{"id":74797,"date":"2020-07-24T15:38:39","date_gmt":"2020-07-24T13:38:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-e-prokurorise-se-tiranes-anisa-qilimi-perballet-me-vetingun\/2020\/07\/24\/"},"modified":"2023-04-07T03:29:49","modified_gmt":"2023-04-07T01:29:49","slug":"prokurorja-e-prokurorise-se-tiranes-anisa-qilimi-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-e-prokurorise-se-tiranes-anisa-qilimi-perballet-me-vetingun\/2020\/07\/24\/","title":{"rendered":"Prokurorja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Anisa Qilimi p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi dy balanca n\u00eb vlera t\u00eb vogla lidhur me krijimin e nj\u00eb depozite bankare dhe blerjen e nj\u00eb makine duke argumentuar se nuk ishte pasqyruar pak\u00ebsimi i gjendjeve \u2018cash\u2019 q\u00eb ishin deklaruar m\u00eb par\u00eb prej prokurores. Qilimi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe ju k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte hetuar.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72760\" aria-describedby=\"caption-attachment-72760\" style=\"width: 489px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/AnisaQilimi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72760\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/AnisaQilimi-489x400.jpg\" alt=\"\" width=\"489\" height=\"400\" data-id=\"72760\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72760\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb, Anisa Qilimi | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurorja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Anisa Qilimi u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 24 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK. Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebrb\u00ebhet nga Etleda. \u00c7iftja kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Pamela Qirko an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Anisa Qilimi ka p\u00ebrfunduar studimet e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2007 dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kruj\u00ebs. Prej vitit 2014, ajo punon si prokurore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues, Etleda \u00c7iftja tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se hetimi administrativ p\u00ebr prokuroren Qilimi ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Relatorja Xhensila Pine renditi verifikimet e kryera nga Komisioni p\u00ebr pasurin\u00eb e prokurores Qilimi q\u00eb kishin rezultuar t\u00eb ishin, nj\u00eb autovetur\u00eb tip \u201cOpel\u201d dhe dy depozita bankare, nj\u00ebra n\u00eb vler\u00ebn 5118 euro dhe tjetra 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs bankare n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015, si burim krijimi i t\u00eb cil\u00ebs Qilimi ka deklaruar kursime nga paga, Komisioni nuk ka gjetur probleme.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs 5118 euro n\u00eb vitin 2014, kan\u00eb sh\u00ebrbyer dy depozitime nga ana e prokurores. N\u00eb vitin 2011 ajo ka \u00e7elur depozit\u00ebn n\u00eb euro duke ark\u00ebtuar 2500 euro, si burim krijimi i t\u00eb cilave ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna. P\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash nga ana e Qilimit pas depozitimit t\u00eb vler\u00ebs 2500 euro, Komisioni nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare kursimet e deklaruara. Pavar\u00ebsisht moskonsiderimit t\u00eb gjendjes cash, KPK konkludon se prokurorja Qilimi ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr depozitimin e shum\u00ebs 2500 euro n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Pine shpjegoi se e nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur edhe lidhur me gjysm\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vler\u00ebs t\u00eb depozituar n\u00eb vitin 2014. P\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit t\u00eb gjendjes cash n\u00eb analiz\u00ebn financiare, n\u00eb vitin 2014 Komisioni konstaton nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn -177 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Qilimi deklaroi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se pasakt\u00ebsia e mosdeklarimit t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes \u2018cash\u2019 nuk mund t\u00eb \u00e7onte n\u00eb pambulimin e vler\u00ebs 2500 euro t\u00eb investuar n\u00eb depozit\u00ebn bankare. \u201cGjendja cash \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin paraardh\u00ebs\u201d, shpjegoi ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr autovetur\u00ebn tip \u201cOpel\u201d, Qilimi ka deklaruar si burime krijimi nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 3000 euro t\u00eb marr\u00eb nga babai dhe 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb kursyera nga t\u00eb ardhurat prej pun\u00ebs s\u00eb saj si prokurore. Komisioni konstaton se prind\u00ebrit e prokurores kan\u00eb patur mund\u00ebsi t\u00eb kursenin 3000 euro q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua t\u00eb bij\u00ebs &#8211; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kursimet e deklaruara nga subjekti nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash. Pine tha se nga analiza financiare, pa p\u00ebrfshir\u00eb kursimet cash t\u00eb deklaruara nga prokurorja Qilimi, rezulton nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 398 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, prokurorja Qilimi shpjegoi se kishte deklaruar vler\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb si kursime n\u00eb cash dhe huan\u00eb e marr\u00eb nga prind\u00ebrit p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs. \u201cBlerja e makin\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer 8 dit\u00eb pasi kisha deklaruar gjendjen cash\u201d, pohoi Qilimi. Ajo tha se konstatimi i balanc\u00ebs negative p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash nuk q\u00ebndronte, pasi n\u00eb vitin q\u00eb kishte bler\u00eb autovetur\u00ebn rezultonte me balanc\u00eb pozitive n\u00eb shum\u00ebn 510 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga vitet e pun\u00ebs dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga puna i mbuloj t\u00eb dy vlerat e depozitave dhe shum\u00ebn e shpenzuar p\u00ebr blerjen e autovetur\u00ebs\u201d, pohoi prokurorja Qilimi.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe p\u00ebr pasurit\u00eb e prind\u00ebrve dhe t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb prokurores Qilimi, p\u00ebr t\u00eb cilat Pine tha se nuk jan\u00eb evidentuar probleme.<\/p>\n<p>Prokurorja Anisa Qilimi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr aspektin profesional, relatorja Pine tha se prokurorja Qilimi shfaq aft\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb arsyetimit ligjor dhe p\u00ebrballon ngarkes\u00ebn me eficenc\u00eb.<\/p>\n<p>Nga pes\u00eb dosjet e shortuara, Komisioni i ka k\u00ebrkuar shpjegime Qilimit p\u00ebr tre prej tyre. Gjithashtu, i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime edhe p\u00ebr 5 nga 8 denoncimet e mb\u00ebrritura n\u00eb KPK kund\u00ebr prokurores Qilimi.<\/p>\n<p>Kryesuesja Etleda \u00c7iftja e pyeti prokuroren Qilimi lidhur me konkludimin e k\u00ebsaj t\u00eb fundit p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb hetuar prej saj q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb aksident rrugor me pasoj\u00eb vdekjen e dy personave.<\/p>\n<p>Qilimi shpjegoi se konkluzioni ishte bazuar n\u00eb akt-ekspertimin e kryer nga policia gjyq\u00ebsore, prej nga kishte rezultuar se, viktimat q\u00eb udh\u00ebtonin me motor\u00e7iklet\u00eb ishin p\u00ebrplasur n\u00eb pjes\u00ebn e prapme t\u00eb nj\u00eb automjeti dhe se drejtuesi i k\u00ebsaj t\u00eb fundit nuk mund t\u00eb ngarkohej me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u00c7iftja pyeti edhe p\u00ebr denoncimet. Sipas kryesueses s\u00eb trupit gjykues, n\u00eb nj\u00eb rast hetimi vazhdonte prej dy vitesh dhe nga ana e prokuroris\u00eb nuk ishte marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>Qilimi shpjegoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje komplekse dhe se dosja ishte transferuar n\u00eb disa prokuror\u00eb dhe ajo ishte e kat\u00ebrta. Ajo tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konflikt pron\u00ebsie ku dyshohej se mund t\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb edhe punonj\u00ebs e zyrtar\u00eb t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore q\u00eb e kishin thelluar konfliktin mes pal\u00ebve. Sipas Qilimit, hetimi ishte shtrir\u00eb n\u00eb disa institucione shtet\u00ebrore dhe se ishin duke konkluduar lidhur me nj\u00eb subjekt.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurorja Anisa Qilimi k\u00ebrkoi q\u00eb Komisioni t\u00eb merrte n\u00eb konsiderat\u00eb shpjegime te saj dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet me dat\u00eb 28 korrik, ora 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi dy balanca n\u00eb vlera t\u00eb vogla lidhur me krijimin e nj\u00eb depozite bankare dhe blerjen e nj\u00eb makine duke argumentuar se nuk ishte pasqyruar pak\u00ebsimi i gjendjeve \u2018cash\u2019 q\u00eb ishin deklaruar m\u00eb par\u00eb prej prokurores. Qilimi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe ju k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74798,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,473],"tags":[713,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/AnisaQilimi.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb, Anisa Qilimi | Foto : Edmond Hoxhaj ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74797"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74797"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74797\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74799,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74797\/revisions\/74799"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74798"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}