{"id":74806,"date":"2020-07-23T18:17:52","date_gmt":"2020-07-23T16:17:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arsyet-pas-shkarkimit-te-besnik-canit-pasaktesi-dhe-marredhenie-atipike-biznesi\/2020\/07\/23\/"},"modified":"2023-04-07T03:30:18","modified_gmt":"2023-04-07T01:30:18","slug":"arsyet-pas-shkarkimit-te-besnik-canit-pasaktesi-dhe-marredhenie-atipike-biznesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arsyet-pas-shkarkimit-te-besnik-canit-pasaktesi-dhe-marredhenie-atipike-biznesi\/2020\/07\/23\/","title":{"rendered":"Arsyet pas shkarkimit t\u00eb Besnik Canit: Pasakt\u00ebsi dhe marr\u00ebdh\u00ebnie \u2018atipike biznesi\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit shprehet n\u00eb vendim se ish-prokurori Besnik Cani kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia, kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm pasurie dhe ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm profesionalisht. KPA i t\u00ebrheq v\u00ebmendjen KPK-s\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e trasferuara p\u00ebr \u201chetim disiplinor\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67169\" aria-describedby=\"caption-attachment-67169\" style=\"width: 541px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/thumbnail_PHOTO-2020-01-08-10-16-52.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-67169 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/thumbnail_PHOTO-2020-01-08-10-16-52-541x400.jpg\" alt=\"\" width=\"541\" height=\"400\" data-id=\"67169\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67169\" class=\"wp-caption-text\">An\u00ebtari i KLP-s\u00eb, Besnik Cani pas seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi se ish-prokurori dhe ish-an\u00ebtari i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Besnik Cani, kishte shkelur tre nga pes\u00eb pikat q\u00eb sillnin shkarkim t\u00eb magjistratit nga detyra. N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPA thuhet se Cani u gjet me deklarim t\u00eb pamjafuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e deklarimit t\u00eb pasurive, i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm profesionalisht dhe se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Kolegji rr\u00ebzoi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit q\u00eb e kishte konfirmuar Canin n\u00eb detyr\u00eb, duke argumentuar se nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasakt\u00ebsish n\u00eb deklarimet e pasurive nuk ishin shkarkuese n\u00eb vetvete, por ishin shkarkuese n\u00ebse shikoheshin n\u00eb ter\u00ebsi.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas vendimit t\u00eb KPA-s\u00eb, nj\u00eb kontrat\u00eb e Canit me kompanin\u00eb Kastrati ishte \u201catipike\u201d dhe se nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e till\u00eb \u201ce ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb subjekt q\u00eb mund t\u00eb ndikohet p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr garantimin e p\u00ebrfitimeve materiale nga kjo kontrat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji cil\u00ebsoi shkarkuese nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sht\u00ebpi si i pastreh\u00eb nga Bashkia Fier dhe dy vendime mosfillimi hetimesh, q\u00eb pasi ishin kthyer pas nga gjykata, ishin pasuar me ndjekje penale.<\/p>\n<p>Cani dhe avokati i tij mbrojt\u00ebs, Eduard Halimi kund\u00ebrshtuan ankimin e Komisionerit Publik dhe vet\u00eb trup\u00ebn gjykuese, por q\u00ebndrimet e tyre u rr\u00ebzuan. Nj\u00eb kall\u00ebzim i Canit ndaj an\u00ebtarit t\u00eb KPA, Luan Daci p\u00ebr falsifikim dokumentesh u b\u00eb shkak p\u00ebr pezullim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit nga Gjykata e Posa\u00e7me. Vendimi <a href=\"\/?p=71812\">u rr\u00ebzua n\u00eb Apel<\/a>, por ndaj tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb <a href=\"\/?p=71960\">rekurs nga<\/a> prokuroria.<\/p>\n<p>Besnik Cani e kaloi faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut m\u00eb 27 n\u00ebntor 2018, ndon\u00ebse 4 \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidheshin me etik\u00ebn dhe profesionalizmin u d\u00ebrguan p\u00ebr inspektim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit k\u00ebrkoi ankimin e vendimit p\u00ebrmes nj\u00eb rekomandimi t\u00eb firmosur prej tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij, nd\u00ebrsa Komisioneri Publik k\u00ebrkoi n\u00eb Kolegj shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb Kolegj \u00e7\u00ebshtja ndaj Canit u gjykua nga trupa e drejtuar nga Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Luan Daci dhe Sokol \u00c7omo.<\/p>\n<p><strong>KPA kritikon transferimet e KPK <\/strong><\/p>\n<p>Kolegji rr\u00ebzoi pretendimet e Canit se kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ishin trasferuar nga KPK pran\u00eb organit kompetet p\u00ebr hetim disiplinor nuk mund t\u00eb shqyrtoheshin n\u00eb Apel dhe nuk mund t\u00eb ishin shkak ankimi.<\/p>\n<p>Cani i referohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit, q\u00eb ndalon ankimin ndaj rasteve q\u00eb trasferohen p\u00ebr hetim disiplinor, por KPA shprehet se kjo i referohej vet\u00ebm pal\u00ebve n\u00eb proces dhe jo Komisionerit Publik. \u201cKolegji arsyeton se kjo dispozit\u00eb nuk i shtrin efektet e saj edhe ndaj s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese t\u00eb ushtrimit t\u00eb ankimit nga Komisioneri Publik,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Aty sqarohet se specifikisht ankimi ndaj trasferimit p\u00ebr hetim disiplinor i ndalohej\u00a0 vet\u00ebm subjektit, pasi k\u00ebtij t\u00eb fundit i jepet e drejta t\u00eb mbrohet dhe t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb mas\u00ebn disiplinore, n\u00ebse nj\u00eb e till\u00eb rezulton nga organi q\u00eb kryen hetimin.<\/p>\n<p>\u201cKy ndalim \u00ebsht\u00eb proporcional dhe n\u00eb balanc\u00eb me t\u00eb drejtat e subjektit, p\u00ebr sa koh\u00eb me transferimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr shqyrtim organit kushtetues q\u00eb g\u00ebzon juridiksionin disiplinor, subjekti i rivler\u00ebsimit do t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb tjet\u00ebr procedure inspektimi disiplinor dhe vler\u00ebsimi eventual pran\u00eb organit kushtetues,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nisur nga ky rast, Kolegji k\u00ebshillon n\u00eb vendim Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit q\u00eb t\u00eb ngushtoj\u00eb rrethin e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb ua p\u00ebrcjell organeve t\u00eb tjera dhe t\u00eb marr\u00eb vendim shkarkimi, \u00a0at\u00ebher\u00eb kur shkeljet profesionale apo \u00e7\u00ebshtjet e etik\u00ebs jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.<\/p>\n<p>\u201cSi rrjedhoj\u00eb e k\u00ebsaj logjike, praktikat t\u00eb cilat transferohen p\u00ebr inspektim n\u00eb organet kompetente, n\u00eb parim duhet t\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb shkelje joserioze, pa pasoja t\u00eb r\u00ebnda procedurale p\u00ebr pal\u00ebt\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Canit b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb p\u00ebrfshinin hetimin e kredive t\u00eb buta t\u00eb Bashkis\u00eb Fier n\u00eb koh\u00ebn kur bashk\u00ebshortja e tij kishte aplikuar p\u00ebr nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb dhe Cani drejtonte Prokurorin\u00eb e Fierit, marr\u00ebdh\u00ebnien kontraktuale me kompanin\u00eb Kastrati dhe dy vendime mosfillimi hetimesh.<\/p>\n<p>KPA arsyetoi se kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb \u00e7onin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Cani ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale.\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Kolegji shprehet p\u00ebr trasferimin e \u00e7\u00ebshtjeve prej KPK nga juridiksioni i rivler\u00ebsimit n\u00eb organet p\u00ebr marrje t\u00eb masave disiplinore, duke i k\u00ebrkuar KPK-s\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi vet\u00ebm kur shkeljet nuk jan\u00eb serioze.<\/p>\n<p>Praktika \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga ekspert\u00eb dhe njoh\u00ebs t\u00eb procesit <a href=\"\/?p=63987\">si c\u00ebnim i besimit te vetingu<\/a> dhe si shmangie e KPK-s\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kontrata \u201catipike\u201d <\/strong><\/p>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit gjeti t\u00eb drejt\u00eb ankimin e Komisionerit Publik kund\u00ebr vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr disa prej problemeve t\u00eb identifikuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb s\u00eb ish-prokurorit Besnik Cani.<\/p>\n<p>KPA arsyetoi se deklarimi p\u00ebr burimin e pasuris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament 104 metra katror\u00eb ishte i pamjaftuesh\u00ebm, kryesisht sa i p\u00ebrket huave dhe disa shumave q\u00eb rezultuan se ishin n\u00eb dispozicion t\u00eb tij m\u00eb von\u00eb se sa koha e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji tha se disa deklarata noteriale t\u00eb marra gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk provonin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs dhe ishin vet\u00ebm deklarative. Gjithashtu, KPA gjeti t\u00eb provuar pretendimin e Komisionerit Publik se nga analiza financiare p\u00ebr vitin 2006 Canit rezultonte me bilanc negativ prej 127.000 lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Duke mbajtur parasysh shum\u00ebn e vog\u00ebl, Kolegji arsyetoi se ajo ishte shkarkuese n\u00ebse shikohej n\u00eb konsiderat\u00eb me shkelje t\u00eb tjera. T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim Kolegji mbajti edhe p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Duke iu referuar arsyetimit t\u00eb KPK dhe pretendimit t\u00eb Canit p\u00ebr proporcionalitetin e k\u00ebtyre shkeljeve, Kolegji tha se ai ishte i gabuar pasi i kishte vler\u00ebsuar \u00e7\u00ebshtjet ndarazi.<\/p>\n<p>\u201cSipas vler\u00ebsimit t\u00eb Kolegjit, nuk q\u00ebndron pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb lidhje me aplikimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe t\u00eb objektivitetit, pasi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e procesit t\u00eb tij t\u00eb rivler\u00ebsimit, subjekti i rivler\u00ebsimit Besnik Cani ka d\u00ebshtuar n\u00eb disa aspekte, si: kontrolli i pasuris\u00eb (ku rezulton se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm) dhe n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb tij rezulton se ka cenuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Shkelje u cil\u00ebsua nga Kolegji edhe mosdeklarimi i nj\u00eb trualli 633 metrash n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb deklaratat fillestare t\u00eb pasuris\u00eb. KPA shprehet se Cani \u201cishte i detyruar t\u00eb deklaronte parcel\u00ebn nd\u00ebrtimore, edhe pse nuk e dinte se \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi do t\u00eb mbante shteti me informalitetin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNga analiza e m\u00ebsip\u00ebrme lidhur me pasurin\u00eb, \u201ctruall me sip\u00ebrfaqe 633,8 m\u00b2\u201d, Kolegji arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb ndryshme referuar deklarimeve n\u00eb deklarat\u00ebn vetting dhe n\u00eb ato periodike e shpjegimeve gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, sa i p\u00ebrket sip\u00ebrfaqes s\u00eb truallit dhe banes\u00ebs mbi t\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur k\u00ebshtu t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri,\u201d thuhet n\u00eb vendim. KPA pranoi edhe analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionerit Publik duke arsyetuar se Cani rezultonte me bilanc negativ prej 2.1 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2015.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ndryshe nga sa pretendoi Cani dhe sa vendosi KPK, nj\u00eb kontrat\u00eb me kompanin\u00eb Kastrati p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb karburant dhe nj\u00eb lavazh e kafene n\u00eb pron\u00eb t\u00eb tij, u gjet si shkelje nga Kolegji.<\/p>\n<p>KPA arsyetoi se kontrata nuk ishte kontrat\u00eb qiraje. \u201cP\u00ebr Kolegjin, nga pik\u00ebpamja juridike kjo kontrat\u00eb nuk ka element\u00ebt tipik\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb dhe, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga pal\u00ebt si kontrat\u00eb qiraje, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje sui generis, e cila ka p\u00ebr shkak kryesor funksionin ekonomiko-social\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Kolegji thot\u00eb se vet\u00eb p\u00ebrgjigja e kompanis\u00eb Kastrati, e cila n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr Kolegjin e cil\u00ebsonte Canin si \u201cpartner n\u00eb biznes\u201d p\u00ebrforconte k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie atipike, me nj\u00eb shkak t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb ose miks, q\u00eb ka elemente t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shk\u00ebmbimit, si dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, mbart n\u00eb vetvete edhe ve\u00e7orit\u00eb e saj\u201d, thuhet n\u00eb vendim. Aty po ashtu thuhet se Cani nuk kishte provuar q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia ishte vet\u00ebm marr\u00ebdh\u00ebnie qiraje.<\/p>\n<p>Kolegji gjeti si c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia dhe tentativ\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrfituar nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb nga bashkia e Fierit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Cani ishte drejtues i prokuroris\u00eb dhe kjo kishte nisur nj\u00eb hetim ndaj zyrtar\u00ebve q\u00eb miratonin kredit\u00eb e buta n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Edhe pse Cani nuk e p\u00ebrfitoi banes\u00ebn, ai mori nga bashkia e Fierit pas aplikimit t\u00eb bashk\u00ebshortes statusin e t\u00eb pastrehut, q\u00eb sipas Kolegjit ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit. \u201cKa ardhur si pasoj\u00eb e p\u00ebrfitimit t\u00eb padrejt\u00eb p\u00ebr shkak funksioni dhe bie ndesh me p\u00ebrmbushjen e standardeve t\u00eb etik\u00ebs profesionale\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit shprehet n\u00eb vendim se ish-prokurori Besnik Cani kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia, kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm pasurie dhe ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm profesionalisht. KPA i t\u00ebrheq v\u00ebmendjen KPK-s\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e trasferuara p\u00ebr \u201chetim disiplinor\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74807,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,473],"tags":[234,112,119],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/thumbnail_PHOTO-2020-01-08-10-16-52.jpg","fifu_image_alt":"Ish-an\u00ebtari i KLP-s\u00eb, Besnik Cani pas seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74806"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74806"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74806\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74808,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74806\/revisions\/74808"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74807"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74806"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74806"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74806"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}