{"id":74857,"date":"2020-07-17T21:25:34","date_gmt":"2020-07-17T19:25:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/donika-prela-kerkon-perjashtimin-e-natasha-mulajt-dhe-ina-rames-per-konflikt-interesi\/2020\/07\/17\/"},"modified":"2023-04-07T03:32:29","modified_gmt":"2023-04-07T01:32:29","slug":"donika-prela-kerkon-perjashtimin-e-natasha-mulajt-dhe-ina-rames-per-konflikt-interesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/donika-prela-kerkon-perjashtimin-e-natasha-mulajt-dhe-ina-rames-per-konflikt-interesi\/2020\/07\/17\/","title":{"rendered":"Donika Prela k\u00ebrkon p\u00ebrjashtimin e Natasha Mulajt dhe Ina Ram\u00ebs p\u00ebr konflikt interesi"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa Komisioneri Publik k\u00ebrkon shkarkimin e saj, ish-drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda e nisi ballafaqimin me Kolegjin me k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy gjyqtareve dhe me prova t\u00eb reja prej 375 faqesh.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72606\" aria-describedby=\"caption-attachment-72606\" style=\"width: 524px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prela-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72606\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prela-KPA-524x400.jpg\" alt=\"\" width=\"524\" height=\"400\" data-id=\"72606\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72606\" class=\"wp-caption-text\">Ish-drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb Renda, Donika Prela n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto :LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ish-drejtuesja e Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela e nisi ballafaqimin me Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb premten me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy an\u00ebtareve t\u00eb trup\u00ebs, Natasha Mulaj dhe Ina Rama \u2013duke pretenduar se ishin n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb zgjati rreth gjasht\u00eb or\u00eb, Prela, e cila punon aktualisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs kund\u00ebrshtoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shkarkim t\u00eb Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, nd\u00ebrsa dor\u00ebzoi prova t\u00eb reja dhe k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>Donika Prela u konfirmua unanimisht n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 5 shkurt t\u00eb vitit 2019 nga trupa gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.\u00a0Megjithat\u00eb, vendimi i KPK-s\u00eb u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kritikoi justifikimin q\u00eb trupa gjyq\u00ebsore u b\u00ebri t\u00eb ardhurave t\u00eb pataksuara t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Prel\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurorja Donika Prela i mb\u00ebshteti k\u00ebrkesat e saj p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Natasha Mulajt dhe Ina Ram\u00ebs me hetimet e kryera ndaj t\u00eb af\u00ebrmve dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi fillimisht p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtares Ina Rama, duke pohuar se kishte pritur q\u00eb kjo e fundit t\u00eb reagonte vet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam pritur q\u00eb an\u00ebtarja e trupit gjykues, znj.Ina Rama t\u00eb deklaronte gjendjen n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit dhe t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen, pasi un\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prokurorit kam zhvilluar hetime n\u00eb ngarkim t\u00eb kush\u00ebrir\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb znj.Rama, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018falsifikim t\u00eb dokumenteve shkollor\u00eb\u2019 n\u00eb vitin 2017,\u201d tha Prela n\u00eb KPA.<\/p>\n<p>Prela shpjegoi m\u00eb tej se kush\u00ebrira e Ram\u00ebs kishte qen\u00eb e pun\u00ebsuar si sekretare n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit deri n\u00eb vitin 2014, nd\u00ebrsa n\u00eb von\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e psikologes, duke paraqitur nj\u00eb diplom\u00eb t\u00eb universitetit \u201cKristal\u201d. Nga hetimet e kryera p\u00ebr rastin pas nj\u00eb kall\u00ebzimi penal, Prela tha se \u00ebsht\u00eb verifikuar se diploma ishte e falsifikuar.<\/p>\n<p>Prokurorja Prela shtoi m\u00eb pas se dit\u00ebt e fundit kishte konstatuar se gjendej n\u00eb konflikt interesi edhe me Natasha Mulajn, kryesuesen e trupit gjykues q\u00eb po shqyrton ankimin e Komisionerit kund\u00ebr konfirmimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Prela tha se po hetonte prej shkurtit 2020 dy v\u00ebllez\u00ebrit e Mulajt, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen sipas saj p\u00ebr shkat\u00ebrrim prone dhe kanosje pas nj\u00eb konflikti pron\u00ebsie. Ish-drejtuesja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda shpjegoi me detaje konfliktin ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e Mulajt dhe i k\u00ebrkoi k\u00ebsaj t\u00eb fundit q\u00eb t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen, duke ndjekur t\u00eb nj\u00ebjtin precedent si n\u00eb rastin e Artur Malajt.<\/p>\n<p>Kolegji u t\u00ebrhoq dhe vendosi q\u00eb k\u00ebrkesat e Prel\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy an\u00ebtareve do t\u00eb shqyrtohen nga dy trupa t\u00eb tjera gjykuese t\u00eb KPA-s\u00eb. Mulaj tha se shqyrtimi do t\u00eb vazhdoj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb asaj dhe koleges Ina Rama u pezullohet e drejta p\u00ebr vendimarrje deri n\u00eb shyqrtimin e k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrjashtimit.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet e Komisionerit<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u q\u00ebndroi gjat\u00eb parashtrimeve n\u00eb seanc\u00eb t\u00eb gjitha shkaqeve t\u00eb paraqitura n\u00eb ankimin e tij. Sipas Ballhys\u00ebs, Prela nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm kryesisht n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, por ai k\u00ebrkoi q\u00eb shqyrtimi n\u00eb KPA t\u00eb kryhet n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb nuk e penalizoi Prel\u00ebn p\u00ebr taksat e papaguara p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb vler\u00ebn e 2.5 milion\u00eb lek\u00ebve, Ballhysa theksoi se neni D i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton se t\u00eb ardhurat e ligjshme jan\u00eb ato q\u00eb jan\u00eb deklaruar dhe p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se Prela rezulton me munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe prej 95.6 metrash katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb si dhe p\u00ebr kursime n\u00eb cash, t\u00eb deklaruara si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai shtoi se Prela nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb shlyej\u00eb nj\u00eb hua prej 15 mij\u00eb eurosh q\u00eb bashk\u00ebshorti e ka marr\u00eb nga djali i xhaxhait t\u00eb tij \u2013hua e cila sipas tij \u00ebsht\u00eb e padokumentuar.<\/p>\n<p>Ballhysa ngriti dyshime edhe mbi argumentet e p\u00ebrdorura nga Prela para KPK-s\u00eb lidhur me padijenin\u00eb e t\u00eb shoqit p\u00ebr taksat e papaguara dhe padin\u00eb e b\u00ebr\u00eb ndaj kompanis\u00eb \u201cBru\u00e7i\u201d sh.p.k.. \u00a0Sipas tij, kompania ka paguar gjysm\u00ebn e pag\u00ebs me bank\u00eb dhe gjysm\u00ebn me ark\u00eb, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni. Ballhysa shtoi se ky fakt e kompromenton pozit\u00ebn e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke qen\u00eb se ajo ka ushtruar detyr\u00ebn e prokurores s\u00eb seksionit Task Forc\u00eb, ku jan\u00eb hetuar vepra penale t\u00eb sfer\u00ebs ekonomike.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik p\u00ebrmendi edhe dy raste t\u00eb transaksioneve t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Prel\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb raportuar nga Drejtoria e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave.<\/p>\n<p>Rasti i par\u00eb lidhet me nj\u00eb hua prej 25 mij\u00eb eurosh, e cila nuk figuron n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb dhe i dyti me nj\u00eb pages\u00eb prej rreth 1.7 milion\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb bashk\u00ebshorti i subjektit, Vangjel Prela, kishte paguar n\u00eb Zyr\u00ebn Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr llogari t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit ku kishte punuar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb kryer pagesa, bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar pran\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe marr\u00ebdheniet e pun\u00ebsimit me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cBru\u00e7i\u201d ishin nd\u00ebrprer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb, Komisioneri parashtroi edhe pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb. Ballhysa tha se duke i shtuar k\u00ebsaj vlere edhe balancat e tjera negative t\u00eb konstatuara, vlera totale e pamund\u00ebsis\u00eb financiare shkon n\u00eb shum\u00ebn 7.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb mos deklaroj\u00eb sakt\u00eb pasurit\u00eb,\u201d tha Ballhysa n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ngriti si problem edhe standartet e ndryshme t\u00eb hetimit t\u00eb kryer nga Prela p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cdrejtimit t\u00eb automjetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt\u201d, ku nj\u00ebri prej t\u00eb akuzuarve \u00ebsht\u00eb proceduar n\u00eb kushtet e arrestit me burg dhe tjetri n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb \u2013duke k\u00ebrkuar nj\u00eb rivler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb saj n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kryesuesja Natasha Mulaj tha se n\u00eb Kolegj kishte mb\u00ebrritur edhe nj\u00eb denoncim i ri p\u00ebr Prel\u00ebn lidhur me nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb kryer edhe n\u00eb SPAK, ku pretendohet p\u00ebr zhdukje t\u00eb akteve t\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi t\u00eb kryer nga denoncuesi.<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrshtimet e Prel\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Pasi k\u00ebrkoi administrimin e 375 faqeve me prova t\u00eb reja q\u00eb kishte dor\u00ebzuar n\u00eb KPA, Donika Prela i kund\u00ebrshtoi t\u00eb gjitha pikat e ankimit t\u00eb Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Prela tha se nuk mund t\u00eb penalizohej p\u00ebr taksat e papaguara nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i bashk\u00ebshortit, duke p\u00ebrs\u00ebritur argumentin se k\u00ebto detyrime sipas legjislacionit i takojn\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Prela renditi dhjet\u00ebra ligje, vendime dhe udh\u00ebzime me p\u00ebrcaktimet ligjore p\u00ebr detyrimet tatimore lidhur me pun\u00ebsimin.<\/p>\n<p>\u201cNga provat q\u00eb kam siguruar, pas vendimit t\u00eb Komisionit kam arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj se p\u00ebr t\u00eb gjiitha pagat q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet ligjore, me q\u00ebllim rregullimin e ligjshm\u00ebris\u00eb, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i ka paguar t\u00eb gjitha detyrimet n\u00eb vitin 2019. Nd\u00ebrkoh\u00eb, bashk\u00ebshorti ka kryer padi q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej derdhja e kontributeve,\u201d tha Prela, e cila shtoi se vlera ishte mjaft e vog\u00ebl krahasuar me at\u00eb q\u00eb pretendohej nga Komisioneri.<\/p>\n<p>Prela k\u00ebmb\u00ebnguli se rasti i saj nuk \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me asnj\u00eb prej koleg\u00ebve t\u00eb shkarkuar nga KPA, q\u00eb i ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje Ballhysa n\u00eb ankimin e tij. Sipas Prel\u00ebs, n\u00eb rastin e saj \u00ebsht\u00eb e provuar edhe marr\u00ebdh\u00ebnia e pun\u00ebs edhe kryerja e pagesave.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi p\u00ebrmbushur standartet ligjore t\u00eb KPA q\u00eb n\u00eb shkall\u00eb e par\u00eb lidhur me marr\u00ebdh\u00ebnien e pun\u00ebs,\u201d pohoi Prela. \u201cKemi qen\u00eb ne t\u00eb par\u00ebt q\u00eb e kemi konstatuar dhe kemi ngritur padi ndaj subjektit. Po k\u00ebshtu jemi ne t\u00eb par\u00ebt q\u00eb n\u00eb korrik 2018 kemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni n\u00eb Komisionin se kemi ndjekur hapat ligjor\u00eb\u201d, vijoi ajo.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ajo dor\u00ebzoi dokumentacion lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb 15 mij\u00eb eurove duke pretenduar se kush\u00ebriri i bashk\u00ebshortit kishte krijuar nga puna e tij n\u00eb Greqi prej vitit 1992-2002 vler\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Prel\u00ebs, huadh\u00ebn\u00ebsi ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion liberez\u00ebn e kursimeve p\u00ebr depozita q\u00eb ka pasur q\u00eb prej vitit 1995 e n\u00eb vazhdim. Gjithashtu, ajo tha se shteti grek dispononte dokumentacion p\u00ebr pun\u00ebsimet nga viti 2002 e n\u00eb vazhdim dhe se k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e v\u00ebrtetonte me dokumentacion ligjor nga vendi fqinj.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosdeklarimin e nj\u00eb vlere 1 milion lek\u00eb, Prela tha se ajo ishte marr\u00eb dhe kthyer brenda nj\u00eb jave, si dhe nuk ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr asnj\u00eb interes privat.\u00a0 P\u00ebr q\u00ebndrimin e Komisionerit se apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00ebn kosto, Prela tha se bashk\u00ebshorti e ka vazhduar marr\u00ebdh\u00ebnien me firm\u00ebn nd\u00ebrtuese edhe n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim dhe se ai kishte marr\u00eb vet\u00ebm djers\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Ajo solli si prov\u00eb edhe nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr shitje nga shoq\u00ebria p\u00ebr nj\u00eb apartament q\u00eb e kishte bler\u00eb financierja e kompanis\u00eb nd\u00ebrtuese n\u00eb vler\u00ebn 12 mij\u00eb euro. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se apartamenti p\u00ebr t\u00eb cilin ka paguar 10 mij\u00eb euro, ka pasur edhe kontributin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe se nuk ka pasur ndonj\u00eb p\u00ebrfitim nga vlera 4 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar prej shitjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosdeklarimin e huas\u00eb 25 mij\u00eb euro q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb R.N., Prela shpjegoi se bashk\u00ebshorti nuk ka qen\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi, por ka pasur prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb shtetas tjet\u00ebr, A.P., i cili jetonte n\u00eb Itali dhe nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb vinte dhe t\u00eb kthehej nga Italia n\u00eb Shqip\u00ebri e anasjelltas. Ajo depozitoi dokumentacion sipas t\u00eb cilit, huadh\u00ebn\u00ebsi A.P., s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten kishin patur t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 220 mij\u00eb euro nga viti 200 deri n\u00eb 2010-\u00ebn duke mbuluar shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shtetasit R.N. .<\/p>\n<p>Sipas Prel\u00ebs, ky transaksion nuk ishte deklaruar pasi nuk kishin pasur asnj\u00eb lloj p\u00ebrfitimi apo interesi privat. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ajo pretendoi edhe lidhur me vler\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorti ka paguar pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Hipotek\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit p\u00ebr llogari t\u00eb firm\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimin e kryer n\u00eb KPA dhe kall\u00ebzimin ndaj saj n\u00eb SPAKp\u00ebr zhdukje t\u00eb akteve t\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi, Prela dha se ishte njoftuar nga denoncuesi. Ajo shpjegoi se ishte interesuar pran\u00eb SPAK prej nga kishte m\u00ebsuar se kall\u00ebzimet e kryera nga denoncuesi ishin transferuar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKjo v\u00ebrteton se nuk q\u00ebndron denoncimi,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Ajo e quajti t\u00eb padrejt\u00eb vler\u00ebsimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi edhe p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figures, duke argumentuar se nuk ishin ngritur pretendime nga Komisioneri.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb parashtraimeve t\u00eb saj, prokurorja Donika Prela k\u00ebrkoi administrimin e provave t\u00eb reja dhe ri\u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor. \u201cT\u00eb mos merren parasysh shkaqet e ankimit t\u00eb Komisionerit dhe Kolegji t\u00eb vendos\u00eb l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit,\u201d p\u00ebrfundoi Prela.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr d\u00ebgjimin e konkluzioneve t\u00eb Komisionerit lidhur me provat e reja n\u00eb dat\u00ebn 27 korrik, ora 09:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa Komisioneri Publik k\u00ebrkon shkarkimin e saj, ish-drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda e nisi ballafaqimin me Kolegjin me k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy gjyqtareve dhe me prova t\u00eb reja prej 375 faqesh.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74858,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,473],"tags":[112,101,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prela-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Ish-drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb Renda, Donika Prela n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto :LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74857"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74857"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74857\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74859,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74857\/revisions\/74859"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74858"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74857"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74857"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74857"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}