{"id":74878,"date":"2020-07-15T17:04:13","date_gmt":"2020-07-15T15:04:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-apelit-irena-brahimi-ballafaqohet-me-probleme-ne-veting\/2020\/07\/15\/"},"modified":"2023-04-07T03:33:28","modified_gmt":"2023-04-07T01:33:28","slug":"gjyqtarja-e-apelit-irena-brahimi-ballafaqohet-me-probleme-ne-veting","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-apelit-irena-brahimi-ballafaqohet-me-probleme-ne-veting\/2020\/07\/15\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja e Apelit, Irena Brahimi ballafaqohet me probleme n\u00eb veting"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e burimit t\u00eb pasurive nga gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr, Irena Brahimi dhe balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 964 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa pati probleme edhe n\u00eb dy kriteret e tjera.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72570\" aria-describedby=\"caption-attachment-72570\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Irena-Brahimi-ne-seance-degjimore.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72570\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Irena-Brahimi-ne-seance-degjimore-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"72570\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72570\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Irena Brahimi n\u00eb seanc\u00ebn e KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Irena Brahimi u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebrb\u00ebhet nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Olsi Komici an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Irena Brahimi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1997 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Sarand\u00eb dhe n\u00eb vitin 2001 u em\u00ebrua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Gjirokast\u00ebr ku edhe vijon pun\u00ebn aktualisht.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Brahimi i k\u00ebrkoi trupit gjykues administrimin e disa provave t\u00eb reja \u2013 dokumentacion mbi aplikimin e kryer p\u00ebr regjistrimin e nj\u00eb apartamenti, si dhe v\u00ebrtetime nga Gjykata e Sarand\u00ebs dhe nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ p\u00ebr pun\u00ebsimin e saj si ndihm\u00ebsgjyqtare jo efektive p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-1996. Komisioni vendosi t\u2019i administroj\u00eb provat e dor\u00ebzuara nga Brahimi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 95.3 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2008 dhe nj\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi p\u00ebr vler\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb, Brahimi ka deklaruar si burime kursime familjare n\u00eb vler\u00ebn 2.3 milion\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb vitin 2007; 1.1 milion\u00eb lek\u00eb kursime gjat\u00eb vitit 2008; nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb nga motra e subjektit n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro si dhe t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara prej dh\u00ebnies m\u00eb qira t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit. Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka sh\u00ebnuar si burime kursimet familjare dhe huan\u00eb e marr\u00eb nga motra e saj.<\/p>\n<p>Duke iu referuar \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb k\u00ebtyre pronave, Komisioni ngre dyshime p\u00ebr trajtim preferencial dhe i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs Brahimit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se subjekti ka depozituar kontrata t\u00eb tjera shit-blerjesh t\u00eb kompanis\u00eb nd\u00ebrtuese p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin pallat, t\u00eb cilat do t\u00eb shqyrtohen para vendimarjes p\u00ebrfundimtare. Dyshimet jan\u00eb ngritur p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimit me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti dhe nj\u00ebsia e sh\u00ebrbimit, rreth 30 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr m2.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb vitin 2016, nj\u00ebsia e sh\u00ebrbimit \u00ebsht\u00eb shitur nga bashk\u00ebshorti i gjyqtares Brahimi n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro.\u00a0 \u201cNgrihen dyshime p\u00ebr trajtim preferencial dhe fiktivitet n\u00eb blerjen dhe shitjen e nj\u00ebsis\u00eb,\u201d tha Hamitaj gjat\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Brahimi tha se n\u00eb kontratat e tjera q\u00eb kishte dor\u00ebzuar rezultonte q\u00eb apartamentet dhe nj\u00ebsit\u00eb e sh\u00ebrbimit t\u00eb ishin shitur me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb. Ajo shpjegoi se shitjen e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit e kishte kryer pasi kishte b\u00ebr\u00eb rivler\u00ebsimin e saj, q\u00eb sipas ekspertit ishte vler\u00ebsuar 6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga qiraja nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, me arsyetimin se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb gjyqtarja Brahimi dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk e dispononin ende nj\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit si pron\u00eb t\u00eb tyren.<\/p>\n<p>Brahimi k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00eb vlera 299 mij\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga qiraja, duke pretenduar se e kishin marr\u00eb n\u00eb disponim nj\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit me p\u00eblqimin e nd\u00ebrtuesit, pasi kishin paguar kaparin 1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj evidentoi mosp\u00ebrputhje lidhur me periudh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e shit-blerjes s\u00eb apartamentit dhe nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit dhe koh\u00ebn e t\u00ebrheqjes s\u00eb huas\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb burimi kryesor p\u00ebr shlyerjen e vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre pronave.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, n\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se e gjitha vlera 4.5 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale para n\u00ebnshkrimit nga pal\u00ebt t\u00eb kontrat\u00ebs. Relatori sqaroi se n\u00ebnshkrimi i kontrat\u00ebs daton n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2008, nd\u00ebrsa vlera e huas\u00eb 30 mij\u00eb euro ka mb\u00ebritur n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares dhe \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb janar t\u00eb 2009-\u00ebs.<\/p>\n<p>Brahimi sqaroi se n\u00eb muajin janar 2008 i kishin paguar si kapar shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb q\u00eb kishte burim kursimet, kurse nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb janar t\u00eb 2009-\u00ebs kishin paguar pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vler\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga huaja 30 mij\u00eb euro e marr\u00eb prej motr\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2008, kompania nd\u00ebrtuese kishte depozituar dokumentacionin tek noteri p\u00ebr redaktim dhe se n\u00ebnshkrimi i kontrat\u00ebs ishte kryer n\u00eb janar 2009, pasi isht\u00eb realizuar edhe pagesa e vler\u00ebs s\u00eb mbetur.<\/p>\n<p>\u201cEdhe administratori i shoq\u00ebris\u00eb ka deklaruar se 1 milion lek\u00eb jan\u00eb paguar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2008 dhe pjesa tjet\u00ebr n\u00eb janar t\u00eb 2009-\u00ebs. Gjithashtu deklaron se procesi i n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shit-blerjes ka vazhduar deri n\u00eb janar t\u00eb vitit 2009. Edhe aplikimi p\u00ebr regjistrimin e pron\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb janar t\u00eb vitit 2009 si dhe kontrata e energjis\u00eb elektrike \u00ebsht\u00eb lidhur disa muaj m\u00eb von\u00eb,\u201d tha Brahimi dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte arritur t\u00eb provonte se n\u00ebnshkrimi i kontrat\u00ebs ishte realizuar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2009.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe mbi mund\u00ebsin\u00eb e motr\u00ebs s\u00eb gjyqtares Brahimi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb prej nga \u00ebsht\u00eb konkluduar se ajo ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga puna e saj dhe e bashk\u00ebshortit n\u00eb Greqi, p\u00ebr t\u00eb kursyer vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK e gjen kontradiktor deklarimin p\u00ebr punimet shtes\u00eb dhe arredimin e apartamentit dhe t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb deklaruara nga gjyqtarja Brahimi. Sipas Hamitajt, nga hetimi ka rezultuar se vlera 1.6 milion\u00eb lek\u00eb e deklaruar si kosto e punimeve shtes\u00eb dhe e arredimit nuk p\u00ebrputhet me rezultatet e hetimit administrativ. Ai tha se Komisioni vler\u00ebson se vlera e shpenzuar p\u00ebr arredimin duhet t\u00eb jet\u00eb 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb konstatuar kryerje e punimeve shtes\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit nga subjekti.<\/p>\n<p>Brahimi shpjegoi se punimet shtes\u00eb ishin kryer nga nd\u00ebrtuesi me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit. Ajo tha se kishin zgjedhur pllaka t\u00eb tjera nga ato q\u00eb p\u00ebrdorte shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese dhe se punimet dhe gipsit dhe oxhakun i kishte kryer po firma nd\u00ebrtuese kundrejt nj\u00eb vlere shtes\u00eb q\u00eb i ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb truall n\u00eb Berdevesh t\u00eb Sarand\u00ebs t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1996 n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 438 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj identifikoi mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Sipas Hamitajt, n\u00eb vitin 2003 gjyqtarja Brahimi ka deklaruar si burim kursime t\u00eb saj, t\u00eb familjes prind\u00ebrore dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb ardhura nga puna dhe kursime t\u00eb prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se si bler\u00ebs n\u00eb kontrat\u00eb figuron bashk\u00ebshorti i subjektit dhe se e zot\u00ebrojn\u00eb truallin me pjes\u00eb takuese 50% secili. Nga analiza financiare e KPK \u00ebsht\u00eb konkluduar se gjyqtarja Brahimi dhe bashk\u00ebshorti i saj mund t\u00eb kishin kursyer n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb 61 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka pasur dokumentacion provues p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Brahimi e pranoi se se kishte nj\u00eb harres\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting ku nuk kishte pasqyruar si burim t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit. Ajo shpjegoi se bashk\u00ebshorti ishte shk\u00ebputur nga studimet gjat\u00eb periudh\u00ebs 1992-1993 dhe kishte punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale n\u00eb Greqi. Sipas Brahimit, ishte e pamundur t\u00eb siguronte dokumentacion p\u00ebr pun\u00ebsimin e bashk\u00ebshortit n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Ajo tha se kishte lidhur martes\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1995 dhe se trualli ishte bler\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me bashk\u00ebshortin n\u00eb shkurt t\u00eb 1996-\u00ebs. \u201cK\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb shkarkohen nga analiza financiare 250 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb investuara nga bashk\u00ebshorti, pasi ato jan\u00eb krijuar para martes\u00ebs,\u201d k\u00ebrkoi Brahimi.<\/p>\n<p>Ajo vijoi se vlera totale q\u00eb kishte paguar p\u00ebr blerjen e truallit ishte 250 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga t\u00eb ardhurat e pun\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve 50 mij\u00eb lek\u00eb. Brahimi k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte patur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna e saj si juriste dhe m\u00eb pas si ndihm\u00ebs gjyqtare jo efektive. \u201cK\u00ebrkoj korrigjimin e analiz\u00ebs financiare\u201d, pohoi Brahimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip Benz t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr 5500 euro, Komisioni konstaton balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 338 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim krijimi, Brahimi ka deklaruar t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb autoveture q\u00eb kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2004 dhe kursime familjare. Komisioni konstaton se Brahimi i ka shitur mjetin n\u00eb vler\u00ebn 760 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e ka bler\u00eb 615 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues nuk e ka konsideruar t\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e mjetit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb mospagimit t\u00eb tatimit t\u00eb fitimit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Brahimi pretendoi se edhe n\u00ebse nuk p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00ebn financiare gjith\u00eb vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e makin\u00ebs, ajo dhe bashk\u00ebshorti kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme q\u00eb n\u00eb vitin 2007 t\u00eb rezultonin me balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb hetimi administrativ, Komisioni konstaton nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 964 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Raportet e DSIK p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka depozituar pran\u00eb Komsionit dy raporte p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. N\u00eb raportin e vitit 2017, DSIK ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtares Irena Brahimi. Relatori Hamitaj tha se edhe n\u00eb vitin 2019, DSIK konstaton p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb, por i referon Komisionit informacione t\u00eb klasifikuara p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb mundshme t\u00eb Brahimit n\u00eb veprimtari t\u00eb jasht\u00ebligjshme dhe korruptive.<\/p>\n<p>\u201cInformacionet e reja do t\u00eb shyqrtohen nga Komisioni gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare\u201d, pohoi Hamitaj.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Brahimaj i konsideroi t\u00eb pav\u00ebrteta denoncimet e kryera n\u00eb adres\u00eb t\u00eb saj lidhur me kriterin e figur\u00ebs. \u201cDyshoj se denoncuesi anonim ka dashur t\u00eb hakmerret p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr civile. Ju keni pyetur nj\u00eb d\u00ebshmitar dhe ju ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb pretendimi nuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb. P\u00ebr 25 vite q\u00eb kam ushtruar detyr\u00ebn e gjyqtarit, as jam t\u00ebrhequr ndonj\u00ebher\u00eb dhe as jam tunduar. N\u00ebse keni paqart\u00ebsi, m\u00eb pyesni\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Duke iu referuar raportit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGj lidhur me kriterin e profesionalizmit, Hamitaj tha se konstatohen raste kur prej gjyqtares nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur parimet e t\u00eb drejt\u00ebs. \u201cP\u00ebr pes\u00eb dosjet e p\u00ebrzgjedhura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rast\u00ebsore, KLGj specifikon se ka munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit lidhur me zhvillimin e seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb si dhe nuk p\u00ebrshkruhen t\u00eb drejat e rekursit dhe shpenzimet gjyq\u00ebsore\u201d, pohoi Hamitaj.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar edhe ankesat e kryera ndaj Brahimit p\u00ebr zvarritje t\u00eb procesit, q\u00eb jan\u00eb arkivuar prej ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD pasi nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit Gjirokast\u00ebr e ka informuar Komisionin se nga 16 k\u00ebrkesa t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb gjyqtares Brahimi, 10 jan\u00eb pranuar.<\/p>\n<p>Hamitaj deklaroi se Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka informuar se n\u00eb vitin 2016 nj\u00eb institucion ka d\u00ebrguar informacione p\u00ebr subjektin n\u00eb ish-Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, e cila ka vendosur n\u00eb vitin 2018 mosfillimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb shumic\u00ebn e 27 denoncimet e kryera nga publiku ndaj gjyqtares Irena Brahimi. Hamitaj tha se p\u00ebr disa prej denoncimeve, Brahimit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, gjyqtarja Brahimi i tha Komisionit se ishte e sigurt\u00eb q\u00eb kishte respektuar ligjin dhe t\u00eb drejtat e pal\u00ebve gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJu p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr hetimin! K\u00ebrkoj konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi gjyqtarja Irena Brahimi.<\/p>\n<p>KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 21 korrik, ora 09:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e burimit t\u00eb pasurive nga gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr, Irena Brahimi dhe balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 964 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa pati probleme edhe n\u00eb dy kriteret e tjera.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74879,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[214,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Irena-Brahimi-ne-seance-degjimore.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Irena Brahimi n\u00eb seanc\u00ebn e KPK. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74878"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74878"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74878\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74880,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74878\/revisions\/74880"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74879"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74878"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74878"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74878"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}