{"id":74830,"date":"2020-07-21T15:58:58","date_gmt":"2020-07-21T13:58:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-apelit-flutura-skenderi-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-veting\/2020\/07\/21\/"},"modified":"2023-04-07T03:31:22","modified_gmt":"2023-04-07T01:31:22","slug":"gjyqtarja-e-apelit-flutura-skenderi-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-veting","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-apelit-flutura-skenderi-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-veting\/2020\/07\/21\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja e Apelit, Flutura Sk\u00ebnderi p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb veting"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u identifikuan pasakt\u00ebsi dhe mosp\u00ebrputhje si dhe nj\u00eb balanc\u00eb negative prej 2.8 milion\u00eb lek\u00ebsh. Komisioni ngriti dyshime p\u00ebr situat\u00eb t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e dy \u00e7\u00ebshtjeve \u2013por gjyqtarja Sk\u00ebnderi tha se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72671\" aria-describedby=\"caption-attachment-72671\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Flutura-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72671\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Flutura-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"72671\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72671\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Flutura Sk\u00ebnderi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Flutura Sk\u00ebnderi u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn me probleme t\u00eb pasuris\u00eb si dhe me dyshime p\u00ebr konflikt interesi n\u00eb shqyrtimin e dy \u00e7\u00ebshtjeve gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr gjyqtaren Sk\u00ebnderi p\u00ebrb\u00ebhet nga Pamela Qirko kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Valbona Sanxhaktari an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Maria Tuma.<\/p>\n<p>Flutura Sk\u00ebnderi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb, \u00a0ku edhe e ushtron aktualisht funksionin e gjyqtares.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtarja Flutura Sk\u00ebnderi fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr hetimin e kryer, transparenc\u00ebn dhe korrekt\u00ebsin\u00eb e procedur\u00ebs s\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>\u201cDuhej ta kishim b\u00ebr\u00eb vet\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ne, trupa e gjyqtar\u00ebve dhe e prokuror\u00ebve,\u201d tha Sk\u00ebnderi.<\/p>\n<p>Relatori Lulzim Hamitaj tha se hetimi p\u00ebr gjyqtaren Sk\u00ebnderi ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri krietret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh dhe pasakt\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet periodike vjetore t\u00eb gjyqtares Flutura Sk\u00ebnderi lidhur me t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet nd\u00ebr vite si dhe pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e investimeve t\u00eb deklaruara.<\/p>\n<p>Sipas relatorit Hamitaj, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli prej 225 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, ku Sk\u00ebnderi ishte bashk\u00ebpronare i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompanie nd\u00ebrtuese. N\u00eb k\u00ebmbim, gjyqtarja ka marr\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 72 m2, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka porositur edhe nj\u00eb shtes\u00eb sip\u00ebrfaqeje prej 50 m2 kundrejt vler\u00ebs 40 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderi ka paguar k\u00ebstin e par\u00eb p\u00ebr shtes\u00ebn 50 m2 n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro, por sipas relatorit, nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb shpenzim n\u00eb deklarat\u00ebn periodike.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, subjekti ka deklaruar se vlera e paguar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti 56 m2 n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb. Hamitaj pohoi se edhe vlera 5 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2006 kur \u00ebsht\u00eb kryer shlyerja e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb 20 mij\u00eb euro p\u00ebr sip\u00ebrfaqen shtes\u00eb t\u00eb banes\u00ebs s\u00ebs re.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka shpjeguar se nuk e ka deklaruar pages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebr shtes\u00ebn, pasi kontrata ende nuk ishte formalizuar,\u201d tha Hamitaj dhe shtoi se kjo pasuri nuk ishte regjistruar ende n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyqtares Sk\u00ebnderi.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua se n\u00eb vitin 2008 ishte r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb punimet e brendshme do t\u00eb kryheshin nga subjekti dhe se vlera e tyre p\u00ebrllogaritej rreth 20 mij\u00eb euro q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte detyrimin e mbetur nga vlera 40 mij\u00eb euro e shtes\u00ebs s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj tha n\u00eb seanc\u00eb se nuk ishin deklaruar disa transaksione t\u00eb kryera gjat\u00eb viteve 2004-2005 lidhur me shitjen e nj\u00eb apartamenti dhe shlyerjen e nj\u00eb kredie. Deklarime t\u00eb pasakta u evidentuar edhe p\u00ebr blerjen e shtes\u00ebs s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitet 2006 dhe 2007 nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar marr\u00ebdh\u00ebnia me shoq\u00ebrin\u00eb, pagesa e k\u00ebstit 20 mij\u00eb euro p\u00ebr shtes\u00ebn si dhe detyrimi i mbetur,\u201d tha Hamitaj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, gjyqtarja Sk\u00ebnderi i ka th\u00ebn\u00eb Komisionit se nuk kishte m\u00eb detyrime me shoq\u00ebrin\u00eb. Edhe administratori i shoq\u00ebris\u00eb ka deklaruar se n\u00eb vitin 2008 \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakort q\u00eb Sk\u00ebnderi t\u00eb kryente vet\u00eb punimet e rifinitur\u00ebs dhe k\u00ebshtu detyrimi i mbetur 20 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb konsideruar i shlyer.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2008, subjekti nuk i ka deklaruar shpenzimet dhe punimet,\u201d vazhdoi Hamitaj n\u00eb seanc\u00eb. Sipas tij, Sk\u00ebnderi ka deklaruar se p\u00ebr shkak t\u00eb mosrespektimit t\u00eb afatit p\u00ebr p\u00ebrmbylljen e kontrat\u00ebs, me q\u00ebllim p\u00ebrshpejtimin e punimeve kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakort q\u00eb t\u2019i kryej\u00eb vet\u00eb punimet.<\/p>\n<p>Nga hetimi i Komisionit ka rezultuar se Sk\u00ebnderi ka marr\u00eb edhe dy kredi t\u00eb tjera, nj\u00eb n\u00eb vitin 2008 n\u00eb shum\u00ebn 760 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb 2009-\u00ebn, n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb rezulton q\u00eb t\u00eb jen\u00eb kryer punimet e rifinituarave t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatori i k\u00ebrkoi shpjegime Sk\u00ebnderit lidhur me mossh\u00ebnimin n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb detyrimit 20 mij\u00eb euro p\u00ebr shtes\u00ebn e apartamentit, q\u00eb e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting. \u201cN\u00eb shpjegime keni th\u00ebn\u00eb se ky detyrim nuk ekzistonte. P\u00ebrse u sh\u00ebnua n\u00eb deklarat\u00ebn veting nj\u00eb detyrim q\u00eb nuk ekzistonte? pyeti Hamitaj.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Sk\u00ebnderi tha se kishte dh\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb shpjegime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb n\u00eb Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI. \u201cNuk kam pasur q\u00ebllim fshehje. Jam munduar t\u00eb provoj t\u00eb gjith\u00eb shpenzimet e kryera dhe i kam dokumentuar me fatura,\u201d tha gjyqtarja lidhur me kostot e punimeve t\u00eb kryera.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi pamund\u00ebsi p\u00ebr shpenzimet e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb Malt\u00eb dhe kryerjen e nj\u00eb masteri n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Komisioni konstaton se p\u00ebr studimet n\u00eb Malt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb paguar tarif\u00eb studimi dhe n\u00eb analiz\u00ebn finanaciare jan\u00eb p\u00ebrllogaritur vet\u00ebm shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr gjysm\u00ebn e vler\u00ebs mesatare vjetore n\u00eb shum\u00ebn 4800 lira malteze.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb student, shpenzimet e jetes\u00ebs u vler\u00ebsuan 50% m\u00eb pak nga kostoja mesatare vjetore e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs,\u201d tha relatori.<\/p>\n<p>Ai shtoi se p\u00ebr shkollimin n\u00eb Lond\u00ebr \u00ebsht\u00eb paguar tarifa 8832 paund. \u201cDuket se nuk ka patur mund\u00ebsi financiar p\u00ebr p\u00ebrballimin e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs si dhe t\u00eb investimeve t\u00eb kryera n\u00eb vitet 2005-2006,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Komisioni ka evidentuar deklarime t\u00eb pasakta edhe p\u00ebr shitjen e nj\u00eb makine, pjes\u00ebn takuese t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb Kor\u00e7\u00eb \u2013t\u00eb cilat jan\u00eb konsideruar si lapsuse dhe gabime materiale nga Sk\u00ebnderi.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb vitin 2006 \u00ebsht\u00eb deklaruar gjendje cash prej 4.2 milion\u00eb lek\u00ebsh, pa pasqyruar burimin. Sipas Komisionit, Sk\u00ebnderi ka pasqyruar gabim vler\u00ebn e nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2008 n\u00eb shum\u00ebn 885 mij\u00eb lek\u00eb, e sh\u00ebnuar prej saj si 800 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009 Sk\u00ebnderi ka deklaruar marrjen e nj\u00eb kredie tjet\u00ebr 4.4 milion\u00eb lek\u00eb, shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb saj, si dhe detyrimin e mbetur. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi administrativ ka rezultuar se kredia ka qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se Sk\u00ebnderi nuk ka deklaruar marrjen e nj\u00eb kredie nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2009 si dhe shlyerjen e saj n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem ishte edhe mosdeklarimi n\u00eb deklaratat periodike para vitit 2017 t\u00eb gjendjes cash.\u00a0 N\u00eb deklarat\u00ebn veting, Sk\u00ebnderi ka deklaruar gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar gjendje cash n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit 2016. N\u00eb vitin 2017 \u00ebsht\u00eb deklaruar pak\u00ebsimi i gjendjes cash n\u00eb shum\u00ebn 8 mij\u00eb 500 euro dhe m\u00eb pas shtimi me 4 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e gjendjes cash n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro, mosdeklarim t\u00eb burimit t\u00eb krijimit dhe pasakt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nga analiza e p\u00ebrgjithshme financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRezultati mund t\u00eb ndryshoj\u00eb bazuar n\u00eb shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara,\u201d paralajm\u00ebroi Hamitaj.<\/p>\n<p><strong>Dyshime p\u00ebr konflikt interesi<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni evidenton dy \u00e7\u00ebshtje ku dyshohet se gjyqtarja Flutura Sk\u00ebnderi \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, t\u00eb cilat lidhen me kompanin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ajo kishte shk\u00ebmbyer truallin n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb apartamenti 72m2 dhe blerjes s\u00eb shtes\u00ebs prej 50m2.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Sk\u00ebnderi ka qen\u00eb pjes\u00eb e trupit gjykues q\u00eb ka shqyrtuar k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vitet 2015 dhe 2016 dhe nuk ka deklaruar gjendjen n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit, pavar\u00ebsisht se ka qen\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese. Hamitaj shtoi se kjo shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese ka qen\u00eb dor\u00ebzan\u00ebse edhe p\u00ebr nj\u00eb kredi q\u00eb ka marr\u00eb gjyqtarja Sk\u00ebnderi.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj e pyeti gjyqtaren Sk\u00ebnderi lidhur me konfliktin e interesit n\u00eb shqyrtimin dhe marrjen e vendimeve n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtjet, ku pal\u00eb ishte edhe shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese me t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte marr\u00ebdh\u00ebnie ekzistuese.<\/p>\n<p>Por gjyqtarja u p\u00ebrgjigj se marr\u00ebdh\u00ebnia me k\u00ebt\u00eb kompani kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2009, duke mohuar konfliktin e interesit.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebdh\u00ebnia ka filluar n\u00eb vitin 2004 dhe ka p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2009 me n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs. K\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e kam shprehur n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore. Kam menduar se marr\u00ebdh\u00ebnia me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese kishte mbaruar q\u00eb prej vitit 2009. N\u00eb t\u00eb dy \u00e7\u00ebshtjet nuk jam ndjer\u00eb aspak brenda konfliktit t\u00eb interesit dhe pal\u00ebt nuk kan\u00eb patur kontestime,\u201d tha Sk\u00ebnderi.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi disa mang\u00ebsi n\u00eb dosjet e zgjedhura me short, t\u00eb tilla si munges\u00eb e baz\u00ebs ligjore apo mospasqyrim i s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr rekurs apo shpenzimet gjyq\u00ebsore. N\u00eb nj\u00eb rast, Komisioni ka gjetur mosnjoftimin e t\u00eb pandehurit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr ankim, pasi vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb tij dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor. P\u00ebr 32 denoncimet e mb\u00ebrritura nga publiku, Hamitaj tha se p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nuk jan\u00eb gjetur probleme. Sipas tij, shpjegimet e Sk\u00ebnderit p\u00ebr denoncimet e verifikuara nga KPK do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Flutura Sk\u00ebnderi nuk preferoi t\u00eb paraqiste parashtrime gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore lidhur me gjetjet e Komisionit. Shkurtimisht ajo pranoi pasakt\u00ebsit\u00eb dhe tha se asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte pasur q\u00ebllim t\u00eb kryente fshehje dhe se kishte qen\u00eb e sinqert\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Flutura Sk\u00ebnderi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ajo k\u00ebrkoi konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb. \u201cN\u00ebse konfirmohem, ju siguroj se do t\u00eb mbaj t\u00eb nj\u00ebjtat q\u00ebndrime q\u00eb prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs sime,\u201d tha ajo n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin me dat\u00eb 23 korrik, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u identifikuan pasakt\u00ebsi dhe mosp\u00ebrputhje si dhe nj\u00eb balanc\u00eb negative prej 2.8 milion\u00eb lek\u00ebsh. Komisioni ngriti dyshime p\u00ebr situat\u00eb t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e dy \u00e7\u00ebshtjeve \u2013por gjyqtarja Sk\u00ebnderi tha se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74831,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Flutura-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Flutura Sk\u00ebnderi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74830"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74830"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74830\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74832,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74830\/revisions\/74832"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74831"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74830"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74830"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74830"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}