{"id":74803,"date":"2020-07-23T19:53:57","date_gmt":"2020-07-23T17:53:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pavlefshmeria-absolute-per-borxhin-7-miliarde-leke-rrezikon-gjyqtaren-blerona-hasa\/2020\/07\/23\/"},"modified":"2023-04-07T03:30:13","modified_gmt":"2023-04-07T01:30:13","slug":"pavlefshmeria-absolute-per-borxhin-7-miliarde-leke-rrezikon-gjyqtaren-blerona-hasa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pavlefshmeria-absolute-per-borxhin-7-miliarde-leke-rrezikon-gjyqtaren-blerona-hasa\/2020\/07\/23\/","title":{"rendered":"\u2018Pavlefshm\u00ebria absolute\u2019 p\u00ebr borxhin 7 miliard\u00eb lek\u00eb rrezikon gjyqtaren Blerona Hasa"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 2017, gjyqtarja e Apelit Administrativ si pjes\u00eb e trup\u00ebs gjyq\u00ebsore kishte rr\u00ebzuar nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb Tatimeve p\u00ebr nj\u00eb kompani me 7 miliard\u00eb lek\u00eb detyrime tatimore &#8211; por gjyqtarja Blerona Hasa deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se paligjshm\u00ebria n\u00eb at\u00eb rast kishte qen\u00eb \u201cul\u00ebrit\u00ebse\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72742\" aria-describedby=\"caption-attachment-72742\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Blerona-Hasa-pas-seances.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-72742 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Blerona-Hasa-pas-seances-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"72742\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72742\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Blerona Hasa pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja Blerona Hasa e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 23 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Trupa gjyq\u00ebsore q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebrb\u00ebhet nga Olsi Komici kryesues, Brunlida Bekteshi relatore dhe Xhensila Pine an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Mia Roessing.<\/p>\n<p>Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitet 1998-2001 dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar fillimisht si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs. N\u00eb vitin 2011, Hasa \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2013 \u00ebsht\u00eb dekretuar si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan probleme lidhur me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kati banimi dhe papafingo q\u00eb zot\u00ebron familja e gjyqtares n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit &#8211; q\u00eb sipas Komisionit p\u00ebrb\u00ebhej nga tre kate dhe bodrum, nd\u00ebrsa gjyqtarja Hasa pretendoi se ishte me pes\u00eb kate.<\/p>\n<p>Sipas relatores Brunilda Bekteshi, ka mosp\u00ebrputhje mes t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarat\u00ebn veting nga gjyqtarja Hasa dhe dokumentacionit t\u00eb administruar nga institucionet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Hasa ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn venting p\u00ebrfundimin e dy kateve q\u00eb zot\u00ebron familja e saj n\u00eb muajin dhjetor t\u00eb vitit 2007. Si burim krijimi, ajo ka deklaruar dy kredi t\u00eb marra prej saj dhe bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2007, nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro dhe tjetr\u00ebn 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, nga dokumentacioni i siguruar nga Zyra e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme Durr\u00ebs, rezulton se sht\u00ebpia ka qen\u00eb n\u00eb gjendje karabinaje n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Hasa ka deklaruar n\u00eb vitin 2016 marrjen e nj\u00eb kredie tjet\u00ebr n\u00eb vler\u00ebn 59 mij\u00eb euro me destinacion shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb kredive t\u00eb marra n\u00eb vitin 2007 dhe vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro p\u00ebr p\u00ebrfundimin e banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Leja e nd\u00ebrtimit p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb ishte marr\u00eb nga vjehrri i gjyqtares Hasa n\u00eb vitet 1997-1998 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb objekti dy kate + garazh dhe se karabinaja e objektit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Bekteshi e quajti t\u00eb paplot\u00eb deklarimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe ngriti dyshime se papafingoja del jasht\u00eb lejes nd\u00ebrtimore. \u201cKa mosp\u00ebrputhje n\u00eb regjistrimin e pasuris\u00eb lidhur me katet,\u201d tha relatorja.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, n\u00eb vitin 2008 banesa ka qen\u00eb ende n\u00eb gjendje karabinaje dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>\u201cNga kryerja e analiz\u00ebs financiare duket se subjekti i vler\u00ebsimit nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 6.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e investimeve p\u00ebr banes\u00ebn dhe shpenzimet familjare\u201d, tha Bekteshi.<\/p>\n<p>Ajo renditi shpjegimet e gjyqtares Hasa, e cila i ka kund\u00ebrshtuar gjetjet e Komisionit. Hasa ka pretenduar se leja \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr pes\u00eb kate duke paraqitur si prov\u00eb projekt-iden\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit. Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Hasa k\u00ebmb\u00ebnguli se leja nd\u00ebrtimore kishte qen\u00eb p\u00ebr pes\u00eb kate, duke shpjeguar se p\u00ebrshkrimi \u201csofito\u201d p\u00ebrfaq\u00ebsonte papafingon.<\/p>\n<p>\u201cVjehrri e ka nd\u00ebrtuar me leje objektin dhe ka pasur projekt teknik. N\u00eb leje \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebnuar bodrum + 3 kate + papafingo. Si n\u00eb shesh dhe n\u00eb leje thuhet sipas projektit bashk\u00ebngjitur dhe dokumentet jan\u00eb me vulat e t\u00eb gjith\u00eb institucioneve,\u201d shpjegoi Hasa.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi p\u00ebr rregullimin dhe arredimin e sht\u00ebpis\u00eb si dhe shpenzimet n\u00eb vitin 2016 n\u00eb vler\u00ebn 456 mij\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu u konstatuan pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve p\u00ebr periudh\u00ebn 2009-2010 n\u00eb vler\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb. Gjyqtarja Hasa kund\u00ebrshtoi balancat negative t\u00eb konkluduara nga analiza financiare.<\/p>\n<p>Hasa shpjegoi se n\u00eb vitin 2007 kishin p\u00ebrfunduar t\u00eb gjitha punimet p\u00ebr papafingon dhe aty kishin jetuar deri n\u00eb vitin 2016. P\u00ebr katin e tret\u00eb, ajo tha se kishin p\u00ebrfunduar punimet kryesore n\u00eb vitin 2007, por nuk ishin kryer punimet p\u00ebr sistemin e ngrohjes dhe t\u00eb ftohjes dhe se n\u00eb k\u00ebto kushte ishte e pabanueshme. Sipas Has\u00ebs, n\u00eb vitin 2016 ishte p\u00ebrfunduar t\u00eb gjitha punimet edhe n\u00eb katin e tret\u00eb dhe ishte kryer arredimi.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton p\u00ebrdorimin e pes\u00eb automjeteve nga bashk\u00ebshorti, t\u00eb cilat nuk ishin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij. \u201cSubjekti ka th\u00ebn\u00eb se pronari i makinave \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrm i bashk\u00ebshortit dhe se mjeti nuk mund t\u00eb quhet n\u00eb p\u00ebrdorim, n\u00ebse p\u00ebrdoret ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vendimi p\u00ebr 7 miliard\u00eb lek\u00eb detyrime tatimore<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, fillimisht ka depozituar n\u00eb KPK nj\u00eb raport p\u00ebr p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtares Blerona Hasa. Por pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb KPK p\u00ebr verifikimin e disa informacioneve t\u00eb klasifikuara, DSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtathsm\u00ebrin\u00eb duke ngritur dyshime p\u00ebr kryerjen e veprimeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme n\u00ebp\u00ebrmjet shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Hasa e quajti trondit\u00ebs raportin e DSIK p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figures, ku u trajtua e nj\u00ebjta \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u ngrit\u00ebn probleme edhe p\u00ebr kriterin e profesionalizimit. \u201cSjellja e DSIK \u00ebsht\u00eb trondit\u00ebse p\u00ebr mua. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2017. Kall\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2019. Prokurori q\u00eb ka verifikuar kall\u00ebzimin ka th\u00ebn\u00eb se fakti nuk ekziston dhe se nuk mund t\u00eb kryente hetim proaktiv, pasi kishin kaluar dy vite,\u201d tha Hasa.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gjyqtarja Hasa e ka shqyrtuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit Tiran\u00eb ka lidhje m\u00eb nj\u00eb tatimpagues q\u00eb me an\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate ka shmangur pages\u00ebn e detyrimeve tatimore n\u00eb buxhetin e shtetit n\u00eb vler\u00ebn 7 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Treshja gjykuese e Apelit Administrativ ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe gjyqtarja Hasa ka konkluduar n\u00eb pavlefshm\u00ebrin\u00eb absolute t\u00eb nj\u00eb akti adiministrativ t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Tatimeve p\u00ebr Biznesin e Madh ndaj shoq\u00ebris\u00eb D. sh.p.k. p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve tatimore n\u00eb vler\u00ebn 7 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata Administrative e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb e ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00eb-padin\u00eb e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie q\u00eb k\u00ebrkonte deklarimin absolutisht t\u00eb pavlesh\u00ebm t\u00eb aktit administrativ t\u00eb tatimeve q\u00eb e detyronte t\u00eb paguante taksat. Vendimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshuar nga Apeli dhe \u00e7\u00ebshtja ka p\u00ebrfunduar m\u00eb pas n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Bekteshi sqaroi se n\u00eb vendim thuhej se akti administrativ nuk ishte n\u00ebnshkruar nga titullari i drejtoris\u00eb s\u00eb tatimeve, por nga nj\u00eb vart\u00ebs i tij, n\u00eb munges\u00eb dhe me porosi. Sipas relatores, subjekti nuk ka hetuar lidhur me kalimin e kompetencave nga titullari tek vart\u00ebsi dhe ka vendosur pavlefshm\u00ebrin\u00eb absolute, duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi k\u00ebsaj kompanie t\u00eb mos paguante n\u00eb buxhetin e shtetit 7 miliard\u00eb lek\u00eb detyrime tatimore.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Hasa deklaroi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se kur pushteti delegohet, duhet t\u00eb publikohet n\u00eb fletoren zyrtare. \u201cHetuam dhe nuk ishte publikuar. N\u00eb at\u00eb rast, pavlefshm\u00ebria absolute ishte ul\u00ebrit\u00ebse. Ju thoni se kemi favorizuar tatim- paguesin. Ne kemi th\u00ebn\u00eb se kishte pavlefshm\u00ebri absolute dhe i kemi dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb Tatimeve q\u00eb t\u00eb rikuperonte gabimet. Tatimet mund t\u00eb kishin rregulluar aktin dhe t\u00eb k\u00ebrkonin s\u00ebrish detyrimet, por kryen rekurs,\u201d tha Hasa.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se Tatimet i kishin rimbursuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs kompanie miliarda lek\u00eb TVSh pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam konstatuar se n\u00eb dy raste, titullari i DSIK i ka deleguar kompetencat tek vart\u00ebsit dhe e ka publikuar delegimin n\u00eb fletoren zyrtare. Kjo tregon se DSIK i njeh mir\u00eb procedurat. Kjo gj\u00eb ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb gjurm\u00eb shum\u00eb t\u00eb hidhur tek personi im,\u201d tha Hasa.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtares Blerona Hasa jan\u00eb depozituar 13 denoncime nga publiku n\u00eb KPK. Denoncuesit pretendojn\u00eb se Hasa ka kryer zvarritje t\u00eb proceseve dhe n\u00eb nj\u00eb rast se ka pasur sjellje jo etike.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr sjellje jo etike, Hasa shpjegoi se ishte detyruar nga veprimet e ndihm\u00ebses ligjore q\u00eb t\u00eb komunikonte me at\u00eb gjuh\u00eb, pasi prej koh\u00ebsh ajo nuk e ushtronte detyr\u00ebn si duhej. \u201cJan\u00eb pak ata ndihm\u00ebsa ligjor\u00eb q\u00eb din\u00eb t\u00eb punojn\u00eb. Shumica vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar k\u00ebpuc\u00ebt dhe kostumet. Ju duhet t\u00eb m\u00eb pyesni se \u00e7far\u00eb ndodhi q\u00eb p\u00ebrdora at\u00eb gjuh\u00eb me ndihm\u00ebsen. U detyrova se askush nuk merrte masa edhe pasi i kisha v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb gjith\u00eb. Ajo kishte q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrronte gjyqtaren dhe ja arriti, e nd\u00ebrroi,\u201d pohoi Hasa.<\/p>\n<p>\u201cJu mund t\u00eb m\u00eb shkarkoni, por un\u00eb raportin me vehten time e kam pozitiv, nuk i kam sh\u00ebrbyer askujt gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs sime si gjyqtare. K\u00ebrkoj vler\u00ebsim objektiv dhe konfirmin n\u00eb detyr\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi ajo.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 27 korrik, ora 08:50.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 2017, gjyqtarja e Apelit Administrativ si pjes\u00eb e trup\u00ebs gjyq\u00ebsore kishte rr\u00ebzuar nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb Tatimeve p\u00ebr nj\u00eb kompani me 7 miliard\u00eb lek\u00eb detyrime tatimore &#8211; por gjyqtarja Blerona Hasa deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se paligjshm\u00ebria n\u00eb at\u00eb rast kishte qen\u00eb \u201cul\u00ebrit\u00ebse\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74804,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[145,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Blerona-Hasa-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Blerona Hasa pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74803"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74803"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74803\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74805,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74803\/revisions\/74805"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74804"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74803"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74803"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74803"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}