{"id":74821,"date":"2020-07-22T16:44:08","date_gmt":"2020-07-22T14:44:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/probleme-ne-te-tri-kriteret-per-kryetarin-e-gjykates-se-matit-artan-cupi\/2020\/07\/22\/"},"modified":"2023-04-07T03:30:57","modified_gmt":"2023-04-07T01:30:57","slug":"probleme-ne-te-tri-kriteret-per-kryetarin-e-gjykates-se-matit-artan-cupi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/probleme-ne-te-tri-kriteret-per-kryetarin-e-gjykates-se-matit-artan-cupi\/2020\/07\/22\/","title":{"rendered":"Probleme n\u00eb t\u00eb tri kriteret p\u00ebr kryetarin e gjykat\u00ebs s\u00eb Matit, Artan \u00c7upi"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni ngriti dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb gjyqtarit Artan \u00c7upi n\u00eb korrupsion si dhe sjellje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe zvaritje t\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore. \u00c7upi pretendoi se kishte burime t\u00eb ligjshme dhe kund\u00ebrshtoi konstatimet p\u00ebr past\u00ebrin\u00eb e figur\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72709\" aria-describedby=\"caption-attachment-72709\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-\u00c7upi-pas-seances-degjimore-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72709\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-\u00c7upi-pas-seances-degjimore-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"72709\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72709\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Matit, Artan \u00c7upi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Matit, Artan \u00c7upi u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me probleme n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit; p\u00ebr pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebrb\u00ebhet nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Etleda \u00c7iftja relatore dhe Pamela Qirko an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Gjyqtari Artan \u00c7upi e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995. Ai ka punuar si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Matit dhe prej vitit 2008 ushtron funksionin si kryetar i k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p>Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb, ILDKPKI, nuk kishte gjetur probleme n\u00eb deklaratat e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Matit, por Komisioni identifikoi pasakt\u00ebsi dhe mosp\u00ebrputhje si edhe balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme p\u00ebrgjat\u00eb disa viteve.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 78.4 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Burrel n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr 2 milion\u00eb lek\u00eb, gjyqtari \u00c7upi ka deklaruar si burim krijimi dy hua t\u00eb marra nga i ati dhe i v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Relatorja Etleda \u00c7iftja tha se \u00c7upi nuk i ka pasqyruar huat\u00eb n\u00eb vitin 2007 dhe 2008 duke i konsideruar si pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim. Nga hetimi ka rezultuar se kontratat e huas\u00eb mes gjyqtarit \u00c7upi dhe dy familjar\u00ebve t\u00eb tij jan\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2009, dy vite pasi thuhet se jan\u00eb marr\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni gjen mosp\u00ebrputhje edhe p\u00ebr vitin e blerjen s\u00eb k\u00ebtij apartamenti p\u00ebr shkak se ka gjetur indicie se ai ka jetuar q\u00eb prej vitit 2006 n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatores, gjyqtari \u00c7upi nuk ka dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e huas\u00eb 1.3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga babai. Komisioni konstaton se gjyqtari nuk e ka deklaruar shlyerjen e huas\u00eb n\u00eb vitin 2010, si dhe burimin. Gjithashtu, nga analiza financiare ka rezultuar se i ati nuk kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj shume n\u00eb vler\u00ebn 1.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7upi tha n\u00eb seanc\u00eb se babai ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, pasi ve\u00e7 t\u00eb ardhurave nga puna e tij prej vitit 1953 e n\u00eb vazhdim, ka administruar edhe ato t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trungut familjar. \u201cBabai administronte gjith\u00eb t\u00eb ardhurat e familjes, q\u00eb deri n\u00eb vitin 1997 p\u00ebrb\u00ebhej nga 10 an\u00ebtar\u00eb\u201d, tha \u00c7upi. Ai shtoi se deri n\u00eb vitin 1997 kishte kontribuar dhe ai dhe bashk\u00ebshortja, nd\u00ebrsa v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat edhe n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebr huan\u00eb e marr\u00eb nga v\u00ebllai n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb, Komisioni konkludon se ai ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj vlere.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij \u00c7upi e vler\u00ebsoi procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer nga Komisioni. Ai e pranoi se kishte pasakt\u00ebsi n\u00eb mosdeklarimin e huamarrjeve dhe mosp\u00ebrputhje p\u00ebr koh\u00ebn e blerjes.<\/p>\n<p>\u201cAdresa e apartamentit \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2006, pasi ajo \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb mars t\u00eb vitit 2007 dhe ka qen\u00eb nj\u00eb lapsus nga ana ime. P\u00ebr pasakt\u00ebsin\u00eb e mosdeklarimit t\u00eb huave, sqaroj se kam dh\u00ebn\u00eb shpjegime edhe n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2009 kur kam th\u00ebn\u00eb se burim kan\u00eb qen\u00eb dy huat\u00eb e marra nga babai dhe v\u00ebllai. Duke qen\u00eb se ishin familjar\u00eb, nuk hartuam kontrat\u00eb. Nga ana e ILDKPKI m\u2019u k\u00ebrkua t\u00eb paraqisja kontratat e huamarrjes dhe i n\u00ebnshkruam n\u00eb vitin 2009,\u201d sqaroi \u00c7upi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, \u00c7upi u pyet nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs se p\u00ebrse i kishte n\u00ebnshkruar kontratat e huas\u00eb dy vite m\u00eb von\u00eb, kur dihej q\u00eb duhej t\u2019i deklaronte ato, si dhe p\u00ebrse nuk e shiti apartamentin q\u00eb dispononte para se t\u00eb blinte banes\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb 2007-\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00c7upi shpjegoi se pasi f\u00ebmij\u00ebt ishin rritur, i kishte lindur nevoja p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb apartament 2+1 dhe sapo kishte gjetur nj\u00eb mund\u00ebsi, kishte negociuar p\u00ebr ta bler\u00eb banes\u00ebn q\u00eb disponon aktualisht. \u201cShit\u00ebsi i apartamentit i donte parat\u00eb n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr dhe nuk pata mund\u00ebsi ta shisja apartamentin e m\u00ebparsh\u00ebm q\u00eb zot\u00ebroja. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk n\u00ebshkrova kontrat\u00eb p\u00ebr huat\u00eb pasi i mora tek familjar\u00ebt e mi n\u00eb mir\u00ebbesim,\u201d tha ai, duke p\u00ebrs\u00ebritur se ato i kishte n\u00ebnshkruar pasi ia kishte k\u00ebrkuar ILDKPI.<\/p>\n<p>Komisioni nuk identifikoi probleme p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb p\u00ebrfituar nga Enti i Banesave kundrejt shum\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas relatores \u00c7iftja, \u00ebsht\u00eb gjetur si pasakt\u00ebsi deklarimi i shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2008, pasi kontrata rezulton e vitit 2009. \u201cSubjekti ka shpjeguar arsyet e k\u00ebsaj pasakt\u00ebsie dhe nuk kan\u00eb rezultuar probleme\u201d, pohoi relatorja \u00c7iftja.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip Benz t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro, \u00c7upi ka pasqyruar si burim krijimi n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb ardhurat familjare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn periodike ka sh\u00ebnuar hua t\u00eb marr\u00eb nga i ati n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro. Komisioni konstaton si babai ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj huaje.<\/p>\n<p>Si pasakt\u00ebsi u evidentua edhe mosdeklarimi n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016 i vler\u00ebs 4 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb sipas analiz\u00ebs financiare duhej t\u00eb ishte n\u00eb gjendjen cash.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se \u00c7upi nuk ka paguar tatimet lidhur me p\u00ebrfitimin e nj\u00eb vlere nga dh\u00ebnia me interes e nj\u00eb huaje 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011. \u00c7iftja tha se pavar\u00ebsisht se shuma mbi t\u00eb cil\u00ebn duhej t\u00eb paguhej tatimi mbi fitimin \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl, kjo vler\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Relatorja renditi balanca negative p\u00ebr disa vite p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016. P\u00ebr vitin 2007, komisioni ka gjetur munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn 1.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb dhe 1 milion\u00eb p\u00ebr shtesat dhe likujditetet. P\u00ebr vitin 2012 u konstatua balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 556 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr vitin 2014 n\u00eb shum\u00ebn 336 mij\u00eb lek\u00eb. Relatorja \u00c7iftja tha se balancat negative jan\u00eb t\u00eb ndryshueshme n\u00eb baz\u00eb t\u00eb provave dhe shpjegimeve t\u00eb depozituara nga subjekti.<\/p>\n<p>Gjyqtari Artan \u00c7upi pretendoi se kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shpenzimet e kryera dhe se babai kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 1.3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>\u201cPranoj se ka pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime lidhur me pasyqrimin e tepricave. Vet\u00ebm gjat\u00eb takimit t\u00eb kryer n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2009 u informova se duhej t\u00eb deklaroja edhe tepricat,\u201d pohoi ai.<\/p>\n<p><strong>Dyshime p\u00ebr korrupsion<\/strong><\/p>\n<p>Sipas raportit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, ekzistojn\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e gjyqtarit Artan \u00c7upi n\u00eb veprimtari t\u00eb paligjshme dhe korrupsion pasiv gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Gjykat\u00ebn e Matit.<\/p>\n<p>\u201cDyshohet se s\u00eb bashku me nj\u00eb avokat ka favorizuar disa persona t\u00eb pandehur n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme. Gjithashtu, ata jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb lirojn\u00eb nj\u00eb person duke shfryt\u00ebzuar hap\u00ebsirat ligjore,\u201d pohoi relatorja Etleda \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se nga hetimet dhe verifikimet e kryera prej Komisionit dhe ONM-s\u00eb mbi dokumente t\u00eb klasifikuara, si dhe nga informacionet e d\u00ebrguara prej insitucioneve ndihm\u00ebse, duket se ka dyshimet p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb \u00c7upit n\u00eb veprimtari t\u00eb paligjshme dhe n\u00eb korrupsion pasiv.<\/p>\n<p>\u00c7upi tha se i kund\u00ebrshtonte t\u00eb gjitha konstatimet e DSIK dhe ato t\u00eb Komisionit lidhur me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. \u201cNuk ka asnj\u00eb prov\u00eb apo indicie. Nuk ka asnj\u00eb takim apo kontakt me ndonj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar. E kund\u00ebrshtoj konstatimin p\u00ebr figur\u00ebn,\u201d tha \u00c7upi.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim, relatorja \u00c7iftja identifikoi probleme drejt\u00ebshkrimore n\u00eb tre dosjet e p\u00ebrzgjedhura nga vet\u00eb subjekti p\u00ebr verifikim. \u201cN\u00eb t\u00eb tre vendimet nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur shkronjat \u2018\u00eb\u2019 dhe \u2018\u00e7\u2019\u201d, tha \u00c7iftja. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb prej pes\u00eb dosjeve t\u00eb shortuara, u identifikua zgjatja e shqyrtimit gjyq\u00ebsor 4 muaj e gjysm\u00eb nga 2 muaj q\u00eb ishte afati.<\/p>\n<p>Gjyqtari Artan \u00c7upi e pranoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se kishte gabime drejt\u00ebshkrimore nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb justifikoi gjetjet e tjera t\u00eb Komisionit p\u00ebr profesionalizmin. P\u00ebr zgjatjen e shqyrtimit 4 muaj e gjysm\u00eb, ai pohoi se kishte rastisur q\u00eb shqyrtimi t\u00eb niste n\u00eb qershor dhe se muajt korrik e gusht ishin periudha lejeje p\u00ebr gjyqtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Komisioni e ka shtrir\u00eb hetimin mbi profesionalizmin deri n\u00eb vitin 2006, prej nga jan\u00eb identifikuar disa gjetje.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb ankim t\u00eb kryer nga nj\u00eb shoq\u00ebri, Komisioni konstaton se subjekti nuk ka shfaqur sjellje t\u00eb p\u00ebrshtatshme si dhe ka marr\u00eb nj\u00eb vendim pezullimi jasht\u00eb afateve. Nga e nj\u00ebjta shoq\u00ebri jan\u00eb depozituar m\u00eb par\u00eb pran\u00eb Inspektoriatit t\u00eb ish-KLD dhe ankesa t\u00eb tjera prej nga jan\u00eb evidentuar situata t\u00eb ngjashme. \u201cPranoj se nuk duhej t\u00eb kisha vendosur pezullimin, por ka ndodhur nga rutina. P\u00ebr kalimin e afatit pes\u00eb ditor lidhur me shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb ekzekutim p\u00ebrmbarimor \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por gjykova se duheshin th\u00ebrritur pal\u00ebt,\u201d tha \u00c7upi.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtarit Artan \u00c7upi ka depozituar ankesa edhe prokurori i prokuroris\u00eb s\u00eb Matit, L.F., i cili ka pretenduar se vendimarrjet e \u00c7upit p\u00ebr caktimin e masave t\u00eb siguris\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur kryerjen e pun\u00ebs nga ana e organit t\u00eb akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDuket se subjekti nuk e njeh ligjin procedurial penal, pasi ka ndryshuar mas\u00ebn edhe pse e pranon se i pandehuri e ka kryer vepr\u00ebn penale,\u201d tha \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se n\u00eb vitin 2013, shtetasi I.B. ka k\u00ebrkuar z\u00ebvend\u00ebsimin t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7upi k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb se kishte pasur t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb \u201carrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cIshin marr\u00eb t\u00eb gjitha provat dhe nuk kishte rrezik. Nuk \u00ebsht\u00eb rrezikuar largimi i t\u00eb pandehurit. Ai ishte me arsim t\u00eb lart\u00eb dhe babai i shtat\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje, por n\u00eb rastin konkret nuk kishte urdh\u00ebr-mbrojtje,\u201dshpjegoi gjyqtari \u00c7upi.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb tre ankesa t\u00eb tjera t\u00eb kryera nga shtetas t\u00eb ndrysh\u00ebm, Komisioni konstaton se gjyqtari \u00c7upi nuk ka aft\u00ebsi t\u00eb intepretoj\u00eb drejt ligjin procedurial penal. \u00c7iftja evidentoi se n\u00eb disa raste konstatohen zgjatje t\u00eb gjykimit dhe mosmarrja e masave ndaj avokat\u00ebve mbrojt\u00ebs t\u00eb t\u00eb pandehurve, pavar\u00ebsisht mosparaqitjes s\u00eb tyre n\u00eb seanca.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb gjetur se \u00c7upi ka caktuar mas\u00eb sigurie m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga ajo e k\u00ebrkuar nga prokurori i \u00e7\u00ebshtjes dhe se vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pasi kishte kaluar afati dhe masa ishte shuar.<\/p>\n<p>Gjyqtari \u00c7upi deklaroi se i ndaluari akuzohej p\u00ebr vrasje nga pakujdesia dhe se vet\u00eb prokurori e kishte ndryshuar q\u00ebndrimin gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb caktimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb duke k\u00ebrkuar \u201carrest n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtarit Artan \u00c7upi jan\u00eb depozituar n\u00eb KPK tre denoncime nga publiku. Komisioni konstaton sjellje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb gjyqtarit \u00c7upi gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb seancave, zgjatje t\u00eb proceseve dhe mosmarrje t\u00eb masave nd\u00ebshkuese ndaj avokat\u00ebve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shkak i zvarritjeve, pavar\u00ebsisht se kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar prej prokurorit.<\/p>\n<p>\u00c7upi i kund\u00ebrshtoi konstatimet e KPK p\u00ebr denoncimet e kryera nga publiku. Ai deklaroi se n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb pandehurit gjykoheshin p\u00ebr vrasje n\u00eb bashk\u00ebpunim. \u00c7upi tha se ngjarja kishte qen\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe e ve\u00e7ant\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye t\u00eb gjitha seancat kishin qen\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb sall\u00eb ka pasur edhe intimidime ndaj avokat\u00ebve t\u00eb t\u00eb pandehurve q\u00eb kryheshin nga familjar\u00ebt e viktimave. Kam marr\u00eb masa dhe i kam nxjerr\u00eb jasht\u00eb ata q\u00eb sillnin probleme. Nga p\u00ebrmbajtja e CD rezulton se tonaliteti i z\u00ebrit tim \u00ebsht\u00eb n\u00eb propocion me fjal\u00ebt fyese. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfunduar procesi n\u00eb afat, por shtyrja ka ardhur vet\u00ebm dy her\u00eb nga gjykata, tre her\u00eb nga prokuroria dhe her\u00ebt e tjera nga avokat\u00ebt mbrojt\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr shkak se nuk gjendeshin n\u00eb Mat dhe vinin nga Tirana,\u201d pohoi \u00c7upi.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u tha se p\u00ebr dy kall\u00ebzime penale t\u00eb kryera ndaj gjyqtarit Artan \u00c7upi p\u00ebr dyshime p\u00ebr raste korrupsioni, \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi i hetimeve nga prokuroria e Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cTheksoj se n\u00eb asnj\u00eb rast n\u00eb karrier\u00ebn time 24-vje\u00e7are si gjyqtar nuk kam marr\u00eb asnj\u00eb v\u00ebrejtje,\u201d pohoi ai.\u00a0 N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Artan \u00c7upi k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 24 korrik, ora 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni ngriti dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb gjyqtarit Artan \u00c7upi n\u00eb korrupsion si dhe sjellje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe zvaritje t\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore. \u00c7upi pretendoi se kishte burime t\u00eb ligjshme dhe kund\u00ebrshtoi konstatimet p\u00ebr past\u00ebrin\u00eb e figur\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74822,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[135,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-\u00c7upi-pas-seances-degjimore-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Matit, Artan \u00c7upi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74821"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74821"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74821\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74823,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74821\/revisions\/74823"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74822"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74821"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74821"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74821"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}