{"id":74755,"date":"2020-07-30T11:06:43","date_gmt":"2020-07-30T09:06:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-i-bashkeshortes-ngre-dyshime-per-pasurine-e-sokol-sadushit\/2020\/07\/30\/"},"modified":"2023-04-07T03:27:54","modified_gmt":"2023-04-07T01:27:54","slug":"vetingu-i-bashkeshortes-ngre-dyshime-per-pasurine-e-sokol-sadushit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-i-bashkeshortes-ngre-dyshime-per-pasurine-e-sokol-sadushit\/2020\/07\/30\/","title":{"rendered":"Vetingu i bashk\u00ebshortes ngre dyshime p\u00ebr pasurin\u00eb e Sokol Sadushit"},"content":{"rendered":"<p>Pasurit\u00eb e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi ishin sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, \u00e7\u00ebshtja kryesore n\u00eb rivler\u00ebsimin e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Edlira Petri.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe an\u00ebtare Xhensila Pine, vendosi ta konfirmonte Petrin n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash m\u00eb 17 qershor.<\/p>\n<p>Sanxhaktari dhe Ilia i hoq\u00ebn subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr asetet e vendosura para martese nga bashk\u00ebshorti Sokol Sadushi dhe arsyetuan se deklarimi i saj ishte i sakt\u00eb, i mjaftuesh\u00ebm dhe pasurit\u00eb e Petrit t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Pine argumentoi ndryshe, duke theksuar n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs se Petri ka t\u00eb drejta pron\u00ebsia mbi asetet e bashk\u00ebshortit t\u00eb vendosura para martese dhe si rrjedhoj\u00eb ato duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto asete mbi subjektin, Pine arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se ajo ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe kishte nj\u00eb balanc\u00eb negative prej 3.6 milion lek\u00ebsh, e si rrjedhim duhet t\u00eb ishte shkarkuar.<\/p>\n<p>N\u00eb dy kriteret e tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb profesionalizmit dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, trupa nuk gjeti probleme dhe arsyetoi n\u00eb favor t\u00eb Petrit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime.<\/p>\n<p>I kontaktuar nga BIRN n\u00ebnkryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi nuk komentoi mbi faktet dhe opinionet e paraqitura p\u00ebr pasurin\u00eb e tij n\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti n\u00eb Qerret<\/strong><\/p>\n<p>Edlira Petri ka p\u00ebrfunduar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2002 dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit. N\u00eb vitin 2007, Petri u em\u00ebrua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2010 u transferua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kryen edhe aktualisht. N\u00eb janar 2020, Petri u zgjodh gjyqtare e medias n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i saj, aktualisht an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, ka mbajtur pozicione t\u00eb larta n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe drejtuesit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai u zgjodh n\u00eb mars an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb pas nj\u00eb procesi verifikimi nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, por pasurit\u00eb e tij ishin pjes\u00eb e hetimit edhe nga KPK, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb vetingut t\u00eb gjyqtares Edlira Petri.<\/p>\n<p>Treshja q\u00eb gjykoi Petrin arriti n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb ndryshme mbi disa pasuri t\u00eb deklaruara nga Sadushi.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se KPK \u00a0i kaloi barr\u00ebn e prov\u00ebs Petrit n\u00eb lidhje me burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti 58.7 mij\u00eb euro n\u00eb Qerret, Kavaj\u00eb. Apartamenti ishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 nga gjyqtari Sadushi dhe ishte deklaruar prej tij me burim nga shitja e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr po n\u00eb bregdet p\u00ebr 55 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim del se n\u00eb vitin 2011 n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb ALUIZN-it, p\u00ebr t\u00eb regjistruar truallin e nd\u00ebrtimit n\u00eb favor t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb apartamenteve n\u00eb pallat,\u00a0 Petri u regjistrua si bashk\u00ebpronare.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa dha shpjegime se si ishte p\u00ebrfituar pasuria, gjyqtarja k\u00ebmb\u00ebnguli se ai nuk duhej t\u00eb ishte objekt i rivler\u00ebsimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, do t\u00eb doja t\u00eb sillja edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se veprimet e m\u00ebsip\u00ebrme, t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshorti im, i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs para martes\u00ebs son\u00eb. Si t\u00eb tilla, pavar\u00ebsisht se sikurse u shpjegua ato jan\u00eb t\u00eb ligjshme, vler\u00ebsoj se nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rivler\u00ebsimit tim\u201d, citohet Petri n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Shumica ka pranuar k\u00ebt\u00eb arsyetim, duke konsideruar se pron\u00ebsia e Petrit mbi apartament n\u00eb vitin 2011 ishte shum\u00eb m\u00eb e vonshme se koha e blerjes s\u00eb tij dhe se ajo ishte vet\u00ebm formale.<\/p>\n<p>\u201cKjo pasuri rezulton e bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 (para martese) dhe se nuk mund t\u00eb lidhet me procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb subjektit znj. Edlira Petri\u201d, thuhet n\u00eb vendim. Duke iu referuar Kodit t\u00eb Familjes shumica arsyeton se kjo pasuri cil\u00ebsohet si pasuri vetjake e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa thon\u00eb se p\u00ebrfshirja e gjyqtares n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri p\u00ebr efekt t\u00eb kalimit t\u00eb truallit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb pallatit, nuk kishte efekt t\u00eb fitimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe Pine n\u00eb pakic\u00eb thekson se Petri kishte t\u00eb drejta pron\u00ebsie mbi apartamentin dhe se kontrata e shitjes s\u00eb tij ishte p\u00ebrpiluar n\u00eb vitin 2012. Nisur prej k\u00ebsaj ajo arsyeton se Petri duhej t\u00eb kishte dokumentuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cArsyetimi i p\u00ebrdorur nga shumica mbi pron\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj pasurie, nuk ndryshon faktin se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk paraqiti asnj\u00eb dokumentacion p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pas d\u00ebrgimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb shum\u00ebs k\u00ebrkuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar prej saj n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d\u201d, shprehet Pine.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se deklarimet mbi pron\u00ebsin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishin deklarative dhe jo t\u00eb provuara, nd\u00ebrsa l\u00eb t\u00eb kuptohet se kishte paqart\u00ebsi dhe dyshime se bler\u00ebsi i apartamentit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr 55 mij\u00eb euro nuk kishte pasur t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Sipas Pines deklarimi p\u00ebr koh\u00ebn e fitimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb ishte i pasakt\u00eb dhe se n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi Petri nuk kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p><strong>Shpenzimet 2 milion lek\u00eb p\u00ebr shtes\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Trupa e KPK-s\u00eb, si\u00e7 del nga vendimi u nda edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhej t\u00eb llogaritej nj\u00eb shpenzim prej 2 milion lek\u00ebsh, kryesisht bazuar mbi deklarimet e paqarta t\u00eb gjyqtarit Sadushi.<\/p>\n<p>Pagesa, q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb shtes\u00eb mbi nj\u00eb apartament n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, ishte deklaruar n\u00eb vitin 2011 si shpenzim mobilimi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vitin 2014 n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs Sadushi e kishte deklaruar at\u00eb si pages\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb shtes\u00ebs p\u00ebr personin q\u00eb kishte kryer punimet dhe p\u00ebr mobilim. N\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb Petrit pagesa ishte detajuar n\u00eb vler\u00ebn 1.64 milion si pages\u00eb nd\u00ebrtimi dhe 360 mij\u00eb p\u00ebr mobilim.<\/p>\n<p>Pine n\u00eb pakic\u00eb pretendon se shume prej 2 milion lek\u00eb t\u00eb deklaruara n\u00eb vitin 2011, si pages\u00eb p\u00ebr mobilimin duhet t\u00eb konsiderohen t\u00eb tilla dhe ve\u00e7mas nga pagesa prej 1.64 milion lek\u00eb q\u00eb ishte deklaruar si kosto nd\u00ebrtimi n\u00eb vitin 2014 dhe deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Pine shprehet se shuma prej 1.64 milion lek\u00ebsh nuk p\u00ebrshinte pajisjet hidrosanitare dhe elektrike \u201cndaj ishte brenda konceptit logjik, vlera e deklaruar p\u00ebr mobilimin e k\u00ebsaj banese n\u00eb vitin 2011, prej 2.000.000 lek\u00eb, e cila duhet t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2011, si z\u00eb m\u00eb vete\u201d.<\/p>\n<p>Llogarit\u00eb e Pines p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit e nxjerrin Petrin me balanc\u00eb negative prej 1.8 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Petri nd\u00ebrkoh\u00eb ka pretenduar se deklarata e vitit 2011 ishte e paqart\u00eb dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ajo ishte detajuar n\u00eb vitin 2014 dhe n\u00eb deklarimin veting. Ajo thot\u00eb se n\u00eb deklarimin e vitit 2010 ishte b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se shuma prej 1.64 milion lek\u00eb ishte nj\u00eb detyrim p\u00ebr tu paguar ndaj banorit q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb shtes\u00ebn.<\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs ka pranuar k\u00ebt\u00eb arsyetim duke e cil\u00ebsuar bind\u00ebs. Trupa arsyeton se deklaratat vjetore t\u00eb para \u201cn\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe harmoni me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, por edhe n\u00eb raport me deklarat\u00ebn Veting\u201d\u00a0 d\u00ebshmonin se shuma ishte p\u00ebrdorur si\u00e7 ishte deklaruar prej gjyqtares.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebrtetohet se destinacioni i p\u00ebrdorimit t\u00eb shum\u00ebs 2.000.000 lek\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb vler\u00ebn 1.638.095 lek\u00eb (n\u00eb p\u00ebrputhje me situacionin e punimeve), nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr p\u00ebr mobilimin e banes\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Kursimet cash dhe shpenzimet<\/strong><\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb KPK del se q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme trupa kishte pasur edhe mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si duhej t\u00eb konsideroheshin deklarimet e Sadushit p\u00ebr parat\u00eb \u2018cash\u2019 n\u00eb vite, 20 mij\u00eb euro q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tij nga martesa e par\u00eb kishin trash\u00ebguar nga gjyshja dhe shpenzimet e kurimit t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej vajzave n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim KPK thot\u00eb se kishte hasur n\u00eb nj\u00eb paqart\u00ebsi n\u00eb deklarimet cash t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit. Sipas vendimit Sadushi n\u00eb vitin 2014 kishte deklaruar \u201cGjendja cash deklaruar m\u00eb par\u00eb lek\u00eb 3.450.000\u201d dhe \u201cGjendja cash-Euro 5.000\u201d. N\u00eb deklarat\u00ebn veting kursimet cash jan\u00eb deklaruar 0.<\/p>\n<p>Shumica i ka k\u00ebrkuar sqarime Petrit mbi k\u00ebt\u00eb deklarim dhe ka pranuar arsyetimin e saj se shuma prej 3.4 milion lek\u00ebsh e deklaruar n\u00eb vitin 2014 si e \u201cdeklaruar m\u00eb par\u00eb\u201d, ishte n\u00eb fakt nj\u00eb shumatore p\u00ebr t\u00eb gjitha deklarimet cash n\u00eb vite dhe jo sasia e parave cash q\u00eb familja dispononte n\u00eb koh\u00ebn e deklarat\u00ebs. Kjo e fundit sipas Petrit kishte qen\u00eb vet\u00ebm 5 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Petri thot\u00eb se si prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendja n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb deklarat\u00ebs edhe t\u00eb nj\u00eb makine q\u00eb ata kishin pasur m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSipas subjektit, kjo m\u00ebnyr\u00eb pasqyrimi \u00ebsht\u00eb menduar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga bashk\u00ebshorti si e p\u00ebrshtatshme, duke qen\u00eb se p\u00ebrbri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sqarimi \u201cdeklaruar m\u00eb par\u00eb\u201d, n\u00eb dallim nga pasuria me nr. 13, f. 4 (gjendja cash prej 5.000 Euro), n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ky sh\u00ebnim\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe Pine n\u00eb pakic\u00eb thot\u00eb se deklarimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ishte i pamjaftuesh\u00ebm dhe se \u00e7ifti nuk kishte deklaruar pak\u00ebsim t\u00eb gjendjes cash. Ajo i p\u00ebrfshin k\u00ebto para n\u00eb analiz\u00ebn financiare duke e nxjerr\u00eb gjyqtaren me bilanc negativ prej 1.8 milion lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Pine thot\u00eb se argumenti i saj bazohet n\u00eb vendimet e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb ka orientuar KPK q\u00eb \u00a0\u201ct\u00eb mos prezumoj\u00eb p\u00ebrdorimin nga subjektet t\u00eb gjendjeve cash, si burime p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve, p\u00ebr sa koh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb deklarata periodike\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme trupa mban mbi nj\u00eb shum\u00eb prej 20 mij\u00eb eurosh n\u00eb nj\u00eb llogari tri em\u00ebrore t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares dhe gjyshes s\u00eb tyre. Shumica l\u00eb t\u00eb kuptohet n\u00eb vendim se k\u00ebto para ishin trash\u00ebgimi nga gjyshja dhe i cil\u00ebson ato si t\u00eb ardhura. Po aty arsyetohet se gjyshja e ndjer\u00eb kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Pine k\u00ebmb\u00ebngul se burimi i tyre nuk ishte sqaruar dhe se 2\/3 duhej t\u00eb konsideroheshin si shpenzime t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Po ashtu trupa ndahet sa i p\u00ebrket shpenzimeve mjek\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb nga vajzat. Shumica pranon arsyetimet dhe dokumentet e paraqitura nga Petri q\u00eb shpenzimet ishin p\u00ebrballuar nga spitali ku ishte b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrja.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka paraqitur korrespondenc\u00ebn me e-mail me personelin e spitalit dhe kopje t\u00eb nj\u00eb v\u00ebrtetimi n\u00eb gjuh\u00ebn angleze nga mjeku i saj, n\u00eb t\u00eb cilin deklarohet se pacientja E.S., ka kryer nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale n\u00eb dat\u00ebn 29.4.2010 pran\u00eb k\u00ebsaj strukture, e shoq\u00ebruar nga babai, S. S., dhe se kjo nd\u00ebrhyrje dhe q\u00ebndrimi n\u00eb spital i pacientes jan\u00eb realizuar pa pages\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Pine nga ana e saj thot\u00eb se dokumentet nuk ishin t\u00eb mjaftueshme dhe jo n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji dhe se k\u00ebto shpenzime duhej t\u00eb ishin p\u00ebrllogaritur n\u00eb shpenzimet e vitit 2010. \u201cAktet e paraqitura nga subjekti n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb pasur vler\u00eb provuese duhet t\u00eb ishin paraqitur n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar ligjore\u201d, thuhet n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dy pal\u00ebt kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb ndryshme sa i p\u00ebrket situat\u00ebs financiare t\u00eb Petrit. Shumica arsyeton se edhe pa marr\u00eb parasysh nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb ardhurash nga shitja e librave t\u00eb bashk\u00ebshortit, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk kishte dokumentacion t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb tatimeve nga sht\u00ebpit\u00eb botuese, familja kishte vet\u00ebm nj\u00eb bilanc negativ prej 94 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe pse nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat nga librat para vitit 2011, shumica arsyeton se ato jan\u00eb t\u00eb ligjshme dhe se detyrimi p\u00ebr pagim t\u00eb tatimit n\u00eb burim i kishte takuar sht\u00ebpis\u00eb botuese. Ajo arsyeton se kishte prova t\u00eb mjaftueshme se k\u00ebto t\u00eb ardhura ekzistonin, nd\u00ebrsa v\u00eb n\u00eb dukje se prej vitit 2012 bashk\u00ebshorti i subjektit ka paguar vet\u00eb tatimet p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Nga ana e saj Pine nuk bie dakord me analiz\u00ebn financiare t\u00eb shumic\u00ebs dhe pretendon se Petri kishte nj\u00eb bilanc negativ prej 3.6 milion lek\u00ebsh n\u00eb dy vite.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe trupa ka qen\u00eb dakord n\u00eb vler\u00ebsimin n\u00eb kriterin e profesionalizmit dhe at\u00eb t\u00eb figur\u00ebs. Petrit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr disa denoncime dhe p\u00ebr nj\u00eb raport t\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb vinte n\u00eb dukje vonesat n\u00eb zbardhjen e vendimeve. Petri arsyetoi kund\u00ebr denoncimeve, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se KLD nuk kishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb volumin e pun\u00ebs. KPK ka pranuar k\u00ebt\u00eb arsyetim dhe shprehet se nuk gjeti indicie p\u00ebr probleme n\u00eb denoncimet ndaj gjyqtares.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasurit\u00eb e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi ishin sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, \u00e7\u00ebshtja kryesore n\u00eb rivler\u00ebsimin e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Edlira Petri. Trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe an\u00ebtare Xhensila Pine, vendosi ta konfirmonte [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74756,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,473],"tags":[268,125,272,107,118,271],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/N\u00ebnkryetari-i-Gjykat\u00eb-s\u00eb-Lart\u00eb-Sokol-Sadushi.jpg","fifu_image_alt":"N\u00ebnkryetari i Gjykat\u00eb s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74755"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74755"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74755\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74757,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74755\/revisions\/74757"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74756"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74755"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74755"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74755"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}