{"id":74746,"date":"2020-08-02T20:08:54","date_gmt":"2020-08-02T18:08:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-ish-kryetari-i-gjykates-se-pukes-izet-kadana-cenoi-besimin-tek-drejtesia\/2020\/08\/02\/"},"modified":"2023-04-07T03:27:32","modified_gmt":"2023-04-07T01:27:32","slug":"kpa-ish-kryetari-i-gjykates-se-pukes-izet-kadana-cenoi-besimin-tek-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-ish-kryetari-i-gjykates-se-pukes-izet-kadana-cenoi-besimin-tek-drejtesia\/2020\/08\/02\/","title":{"rendered":"KPA: Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Puk\u00ebs, Izet Kadana c\u00ebnoi besimin tek drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit shprehet se Kadana ka c\u00ebnuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb me nd\u00ebrhyrjen e tij p\u00ebr pun\u00ebsimin e bashk\u00ebshortes, si dhe komunikimet me v\u00ebllain dhe nipin e akuzuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb krim t\u00eb organizuar.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54757\" aria-describedby=\"caption-attachment-54757\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/izet-kadana.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-54757 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/izet-kadana-600x392.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"392\" data-id=\"54757\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54757\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Pukes, Izet Kadana, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA.<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb vendimin e marr\u00eb n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, KPA i jep t\u00eb drejt\u00eb ish-kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Puk\u00ebs, Izet Kadana lidhur me disa nga pretendimet e tij t\u00eb paraqitura n\u00eb ankimin ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, I cili vendosi ta shkarkoj\u00eb nga detyra subjektin e rivler\u00ebsimit m\u00eb dat\u00eb 20 dhjetor 2018, p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tri kriteret e vetingut.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, mesazhet q\u00eb Kadana i d\u00ebrgoi nj\u00eb gruaje e cila konkurroi kund\u00ebr bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb pozicion si kryesekretare pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Puk\u00ebs u konsideruan nga KPK si shkelje e r\u00ebnd\u00eb e etik\u00ebs profesionale dhe p\u00ebrfitim i padrejt\u00eb favori duke p\u00ebrdorur pozicionin.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni konstatoi se Kadana kishte kryer deklarime t\u00eb pasakta lidhur me burimin e t\u00eb ardhurave\u00a0p\u00ebr dh\u00ebnien e dy huave;\u00a0munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar likuiditetin n\u00eb shum\u00ebn prej 1.1 milion\u00eb lek\u00eb; se ndodhej\u00a0n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit; si dhe u gjet pap\u00ebrshtatshm\u00ebri n\u00eb kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK theksoi k\u00ebto veprime kan\u00eb ndikuar\u00a0drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut te subjekti i rivler\u00ebsimit, si pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Izet Kadana e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe prej m\u00eb shum\u00eb se 15 vitesh punon si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Puk\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb KLD-s\u00eb n\u00eb vitin 2016, Kadana u em\u00ebrua kryetar i k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht q\u00ebndrimeve ndryshe p\u00ebr disa prej konstatimeve t\u00eb Komisionit, trupi gjykues i KPA-s\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtarja Ina Rama kryesuese,\u00a0Rezarta Schuetz relatore dhe Luan Daci, Sokol \u00c7omo e Ardian Hajdari an\u00ebtar\u00eb, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Kadana ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe se asnj\u00eb program trajnues apo proces rehabilitimi nuk do ta rikthente k\u00ebt\u00eb besim.<\/p>\n<p>Dy prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit &#8211; kryesuesja Ina Rama dhe gjyqtari Sokol \u00c7omo, kan\u00eb shkruar mendim paralel lidhur me kriterin e pasuris\u00eb, duke pranuar pretendimin e Kadan\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb kredi q\u00eb sipas tij \u201cishte marr\u00eb dhe shlyer nga vjehrri.\u201d<\/p>\n<p><strong>Ankimi i Kadan\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Kadana ka renditur n\u00eb ankim shkaqe proceduriale si dhe ato q\u00eb lidhen me themelin e gjykimit p\u00ebr secilin kriter t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Ai pretendon se\u00a0Komisioni ka vendosur q\u00eb n\u00eb fillim shkarkimin e tij nga detyra duke kryer nj\u00eb proces hetimi dhe gjykimi administrativ formal, t\u00eb pabazuar n\u00eb provat dhe shpjegimet e paraqitur; se\u00a0ka lejuar shkelje procedurale, pasi v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka komentuar veprimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit; se Komisioni ka qen\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb ndikuar nga faktor\u00eb jasht\u00eb procesit dhe ka zhvilluar nj\u00eb proces jo t\u00eb rregullt ligjor, duke filluar me paragjykim dhe p\u00ebrfunduar me vendim t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n<p>Lidhur me kriterin e pasuris\u00eb, Kadana pretendon se nuk q\u00ebndron konstatimi i KPK p\u00ebr kryerje t\u00eb deklarimeve t\u00eb pasakta\u00a0lidhur me burimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr dh\u00ebnien e dy huave dhe se\u00a0p\u00ebrfundimi p\u00ebr pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e\u00a0likuiditetit n\u00eb vler\u00ebn 1.18 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016 \u00ebsht\u00eb i gabuar.<\/p>\n<p>Ai e kund\u00ebrshton\u00a0konstatimin e Komisionit p\u00ebr gjendjen e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb rastin e gjykimit dhe pushimit t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse z. A.P. &#8211; t\u00eb cilit i ka dh\u00ebn\u00eb hua dy vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Kadana kund\u00ebrshton vler\u00ebsimin e Komisionit, sipas t\u00eb cilit, takimet me v\u00ebllain R.K. p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe se ai mund t\u00eb vihet n\u00ebn presion nga strukturat kriminale, duke shpjeguar se takimet\u00a0me v\u00ebllain jan\u00eb kryer vet\u00ebm n\u00eb raste fatkeq\u00ebsie dhe raste p\u00ebrkujtimore.<\/p>\n<p>Gjithashtu ai k\u00ebmb\u00ebngul se p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje ka dh\u00ebn\u00eb gjith\u00eb shpjegimet e nevojshme dhe se nuk mund t\u00eb cil\u00ebsohet i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm lidhur me kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Kadana k\u00ebrkon ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr profesionalizmin duke pretenduar se \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht nga KLD.<\/p>\n<p>Ai mbrohet se vendimet e hetuara nga Komisioni q\u00eb ka rezultuar t\u00eb jen\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Apeli apo Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka pretenduar se ndikimi i tij p\u00ebr pun\u00ebsimin e bashk\u00ebshortes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hamend\u00ebsim i Komisionit pasi nuk ka asnj\u00eb njohje, lidhje apo komunikim me personat q\u00eb kan\u00eb vendosur em\u00ebrimin.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket komunikimit me znj. F.L., subjekti i rivler\u00ebsimit parashtron se ka pranuar q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb gabim i tij e q\u00eb nuk lidhet me detyr\u00ebn\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet e KPA p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji i ka rr\u00ebzuar t\u00eb gjitha shkaqet e ankimit t\u00eb ngritura nga subjekti lidhur me zbatimin e gabuar t\u00eb ligjit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i jep t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr disa prej pretendimeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni, Kolegji vler\u00ebson se Kadana nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb krijuar kursimet e deklaruara deri m\u00eb 31 dhjetor 2013, prej 7.47 milion\u00eb lek\u00ebsh, por se ai ka pasur mund\u00ebsi financiare q\u00eb deri m\u00eb dat\u00eb 3 prill 2014 ta plot\u00ebsoj\u00eb shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb hua.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr huan\u00eb 1.4 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb shtetasit A.P. n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2015, Kolegji vler\u00ebson se Kadana nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare pasi ka rezultuar me nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 390 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr rrjedhoj\u00eb, trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se q\u00ebndron konstatimi i Komisionit se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm lidhur me kursimet familjare si burim krijimi i shum\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua z. A.P.,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit e ka rr\u00ebzuar pretendimin e Kadan\u00ebs se nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb e marr\u00eb n\u00eb vitin 2007 nga bashk\u00ebshortja e tij, ishte p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb atit t\u00eb saj, t\u00eb ndjerit H.M. .<\/p>\n<p>Sipas KPA-s\u00eb,\u00a0nga aktet e administruara n\u00eb Komision, nuk ekziston asnj\u00eb dokument shkresor, bankar apo i \u00e7far\u00ebdo lloji tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb pretendimin e subjektit se ndryshe nga sa provojn\u00eb dokumentet, se shuma kredis\u00eb i ka sh\u00ebrbyer vjehrrit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se edhe n\u00ebse KPK do t\u00eb administronte deklarimet e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb k\u00ebrkuar nga Kadana, d\u00ebshmia e tyre nuk do t\u00eb kishte ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar n\u00eb hetimin administrative t\u00eb kryer.<\/p>\n<p>Kolegji pranon pjes\u00ebrisht pretendimet e Kadan\u00ebs lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e familjes s\u00eb tij p\u00ebr krijimin e likuiditeteve n\u00eb shum\u00ebn\u00a01.18 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, duke k\u00ebrkuar q\u00eb p\u00ebrllogaritja e t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme t\u00eb kryhej q\u00eb prej vitit 1993.<\/p>\n<p>Nga kryerja e analiz\u00ebs financiare n\u00eb Kolegj ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 602 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e likuiditeteve gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2016.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson ndryshe nga Komisioni edhe lidhur me situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e huas\u00eb me A.P. n\u00eb vitin 2015, i cili kishte qen\u00eb pal\u00eb nd\u00ebrgjygj\u00ebse n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuar nga Kadana n\u00eb 2013-\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, n\u00eb kushtet kur Kadana nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb pasur interes pasuror ndaj A.P, marr\u00ebdh\u00ebnia e huas\u00eb pas shqyrtimit dhe gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ku huamarr\u00ebsi ishte pal\u00eb nd\u00ebrgjygj\u00ebse, duhej t\u00eb trajtohej n\u00eb kontekstin e integritetit, si pjes\u00eb e vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb at\u00eb kontekst, mosparaqitja e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr heqje dor\u00eb nga gjykimi i \u00e7\u00ebshtjes kur gjyqtari \u00ebsht\u00eb ose vihet n\u00eb dijeni t\u00eb rrethanave t\u00eb cilat e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb detyrueshme dor\u00ebheqjen, p\u00ebrb\u00ebn shkak p\u00ebr nisjen e procedimit disiplinor ndaj tij, sipas procedurave t\u00eb parashikuara nga ligji,\u201d shprehet Kolegji.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr rrjedhoj\u00eb, trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se nuk gjejn\u00eb zbatim kushtet e konfliktit t\u00eb interesit\u00a0p\u00ebr sa i p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huadh\u00ebnies mes subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe z. A.P\u201d, shton KPA<\/p>\n<p>P\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, Kolegji konkludon se Kadana ka pjes\u00ebrisht munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 1.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua n\u00eb vitin 2015, me nj\u00eb diferenc\u00eb financiare t\u00eb pajustifikuar n\u00eb vler\u00ebn 390.482 lek\u00eb, si dhe ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet dhe pasurit\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016, n\u00eb shum\u00ebn prej 602.813 lek\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsim ndryshe p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Kadana pretendon se Komisioni ka gabuar duke e konsideruar kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm marr\u00ebdh\u00ebnien me v\u00ebllain e tij R.K. i akuzuar p\u00ebr pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale. Ai k\u00ebmb\u00ebngul se kontaktet me t\u00eb v\u00ebllain dhe nip\u00ebrit e tij jan\u00eb kryer vet\u00ebm p\u00ebr arsye t\u00eb lidhjes familjare dhe se ata nuk mund t\u00eb ndikojn\u00eb dhe t\u00eb ushtrojn\u00eb presion mbi veprimtarin\u00eb e tij profesionale.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se Kadana ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nipin Sh.K., t\u00eb akuzuar n\u00eb Itali p\u00ebr trafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, i cili s\u00eb bashku t\u00eb atin, R.K. jan\u00eb akuzuar edhe p\u00ebr pastrim parash.<\/p>\n<p>Kolegji evidenton faktin se v\u00ebllai dhe nipi nuk jan\u00eb shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe se Kadana ka dh\u00ebn\u00eb informacion t\u00eb plot\u00eb mbi akuzat e tyre.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se marr\u00ebdh\u00ebnia e af\u00ebrt e gjakut q\u00eb gjyqtari ka me personin e p\u00ebrshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb nuk varet prej tij apo zgjedhjeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Nga hetimi administrativ nuk rezulton ndonj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb tregon p\u00ebr komunikime t\u00eb shpeshta apo t\u00eb af\u00ebrta mes subjektit dhe v\u00ebllait t\u00eb tij, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr komunikime q\u00eb interferojn\u00eb apo lidhen me detyr\u00ebn e subjektit. \u2026Kjo marr\u00ebdh\u00ebnie nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb t\u00eb konsiderohet se krijon nj\u00eb kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u2026\u201d, konkludon Kolegji.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk konkludon n\u00eb pap\u00ebrshtatshm\u00ebri, Kolegji vler\u00ebson se kjo situat\u00eb mund t\u00eb afektoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut te Kadana n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se analiza dhe vler\u00ebsimi i kryer nga Komisioni p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kriteret e parashikuara n\u00eb Aneksin e Kushtetut\u00ebs si edhe nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb fakte e rrethana q\u00eb justifikojn\u00eb konstatimin e pap\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Kadan\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me t\u00eb v\u00ebllain.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrhyrja p\u00ebr pun\u00ebsimin e bashk\u00ebshortes<\/strong><\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se kur Kadana g\u00ebzonte funksionin e magjistratit, i ka d\u00ebrguar 19 mesazhe telefonike nj\u00eb bashk\u00ebqytetareje,\u00a0konkurrente ndaj bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb vend pune. N\u00eb vendim thuhet se znj.L. ishte n\u00eb dijeni t\u00eb funksionit q\u00eb kryente Kadana, i cili i ka d\u00ebrguar asaj mesazhe t\u00eb shumta n\u00eb m\u00eb pak se 24 or\u00eb, me nj\u00eb p\u00ebrmbajtje q\u00eb\u00a0kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb siguronte marr\u00ebsen p\u00ebr faktin q\u00eb ai, \u201cnj\u00eb person me influence\u201d, ishte i pezmatuar nga konkurrimi i saj p\u00ebr vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i kujton marr\u00ebses se do i jepej mund\u00ebsia t\u00eb konstatonte pushtetin e d\u00ebrguesit \u2013 subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, citohet n\u00eb vendim dhe shtohet se sjellja e Kadan\u00ebs bie ndesh me at\u00eb t\u00eb magjistratit, pavar\u00ebsisht justifikimit t\u00eb tij se lidhej me marr\u00ebdh\u00ebniet shoq\u00ebrore nd\u00ebrmjet tyre.<\/p>\n<p>Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se gjyqtar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb jet\u00ebn jasht\u00ebgjyq\u00ebsore t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos c\u00ebnuar autoritetin e pushtetit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i Kolegjit \u00e7mon se, gjat\u00eb komunikimit me znj. F.L., Kadana ka reflektuar sjellje t\u00eb cilat nuk p\u00ebrputhen me etik\u00ebn dhe sjelljen jasht\u00ebgjyq\u00ebsore q\u00eb nj\u00eb gjyqtar pritet t\u00eb ket\u00eb dhe krijon kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nga analizimi i rrethanave, Kolegji konsideron se Kadana nuk \u00ebsht\u00eb bind\u00ebs n\u00eb pretendimet e tij se nuk ka pasur asnj\u00eb njohje, lidhje apo komunikim me asnj\u00eb nga personat q\u00eb e kan\u00eb em\u00ebruar bashk\u00ebshorten e tij. \u201c\u2026Ai vet\u00eb pranon lidhje dhe komunikim me prokurorin e rrethit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPA konkludon se nuk \u00ebsht\u00eb bind\u00ebs zbatimi i prezumimit n\u00eb favor t\u00eb mas\u00ebs disiplinore, pasi Kadana ka treguar sjellje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. \u201c\u2026Trupi gjykues i Kolegjit, n\u00eb ndryshim nga Komisioni, arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit gjendet n\u00eb kushtet e zbatimit t\u00eb mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra sipas nenit 61, pika 5 e ligjit nr. 84\/2016, pasi n\u00eb komunikimin e nisur n\u00eb dat\u00ebn 06.03.2015 me znj. L, konkurrente e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb vend pune, duke u shprehur me tone k\u00ebrc\u00ebnuese dhe shantazhuese se do t\u00eb ndikonte n\u00ebp\u00ebrmjet pozit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb pun\u00ebsimin e bashk\u00ebshortes, ka reflektuar q\u00ebndrim q\u00eb krijon kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji i quan t\u00eb pabazuara edhe pretendimet e Kadan\u00ebs se \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht nga ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD. Trupi gjykues v\u00ebren se mang\u00ebsit\u00eb e shkeljeve t\u00eb afateve t\u00eb gjetura nga KPK jan\u00eb evidentuar edhe prej ish-KLD-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA konkludon se Kadana nuk ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb dhe me sjelljet dhe veprimet e tij ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e KPK p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p><strong>Mendimi paralel<\/strong><\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues Ina Rama dhe an\u00ebtari i trupit gjykues Sokol \u00c7omo, kan\u00eb dal\u00eb me mendim paralel p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ata shprehen se kan\u00eb votuar pro q\u00ebndrimit t\u00eb mbajtur n\u00eb vendimin e trupit gjykues p\u00ebr sa i p\u00ebrket pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb argumenteve t\u00eb arsyetuara q\u00eb legjitimojn\u00eb l\u00ebnien n\u00eb fuqi shkarkimit t\u00eb Kadan\u00ebs, por shtojn\u00eb se kan\u00eb votuar kund\u00ebr q\u00ebndrimit t\u00eb mbajtur n\u00eb vendim se \u201csubjekti gjendet edhe n\u00eb kushtet e nj\u00eb deklarimi t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb dhe shpenzimet e tij\u2026\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKy q\u00ebndrim, ndon\u00ebse nuk afekton vendimmarrjen e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, lidhet me nj\u00eb arsyetim t\u00eb ndrysh\u00ebm rreth vler\u00ebsimit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb rezultuara me munges\u00eb burimi t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit\u201d, vler\u00ebsojn\u00eb Rama dhe \u00c7omo si dhe \u00e7mojn\u00eb se duhet aplikuar parimi i objektivitetit dhe proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Dy an\u00ebtar\u00ebt n\u00eb pakic\u00eb kan\u00eb mendim ndryshe nga koleg\u00ebt e tyre edhe lidhur me deklarimin e Kadan\u00ebs se kredia 700 mij\u00eb lek\u00eb e marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja e tij, ka qen\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb babait t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Rama dhe \u00c7omo e pranojn\u00eb si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendimin e Kadan\u00ebs. Ata e bazojn\u00eb arsyetimin e tyre n\u00eb faktin se \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb vjehrri i Kadan\u00ebs, i ndjeri H.M. ka pasur nj\u00eb aktivitet tregtar \u201cfurr\u00eb buke\u201d dhe se bashk\u00ebshortja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb ofruar ta ndihmoj\u00eb meqen\u00ebse ajo ishte punonj\u00ebse e bank\u00ebs Raiffeisen dhe mund t\u00eb merrte kredi me interesa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Sipas Kadan\u00ebs, k\u00ebshtu nuk do t\u00eb ishte e nevojshme q\u00eb ta ndihmonin vjehrrin me gjendjen cash q\u00eb kishin n\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar edhe n\u00eb deklaratat e familjar\u00ebve si edhe n\u00eb faktin se nuk ka rezultuar q\u00eb Kadana ta ket\u00eb shpenzuar kredin\u00eb e marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja, pakica vler\u00ebson se deklarimi i tij n\u00eb vitin 2017 p\u00ebr kredin\u00eb e vitit 2007 mb\u00ebshtetet n\u00eb prova.<\/p>\n<p>N\u00eb mendimin paralel shpjegohet se n\u00eb analiz\u00ebn financiare kjo e ardhur vet\u00ebm sa do t\u00eb prodhonte spostimin e balanc\u00ebs negative nga viti 2007 n\u00eb vitin 2008 me nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb pandjeshme mes asaj t\u00eb pretenduar nga subjekti n\u00eb shum\u00ebn 564 mij\u00eb lek\u00eb, me at\u00eb q\u00eb do t\u00eb eivdentohej n\u00eb 2008-\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 602 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi konkluduar se pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, n\u00eb arsyetimin ton\u00eb do t\u00eb konsiderojm\u00eb se vlera totale q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson balanc\u00ebn negative p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga vlera prej 564.605,77 lek\u00ebsh p\u00ebr vitin 2007 dhe vlera prej 390.482 lek\u00ebsh, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson munges\u00ebn e burimeve financiare p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar dh\u00ebnien e huas shtetasit A.P. n\u00eb vitin 2015, t\u00eb cilat n\u00eb total jan\u00eb gjithsej 955.087 lek\u00eb\u201d, vler\u00ebsojn\u00eb Rama dhe \u00c7omo.<\/p>\n<p>Ata shtojn\u00eb se n\u00ebse Kolegji do t\u00eb gjendej vet\u00ebm para k\u00ebsaj balance negative, e pashoq\u00ebruar me shkaqe t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb, at\u00ebher\u00eb Kadana nuk do ishte n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamajftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se nuk mund t\u00eb shkarkohej p\u00ebr munges\u00ebn e k\u00ebsaj vlere.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Rama dhe \u00c7omo, ashtu si edhe shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit se Kadana, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb gjetjeve p\u00ebr t\u00eb tri kriteret ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe se duhet t\u00eb shkarkohet.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit shprehet se Kadana ka c\u00ebnuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb me nd\u00ebrhyrjen e tij p\u00ebr pun\u00ebsimin e bashk\u00ebshortes, si dhe komunikimet me v\u00ebllain dhe nipin e akuzuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb krim t\u00eb organizuar.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74747,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,114,473],"tags":[369,107,706,112,221],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/izet-kadana2.jpg","fifu_image_alt":"KADANA NUK E KALON VETTING - Kryetari i Gjykates se Pukes, Izet Kadana, duke dale nga nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, cili e ka shkarkuar ate nga detyra. Kadana eshte shkarkuar nga detyra nga KPK, pasi nuk ka justifikuar pasurine e tij duke u bere nje nga &quot;viktimat&quot; e procesit te Vetting.\/r\/n\/r\/nKADANA FAILED TO PASS THE VETTING PROCESS - Head of Puka's Court Izet Kadana, leaves after a session of the Independent Qualification Commission, IQC, who discharge him from his duty. Kadana failed to declare all sources of income and is unable to legitimately prove her financial resources.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74746"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74746"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74746\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74748,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74746\/revisions\/74748"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74747"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}