{"id":74779,"date":"2020-07-27T18:09:59","date_gmt":"2020-07-27T16:09:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/probleme-me-pasurine-kpk-permbys-dsik-ne-per-gjyqtaren-altina-nasufi\/2020\/07\/27\/"},"modified":"2023-04-07T03:28:56","modified_gmt":"2023-04-07T01:28:56","slug":"probleme-me-pasurine-kpk-permbys-dsik-ne-per-gjyqtaren-altina-nasufi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/probleme-me-pasurine-kpk-permbys-dsik-ne-per-gjyqtaren-altina-nasufi\/2020\/07\/27\/","title":{"rendered":"Probleme me pasurin\u00eb, KPK p\u00ebrmbys DSIK-n\u00eb p\u00ebr gjyqtaren Altina Nasufi"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka hedhur posht\u00eb si t\u00eb pabazuar n\u00eb prova raportin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar se gjyqtarja Altina Nasufi ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime t\u00eb paligjshme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72810\" aria-describedby=\"caption-attachment-72810\" style=\"width: 575px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/AltinaNasufi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72810\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/AltinaNasufi-575x400.jpg\" alt=\"\" width=\"575\" height=\"400\" data-id=\"72810\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72810\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Altina Nasufi | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja Altina Nasufi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me konstatime negative p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Komisioni ka hedhur posht\u00eb konstatimin e DSIK-s\u00eb se e ajo ishte e pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn si gjyqtare, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb veprime t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb mbajtur t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me 27 korrik, gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit u p\u00ebrball me pyetje p\u00ebr nj\u00eb hua 27 mij\u00eb euro marr\u00eb nga motra e bashk\u00ebshortit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aset.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Nasufi p\u00ebrb\u00ebhet nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ton\u00e7i Petkovi\u00e7.<\/p>\n<p>Subjekti i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e vetingut, p\u00ebrfshir\u00eb pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Altina Nasufi ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe u em\u00ebrua fillimisht gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Dibr\u00ebs, ku e ushtroi funksionin p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb. N\u00eb vitin 2013, ajo u dekretua nga Presidenti i Republik\u00ebs si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet e kryera nga gjyqtarja Nasufi nuk ishin t\u00eb sakta &#8211; si dhe nuk kishte pasqyruar nd\u00ebr vite burimet e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj u ndal gjat\u00eb n\u00eb hetimin administrativ t\u00eb kryer p\u00ebr nj\u00eb apartament 84 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 n\u00eb shum\u00ebn 7.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Nasufi ka deklaruar bono thesari n\u00eb shum\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruara vjehrri; nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 27 mij\u00eb euro nga motra e bashk\u00ebshortit; kursime nga ky i fundit n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe kursime nga paga e saj si gjyqtare, por pa p\u00ebrcaktuar vler\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se \u00e7mimi i kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb vitit 2009, ndryshon nga vlera e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes n\u00eb vitin 2005. Sipas Komisionit, vlera e pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes ishte 67 mij\u00eb e 500 euro dhe e konvertuar n\u00eb monedh\u00ebn shqiptare, n\u00eb shum\u00ebn 8.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kontrata e shitjes n\u00eb vitin 2009 \u00ebsht\u00eb 7.4 milion\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb diferenc\u00eb prej 800 mij\u00eb lek\u00ebsh me kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>\u201cNdon\u00ebse kontrata \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta me at\u00eb t\u00eb vitit 2005, rezulton se \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb kontrat\u00ebn e vitit 2009, n\u00eb shum\u00ebn e diferenc\u00ebs mes vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb vitin 2005 me at\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb shitjes\u201d, shpjegoi Hamitaj.<\/p>\n<p>Sipas relatorit, n\u00eb deklarimin periodik t\u00eb vitit 2005 subjekti nuk kishte deklaruar kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes dhe as pagesa e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb 28 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Hamitaj pohoi se edhe n\u00eb vitin 2006, Nasufi nuk e ka deklaruar burimin e k\u00ebsaj pasurie, nd\u00ebrsa shtoi se m\u00eb pas ka dor\u00ebzuar dokumente dhe shpjegime n\u00eb ILDKPKI.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr k\u00ebto konstatime t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimmarrjes p\u00ebrfundimtare\u201d, pohoi Hamitaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2007 subjekti ka deklaruar pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb fundit n\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro. Si burim t\u00eb k\u00ebsaj pagese, Nasufi ka deklaruar bonot e thesarit t\u00eb dhuruara bashk\u00ebshortit nga babai i tij dhe t\u00eb ardhura nga pagat.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Nasufi nuk e ka deklaruar n\u00eb vitin 2005 vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruar nga vjehrri. Sipas Hamitajt, evidentohen mosp\u00ebrputhje me vler\u00ebn e dhuruar, pasi n\u00eb vitin 2006 \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb; n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb dhurimit pasqyrohet n\u00eb shum\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting, 3.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua pamund\u00ebsi e vjehrrit p\u00ebr t\u00eb kursyer shum\u00ebn e dhuruar n\u00eb vler\u00ebn 71 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00ebn 27 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga motra e bashk\u00ebshortit, Hamitaj tha se Nasufi nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb hua n\u00eb vitet 2005 dhe 2006, si edhe detyrimin p\u00ebr kthimin e k\u00ebsaj vlere. Sipas Hamitajt, ka mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e vler\u00ebs s\u00eb huas\u00eb, si dhe deklarime t\u00eb paplota p\u00ebr kthimin e k\u00ebsaj shume. Ai shtoi se subjekti nuk e ka deklaruar nj\u00eb diferenc\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 5000 euro n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit n\u00eb vitin 2005, subjekti nuk ka deklaruar edhe nj\u00eb shum\u00eb 397 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar prej bashk\u00ebshortit nga bonot e thesarit. P\u00ebr arsye t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb k\u00ebsaj vlere, nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb kryerjen e analiz\u00ebs financiare gjendja cash n\u00eb vler\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb e pasqyruar n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse konsiderohet gjendja cash, at\u00ebher\u00eb duket se n\u00eb vitet 2005 dhe 2006 subjekti ka kryer deklarim t\u00eb paplot\u00eb\u201d, tha Hamitaj.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e kursimeve t\u00eb deklaruara n\u00eb vler\u00ebn negative 112 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2005 dhe n\u00eb shum\u00ebn 512 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer nga Komisioni p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 512 mij\u00eb lek\u00eb. Hamitaj tha se kjo balanc\u00eb negative konstatohet duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb si \u201cburim t\u00eb ligjsh\u00ebm\u201d huan\u00eb e marr\u00eb nga motra e bashk\u00ebshortit n\u00eb shum\u00ebn 27 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Altina Nasufi vler\u00ebsoi pun\u00ebn e KPK n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se pasuria e krijuar gjat\u00eb martes\u00ebs ishte apartamenti i vet\u00ebm ku jeton q\u00eb sipas saj \u00ebsht\u00eb diktuar nga t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet modeste.<\/p>\n<p>\u201cKursimet e nj\u00eb jete t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb bashk\u00ebshortit jan\u00eb investuar p\u00ebr t\u00eb siguruar strehimin e familjes s\u00eb djalit t\u00eb tyre,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cKa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime t\u00eb cilat kan\u00eb ndodhur n\u00eb vitet e para kur kishte mang\u00ebsi informacionesh p\u00ebr plot\u00ebsimin e formular\u00ebve\u201d, pohoi nd\u00ebr t\u00eb tjera gjyqtarja Altina Nasufi.<\/p>\n<p>E pyetur nga Hamitaj p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb konkrete t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb kursyer vler\u00ebn 27 mij\u00eb euro q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb hua, Nasufi shpjegoi se nj\u00eb pjes\u00eb e kontributit ishte krijuar nga puna e pjes\u00ebtareve t\u00eb familjes s\u00eb kunat\u00ebs para emigracionit.<\/p>\n<p>\u201cKemi sjell\u00eb dokumente edhe nga shteti grek q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se burimi i shum\u00ebs 27 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm dhe se familja e motr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj vlere,\u201d tha Nasufi. \u201cKa pasur mund\u00ebsi, edhe pse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb provohen t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat reale\u201d,\u00a0 shtoi ajo.<\/p>\n<p>Hamitaj e pyeti gjithashtu edhe lidhur me llogarin\u00eb dyem\u00ebrore t\u00eb depozit\u00ebs bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe motr\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr depozitimin e vler\u00ebs 27 mij\u00eb euro t\u00eb huas\u00eb. Relatori vuri n\u00eb dukje se motra e bashk\u00ebshortit kishte kryer vet\u00ebm nj\u00eb depozitim n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari n\u00eb shum\u00ebn 11 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr nuk ishte kryer prej saj.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Nasufi tha se llogaria dyem\u00ebrore ishte \u00e7elur n\u00eb vitin 2003, dy vite para martes\u00ebs. Sipas Nasufit, motra e bashk\u00ebshortit jetonte dhe punonte si emigrante n\u00eb Greqi dhe se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e kishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vinte shpesh n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb menduar q\u00eb kur ajo t\u00eb mos vinte dot n\u00eb Shqip\u00ebri, vlerat do t\u2019i depozitonte i v\u00ebllai\u201d, shpjegoi Nasufi.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ajo u pyet edhe nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Ton\u00e7i Petkovi\u00e7 lidhur me llogarin\u00eb dyem\u00ebrore. Petkovi\u00e7 k\u00ebrkoi shpjegime se cili i kishte kryer depozitimet e vlerave t\u00eb tjera ve\u00e7 asaj n\u00eb shum\u00ebn 11 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb them se nj\u00eb pjes\u00eb e derdhjeve jan\u00eb kryer nga bashk\u00ebshorti, pasi mota e tij nuk vinte dot ti kryente vet\u00eb k\u00ebto veprime. Ka qen\u00eb n\u00eb interesin e saj q\u00eb t\u00eb krijonte depozit\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, pohoi Nasufi.<\/p>\n<p>Petkovi\u00e7 e pyeti Nasufin n\u00ebse ishte e sigurt se depozitimet e kryera prej bashk\u00ebshortit n\u00eb llogarin\u00eb dyem\u00ebrore ishin t\u00eb ardhura t\u00eb siguruara nga motra e tij. Nasufi shpjegoi se n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2005 kishin kryer ceremonin\u00eb martesore dhe se kunata kishte ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e pranishme. Sipas Nasufit, e motra i kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shum\u00eb parash bashk\u00ebshortit n\u00eb muajin shtator.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar e pyeti Nasufin edhe lidhur me \u00e7mimin e ndrysh\u00ebm t\u00eb apartamentit n\u00eb kontrat\u00ebn e shit-blerjes nga ajo e pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes. Nasufi shpjegoi se ajo dhe bashk\u00ebshorti n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb jetonin dhe punonin jasht\u00eb Tiran\u00ebs dhe se kishin r\u00ebnd\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb gjitha veprimet t\u2019i kryente shoq\u00ebria, si pages\u00ebn e taks\u00ebs s\u00eb objektit, etj. . Sipas saj, m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zbritja. Nasufi k\u00ebmb\u00ebnguli se vlera reale e paguar p\u00ebr apartamenti ishte 67 500 euro.<\/p>\n<p>Komisioni nuk identifikoi probleme p\u00ebr dy apartamente n\u00eb Bulqiz\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit, ku subjekti dhe bashk\u00ebshorti rezultonin bashk\u00ebpronar\u00eb me familjar\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p><strong>KPK kund\u00ebr DSIK p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka depozituar dy raporte n\u00eb Komision p\u00ebr gjyqtaren Nasufi. N\u00eb raportin e par\u00eb t\u00eb vitit 2017, DSIK ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtares Altina Nasufi p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. Pasi KPK i ka k\u00ebrkuar p\u00ebrdit\u00ebsim t\u00eb raportit, DSIK ka ndryshuar q\u00ebndrim duke ngritur dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb gjyqtares Nasufi n\u00eb veprime jo ligjore dhe ka konluduar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj tha se dyshimet e DSIK ngrihen mbi dy \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb trajtuar edhe n\u00eb kriterin e profesionalizimit. \u201cNga analizimi i dy dosjeve profesionale nuk jan\u00eb evidentuar indicie apo prova p\u00ebr konkluzionet e DSIK\u201d, pohoi Hamitaj.<\/p>\n<p>Nasufi e konsideroi raportin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK t\u00eb pabazuar n\u00eb prova.<\/p>\n<p>\u201cKam mbetur pa fjal\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Lidhur me profesionalizmin Hamitaj tha se n\u00eb disa raste ka pasur zgjatje t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve jasht\u00eb afateve.<\/p>\n<p>T\u00eb 12 ankesat e depozituara pran\u00eb Inspektoriatit t\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb arkivuar nga ky i fundit dhe nuk ka rezultuar q\u00eb ndaj Nasufit t\u00eb jet\u00eb nisur ndonj\u00eb procedim disiplinor.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtares Altina Nasufi jan\u00eb depozituar gjithsej 34 denoncime nga publiku. KPK konstaton se n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb denoncimeve nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj evidentoi dy denoncime, ku n\u00eb nj\u00eb rast pretendohet se Nasufi ka dh\u00ebn\u00eb vendim t\u00eb padrejt\u00eb dhe se nuk ka zhvilluar proces t\u00eb rregullt. Nga verifikimi i KPK ka rezultuar se k\u00ebrkes\u00eb padia e denoncuesit \u00ebsht\u00eb pranuar pjes\u00ebrisht. Sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh k\u00ebrkesa p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin e tij, edhe pse gjykata e ka pranuar se largimi nga detyra nga qen\u00eb i paligjsh\u00ebm. Denoncuesi pretendon gjithashtu se nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr zhvillimin e seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Hamitaj evidentoi si kontradikt\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga gjyqtarja Nasufi, faktin se n\u00eb nj\u00eb prej faqeve t\u00eb vendimit p\u00ebrshkruhet k\u00ebrkesa e d\u00ebmshp\u00ebrblimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti ka shpjeguar para Komisionit se kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk ka ekzistuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, Nasufi shpjegoi se n\u00eb ndryshim nga shqyrtimi n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb, n\u00ebse ato q\u00eb jan\u00eb paraqitur n\u00eb padi nuk k\u00ebrkohen nga padit\u00ebsi n\u00eb Apel, at\u00ebher\u00eb konsiderohet heqje dor\u00eb. \u201cU q\u00ebndroj t\u00eb gjith\u00eb parashtrimeve me shkrim\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb gjykuar nga Nasufi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Dibr\u00ebs, Hamitaj tha se Komisioni nuk ka gjetur parregullsi dometh\u00ebn\u00ebse dhe se d\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Altina Nasufi deklaroi se gjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb saj kishte dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi sipas ligjit dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 29 korrik, ora 10:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka hedhur posht\u00eb si t\u00eb pabazuar n\u00eb prova raportin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar se gjyqtarja Altina Nasufi ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime t\u00eb paligjshme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74780,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[708,145,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/AltinaNasufi.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Altina Nasufi | Foto : Edmond Hoxhaj  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74779"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74779"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74779\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74781,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74779\/revisions\/74781"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74780"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}