u00ebr uljes s\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb Dajtit, nga d\u00ebnim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm n\u00eb 25 vjet heqje lirie.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Valbona Sanxhaktari deklaroi se sipas raportit t\u00eb Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI, gjyqtarja Hoxha ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, ka munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit ligjor p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit, por se ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb, nuk ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe se nuk gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Sanxhaktari evidentoi disa probleme t\u00eb identifikuara nga Komisioni lidhur me pasurit\u00eb q\u00eb disponon familja e gjyqtares Hoxha, kryesisht p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat, shpenzimet e burimet e huave, si dhe mosdeklarime.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 92. m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2006 p\u00ebr vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, Komisioni ngre dyshime se kjo pasuri mund t\u00eb jet\u00eb disponuar prej vitit 2003, pasi ka pasur kontrat\u00eb t\u00eb lidhjes s\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se \u00e7mimi 2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti duket m\u00eb i ul\u00ebt se i zon\u00ebs ku gjendet dhe se subjekti nuk ka deklaruar nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb nga shtetasi H.S. N\u00eb seanc\u00eb u evidentua edhe mosdeklarimi i pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash n\u00eb vitin 2006, kur \u00ebsht\u00eb kryer blerja e apartamentit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, duket se Hoxha ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr investimin e kryer si dhe nuk ka arritur t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb dokumentimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari renditi disa konstatime p\u00ebr nj\u00eb objekt t\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje nga bashk\u00ebshorti i subjektit. Sipas saj, gjyqtarja Hoxha nuk ka arritur q\u00eb deri tanim\u00eb t\u00eb provoj\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e truallit ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb objekt informal n\u00eb fshatin Shtoj i Vjet\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr. Gjithashtu u evidentua pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb provuar vitin e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij objekti n\u00eb proces legalizimi, si dhe investimi i kryer p\u00ebr arredimin e katit t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb sipas Komisionit duket se p\u00ebrdoret si restorant.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb dokument p\u00ebr vler\u00ebn e investimeve dhe n\u00ebse n\u00eb shum\u00ebn e deklaruar 1.4 milion lek\u00eb p\u00ebrfshihet ose jo arredimi i kryer,\u201d pohoi Sanxhaktari.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua se bashk\u00ebshorti i gjyqtares Hoxha \u00ebsht\u00eb administrator i shoq\u00ebris\u00eb \u201cAgro Zoo Tek\u201d, aktiviteti i t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbar\u00ebshtimi i shpend\u00ebve dhe ushtrohet n\u00eb objektin informal dhe n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke bujq\u00ebsore n\u00eb fshatin Shtoj. Sipas Sanxhaktarit, bashk\u00ebshorti ka p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi pjes\u00ebn e tij nga toka bujq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e origjin\u00ebs prej ligjit \u201cP\u00ebr Tok\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk e ka deklaruar p\u00ebrdorimin e objektit si restorant\u201d, tha relatorja.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Lindita Hoxha nuk preferoi t\u00eb jepte shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore lidhur me konstatimet e Komisionit.<\/p>\n<p>\u201cI mbetem \u00e7do pike t\u00eb sqaruar n\u00eb parashtrimet me shkrim. Mendoj se problemeve t\u00eb evidentuara u kam dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje. Jam dakord me gjith\u00eb procesin\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cKam punuar p\u00ebr 27 vite me ndershm\u00ebri e shum\u00eb sakrifica. Ka qen\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ruash emrin e mir\u00eb p\u00ebr 27 vite dhe tu b\u00ebsh ball\u00eb presioneve\u201d, shtoi ajo mes lot\u00ebsh, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb Komisioni t\u00eb nd\u00ebrpriste seanc\u00ebs p\u00ebr pak minuta.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Hoxha pohoi se vlera e nd\u00ebrtimit informal \u00ebsht\u00eb 1.4 milion lek\u00eb. Ajo shpjegoi se arredimi nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb dhe se plot\u00ebsimi i pajisjeve \u00ebsht\u00eb kryer pjes\u00eb-pjes\u00eb n\u00eb koh\u00eb. Hoxha tha se aktualisht vazhdon vet\u00ebm aktiviteti i mbar\u00ebshtimit t\u00eb shpend\u00ebve, por jo ai i restorantit.<\/p>\n<p>Kryesuesja Etleda \u00c7iftja e pyeti gjyqtaren Hoxha se kur ishte p\u00ebrfunduar nd\u00ebrtimi i objektit informal n\u00eb fshatin Shtoj dhe se sa ishte sip\u00ebrfaqja totale e shfryt\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Hoxha shpjegoi se bashk\u00ebshorti merrej vet\u00ebm me mbar\u00ebshtimin e shpend\u00ebve dhe shitjen e tyre.<\/p>\n<p>Sipas saj, sip\u00ebrfaqja e terrenit ku mbar\u00ebshtohen shpend\u00ebt \u00ebsht\u00eb rreth 1000 m2, kurse ajo e objektit rreth 100 m2. Hoxha tha se mobilimi i katit t\u00eb dyt\u00eb me pajisjet, tavolinat dhe frigorifer\u00ebt ishte kryer pas nd\u00ebrtimit t\u00eb objektit. Ajo shtoi se investimi rreth 300 mij\u00eb lek\u00eb i kryer n\u00eb arredimin e katit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb objektit nuk ishte kryer nj\u00ebherazi dhe prandaj nuk ishte kryer deklarimi.<\/p>\n<p>E pyetur nga v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare Elka Ermenkova lidhur me pron\u00ebsin\u00eb e truallit ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar objekti informal, gjyqtarja shpjegoi se i p\u00ebrkiste nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>N\u00eb interesim t\u00eb Ermenkovas, subjekti sqaroi se bashk\u00ebshorti ishte lindur dhe rritur n\u00eb at\u00eb fshat dhe se kishte krijuar aktivitetin p\u00ebr rritjen e shpend\u00ebve pasi e kishte edhe pasion. Lidhur me shfryt\u00ebzimin e katit t\u00eb dyt\u00eb, ajo shpjegoi se m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si lokal ku banor\u00ebt e pakt\u00eb t\u00eb fshatit Shtoj shkonin p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb ndonj\u00eb kafe, por se aktualisht nuk kishte personel dhe se nuk ishte funksional.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb Hoxha ka rezultuar me pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 313 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 56.5 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 n\u00eb Sh\u00ebngjin t\u00eb Lezh\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 35 mij\u00eb e 400 euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr q\u00eb bashk\u00ebshorti e ka bler\u00eb para martese, n\u00eb vitin 2001, n\u00eb shum\u00ebn 500\u00a0 mij\u00eb lek\u00eb, KPK konstaton pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej tij. Sipas relatores, Komisioni ka n\u00eb v\u00ebmendje faktin se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb krijuar para martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se gjyqtarja Hoxha nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2005 blerjen e nj\u00eb autoveture tip Benz n\u00eb vler\u00ebn 250 mij\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr automjet tip Benz t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2010 n\u00eb shum\u00ebn 5000 euro, Komisioni identifikon mosp\u00ebrputhje p\u00ebr burimin e krijimit, pasi ndryshe nga deklarata periodike ku jan\u00eb sh\u00ebnuar kursimet familjare si burim, n\u00eb at\u00eb veting \u00ebsht\u00eb pasqyruar edhe nj\u00eb hua. Relatorja Sanxhaktari sqaroi se Hoxha nuk kishte arritur t\u00eb provonte t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, gjyqtarja Hoxha deklaroi se huadh\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb patur burimet e mjaftueshme financiare p\u00ebr vlerat e huave.<\/p>\n<p><strong>Konflikti interesit<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni evidentoi dyshime p\u00ebr konflikt interesi n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuara nga gjyqtarja Hoxha, ku pal\u00eb kishte qen\u00eb shoq\u00ebria INSIG, ku rezultonte q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj t\u00eb ishte i pun\u00ebsuar. \u201cN\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb Komisionit, subjekti i rivler\u00ebsimit duhej t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje\u201d, pohoi Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i gjyqtares Hoxha ka patur marr\u00ebdh\u00ebnie qiraje me shtetasin Gj.P. p\u00ebr nj\u00eb objekt q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira shoq\u00ebris\u00eb INSIG. Sipas Shanxhaktarit, bashk\u00ebshorti i subjektit ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura nga qiraja n\u00eb periudh\u00ebn 2013-2014 dhe se deklarimet e gjyqtares Hoxha nuk p\u00ebrputhen me t\u00eb dh\u00ebnat dokumentacioneve t\u00eb administruara.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebshorti ka marr\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb vazhdueshme nga qiraja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti deklaron se ato vlera nuk jan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara prej bashk\u00ebshortit t\u00eb saj\u201d, pohoi Sanxhaktari.<\/p>\n<p>E pyetur nga kryesuesja, Etleda \u00c7iftja, lidhur me dijenin\u00eb e saj p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e biznesit t\u00eb bashk\u00ebshortit me INSIG, Hoxha shpjegoi se n\u00eb vitin 2008 nuk e dinte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. \u201cFillimisht bashk\u00ebshorti ka punuar me Intersig. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kur ka kaluar tek INSIG m\u00eb \u00ebsht\u00eb s\u00ebmurur r\u00ebnd\u00eb babai dhe nuk kam qen\u00eb n\u00eb dijeni\u201d, shpjegoi Hoxha.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ajo tha se Gj.P. kishte disa dyqane t\u00eb cilat i jepte me qira dhe se bashk\u00ebshorti i saj ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb si nd\u00ebrmjet\u00ebs mes qiradh\u00ebn\u00ebsit dhe shoq\u00ebrit\u00eb Interesig e INSIG. \u201cNuk ka hyr\u00eb asnj\u00eb lek\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb familjes ton\u00eb. Vlerat e qiras\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat tona q\u00eb t\u2019i deklaroja\u201d, pohoi gjyqtarja Hoxha.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 548 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas relatores, kjo analiz\u00eb \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit dhe se, ende nuk reflekton q\u00ebndrimin e Komisionit.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se gjyqtarja Lindita Hoxha, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vler\u00ebsohet e aft\u00eb p\u00ebr aspektin profesional, por shtoi se ajo i shfaq njohurit\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb diferencuar. Gjithashtu, nga hetimi administrativ ka rezultuar se Hoxha ka aplikuar zgjidhje t\u00eb ndryshme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme n\u00eb vendimmarrjet e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u b\u00eb me dije se, me propozim t\u00eb Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD ka miratuar mas\u00ebn disiplinore \u201cv\u00ebrejtje\u201d p\u00ebr gjyqtaren Hoxha p\u00ebr shkak t\u00eb vonesave n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me caktimin e masave t\u00eb siguris\u00eb. Sipas Komisionit, ankimi i subjektit \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Apeli Administrativ dhe vendimin e k\u00ebsaj t\u00eb fundit Gjykata e Lart\u00eb e ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Ish-KLD ka arkivuar 8 ankesa t\u00eb kryera ndaj gjyqtares Hoxha p\u00ebr periudh\u00ebn 2013-2016, pasi nuk jan\u00eb konstatuar probleme. Gjithashtu n\u00eb seanc\u00eb u relatua se nuk jan\u00eb evidentuar probleme edhe n\u00eb 10 denoncimet e kryera n\u00eb KPK dhe 5 denoncimet e kryera pran\u00eb ONM.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK dhe Komisioni nuk kan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb gjyqtares Lindita Hoxha.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja e Apelit Shkod\u00ebr, Lindita Hoxha u shpreh se i plot\u00ebsonte k\u00ebrkesat e t\u00eb tri kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 6 korrik, ora 13:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar probleme me pasurin\u00eb e subjektit dhe dy raste t\u00eb mundshme konflikti interesi.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74738,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[144,107,118,171,705],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Hoxha-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Lindita Hoxha duke dal\u00eb nga seanca e KPK | Foto : E. Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74737"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74737"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74737\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74739,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74737\/revisions\/74739"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74738"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}