{"id":74869,"date":"2020-07-16T15:27:16","date_gmt":"2020-07-16T13:27:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-dyshime-per-konflikt-interesi-per-gjyqtarin-niko-rapi\/2020\/07\/16\/"},"modified":"2023-04-07T03:33:05","modified_gmt":"2023-04-07T01:33:05","slug":"kpk-ngre-dyshime-per-konflikt-interesi-per-gjyqtarin-niko-rapi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-dyshime-per-konflikt-interesi-per-gjyqtarin-niko-rapi\/2020\/07\/16\/","title":{"rendered":"KPK ngre dyshime p\u00ebr konflikt interesi p\u00ebr gjyqtarin Niko Rapi"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr trajtim preferencial dhe konlikt interesi me nj\u00eb kompani q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb hua 4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb makine. Dyshime p\u00ebr konflikt interesi u ngrit\u00ebn edhe p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb me nj\u00eb avokat si dhe nj\u00eb udh\u00ebtim tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb ndeshje futbolli n\u00eb Gjermani. \u00a0\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72580\" aria-describedby=\"caption-attachment-72580\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Niko-Rapi-pas-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72580\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Niko-Rapi-pas-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"72580\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72580\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Niko Rapi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Niko Rapi u p\u00ebrball t\u00eb enjten me pyetje p\u00ebr trajtim t\u00eb mundsh\u00ebm preferencial dhe konflikt interesi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin Rapi p\u00ebrb\u00ebhet nga Lulzim Hamitaj kryesues, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Genta Tafa Bungo an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Mia Roessingh.<\/p>\n<p>Niko Rapi p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2002 dhe u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Pogradecit. Ai u transferua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2016, ku vazhdon ta ushtroj\u00eb funksionin edhe aktualisht.<\/p>\n<p>Relatorja \u00e7\u00ebshtjes, Valbona Sanxhaktari tha se hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtarin Rapi ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri kriteret. Ajo shpjegoi se dokumentacionit t\u00eb dor\u00ebzuar nga gjyqtari Rapi gjat\u00eb hetimit administrativ, i \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebngjitur edhe dosja e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, gjyqtares Miliana Mu\u00e7a, e cila u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga KPK me vendimin e 4 shkurtit 2020.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet p\u00ebr konflikt interesi<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ngriti dyshime p\u00ebr trajtim t\u00eb mundsh\u00ebm preferencial dhe situat\u00eb t\u00eb kushteve t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit mbi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore mes gjyqtarit Niko Rapi dhe shoq\u00ebris\u00eb \u201cBregu sh.p.k\u201d, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ka qen\u00eb kryetar i gjykat\u00ebs s\u00eb Pogradecit. Dyshimet jan\u00eb ngritur n\u00eb nj\u00eb hua me vler\u00eb 4 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb Rapi ka marr\u00eb nga kjo shoq\u00ebri si edhe t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb mjeti luksoz, po n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb \u201cBregu sh.p.k\u201d.<\/p>\n<p>Rapi e ka marr\u00eb huan\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 95 m2 n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb garazhi. Subjekti ka deklaruar se apartamentin e mobiluar dhe garazhin i ka bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn totale 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se p\u00ebr t\u00eb verifikuar mbi burimet e deklaruara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri jan\u00eb marr\u00eb edhe dokumentacionet e administruara n\u00eb dosjen e bashk\u00ebshortes s\u00eb Rapit.<\/p>\n<p>Komisioni nuk identifikon probleme p\u00ebr kredin\u00eb dhe kursimet, nd\u00ebrsa nj\u00eb denoncim i mb\u00ebrritur s\u00eb fundmi n\u00eb KPK p\u00ebr dyshime lidhur me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit mes gjyqtarit Niko Rapi dhe shoq\u00ebris\u00eb \u201cBregu\u201d, ka kusht\u00ebzuar verifikime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha n\u00eb seanc\u00eb se i kan\u00eb k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Pogradecit q\u00eb t\u00eb informoj\u00eb n\u00ebse gjyqtari Rapi ka shqyrtuar \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201cBregu\u201d, prej nga nuk \u00ebsht\u00eb identifikuar ndonj\u00eb rast i till\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja pohoi se vet\u00eb subjekti ka deklaruar gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit se kishte p\u00ebrdorur makina t\u00eb tjera n\u00eb huamarrje, mes tyre edhe nj\u00eb automjet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cBregu sh.p.k\u201d.\u00a0 Sipas Komisionit, Rapi nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj makine tip \u201cLand Rover\u201d, si dhe faktin q\u00eb ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuket se ka patur nj\u00eb trajtim preferencial q\u00eb shkon p\u00ebrtej miq\u00ebsis\u00eb. Duket nj\u00eb trajtim preferencial i padeklaruar dhe se mund t\u00eb ishte n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit kur ka qen\u00eb drejtues i gjykat\u00ebs s\u00eb Pogradecit,\u201d pohoi Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Sanxhaktari shtoi se n\u00eb funksion t\u00eb verifikimeve \u00ebsht\u00eb pyetur edhe shoq\u00ebria \u201cKastrati Group\u201d n\u00ebse ka lidhur kontrata me \u201cBregu sh.p.k.\u201d dhe se subjektit i kaluar barra e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKur ishte drejtues i gjykat\u00ebs s\u00eb Pogradecit, subjekti ka n\u00ebnshkruar kontrata me nj\u00eb kompani q\u00eb operon n\u00eb fush\u00ebn e shitjes s\u00eb karburanteve q\u00eb e kryente k\u00ebt\u00eb aktivitet p\u00ebrmes firm\u00ebs \u2018Bregu sh.p.k,\u2019 tha Sanxhaktari, duke shtuar se provat dhe shpjegimet e administruara do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes.<\/p>\n<p>Rapi i kund\u00ebrshtoi akuzat e KPK-s\u00eb, duke p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se \u201cnuk e kishte lejuar asnj\u00ebher\u00eb veten t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit\u201d, as si gjyqtar dhe as si drejtues.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se para se t\u00eb merrte huan\u00eb, bashk\u00ebshortja ishte em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, por nd\u00ebrkoh\u00eb kishte prind\u00ebrit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe nuk mund ta shiste apartamentin q\u00eb dispononte p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cU detyrova t\u00eb blija nj\u00eb tjet\u00ebr apartament n\u00eb Tiran\u00eb dhe kisha nevoj\u00eb p\u00ebr likujditet. Administrator i \u2018Bregu sh.p.k.\u2019 m\u2019u gjet at\u00ebher\u00eb af\u00ebr, e kisha dhe e kam mik,\u201d tha Rapi, duke shtuar se nuk kishte asnj\u00eb konflikt interesi.<\/p>\n<p>Lidhur me automjetin tip \u201cLand Rover\u201d t\u00eb marr\u00eb hua nga shoq\u00ebria \u201cBregu\u201d, Rapi pohoi se e kishte p\u00ebrdorur me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos paguante siguracionin 50 euro p\u00ebr mjetin e tij, q\u00eb nevojitej p\u00ebr udh\u00ebtimet jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00eb mjet un\u00eb e kam p\u00ebrdorur vet\u00ebm 5 ose 6 or\u00eb dhe nuk i mbaj mend as ngjyr\u00ebn. E mora se po t\u2019i prisja siguracionin makin\u00ebs sime, kushtonte 50 euro, kur un\u00eb aq harxhoja p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Oh\u00ebr. Aktet noteriale kan\u00eb formulim standart. Aty jepej e drejta e mbajtjes pa afat dhe e shitjes, por ajo makin\u00eb \u00ebsht\u00eb shitur nga administratori i shoq\u00ebris\u00eb,\u201d pohoi subjekti.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ka posedim apo p\u00ebrdorim n\u00eb koh\u00eb t\u00eb k\u00ebtij mjeti dhe se nuk ka patur detyrimin ta deklaronte n\u00eb vitin 2016. \u201cGjithashtu nuk ka as konflikt interesi. Nuk do ia lejoja vetes t\u00eb vendosesha n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb konflikti interesi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb mjet. Shpresoj t\u00eb bindeni se p\u00ebrdorimi ka qen\u00eb 5 ose 6 or\u00eb dhe se nuk ka trajtim preferencial,\u201d deklaroi gjyqtari Rapi.<\/p>\n<p>Lidhur me konfliktin t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb interesit me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cBregu sh.p.k\u201d, Rapi tha se nuk rezulton q\u00eb ky subjekt t\u00eb jet\u00eb pal\u00eb kontraktore me institucionin q\u00eb ai drejtonte. \u201cKontratat kan\u00eb qen\u00eb me Kastratin. Nuk ka asnj\u00eb kontrat\u00eb apo dokumentacion q\u00eb shoq\u00ebria \u2018Bregu\u2019 t\u00eb kishte fituar qoft\u00eb nj\u00eb qindark\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb nj\u00eb rast kur shoq\u00ebria Bregu ka konkurruar n\u00eb nj\u00eb tender dhe \u00ebsht\u00eb zgjedhur shoq\u00ebria q\u00eb ishte m\u00eb e favorshme p\u00ebr institucionin dhe jo shoq\u00ebria Bregu. Nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhynte drejtuesi se e ndalonte ligji,\u201d shtoi Rapi.<\/p>\n<p>Sanxhaktari evidentoi se huaja 4 milion\u00eb lek\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb nga shoq\u00ebria \u201cBregu sh.p.k\u201d dhe jo nga miku i tij.<\/p>\n<p>\u201cPse nuk e shikoni veten n\u00eb konflikt interesi, kur shoq\u00ebria \u2018Bregu\u2019 kishte ekskluzivitet p\u00ebr treg\u00ebtimin e karburanteve q\u00eb lidhet dhe me institucionin q\u00eb ju drejtoni? Pse nuk ua ka dh\u00ebn\u00eb shoku, por shoq\u00ebria?\u201d pyeti Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Rapi tha se kjo kishte qen\u00eb zgjidhja e ortak\u00ebve, pasi nuk ishte ndar\u00eb dividenti dhe ishte dh\u00ebn\u00eb prej shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cAta kishin garanci p\u00ebr huan\u00eb se kisha nj\u00eb apartament n\u00eb Kor\u00e7\u00eb q\u00eb rrinin prind\u00ebrit dhe m\u00eb pas e shita 4.6 milion\u00eb lek\u00eb. Shpresoj q\u00eb edhe sipas jush t\u00eb mos konsiderohet si situtat\u00eb n\u00eb konflikt interesi e t\u00eb mos merret parasysh n\u00eb vler\u00ebsimin tim,\u201d k\u00ebrkoi gjyqtari.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se ishin identifikuar edhe autorizime t\u00eb tjera p\u00ebr huap\u00ebrdorje t\u00eb automjeteve, por nuk kishte rezultuar q\u00eb gjyqtari Rapi t\u00eb kishte shqyrtuar \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse personat q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb makinat n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p><strong>Udh\u00ebtimi me avokatin n\u00eb Gjermani<\/strong><\/p>\n<p>Sanxhaktari identifikoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nj\u00eb rast kur gjyqtari Niko Rapi kishte udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit me avokatin N.Z. Komisioni konstaton se gjyqtari Rapi ka shqyrtuar \u00e7\u00ebshtje dhe ka dh\u00ebn\u00eb vendime ku pal\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga avokati N.Z..<\/p>\n<p>Rapi deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se shpenzimet e udh\u00ebtimit i kishte paguar vet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb ndalem n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore me avokatin Naz\u00ebr me t\u00eb cilin kam dy udh\u00ebtime, nj\u00eb n\u00eb Selanik dhe nj\u00eb n\u00eb Strug\u00eb, kur kam shkuar p\u00ebr seminare e leksione. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk do e lejoja veten t\u00eb isha m\u00eb konflikt interesi. N\u00ebse shikohen vendimarrjet ku ai ka qen\u00eb avokat \u00ebsht\u00eb trajtuar si gjith\u00eb avokat\u00ebt e tjer\u00eb,\u201d deklaroi Rapi.<\/p>\n<p>Ai shtoi se n\u00eb pes\u00eb raste e ka penalizuar me gjob\u00eb avokatin N.Z. \u201cKa pasur procese q\u00eb i ka humbur, ka pasur \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i ka fituar. Ka pasur raste kur ka k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e gjyqtarit, por i \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar. Ka pasur raste kur kam dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnime m\u00eb shum\u00eb nga sa k\u00ebrkuar edhe prokuroria,\u201d tha Rapi, duke shpjeguar se udh\u00ebtimet kishin qen\u00eb rast\u00ebsore.<\/p>\n<p>Sanxhaktari e pyeti gjyqtarin Rapi n\u00ebse kishte miq\u00ebsi me avokatin N.Z dhe n\u00ebse trajtimi i \u00e7\u00ebshtjeve ku ai p\u00ebrfaq\u00ebsonte pal\u00ebt mund t\u00eb c\u00ebnonin besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb kam patur udh\u00ebtim 1-ditor nuk mund t\u00eb sjell\u00eb humbjen e besimit t\u00eb publikut. Ata q\u00eb m\u00eb njohin e din\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur q\u00eb pala t\u00eb paragjykoj\u00eb vendimarrjen time. Me at\u00eb avokat kam marr\u00ebdh\u00ebnie p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse, si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt,\u201d u p\u00ebrgjigj ai.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare Mia Roessing e pyeti Rapin se cili e kishte paguar udh\u00ebtimin e subjektit p\u00ebr n\u00eb Gjermani, hotelin dhe bilet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb ndeshje futbolli.<\/p>\n<p>Rapi k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb gjitha shpenzimet i kishte paguar vet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE kisha planifikuar. Nuk kam qen\u00eb i ftuar. N\u00ebse nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb organizator, nuk do t\u00eb thot\u00eb se m\u00eb ka paguar ftes\u00ebn. Kam udh\u00ebtuar nga Selaniku dhe jo nga Tirana, se ishte m\u00eb lir\u00eb p\u00ebr bileta p\u00ebr n\u00eb Gjermani. Konfirmoj se pagesa e udh\u00ebtimit ka qen\u00eb e imja. Dikush tjet\u00ebr i ka paguar biletat, por un\u00eb i kam dh\u00ebn\u00eb lek\u00ebt. Hotelin e kam paguar vet\u00eb, ka qen\u00eb rreth 100 euro dhe bilet\u00ebn p\u00ebr n\u00eb stadium e kam paguar vet\u00eb dhe ka qen\u00eb 30 euro,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Roessing e pyeti Rapin n\u00ebse kishte menduar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr perceptimin e banor\u00ebve t\u00eb Pogradecit q\u00eb mund t\u00eb mendonin di\u00e7ka lidhur marr\u00ebdh\u00ebniet e tij shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruar mes kompanis\u00eb \u201cBregu\u201d dhe gjykat\u00ebs s\u00eb Pogradecit.<\/p>\n<p>\u201cProkura e vitit 2016 nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga ana ine. \u00cbsht\u00eb akt noterial i nj\u00ebansh\u00ebn vet\u00ebm nga administratori. Un\u00eb kam marr\u00eb mjetin dhe kam udh\u00ebtuar. U kam th\u00ebn\u00eb se m\u00eb duhej nj\u00eb makin\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb Oh\u00ebr dhe m\u00eb dhan\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb,\u201d shpjegoi Rapi.<\/p>\n<p>Gjyqtari Niko Rapi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr aspektin profesional, Komisioni konstaton se n\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb gjykuara nga Rapi, shqyrtimi ka zgjatur 2 vjet e 6 muaj, jasht\u00eb afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara. Sanxhaktari tha se vendimi \u00ebsht\u00eb ankimuar dhe se ka pasur denoncim ndaj subjektit n\u00eb KPK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje prej padit\u00ebsit A.M., i cili ankohet p\u00ebr q\u00ebndrimin e mbajtur nga Rapi dhe p\u00ebr afatin e zgjatur t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Gjyqtari Niko Rapi k\u00ebrkoi n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vemndimin m\u00eb dat\u00eb 21 korrik, ora 09.15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr trajtim preferencial dhe konlikt interesi me nj\u00eb kompani q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb hua 4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb makine. Dyshime p\u00ebr konflikt interesi u ngrit\u00ebn edhe p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb me nj\u00eb avokat si dhe nj\u00eb udh\u00ebtim tjet\u00ebr p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74870,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Niko-Rapi-pas-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Niko Rapi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74869"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74869"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74869\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74871,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74869\/revisions\/74871"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74870"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74869"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74869"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74869"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}