{"id":74758,"date":"2020-07-29T20:05:01","date_gmt":"2020-07-29T18:05:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/nje-pagese-30-mije-euro-dhe-te-ardhurat-nga-bujqesia-debatohen-ne-seance-per-gjyqtarin-hysen-saliko\/2020\/07\/29\/"},"modified":"2023-04-07T03:27:58","modified_gmt":"2023-04-07T01:27:58","slug":"nje-pagese-30-mije-euro-dhe-te-ardhurat-nga-bujqesia-debatohen-ne-seance-per-gjyqtarin-hysen-saliko","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/nje-pagese-30-mije-euro-dhe-te-ardhurat-nga-bujqesia-debatohen-ne-seance-per-gjyqtarin-hysen-saliko\/2020\/07\/29\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb pages\u00eb 30 mij\u00eb euro dhe t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia debatohen n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr gjyqtarin Hysen Saliko"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Hysen Saliko u p\u00ebrball me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb q\u00eb vijoi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre or\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u debatua gjer\u00ebsisht n\u00ebse t\u00eb ardhurat familjare t\u00eb gjyqtarit nga bletaria duheshin apo jo t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72870\" aria-describedby=\"caption-attachment-72870\" style=\"width: 528px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20200729_144203_290720053-3_6G9NMle.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72870\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20200729_144203_290720053-3_6G9NMle-528x400.jpg\" alt=\"\" width=\"528\" height=\"400\" data-id=\"72870\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72870\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, Hysen Saliko,| Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Hysen Saliko, gjyqtar me karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, fillimisht n\u00eb gjykat\u00ebn e Ersek\u00ebs n\u00eb Kolonj\u00eb dhe m\u00eb pas si Inspektor i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb e gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Vlor\u00eb, debatoi me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe me v\u00ebzhguesen nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi ekzistenc\u00ebn dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb tij nga ekonomia bujq\u00ebsore e familjes si dhe mbi nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00ebn emrin e tij me vler\u00eb 30 mij\u00eb euro n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Saliko thot\u00eb se duhet t\u2019i jet\u00eb falsifikuar firma.<\/p>\n<p>Saliko ishte vet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb bashk\u00eb me avokatin Sokol Azizi nd\u00ebrsa u lavd\u00ebrua p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e tij profesionale, rezultoi i p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb lidhje me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs por habiti trup\u00ebn gjykuese dhe v\u00ebzhguesen nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb konsiderueshme vjetore t\u00eb deklaruara prej tij si produkte t\u00eb aktivitetit t\u00eb mbar\u00ebshtimit t\u00eb blet\u00ebve t\u00eb kryer n\u00eb fshatin e tij t\u00eb lindjes n\u00eb zon\u00ebn e Mollasit n\u00eb Kolonj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Salikos, ai dhe familja e tij zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb ferm\u00eb t\u00eb specializuar n\u00eb mbar\u00ebshtimin e blet\u00ebve dhe me nj\u00eb kopsht me 400 rr\u00ebnj\u00eb moll\u00eb, aktivitet q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb familjes mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb blej\u00eb dy apartamente n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb makin\u00eb modeste prodhim i vitit 2002. Deklaratat e pasurive t\u00eb Salikos tregojn\u00eb se bujq\u00ebsia dhe n\u00eb ve\u00e7anti, bletaria, i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb familjes s\u00eb tij disa qindramij\u00ebra lek\u00eb \u00e7do vit p\u00ebr nj\u00eb total prej rreth 15 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebrgjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Relatorja Suela Zhegu deklaroi se t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia nuk jan\u00eb shoq\u00ebruar me dokumentacion dhe se p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Saliko rezulton n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb vitin 2010 n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Saliko ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurash kursimet familjare nga paga dhe nga bletaria. Por subjekti rezulton se p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin apartament ka deklaruar pagesa t\u00eb kryera <em>cash<\/em> n\u00eb llogarin\u00eb e kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, 30 mij\u00eb euro t\u00eb paguara n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb deklaruar nga subjekti.<\/p>\n<p>Gjyqtari Saliko dhe avokati i tij deklaruan n\u00eb seanc\u00eb se subjekti nuk e ka b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn 30 mij\u00eb euro, duke sugjeruar se dikush tjet\u00ebr ka b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe i ka falsifikuar firm\u00ebn. Saliko paraqiti edhe nj\u00eb dokument t\u00eb cilin e p\u00ebrshkroi si nj\u00eb ekspertiz\u00eb q\u00eb v\u00ebrtetonte se firma e tij n\u00eb dokumentin e derdhjes s\u00eb shum\u00ebs ishte e falsifikuar.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare pyeti se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsyeje dikush mund t\u00eb derdh\u00eb n\u00eb bank\u00eb pages\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb personi tjet\u00ebr duke falsifikuar firm\u00ebn e k\u00ebtij t\u00eb fundit si dhe si shpjegohet q\u00eb ky person, p\u00ebrve\u00e7se ka b\u00ebr\u00eb derdhjen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, ka depozituar edhe t\u00eb dh\u00ebna personale t\u00eb subjektit. Saliko deklaroi prerazi se ai nuk \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb ka depozituar parat\u00eb dhe se ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal p\u00ebr falsifikim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p><strong>Para nga blegtoria<\/strong><\/p>\n<p>Saliko disponon nj\u00eb pron\u00eb bujq\u00ebsore n\u00eb fshatin Qinam t\u00eb qendr\u00ebs administrative Mollas n\u00eb Kolonj\u00eb me rreth tre hektar\u00eb tok\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga ndarja e tok\u00ebs. Familja disponon nj\u00eb sasi kosheresh blet\u00ebsh si dhe 400 rr\u00ebnj\u00eb moll\u00eb n\u00eb prodhim.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu deklaroi se p\u00ebr shkak se p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk disponohen dokumente p\u00ebrfituese, n\u00eb llogaritjen e mund\u00ebsive ekonomike t\u00eb Salikos, heqja e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave nxjerr pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e dy apartamenteve. Avokati sugjeroi se KPK \u00ebsht\u00eb treguar paragjykuese nd\u00ebrsa Saliko sugjeroi se ajo q\u00eb ai e quajti <em>q\u00ebndrim agresiv<\/em> i trup\u00ebs ndaj tij, mund t\u00eb lidhej me paragjykimin ndaj origjin\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cPenalizimi im duket se vjen nga q\u00eb un\u00eb jam nga fshati dhe jam pasionant p\u00ebr blet\u00ebt,\u201d deklaroi Saliko.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrve\u00e7 argumentit antropologjik, Saliko dhe avokati i tij sfiduan KPK-n\u00eb t\u00eb identifikoj\u00eb ndonj\u00eb ligj q\u00eb t\u00eb detyroj\u00eb nj\u00eb familje fshatare t\u00eb mbaj\u00eb dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat apo t\u00eb identifikoj\u00eb ndonj\u00eb ligj q\u00eb t\u00eb ngarkoj\u00eb me detyrim tatimor fshatar\u00ebt. P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb argument, Saliko tha se bashk\u00ebshortja e tij ka paguar sigurime shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore mbi baza vullnetare si e vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb bujq\u00ebsi nd\u00ebrsa familja ka paguar rregullisht taks\u00ebn e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Saliko sfidoi gjithashtu llogarit\u00eb e kryera nga KPK n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e familjes, n\u00eb t\u00eb cilat, t\u00eb ardhurat e vet\u00ebdeklaruara nga shitja e mjaltit dhe n\u00ebnprodukteve t\u00eb tjera, nuk njihen, por familjes i njihen shpenzime jetese sipas vler\u00ebsimit t\u00eb INSTAT p\u00ebr buxhetin e familjes.<\/p>\n<p>Sipas Salikos, n\u00ebse KPK nuk njeh faktin q\u00eb nj\u00eb familje q\u00eb jeton n\u00eb fshat ka t\u00eb ardhura nga bujq\u00ebsia, nuk ka se si t\u00eb njoh\u00eb shpenzime jetese.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese dhe v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare e pyet\u00ebn subjektin se si shpjegohet q\u00eb ai ka qen\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb kohe nj\u00ebko\u00ebsisht si gjyqtar n\u00eb Vlor\u00eb, si an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, si trajnues p\u00ebr Urdhrin e Infermierit dhe si blet\u00ebrrit\u00ebs n\u00eb Ersek\u00eb. Saliko tha se KLD mblidhej nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj nd\u00ebrsa n\u00eb Urdhrin e Infermierit ka punuar n\u00eb fudjav\u00eb. Sa i p\u00ebrket blet\u00ebve, ai shpjegoi se blet\u00ebt rriten vet\u00eb dhe se puna n\u00eb bletari \u00ebsht\u00eb e kufizuar n\u00eb vet\u00ebm disa dit\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Ai shoq\u00ebroi shpjegimet e tij me blloqe voluminoze dokumentesh. Nj\u00eb ekspertiz\u00eb bujq\u00ebsore e siguruar n\u00eb Kor\u00e7\u00eb ka raportuar sipas Salikos gjendjen n\u00eb ferm\u00eb si dhe potencialin prodhues bujq\u00ebsor, \u00e7mimet e prodhimeve dhe t\u00eb ardhurat nd\u00ebrsa nj\u00eb let\u00ebr nga shoqata e blet\u00ebrrit\u00ebsve ka ofruar shpjegime t\u00eb m\u00ebtejshme. Ai ofroi edhe nj\u00eb foto satelitore t\u00eb nxjerr\u00eb nga Google n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, sipas p\u00ebrshkrimit t\u00eb Salikos, mundet t\u00eb num\u00ebrohen 71 koshere blet\u00ebsh n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>\u201cMjalti i familjes sime \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb treg,\u201d deklaroi Saliko. \u201cUn\u00eb nuk e kam turp pun\u00ebn,\u201d shtoi ai. Sipas tij, familja \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb prodhoj\u00eb 10 kuintal mjalt\u00eb. Ai ka deklaruar t\u00eb ardhura n\u00eb rendin e 1.6 milion\u00eb lek\u00ebve nga bujq\u00ebsia e bletaria n\u00eb vitin 2017, 1.57 milion\u00eb n\u00eb vitin 2016, 1 milion\u00eb n\u00eb vitin 2015 apo 1.1 milion\u00eb n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Azizi, t\u00eb mohosh t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb si t\u00eb mohosh ekzistenc\u00ebn e familjes.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pasi e uroi Salikon p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kat\u00ebr pun\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht, e pyeti se si shpjegohet q\u00eb n\u00ebna e subjektit jeton n\u00eb fshat, realizon prodhimin bujq\u00ebsor dhe fitimet ia jep atij.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk e di se si \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin tuaj,\u201d tha Saliko, \u201cpor n\u00eb Shqip\u00ebri kjo pun\u00eb rregullohet me nenet 222, 223 dhe 224 t\u00eb Kodit Civil. \u2018Familja bujq\u00ebsore p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet pasurore me t\u00eb tret\u00ebt nga kryetari, i cili zgjidhet nga an\u00ebtar\u00ebt e saj,\u2019 vijoi Saliko duke cituar kodin civil dhe duke argumentuar se mamaja dhe bashk\u00ebshortja e tij jan\u00eb kujdesur m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ferm\u00ebn nd\u00ebrsa ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb angazhuar disa dit\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr disa pun\u00eb shum\u00eb specifike n\u00eb bletari p\u00ebr t\u00eb cilat ai \u00ebsht\u00eb ekspert.<\/p>\n<p>\u201cFamiljet n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb patriarkale,\u201d tha Saliko nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr rastin e tij pritet t\u00eb jepet m\u00eb 3 gusht, ora 9.30.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK p\u00ebrb\u00ebhej nga Genta Tafa (Bungo), Etleda \u00c7iftja dhe Suela Zhegu.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Hysen Saliko u p\u00ebrball me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb q\u00eb vijoi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre or\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u debatua gjer\u00ebsisht n\u00ebse t\u00eb ardhurat familjare t\u00eb gjyqtarit nga bletaria duheshin apo jo t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":74759,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[191,107,667,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20200729_144203_290720053-3_6G9NMle.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, Hysen Saliko,| Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74758"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74758"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74758\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74760,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74758\/revisions\/74760"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74759"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74758"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74758"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74758"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}