{"id":74863,"date":"2020-07-16T19:19:49","date_gmt":"2020-07-16T17:19:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-selim-kryeziu-perballet-me-probleme-te-pasurise-dhe-raport-negativ-per-figuren\/2020\/07\/16\/"},"modified":"2023-04-07T03:32:50","modified_gmt":"2023-04-07T01:32:50","slug":"gjyqtari-selim-kryeziu-perballet-me-probleme-te-pasurise-dhe-raport-negativ-per-figuren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-selim-kryeziu-perballet-me-probleme-te-pasurise-dhe-raport-negativ-per-figuren\/2020\/07\/16\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Selim Kryeziu p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe raport negativ p\u00ebr figur\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Tre raste t\u00eb dyshuara mitmarrje t\u00eb p\u00ebrshira n\u00eb nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb dhe problemet me pasurin\u00eb iu b\u00ebn\u00eb me dije gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Selim Kryeziu nga KPK, nd\u00ebrsa iu vu n\u00eb dukje edhe mungesa e burimeve p\u00ebr pasurin\u00eb dhe disa mosdeklarime.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72593\" aria-describedby=\"caption-attachment-72593\" style=\"width: 480px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Selim-Kryeziu-pas-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72593\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Selim-Kryeziu-pas-KPK-480x400.jpg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"400\" data-id=\"72593\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72593\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Selim Kryeziu pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Selim Kryeziu u vu p\u00ebrpara dy raporteve negative nga institucionet ndihm\u00ebse t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, nd\u00ebrsa n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb enjtes Komisioni i Pavarur i Kualifikimit b\u00ebri me dije se kishte konfirmuar disa nga shkeljet e gjetura prej ILDKPKI-s\u00eb dhe DSIK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Seanca ndaj Kryeziut u kryesua nga Valbona Sanxhaktari, nd\u00ebrsa relatore ishte Etleda \u00c7iftja dhe an\u00ebtare e trup\u00ebs, Xhensila Pine. Nw cilwsinw e v\u00ebzhguesit ndwrkombwtar ishte i pranishwm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Selim Kryeziu e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998 si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Librazhdit. N\u00eb vitin 2006, ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar inspektor pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2012 u promovua si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7iftja vuri n\u00eb dukje se Kryeziut i ishin gjetur disa probleme t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebrfshi mosjustifikimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb disa personave t\u00eb lidhur n\u00eb shum\u00eb 20 mij\u00eb euro, t\u00eb cilat i kishte marr\u00eb hua. Ajo vuri n\u00eb dukje se disa dokumente justifikuese p\u00ebr personat q\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb huat\u00eb i p\u00ebrkisnin nj\u00eb kohe m\u00eb t\u00eb von\u00eb se sa vet\u00eb huat\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7iftja tha se analiza fianciare p\u00ebr disa vite e nxirrte gjyqtarin me bilanc negativ prej rreth 5.6 milion lek\u00ebsh. Nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosdeklarimesh n\u00eb vite dhe disa deklarime t\u00eb pasakta p\u00ebrfshi deklarimin e nj\u00eb cmimi m\u00eb t\u00eb shtrejt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb marr\u00eb nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave n\u00eb vitin 2000. Sipas relatores apartamenti, 40 metra katror\u00eb n\u00eb Librazhd ishte deklaruar 600 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa ishte bler\u00eb p\u00ebr 437 mij\u00eb lek\u00eb dhe gjyqtari e kishte shitur pas tre dit\u00ebsh p\u00ebr 1.4 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dyshim n\u00ebse k\u00ebrkesa p\u00ebr strehim kishte qen\u00eb legjitime duke iu referuar faktit q\u00eb gjyqtari ishte bashk\u00ebpronar n\u00eb apartamentin e prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Kryeziu q\u00eb b\u00ebri nj\u00eb rezyme t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij dhe shkollimit tha se ishte i past\u00ebr dhe kishte qen\u00eb i paansh\u00ebm e i drejt\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Ai pretendoi se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit prej t\u00eb cil\u00ebve kishte marr\u00eb hua i kishin justifikuar pasurit\u00eb, nd\u00ebrsa tha se n\u00eb apartamentin e prind\u00ebrve jetonte ai v\u00ebllez\u00ebrit e martuar dhe se vendimi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb sht\u00ebpi ishte marr\u00eb nga institucionet dhe kishte qen\u00eb i drejt\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga v\u00ebzhguesi Theo Jacobs p\u00ebr etik\u00ebn e veprimeve me apartamentin e par\u00eb, Kryeziu k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte shkelje nd\u00ebrsa tha se apartamentin ua kishte shitur zaptuesve me \u00e7mimin q\u00eb ata e kishin k\u00ebrkuar sepse nuk donte q\u00eb t\u2019i nxirrte jasht\u00eb. Ai tha se nuk e dinte q\u00eb apartamenti kishte qen\u00eb i zaptuar.<\/p>\n<p>Por Jacobs e ironizoi veprimin e Kryeziut duke i th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb pretendonte se kishte b\u00ebr\u00eb humaniz\u00ebm nd\u00ebrsa e kishte shitur apartamentin tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa e kishte bler\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeziu nd\u00ebrkoh\u00eb kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare dhe i k\u00ebrkoi KPK t\u00eb merrte n\u00eb konsiderat\u00eb nj\u00eb raport nga kontabilisti i pun\u00ebsuar prej tij. Ai tha se shpezimet e llogaritura nga ILDKPKI ishin m\u00eb t\u00eb larta dhe se kishte b\u00ebr\u00eb jet\u00eb modeste. \u201cT\u00eb vetmin rast pushimi jasht\u00eb vendit i kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb Turqi pasi fitova nj\u00eb llotari nga kompania Eagle Mobile\u201d, tha Kryeziu.<\/p>\n<p>\u00c7iftja q\u00eb replikoi me t\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb tha se shpezimet e llogaritura ishin minimale rreth 544 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr nj\u00eb familje me kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb dhe se burimi i llogaris\u00eb ishte INSTAT.<\/p>\n<p><strong>Raporti i DSIK<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja nd\u00ebrkoh\u00eb lexoi nj\u00eb raport negativ nga DSIK. Raporti e akuzonte gjyqtarin p\u00ebr tre raste mitmarrje dhe p\u00ebr p\u00ebrfshirje aktive n\u00eb korrupsion, nd\u00ebrsa vler\u00ebsonte se ai nuk ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00c7iftja tha se akuzat e ngritura n\u00eb raport dhe nga leximi i materialeve t\u00eb klasifikuara, trupa ishte bindur se raporti q\u00ebndronte dhe i kishte kaluar gjyqtarit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto akuza.<\/p>\n<p>Kryeziu i mohoi akuzat. Ai akuzoi nj\u00eb \u00e7ift prokuror\u00ebsh se kishin sajuar \u00e7do gj\u00eb kund\u00ebr tij. Sipas tij nj\u00eb prokuror i cili u d\u00ebrgua nga KPK p\u00ebr rikualifikim p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, kishte interesa personale, nd\u00ebrsa tha se nj\u00eb nga akuzueset ishte kushurira e prokurorit.<\/p>\n<p>Ai u mbrojt po ashtu me faktin q\u00eb \u00e7\u00ebshtja ndaj tij ishte pushuar nga Gjykata e Posa\u00e7me me argumentin se \u201cfakti nuk ekziston\u201d. I pyetur nga Jacobs mbi vendimarrjen n\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb dyshuara Kryeziu tha se ai dhe koleg\u00ebt kishin zbatuar ligjin dhe Kodin Penal.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb \u00c7iftja vuri n\u00eb dukje se probleme ishin gjetur edhe n\u00eb vendimet e tij si gjyqtar, n\u00eb t\u00eb cilat nuk ishte sh\u00ebnuar n\u00eb fund e drejta e pal\u00ebve p\u00ebr ankim dhe koha kur duhej t\u00eb b\u00ebhej ankimi.<\/p>\n<p>Kryeziu tha se kjo kishte qen\u00eb procedur\u00eb normale n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, nd\u00ebrsa tha se vendimet e tij ishin t\u00eb mir\u00eb arsyetuara.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre raste t\u00eb dyshuara mitmarrje t\u00eb p\u00ebrshira n\u00eb nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb dhe problemet me pasurin\u00eb iu b\u00ebn\u00eb me dije gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Selim Kryeziu nga KPK, nd\u00ebrsa iu vu n\u00eb dukje edhe mungesa e burimeve p\u00ebr pasurin\u00eb dhe disa mosdeklarime.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74864,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[144,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Selim-Kryeziu-pas-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Selim Kryeziu pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Vladimir Karaj ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74863"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74863"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74863\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74865,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74863\/revisions\/74865"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74864"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74863"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74863"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74863"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}