{"id":74740,"date":"2020-08-03T12:31:08","date_gmt":"2020-08-03T10:31:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/praktikat-e-blerjes-se-dy-apartamenteve-sollen-shkarkimin-e-gjyqtares-bernina-kondi\/2020\/08\/03\/"},"modified":"2023-04-07T03:27:17","modified_gmt":"2023-04-07T01:27:17","slug":"praktikat-e-blerjes-se-dy-apartamenteve-sollen-shkarkimin-e-gjyqtares-bernina-kondi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/praktikat-e-blerjes-se-dy-apartamenteve-sollen-shkarkimin-e-gjyqtares-bernina-kondi\/2020\/08\/03\/","title":{"rendered":"Praktikat e blerjes s\u00eb dy apartamenteve soll\u00ebn shkarkimin e gjyqtares Bernina Kondi"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i KPK-s\u00eb ngre dyshime p\u00ebr vler\u00ebn reale t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2004 si dhe transferimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb \u2013si dhe munges\u00eb burimesh p\u00ebr t\u00eb dy pasurit\u00eb e patundshme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72903\" aria-describedby=\"caption-attachment-72903\" style=\"width: 539px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bernina-Kondi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72903\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bernina-Kondi-539x400.jpg\" alt=\"\" width=\"539\" height=\"400\" data-id=\"72903\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72903\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Bernina Kondi pas shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb shkarkimit nga KPK. Foto: Gent Shkullaku\/ LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 15 qershor 2020 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Bernina Kondi, pasi gjeti problemeve me blerjen e dy apartamenteve n\u00eb Tiran\u00eb si dhe burimin e krijimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Kondi u gjet n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie n\u00eb vitin 2010, pasi nga analiza financiare u konstatua balanc\u00eb negative prej rreth 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Komisionit i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Xhensila Pine kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici an\u00ebtar, \u00e7moi se gjyqtarja Kondi nuk ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm pasi ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb si dhe ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Bernina Kondi ka mbaruar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit. N\u00eb vitin 2011, ajo u em\u00ebrua kryetare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Beratit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2013 u dekretua si gjyqtare e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtaren Kondi u krye vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet mbi apartamentin <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni argumentoi se gjyqtarja Bernina Kondi ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb paguara p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 57 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfituar me kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb vitit 2004 p\u00ebr vler\u00ebn totale 39 mij\u00eb euro. Gjithashtu, KPK konstaton se Kondi nuk shpjegoi dot bindsh\u00ebm vler\u00ebn e paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb krijuar para martes\u00ebs; se nuk provoi destinacionin e nj\u00eb kredie dhe burimin e nj\u00eb huaje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka deklaruar se kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr likujdimin e detyrimit t\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr blejen e k\u00ebtij apartamenti, Kondi ka pasqyruar si burime krijimi dy kredi: nj\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb \u201cAlpha Bank\u201d m\u00eb 7 korrik 2005 n\u00eb vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe tjetr\u00ebn nga fondacioni Besa nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb. Si burime jan\u00eb deklaruar edhe kursime t\u00eb familjes dhe t\u00eb ardhura t\u00eb mbledhura nga shitja e librave t\u00eb botuara prej saj.<\/p>\n<p>Lidhur me pages\u00ebn e k\u00ebsteve, trupi gjykues analizon deklarimet periodike dhe at\u00eb veting, me shpjegimet e dh\u00ebna prej gjyqtares Kondi gjat\u00eb hetimit administrativ. Kondi ka deklaruar se n\u00eb vitin 2004 ka paguar shum\u00ebn 12 mij\u00eb euro dhe n\u00eb vitin 2005 vler\u00ebn 23 mij\u00eb euro. Sipas KPK, subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2005 detyrimin e pashlyer n\u00eb vler\u00ebn 4 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes \u2013 si dhe pages\u00ebn n\u00eb vitin 2006 t\u00eb k\u00ebsaj shume, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte k\u00ebstin e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim evidentohet se n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2006, jan\u00eb kryer dy pagesa; shuma 4 mij\u00eb euro e parashikuar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes si k\u00ebsti i fundit dhe nj\u00eb shum\u00eb tjet\u00ebr 8 mij\u00eb euro me p\u00ebrshkrimin \u201ck\u00ebsti i fundit\u201d. \u201cN\u00eb nj\u00eb p\u00ebrllogaritje formale matematikore krijohen dyshime mbi vler\u00ebn reale t\u00eb paguar prej 39 mij\u00eb euro,\u201d argumenton Komisioni.<\/p>\n<p>Trupi gjykues nuk i mori parasysh shpjegimet e gjyqtares Kondi se n\u00eb maj 2006, ajo mori mbrapsht nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese 8 mij\u00eb euro nga k\u00ebsti i dyt\u00eb prej 23 mij\u00eb eurosh p\u00ebr t\u00eb kuruar jasht\u00eb shtetit gjyshen e saj t\u00eb s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPas verifikimit t\u00eb dokumentacionit t\u00eb depozituar nga vet\u00eb subjekti, trupi gjykues ka konstatuar se fleta e regjistrit t\u00eb spitalit daton m\u00eb 18.9.2006, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shuma prej 8.000 euro ishte marr\u00eb m\u00eb 23.5.2006 dhe ishte kthyer m\u00eb 24.7.2006,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebto rezultate, trupi gjykues i konsideron t\u00eb pabesueshme edhe shpjegimet e gjyqtares Kondi p\u00ebr vler\u00ebn reale t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb paguar p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 57 m2.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues vler\u00ebson se mosdeklarimi i pages\u00ebs prej 4.000 euro n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2006 si k\u00ebst i fundit, sipas parashikimit kontraktor dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr as edhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018Vetting\u2019, standard ku k\u00ebrkohej plot\u00ebsimi me sakt\u00ebsi dhe v\u00ebrtet\u00ebsi i pasurive dhe i veprimeve t\u00eb kryera me to, b\u00ebn t\u00eb pabesuesh\u00ebm shpjegimet e subjektit n\u00eb lidhje me vler\u00ebn reale t\u00eb paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri,\u201d argumenton KPK.<\/p>\n<p>KPK konstaton m\u00eb tej se Kondi nuk provoi destinacionin e kredis\u00eb s\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb, pasi nuk identifikohet p\u00ebrshkrimi i transfertave dhe as p\u00ebrfituesi i tyre.<\/p>\n<p>Trupi gjykues nuk \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e Kondit, e cila pretendoi se kredia n\u00eb monedh\u00ebn \u201clek\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb kaluar me dy transaksione n\u00eb llogari t\u00eb nj\u00eb exchange p\u00ebr t\u2019u konvertuar n\u00eb monedh\u00ebn euro, me argumentin se pagesat e k\u00ebsaj pasurie ishin po n\u00eb k\u00ebt\u00eb monedh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk b\u00ebri asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb provuar se n\u00eb llogari t\u00eb kujt kishin kaluar dy transaksionet e b\u00ebra prej saj t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb, pra, th\u00ebn\u00eb ndryshe kush ishte p\u00ebrfituesi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i tyre pas disbursimit. Po ashtu, subjekti nuk provoi t\u00ebrheqjen e shum\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst pretendimet e saj mbet\u00ebn t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb nivel deklarativ\u201d, citohet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb vendim dhe konkludohet se Kondi ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni kontsaton probleme edhe lidhur me shlyerjen e kredis\u00eb para kohe. Kondi ka shpjeguar se ka marr\u00eb hua nga vajza e tezes shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb dhe e ka shlyer kredin\u00eb n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting ajo ka sh\u00ebnuar se vlera 1.2 milion\u00eb lek\u00eb e marr\u00eb hua, p\u00ebrfaq\u00ebson kursimet e familjes s\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tezes. Gjat\u00eb hetimit administrativ, Kondi ka dor\u00ebzuar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebses, ku kjo e fundit sqaron se ajo vet\u00eb ka marr\u00eb hua nj\u00eb shum\u00eb 10 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb aktivitet privat, q\u00eb rezulton t\u00eb mos jet\u00eb mund\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e Komisionit ka rezultuar se personi p\u00ebr t\u00eb cilin pretendohet se i ka dh\u00ebn\u00eb hua vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro kush\u00ebrir\u00ebs s\u00eb subjektit, nuk ka hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2009 \u2013kur pretendohet se \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb huaja.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb deklarimit t\u00eb nj\u00eb gjendjeje cash n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009 dhe nj\u00eb vit m\u00eb pas t\u00eb vler\u00ebs 3.5 milion\u00eb lek\u00eb, Komisioni ngre dyshime se p\u00ebrse duhej marr\u00eb huaja 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, kur gjyqtarja Kondi e dispononte k\u00ebt\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>K\u00ebtij konstatimi nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vler\u00eb nga trupi gjykues n\u00eb vendimarrje, pasi Kondi ka shpjeguar se gjendja cash n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar prej bashk\u00ebshortit para martese dhe se k\u00ebt\u00eb vler\u00eb e kishin p\u00ebrcaktuar p\u00ebr ta p\u00ebrdorur p\u00ebr destinacion tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb provimit t\u00eb burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb huas\u00eb 1.2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2010, Komisioni nuk e ka marr\u00eb at\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb gjat\u00eb kryerjes s\u00eb analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>KPK ka rr\u00ebzuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Kondit p\u00ebr uljen e shpenzimeve n\u00eb vler\u00ebn 62.465 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim jasht\u00eb shtetit t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb prill 2010, pasi nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar asnj\u00eb dokumentacion provues se ka qen\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konsidruar i drejt\u00eb pretendimi tjet\u00ebr i Kondit se shpenzimet e telefonit n\u00eb vler\u00ebn 160 mij\u00eb lek\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paguara prej pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, duke e hequr nga shpenzimet e pasqyruara n\u00eb analiz\u00ebn fiannciare.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni konkludon se gjyqtarja Kondi gjendet n\u00eb balance negative n\u00eb shum\u00ebn 1.593.639 lek\u00eb n\u00eb vitin 2010, kur ka kryer shlyerjen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ nuk ka gjetur probleme p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e librave n\u00eb shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb prej burimeve t\u00eb deklaruara p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2004. P\u00ebr t\u00eb provuar deklarimet e saj, Kondi ka depozituar kontrat\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb janarit 2002 dhe shkurtit 2003 si dhe 25 mandatpagesa p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga botimet e dy librave, sipas t\u00eb cilave rezulton se ka fituar 999 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti arriti gjithashtu t\u00eb provoj\u00eb se detyrimi p\u00ebr pages\u00ebn e tatimeve ka qen\u00eb i botuesit dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, trupi gjykues \u00e7mon se Kondi nuk mund t\u00eb vishet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe p\u00ebr dy burimet e tjera t\u00eb deklaruara, kredin\u00eb e marr\u00eb pran\u00eb fondit Besa n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe vler\u00ebn 750 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb kursyera prej prind\u00ebrve t\u00eb gjyqtares.<\/p>\n<p><strong>Tejkalim ligjor p\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konkludon tejkalim t\u00eb parashikimeve ligjore n\u00eb veprimet e gjyqtares Kondi p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb, t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr strehimin e saj n\u00eb qytetin e Beratit ku ushtronte detyr\u00ebn &#8211; t\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb pas p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 90.12 m2 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn totale 8.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebtij apartamenti, Kondi ka deklaruar kredin\u00eb me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb marr\u00eb nga BKT n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2010 si dhe kursimet familjare.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se gjyqtarja Kondi e ushtronte detyr\u00ebn e saj n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit dhe se atje nuk dispononte banes\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ajo ka aplikuar p\u00ebr kredi t\u00eb but\u00eb dhe destinacioni fillestar ka qen\u00eb pagesa e nj\u00eb apartamenti n\u00eb qytetin e Beratit. Sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs, kredia me kushte leht\u00ebsuese mund t\u00eb p\u00ebrfitohej vet\u00ebm me q\u00ebllim strehimin n\u00eb vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2011, Kondi ka porositur nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 114.5 m2 n\u00eb Berat n\u00eb vler\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs thuhet se \u00ebsht\u00eb paguar vlera 1 milion lek\u00eb dhe se k\u00ebsti i fundit 5 milion\u00eb lek\u00eb do t\u00eb shlyhej me marrjen e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kredia e but\u00eb \u00ebsht\u00eb disbursuar n\u00eb korrik 2011, dhe shuma prej 4.9 milion\u00eb lek\u00ebsh i ka kaluar shtetasit J.T., p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Berat.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti e ka revokuar kontrat\u00ebn e porosis\u00eb p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb Berat dhe vler\u00ebn e p\u00ebrfituar e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb muajin tetor 2011. K\u00ebto veprime jan\u00eb kryer prej gjyqtares, pavar\u00ebsisht faktit se ka vijuar t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn n\u00eb qytetin e Beratit.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, ngutshm\u00ebria e kryerjes s\u00eb veprimeve juridike nuk p\u00ebrputhet me nevoj\u00ebn ekstreme p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, pasi nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, subjekti e kishte m\u00eb par\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim.<\/p>\n<p>Fillimisht, trupi gjykues ka ngritur dyshime se kontrata e porosis\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Berat ka qen\u00eb fiktive dhe se mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese. Trupi gjykues i ka ngritur dyshimet duke u bazuar n\u00eb faktin se kontrata e porosis\u00eb p\u00ebr apartamentin 114.5 m2 n\u00eb Berat \u00ebsht\u00eb revokuar brenda kat\u00ebr muajve dhe nuk \u00ebsht\u00eb tentuar t\u00eb blihet apartament tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, edhe pse gjyqtarja Kondi ka vazhduar t\u00eb punoj\u00eb aty edhe p\u00ebr dy vite t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Edhe pse fillimisht jan\u00eb ngritur dyshime se subjekti ka vepruar n\u00eb keqbesim, pasi ka ndryshuar destinacionin e kredis\u00eb, KPK \u00e7mon se n\u00eb revokimin e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb shprehur vullneti i pal\u00ebve dhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb konfliktit gjyq\u00ebsor, veprimet e gjyqtares nuk mund t\u00eb trajtohen si fiktive.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kondit i \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar pretendimi se mungesa e nj\u00eb dispozite shtr\u00ebnguese nga banka kishte lejuar n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre kryerjen e transferimit t\u00eb kredis\u00eb. Komisioni argumenton se legjislacioni k\u00ebrkon qartazi si kusht n\u00eb p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb munges\u00ebn e banes\u00ebs n\u00eb vendin e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, veprimet e kryera nga gjyqtarja Kondi dhe transaksionet n\u00eb cash p\u00ebr pagimin e k\u00ebsteve, nuk mb\u00ebshtesin kryerjen e veprimeve t\u00eb rregullta ligjore dhe as p\u00ebrputhen me q\u00ebllimin real t\u00eb marrjes s\u00eb kredis\u00eb. KPK nuk i ka konsideruar edhe pretendimet e tjera t\u00eb subjektit lidhur me sip\u00ebrfaqen e vog\u00ebl t\u00eb banes\u00ebs q\u00eb dispononte. N\u00eb vendim evidentohet se Kondi nuk e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr nj\u00eb vit apartamentin e ri t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsia e kursimit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb vler\u00ebs 2.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar si nj\u00eb prej burimeve p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb dyt\u00eb. Sipas trupit gjykues, bashk\u00ebshorti i gjyqtares nuk ka patur mund\u00ebsi t\u00eb krijoj\u00eb gjendjen cash t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2009 n\u00eb vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb 2010-\u00ebn \u00ebsht\u00eb deklaruar se i jan\u00eb shtuar edhe 1 milion lek\u00eb kursime nga pagat, duke arritur n\u00eb vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i Kondit nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e kursimeve gjat\u00eb viteve 2006 dhe 2008 pasi ka rezultuar me pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kondi ka pretenduar se gjat\u00eb periudh\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb konstatuar mosmbulim shpenzimesh, nuk kishin lidhur ende kuror\u00eb dhe se bashk\u00ebshorti n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit do t\u00eb jap\u00eb shpjegime p\u00ebr k\u00ebto gjetje. Komisioni shprehet se mban n\u00eb v\u00ebmendje faktin se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar para martese dhe se nuk mund t\u00eb arrihet n\u00eb nj\u00eb konkluzion q\u00eb ndikon n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Kondi ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture n\u00eb vitin 2005 n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb, si edhe munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 67 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi kan\u00eb rezultuar edhe disa balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb vogla.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i KPK-s\u00eb ngre dyshime p\u00ebr vler\u00ebn reale t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2004 si dhe transferimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb \u2013si dhe munges\u00eb burimesh p\u00ebr t\u00eb dy pasurit\u00eb e patundshme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74741,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[145,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bernina-Kondi.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Bernina Kondi pas shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb shkarkimit nga KPK. Foto: Gent Shkullaku\/ LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74740"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74740"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74740\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74742,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74740\/revisions\/74742"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74741"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74740"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74740"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74740"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}