{"id":74770,"date":"2020-07-28T15:52:31","date_gmt":"2020-07-28T13:52:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/apartamenti-i-padeklaruar-ngre-pikepyetje-per-gjyqtarin-genti-shala\/2020\/07\/28\/"},"modified":"2023-04-07T03:28:24","modified_gmt":"2023-04-07T01:28:24","slug":"apartamenti-i-padeklaruar-ngre-pikepyetje-per-gjyqtarin-genti-shala","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/apartamenti-i-padeklaruar-ngre-pikepyetje-per-gjyqtarin-genti-shala\/2020\/07\/28\/","title":{"rendered":"Apartamenti i \u2018padeklaruar\u2019 ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr gjyqtarin Genti Shala"},"content":{"rendered":"<p>KPK konstaton se gjyqtari i Apelit Tirana nuk ka deklaruar pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2003 dhe shitjen tij nj\u00eb vit m\u00eb pas, por subjekti i rivler\u00ebsimit i ka kund\u00ebrshtuar gjetjen se kjo pasuri e paluajtshme ka qen\u00eb pron\u00eb e tij.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72837\" aria-describedby=\"caption-attachment-72837\" style=\"width: 562px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Genti-Shala-duke-dal\u00eb-nga-seanca-d\u00ebgjimore-n\u00eb-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-72837 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Genti-Shala-duke-dal\u00eb-nga-seanca-d\u00ebgjimore-n\u00eb-KPK-562x400.jpg\" alt=\"Genti Shala\" width=\"562\" height=\"400\" data-id=\"72837\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72837\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Genti Shala duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00eb, Genti Shala u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 28 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK. Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin Shala p\u00ebrb\u00ebhet nga Firdes Shuli kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Mia Roessing.<\/p>\n<p>Shala e ka filluar karrier\u00ebn e tij si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 1999, pasi kishte sh\u00ebrbyer prej vitit 1995 n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb si ndihm\u00ebs gjyqtar. N\u00eb vitin 2006 ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar an\u00ebtar i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, post q\u00eb e ka mbajtur deri n\u00eb vitin 2008. N\u00eb vitin 2010, Shala \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb, funksion q\u00eb e ka edhe sot.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Brunilda Bekteshi tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtarin Genti Shala ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe t\u00eb profesionalizmit.<\/p>\n<p>Komisioni e vler\u00ebsoi pozitivisht gjyqtarin Shala p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. P\u00ebr 12 denoncime t\u00eb kryera nga publiku, relatorja Bekteshi tha se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre ishin t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe se shpjegimet e dh\u00ebna prej subjektit do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimmarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Komisionin ka konstatuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb lidhura me deklarimet e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI ka konstatuar se gjyqtari Shala ka kryer deklarime t\u00eb pasakta p\u00ebr pasurin\u00eb, se nuk ka burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr justifikimit e tyre dhe t\u00eb shpenzimeve si edhe nuk i ka deklaruar gjith\u00eb pasurit\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej raportit t\u00eb ILDKPKI, Komisioni ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur administrativ p\u00ebr pasurin\u00eb e subjektit.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar mbi nj\u00eb apartamenti t\u00eb me sip\u00ebrfaqe 79 m2 n\u00eb vitin 2000 p\u00ebr vler\u00ebn 19 mij\u00eb USD, i cili n\u00eb vitin 2004 i \u00ebsht\u00eb shitur p\u00ebr 1 milion\u00eb lek\u00eb burrit t\u00eb tezes s\u00eb subjektit. Gjyqtari nuk e ka deklaruar n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb vitit 2003 dhe 2004, pron\u00ebsin\u00eb t\u00eb apartamentit dhe as t\u00eb ardhura nga shitja e tij n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>Kjo pasuri \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn veting. N\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna ndaj KPK-s\u00eb subjekti ka pretenduar se apartamenti nuk kishte qen\u00eb kurr\u00eb i tij, por p\u00ebr shkak t\u00eb disa rrethanave t\u00eb diktuara nga familja e tezes, i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb kryej\u00eb k\u00ebto veprime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre. Shala ka depozituar n\u00eb KPK kontrata dhe nj\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb vitit 2001, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pretendimet e tij.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb n\u00eb vitin 2004 apartamenti kishte kaluar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb tezes s\u00eb gjyqtarit Shala. Ajo tha se n\u00eb \u00e7mimin e kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes ishte vendosur vlera 1 milion lek\u00eb. Sipas subjektit kjo shum\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb hua q\u00eb tezja dhe bashk\u00ebshorti i saj u detyroheshin prind\u00ebrve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Bekteshi vijoi se Shala kishte depozituar n\u00eb Komision kontratat e n\u00ebnshkruara dhe deklarata t\u00eb vitit 1996, p\u00ebr t\u00eb provuar rrethanat q\u00eb pretendon se e kan\u00eb diktuar t\u00eb ishte n\u00ebnshkrues i akteve t\u00eb blerjes dhe shitjes s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb familjes s\u00eb tezes. N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore nuk u b\u00ebn\u00eb t\u00eb qarta rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat ishin kryer n\u00ebnshkrimet e kontratave p\u00ebr apartamentin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar p\u00ebr pasurit\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb familjes s\u00eb tezes s\u00eb gjyqtarit Shala, prej nga ka rezultuar se ata e zot\u00ebrojn\u00eb ende apartamentin e bler\u00eb prej tij dhe se nuk kan\u00eb disponuar m\u00eb par\u00eb pasuri t\u00eb tjera t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni konstaton se duket q\u00eb familja Shala nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb familjes s\u00eb tezes huan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb &#8211; si burim t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ka deklaruar 500 mij\u00eb lek\u00eb nga kursimet e motrave dhe 500 mij\u00eb lek\u00eb nga kursimet e prind\u00ebrve. Nga analiza financiare ka rezultuar se prind\u00ebrit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare me nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 548 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se subjekti ka k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb p\u00ebrllogaritjet e Komisionit t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe t\u00eb ardhurat e tij si gjyqtar dhe ka pretenduar se familja e tij kishte pasur mund\u00ebsi kursimi p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb. Ajo shtoi se Shala kishte depozituar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga puna si gjyqtar dhe ka k\u00ebrkuar t\u00eb p\u00ebrllogariten shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 1991-2000 sipas nj\u00eb vendimi t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi e pyeti gjyqtarin Genti Shala gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se p\u00ebrse nuk ishin deklaruar periodikisht veprimet e kryera p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e tezes.<\/p>\n<p>Ai tha se kur sht\u00ebpia ishte ende n\u00eb emrin e tij, kishte qen\u00eb deklarimi i par\u00eb dhe se gj\u00ebrat nuk ishin shum\u00eb t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt nuk ishte prona ime dhe do t\u2019i kalonte pronarit. Shitjen n\u00eb vitin 2004 nuk e deklarova se nuk kisha kryer deklarimin n\u00eb vitin 2003. Kam dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr gjith\u00eb historikun\u201d, tha gjyqtari Shala.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 2012 n\u00eb vler\u00ebn totale 99 mij\u00eb e 600 euro, ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb dakort\u00ebsuar q\u00eb \u00e7mimi t\u00eb paguhet n\u00eb tri k\u00ebste.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00ebn e paguar p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 24 mij\u00eb e 600 euro, Shala ka deklaruar si burime krijimi t\u00eb ardhurat nga pagat e tij dhe e bashk\u00ebshortes, pensionet e prind\u00ebrve dhe 1 milion lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara prej shitjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2012 n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb euro, ai ka deklaruar nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb n\u00eb po k\u00ebt\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr k\u00ebstin e tret\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro, ai ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb ende i papaguar 8 vjet m\u00eb von\u00eb. Sipas Bekteshit, Shala ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakort me nd\u00ebrtuesin q\u00eb kjo shum\u00eb do t\u00eb paguhej n\u00eb momentin e shitjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb privatizuar nga prind\u00ebrit n\u00eb vitin 1992.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se Shala ka p\u00ebrfituar edhe nj\u00eb sip\u00ebrfaqe shtes\u00eb 20.2 m2 s\u00eb bashku me apartamentin, q\u00eb e ka bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 160 mij\u00eb lek\u00eb. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, Shala ka shpjeguar se ishte r\u00ebn\u00eb dakord se do t\u00eb paguhej n\u00eb momentin e shitjes s\u00eb apartamentit t\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se edhe pse ishte shlyer \u00e7mimi i apartamentit, ende nuk figuronte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit. Shala ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se administratori kishte pasur pretendime p\u00ebr likuidimin e nj\u00eb vlere 270 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb kishte rezultuar si pasoj\u00eb e ndryshimit t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit. Sipas Bekteshit, subjekti ka sqaruar se e kishin zgjidhur k\u00ebt\u00eb mosmarr\u00ebveshje me mir\u00ebkuptim dhe ka dor\u00ebzuar n\u00eb Komision certifikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, Komisioni nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2004, pasi Shala nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb transaksion n\u00eb deklarat\u00ebn periodike. Sipas relatores, subjekti nuk e kishte deklaruar n\u00eb vitin 2004 vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja, por as si gjendje cash.<\/p>\n<p>Lidhur me pagimin e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb Komisioni nuk identifikoi probleme. Sipas Bekteshit, dukej se subjekti kishte pasur mund\u00ebsi financiare t\u00eb investonte n\u00eb blerjen e apartamentit dhe t\u00eb shtes\u00ebs, si edhe t\u00eb p\u00ebrballonte shpenzimet familjare gjat\u00eb periudh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb analiza financiare.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur gjendje t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit mes gjyqtarit Genti Shala dhe shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 62 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb privatizuar n\u00eb vitin 1992 n\u00eb vler\u00ebn 12 mij\u00eb lek\u00eb, ku Shala rezulton t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpronar me pjes\u00eb takuese 33.3%, nuk u konstatuan probleme gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Bekteshi evidentoi deklarimin e Shal\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb shtes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 35.4 m2 t\u00eb kryer n\u00eb vitin 1998, bashk\u00ebngjitur apartamentit t\u00eb privatizuar. Si burim financiar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj shtese n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, Shala ka deklaruar kursimet e prind\u00ebrve t\u00eb tij dhe nga paga si ndihm\u00ebs gjyqtar.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se Shala nuk disponon pjes\u00eb takuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtes\u00eb dhe se t\u00eb gjitha veprimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe legalizimin e saj jan\u00eb kryer nga babai i ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, burimet e deklaruara p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtes\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paqarta. Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 147 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas Bekteshit, Shala ka shpjeguar se nd\u00ebrtimi i shtes\u00ebs ka zgjatur deri n\u00eb vitin 1998 dhe se balanca negative kishte rezultuar si pasoj\u00eb e mosp\u00ebrfshirjes n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tij nga puna si ndihm\u00ebs gjyqtar n\u00eb shum\u00ebn 625 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme lidhur me nj\u00eb depo me sip\u00ebrfaqe 5.7 m2, pjes\u00eb e apartamentit t\u00eb privatizuar n\u00eb vitin 1992, brenda \u00e7mimit 12 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb blerjen e nj\u00eb autoveture tip Benz n\u00eb vitin 2007 kundrejt vler\u00ebs 600 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe ka rezultuar se ai ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajtshme.<\/p>\n<p>Bekteshi evidentoi pamund\u00ebsi t\u00eb gjyqtarit Shala p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2016. Sipas relatores, nga analiza financiare p\u00ebr vitin 2016 ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 360 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo tha se Shala i kishte kontestuar konkluzionet e KPK duke pretenduar se kriteret e ILDKPKI p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve jetike e \u201chumbisnin sensin\u201d kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr familje t\u00eb madhe, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte qen\u00eb me shtat\u00eb persona.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, subjekti kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga INSTAT ku parashikohej se si mund t\u00eb p\u00ebrcaktohej konsumi i familjes s\u00eb tij t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>\u201cE pranoj se nj\u00eb familje me gjasht\u00eb individ\u00eb shpenzon m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb familje me tre, por jo dyfishin\u201d, deklaroi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore gjyqtari Genti Shala.<\/p>\n<p>Bekteshi shtoi se ai kishte kontestuar edhe p\u00ebrllogaritjet p\u00ebr udh\u00ebtimet jasht\u00eb shtetit si dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb autoveture t\u00eb p\u00ebrllogariteshin t\u00eb ndara, nj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 80 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2016 dhe 300 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr 2015-\u00ebn, pasi k\u00ebshtu ishte r\u00ebnd\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb shlyhej \u00e7mimi i shitjes. Shala ka pretenduar para Komisionit se rezultonte me balanc\u00eb pozitive n\u00eb vitin 2016 dhe se kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e gjendjes cash n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2015 prej bashk\u00ebshortes n\u00eb vler\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb, Komisioni evidenton pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 554 mij\u00eb lek\u00eb. Bekteshi sqaroi se n\u00eb analiz\u00ebn financiare nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e autovetur\u00ebs tip Benz e deklaruar si burim, pasi shitja e k\u00ebsaj t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi banimi 239.85 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb trash\u00ebguar nga bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Shala, ku si bashk\u00ebpronare ajo zot\u00ebron 33.3 % t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, nuk jan\u00eb gjetur probleme. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se kjo pron\u00eb i p\u00ebrket familjes s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes q\u00eb prej vitit 1930.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 1.1 milion lek\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb hetimi administrativ.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se gjyqtari Shala i ka kontestuar t\u00eb gjitha konstatimet p\u00ebr balancat negative n\u00eb vite duke k\u00ebrkuar ndryshim t\u00eb p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb shpenzimeve jetike dhe t\u00eb udh\u00ebtimeve TIMS.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari Shala tha se u q\u00ebndronte pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb gjith\u00eb parashtrimeve q\u00eb ka dor\u00ebzuar me shkrim. \u201cKam jetuar gjithmon\u00eb me prind\u00ebrit, kemi qen\u00eb nj\u00eb familje\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Duke u shprehur se nuk kishte asnj\u00eb v\u00ebrejtje apo kund\u00ebrshtim p\u00ebr hetimin administrativ t\u00eb kryer p\u00ebr rivler\u00ebsimin e tij, gjyqtari Shala k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 4 gusht, ora 09:15.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KPK konstaton se gjyqtari i Apelit Tirana nuk ka deklaruar pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2003 dhe shitjen tij nj\u00eb vit m\u00eb pas, por subjekti i rivler\u00ebsimit i ka kund\u00ebrshtuar gjetjen se kjo pasuri e paluajtshme ka qen\u00eb pron\u00eb e tij.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74771,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[436,102,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Genti-Shala-duke-dal\u00eb-nga-seanca-d\u00ebgjimore-n\u00eb-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Genti Shala duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74770"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74770"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74770\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74772,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74770\/revisions\/74772"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74771"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}