{"id":74860,"date":"2020-07-16T19:55:42","date_gmt":"2020-07-16T17:55:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-anita-mici-perballet-me-pyetje-per-lirimin-e-lulzim-berishes\/2020\/07\/16\/"},"modified":"2023-04-07T03:32:46","modified_gmt":"2023-04-07T01:32:46","slug":"gjyqtarja-anita-mici-perballet-me-pyetje-per-lirimin-e-lulzim-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-anita-mici-perballet-me-pyetje-per-lirimin-e-lulzim-berishes\/2020\/07\/16\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Anita Mici p\u00ebrballet me pyetje p\u00ebr lirimin e Lulzim Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Mici \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr t\u00eb tre kriteret nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por nj\u00eb raport pap\u00ebrshtatshm\u00ebrie i DSIK dhe vendimi p\u00ebr lirimin e ish-kreut t\u00eb Band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit mund t\u00eb rrezikojn\u00eb karrier\u00ebn e saj.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72597\" aria-describedby=\"caption-attachment-72597\" style=\"width: 476px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Anita-Mici-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72597\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Anita-Mici-1-476x400.jpg\" alt=\"\" width=\"476\" height=\"400\" data-id=\"72597\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72597\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Mici pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja Anita Mici e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten me pik\u00ebpyetje p\u00ebr vendimin e lirimit t\u00eb ish-kreut t\u00eb band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, Lulzim Berisha si dhe nj\u00eb raport pap\u00ebrshtatshm\u00ebrie t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar \u2013ku ngrihen dyshime p\u00ebr favorizimin e nj\u00eb kush\u00ebriri t\u00eb saj t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr trafik t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen rivler\u00ebsimin e gjyqtares Anita Mici p\u00ebrb\u00ebhet nga Lulzim Hamitaj kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici an\u00ebtar.\u00a0 N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Mici ka p\u00ebrfunduar p\u00ebr t\u00eb tre kriteret, por seanc\u00ebn d\u00ebgjimore e dominuan gjetjet p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u identifikuan dy raste p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioni i ka k\u00ebrkuar shjegime gjyqares Anita Mici lidhur me rrethanat leht\u00ebsuese ndaj t\u00eb pandehurve. \u201cAjo ka pohuar se \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb prova dhe n\u00eb bindje t\u00eb brendshme,\u201d tha Bekteshi, duke iu referuar mbrojtjes s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Komisioni i ka k\u00ebrkuar shpjegime Micit p\u00ebr vendimin e lirimit me kusht t\u00eb Lulzim Berish\u00ebs dhe rekursin e kryer nga prokuroria mbi k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit \u2013ku ajo ishte pjes\u00eb e trup\u00ebs gjykuese. N\u00eb shpjegimet p\u00ebr Komisionin, Mici e ka cil\u00ebsuar vendimin e diskutuesh\u00ebm si t\u00eb bazuar n\u00eb ligj, nd\u00ebrsa ka pohuar se k\u00ebrkesa e prokurorit p\u00ebr refuzimin e lirimit t\u00eb Berish\u00ebs nuk ishte marr\u00eb parasysh.<\/p>\n<p>Bileta e parakohshme e lirimit nga burgu p\u00ebr ish-kreun e band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, Lulzim Berisha u vulos m\u00eb 5 dhjetor 2016 nga Gjykata e Apelit Durr\u00ebs, pas nj\u00eb serie vendimesh t\u00eb diskutueshme gjyq\u00ebsore p\u00ebr ulje d\u00ebnimi, raporteve q\u00eb e p\u00ebrshkruajn\u00eb at\u00eb si \u201ct\u00eb\u00a0d\u00ebnuar shembullor\u201d dhe nj\u00eb garanci p\u00ebr pun\u00ebsim t\u00eb ofruar nga kryebashkiaku Vangjush Dako.<\/p>\n<p>I arrestuar m\u00eb 6 prill 2006, Lulzim Berisha ka q\u00ebndruar fizikisht 10 vjet e tet\u00eb muaj n\u00eb burg nga d\u00ebnimi i tij prej 25 vitesh.<\/p>\n<p>Sipas relatores Bekteshi, Mici ka shpjeguar se analiza e kryer p\u00ebr riedukimin e tij bazohej n\u00eb raportet e institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse, sipas t\u00eb cilave sjellja e Berish\u00ebs \u00a0ishte \u201cshum\u00eb e mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Anita Mici argumentoi edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se \u00ebsht\u00eb e drejta e t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr t\u2019u rehabilituar.<\/p>\n<p>\u201cProkurori rekurson uljen e d\u00ebnimit me 45 dit\u00eb, por ai vendim \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb. Ulja e d\u00ebnimit \u00ebsht\u00eb sinteza e nj\u00eb viti sjellje t\u00eb mir\u00eb. Q\u00ebllimi i d\u00ebnimit nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkimi, por rehabilitimi. Ulja e d\u00ebnimit tregon se i d\u00ebnuari ka treguar nivel rehabilitimi. Prokurori e kupton keq ligjin procedurial,\u201d tha Mici n\u00eb seanc\u00eb, duke iu referuar q\u00ebndrimit kund\u00ebrshtues t\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi vijoi m\u00eb tej se Mici kishte mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme p\u00ebr dy persona t\u00eb akuzuar korrupsion, pasi nj\u00ebrin e ka d\u00ebnuar dhe tjetrin jo. Sipas Bekteshit, subjekti ka deklaruar se vendimi i saj ishte i drejt\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe nga gjykatat m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Nga 25 denoncime nga publiku t\u00eb adresuara kund\u00ebr gjyqtares Anita Mici, Bekteshi tha se Komisioni ka vler\u00ebsuar t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb shpjegime vet\u00ebm p\u00ebr 8 prej tyre.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimet, Mici pretendoi se denoncuesit dhe ndonj\u00ebher\u00eb edhe prokuror\u00ebt nuk kan\u00eb njohje t\u00eb ligjit procedurial.<\/p>\n<p>\u201cDenoncuesit, ndonj\u00ebher\u00eb edhe prokurori, nuk kan\u00eb njohje t\u00eb ligjit procedurial. Duhet t\u00eb zbatojm\u00eb \u00e7do ndryshim ligjor. Por ndryshimet e ligjit procedurial nuk jan\u00eb kuptuar nga ankuesit,\u201d tha gjyqtarja Anita Mici.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb t\u2019ia dal\u00ebsh n\u00eb t\u00eb gjitha kompentet\u00ebt e detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit. Jam p\u00ebrpjekur maksimalisht gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p><strong>DSIK konstaton pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar ka ndryshuar raportin e par\u00eb p\u00ebr gjyqtaren Anita Mici, duke konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e saj. Raporti i dyt\u00eb u bazua mbi \u00a0informacionet se gjyqtarja Mici mund t\u00eb kishte ndikuar n\u00eb favorizimin e nj\u00eb prej djemve t\u00eb tezes, t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr trafik l\u00ebnd\u00ebsh narkotike.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se nga verifikimet e Komisionit rezulton se Mici nuk ka gjykuar asnj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb ngarkim t\u00eb kush\u00ebrinjve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb shpjegimet e saj, subjekti ka deklaruar se e ka pasqyruar d\u00ebnimin e dy kush\u00ebrinjve. Ajo e ka quajtur t\u00eb pakuptimt\u00eb ndryshimin e q\u00ebndrimit t\u00eb DSIK. Subjekti pretendon se nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb sakt\u00eb nga ana e DSIK. P\u00ebr vendimarrjet ka th\u00ebn\u00eb se nuk ishte pjes\u00eb e trupit gjykues dhe se n\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb dor\u00ebhequr,\u201d pohoi Bekteshi.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Brunilda Bekteshi tha se gjyqtarja Mici ka deklaruar n\u00eb vitin 2017 se jeton n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, pasuri q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur si kolateral p\u00ebr marrjen e nj\u00eb kredie 45 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2006 me q\u00ebllim blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni e ka konsideruar v\u00ebllan\u00eb si person t\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb lidhur dhe ka verifikuar burimin e k\u00ebsaj pasurie. Sipas Bekteshit, jan\u00eb konstatuar mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e burimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Mici ka pasqyruar fillimisht si burim krijimi t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait nga puna gjat\u00eb periudh\u00ebs 2002-2005 n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro dhe pjesa tjet\u00ebr hua n\u00eb vler\u00ebn 18 mij\u00eb euro nga motra. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Mici ka shpjeguar se v\u00ebllai e ka kursyer vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro nga t\u00eb ardhurat n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga puna si emigrant ekonomik n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, Mici ka shpjeguar se v\u00ebllai ka patur mund\u00ebsi t\u00eb kursej\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro pasi jetonte tek kush\u00ebriri i tij q\u00eb ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, i cili ishte kujdesur p\u00ebr shpenzimet jet\u00ebsore. Lidhur me mosp\u00ebrputhjen ajo ka deklaruar para Komisionit, se pasi i v\u00ebllai u konsiderua si person tjet\u00ebr i lidhur, at\u00ebher\u00eb sakt\u00ebsoi burimet dhe siguroi dokumentacionin ligjor.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjti tip Audi n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr shum\u00ebn 8000 euro, gjyqtarja Mici ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna si avokat.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj makine, pasi ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 407 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se subjekti i rivler\u00ebsimit e ka kontestuar k\u00ebt\u00eb gjetje t\u00eb Komisionit, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se shpenzimet e familjes duhet t\u00eb p\u00ebrllogariten p\u00ebr tre persona dhe jo p\u00ebr kat\u00ebr. Mici ka depozituar \u00e7ertifikatat e shkollimit t\u00eb djalit n\u00eb shkolla jopublike duke pretenduar se shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebrfshihen n\u00eb pages\u00ebn e kryer p\u00ebr arsimimin. Gjithashtu, ajo ka deklaruar se djali jeton q\u00eb n\u00eb vegj\u00ebli me prind\u00ebrit e saj n\u00eb fshat dhe se shpenzimet e tjera t\u00eb jetes\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrballuar prej tyre.<\/p>\n<p>Mici e konsideroi n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore si nj\u00eb pasakt\u00ebsi t\u00eb saj mosdeklarimin m\u00eb par\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb t\u00ebrhequr nga banka n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2015, duke pretenduar se kjo shum\u00eb si edhe nj\u00eb gjendje cash 300 mij\u00eb lek\u00eb, n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb, ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e auomjetit tip Audi n\u00eb vitin 2016. Mici pohoi se n\u00ebse konsideroheshin shpjegimet e saj, at\u00ebher\u00eb balanca financiare rezultonte pozitive.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr vler\u00ebn 75 mij\u00eb euro, Mici ka deklaruar si burim krijimi nj\u00eb kredi 45 mij\u00eb euro, 25 mij\u00eb euro ndihm\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit dhe 5 mij\u00eb euro kursime familjare. Komisioni i ka gjetur t\u00eb rregullta deklarimet p\u00ebr kredin\u00eb dhe vler\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga babai i bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb evidentoi balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 170 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e kursimeve t\u00eb deklaruara t\u00eb p\u00ebrdorua si burim p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Mici i k\u00ebrkoi trupit gjykues q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn finanaciare t\u00eb konsideronte dhe nj\u00eb ndihm\u00eb tjet\u00ebr nga vjehrri n\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore u evidentua fakti se ky apartament nuk ishte marr\u00eb ende n\u00eb dor\u00ebzim nga administratorja e firm\u00ebs nd\u00ebrtuese, pasi ajo ishte d\u00ebnuar p\u00ebr mashtrim me 14 vjet burgim. Mici tha se ishte e pamundur prishja e kontrat\u00ebs dhe kthimi n\u00eb gjendjen fillestare dhe kjo ishte arsyeja q\u00eb ajo banonte n\u00eb apartamentin e t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se nuk jan\u00eb identifikuar probleme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2003 p\u00ebr vler\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb, nj\u00eb llogari rrjedh\u00ebse n\u00eb Alpha Bank dhe p\u00ebr detyrimin e kredis\u00eb n\u00eb vler\u00eb 45 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk u identifikuan probleme edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb trualli 72 m2 me 71 m2 nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 1999 p\u00ebr shum\u00ebn 1.9 milion\u00eb. Sipas KPK, \u00ebsht\u00eb konstatuar se burim p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie kan\u00eb qen\u00eb shitjet e 7 pasurive n\u00eb vitet 1995 dhe 1998 nga babai i bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe n\u00eb blerjen e dy parcelave tok\u00eb kullot\u00eb n\u00eb\u00a0 Vlor\u00eb me sip\u00ebrfaqe 1000 m2 nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2015 kundrejt vler\u00ebs 400 mij\u00eb lek\u00eb, si burim krijimi i t\u00eb cilave jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e tij nga puna si avokat.<\/p>\n<p>Bekteshi deklaroi se nga analiza financiare n\u00eb vite ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 900 mij\u00eb lek\u00eb. \u201cSubjekti ka k\u00ebrkuar zbritjen e zhdoganimit t\u00eb mjetit dhe pages\u00ebn e qirave para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs t\u00eb paguara nga vjehrri, si edhe p\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve t\u00eb djalit tek prind\u00ebrit e saj,\u201d pohoi relatorja.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mici kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pasur burime financiare.<\/p>\n<p>\u201cShpenzimet jetike p\u00ebr familjen ton\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrlloagriten p\u00ebr tre individ\u00eb dhe jo p\u00ebr kat\u00ebr. Djali q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn nj\u00eb vje\u00e7are jeton me prind\u00ebrit n\u00eb fshat,\u201d pohoi Mici. Ajo u q\u00ebndroi t\u00eb gjitha shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna para Komisionit q\u00eb u relatuan nga Bekteshi.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore gjyqtarja Mici shprehu vler\u00ebsimin e saj p\u00ebr hetimin administrativ dhe tha se u q\u00ebndronte t\u00eb gjitha shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam punuar me p\u00ebrkushtim, kurajo dhe ndershm\u00ebri. K\u00ebrkoj konfirmimin tim n\u00eb detyr\u00eb,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 22 korrik, ora 09:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Mici \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr t\u00eb tre kriteret nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por nj\u00eb raport pap\u00ebrshtatshm\u00ebrie i DSIK dhe vendimi p\u00ebr lirimin e ish-kreut t\u00eb Band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit mund t\u00eb rrezikojn\u00eb karrier\u00ebn e saj.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74861,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[116,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Anita-Mici-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Mici pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74860"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74860"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74860\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74862,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74860\/revisions\/74862"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74861"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74860"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74860"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74860"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}