{"id":74899,"date":"2020-07-13T19:09:46","date_gmt":"2020-07-13T17:09:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-sander-simoni-bindi-kpk-se-nuk-kishte-dijeni-per-denimin-e-valdrin-pjetrit-ne-itali\/2020\/07\/13\/"},"modified":"2023-04-07T03:34:18","modified_gmt":"2023-04-07T01:34:18","slug":"gjyqtari-sander-simoni-bindi-kpk-se-nuk-kishte-dijeni-per-denimin-e-valdrin-pjetrit-ne-itali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-sander-simoni-bindi-kpk-se-nuk-kishte-dijeni-per-denimin-e-valdrin-pjetrit-ne-itali\/2020\/07\/13\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Sand\u00ebr Simoni bindi KPK se nuk kishte dijeni p\u00ebr d\u00ebnimin e Valdrin Pjetrit n\u00eb Itali"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se gjyqtari Sand\u00ebr Simoni e ka plot\u00ebsuar me sakt\u00ebsi e v\u00ebrtet\u00ebsi deklarat\u00ebn e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs. Gjithashtu, pretendimet e DSIK se mundej q\u00eb Simoni t\u00eb kishte influencuar n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje u rr\u00ebzuan nga Komisioni, pasi rezultoi se ai nuk kishte qen\u00eb an\u00ebtar i trupave gjykuese. <!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67315\" aria-describedby=\"caption-attachment-67315\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sandersimoni.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-67315\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sandersimoni-534x400.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"67315\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67315\" class=\"wp-caption-text\">Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, Sand\u00ebr Simoni | Foto : Edmond Hoxhaj \/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Sand\u00ebr Siomoni \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK.<\/p>\n<p>Simoni e ka bindur Komisionin lidhur me padijenin\u00eb e tij gjat\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb formularit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs p\u00ebr procedimin penal n\u00eb Itali ndaj kush\u00ebririt Valdrin Pjetri, fakt q\u00eb u b\u00eb publik n\u00eb vitin 2019 &#8211; si dhe p\u00ebr mosp\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb referuara nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK.<\/p>\n<p>Sand\u00ebr Simoni ka mbaruar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2000 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs. N\u00eb dhjetor 2003, Simoni u em\u00ebrua gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe n\u00eb vitin 2004 u promovua si kryetar i k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p>Paralelisht me pun\u00ebn si gjyqtar, Simoni \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie si n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs ashtu edhe n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2019, Simoni u caktua p\u00ebrkoh\u00ebsisht kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deri n\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar t\u00eb institucioneve t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs t\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb vitin 2017, Simoni ka sh\u00ebnuar se nuk ka pasur dijeni n\u00ebse an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes kan\u00eb kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme apo jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se, n\u00eb vitin 2019, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni nga mediet q\u00eb Valdrin Pjetri, kush\u00ebriri i par\u00eb i gjyqtarit Simoni, ka qen\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Itali n\u00eb vitin 2003 p\u00ebr trafik l\u00ebnd\u00ebsh narkotike. P\u00ebr mosdeklarimin e k\u00ebtij fakti, Valdrin Pjetrit ju mohua mandati i kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs i fituar gjat\u00eb zgjedhjeve vendore t\u00eb 30 qershorit 2019, q\u00eb u zhvilluan pa pjes\u00ebmarrjen e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shpjegimet e tij, Simoni ka deklaruar se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr d\u00ebnimin e Pjetrit dhe se e kishte m\u00ebsuar nga media si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam ndjekur si qytetar k\u00ebt\u00eb proces nga mediat, ku kam ndjekur dhe deklaratat e tij se nuk ka probleme me drejt\u00ebsin\u00eb, e m\u00eb von\u00eb se nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb tyre. Ai me k\u00ebto q\u00ebndrime ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr vet\u00eb pasoj\u00ebn q\u00eb rrjedh nga mosdeklarimi i nj\u00eb situate t\u00eb till\u00eb. P\u00ebr pasoj\u00eb, un\u00eb nuk kisha si ta dija kur publikisht ky fakt nuk njihej, as nga opinioni e as nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse q\u00eb kan\u00eb lejuar kandidimin e tij p\u00ebr t\u2019u zgjedhur si kryetar bashkie\u201d, ka shpjeguar Simoni.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb nga familjar\u00ebt e mi, as n\u00ebna dhe as prind\u00ebrit e tij me t\u00eb cil\u00ebt kam diskutuar m\u00eb pas, nuk ishin n\u00eb dijeni t\u00eb asnj\u00eb fakti t\u00eb till\u00eb t\u00eb pretenduar. \u2026Ne dinim vet\u00ebm faktin q\u00eb ai ka qen\u00eb student n\u00eb Itali\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Simoni ka sqaruar p\u00ebr Komisionin se \u00ebsht\u00eb takuar rrall\u00eb me Pjetrin, vet\u00ebm n\u00eb raste familjare, si dasma apo ceremoni, kur kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ftuar nga t\u00eb af\u00ebrmit e tyre t\u00ebs p\u00ebrbashk\u00ebt. Sipas tij, nuk kan\u00eb ndonj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb af\u00ebrt, p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs, si dhe distanc\u00ebs q\u00eb ka mbajtur p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit t\u00eb Pjetrit n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Simoni ka pohuar se ai nuk ka kryer asnj\u00eb udh\u00ebtim me kush\u00ebririn e tij Valdrin Pjetri dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb kjo gj\u00eb t\u00eb verifikohet nga Komisioni.<\/p>\n<p>\u201cNga verifikimi n\u00eb sistemin TIMS, nuk rezultoi q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit dhe shtetasi V.P. t\u00eb ken\u00eb udh\u00ebtuar bashk\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat data apo n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin automjet apo linj\u00eb ajrore\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit e ka plot\u00ebsuar deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs n\u00eb dat\u00ebn 25.1.2017, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb d\u00ebnimi i shtetasit V.P. \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2003 n\u00eb Itali dhe ngjarja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2019, nuk u v\u00ebrtetuan lidhje apo kontakte t\u00eb vazhdueshme shoq\u00ebrore mes tyre, p\u00ebrve\u00e7se atyre familjare. Subjekti e ka plot\u00ebsuar me sakt\u00ebsi dhe v\u00ebrtet\u00ebsi deklarat\u00ebn e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs duke dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb plota dhe bind\u00ebse n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me shtetasin V.P.\u201d, konkludon Komisioni.<\/p>\n<p>DSIK paraqiti n\u00eb KPK dy raporte kontradiktore p\u00ebr gjyqtarin Sand\u00ebr Simoni. N\u00eb t\u00eb parin konstatoi p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs &#8211; nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dytin ngrinte dyshime se mund t\u00eb kishte influencuar n\u00eb kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje. Raporti i dyt\u00eb i DSIK \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Komisioni si i pabazuar n\u00eb prova.<\/p>\n<p>Pas dh\u00ebnies s\u00eb shpjegimeve nga Simoni si edhe verifikimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb d\u00ebrguara nga DSIK, ka rezultuar se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk kishte gjykuar \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr t\u00eb cilat pretendohej, si edhe nuk kishte qen\u00eb kryetar gjykate n\u00eb periudh\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast DSIK-ja dhe Grupi i Pun\u00ebs nuk ka zbatuar detyrimin q\u00eb rrjedh nga neni 39 i ligjit paragrafi 1 i tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb verifikimin n\u00ebse informacioni \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb dhe n\u00ebse v\u00ebrtet ka kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm apo jo. Minimalisht Grupi i Pun\u00ebs duhej t\u00eb verifikonte n\u00ebse un\u00eb kam qen\u00eb gjyqtar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb pretendohet se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb e n\u00ebse ka prova p\u00ebr kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e futur n\u00eb Raport apriori informacioni i institucionit t\u00eb verifikimit\u2026\u201d, ka deklaruar Simoni. Sipas tij, DSIK duhej t\u00eb kishte verifikuar n\u00ebse informacioni ishte ndonj\u00eb rast mashtrimi, gj\u00eb q\u00eb se ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Simoni ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb treguar gjithmon\u00eb i kujdessh\u00ebm gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij dhe se n\u00eb dy raste, n\u00eb vitin 2007 dhe 2011 ka kryer kall\u00ebzim penal n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs ndaj dy personave q\u00eb abuzonin me emrat e gjyqtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr \u201cmashtrim\u201d dhe \u201cshpifje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se nga verifikimi i kryer prej Komisionit nuk ka rezultuar q\u00eb Simoni t\u00eb kishte lidhje me \u00e7\u00ebshtjet penale t\u00eb evidentuara n\u00eb raportin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk u v\u00ebrtetua pjes\u00ebmarrja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb pozicionin e an\u00ebtarit apo kryesuesit t\u00eb trup\u00ebs gjyq\u00ebsore, n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore me persona t\u00eb dyshuar si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, duke hequr \u00e7do dyshim mbi p\u00ebrfshirje t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb veprimtari korruptive\u201d, konkludon Komisioni.<\/p>\n<p>Komisioni nuk identifikon probleme p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb duke konkluduar se gjyqtari Simoni ka pasur burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar investimet, kursimet dhe shpenzimet e kryera prej tij dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb &#8211; si dhe ka rezultuar me balanc\u00eb financiare pozitive p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar hetimit administrativ.<\/p>\n<p>P\u00ebr aspektin profesional Komisioni e konsideron \u201ct\u00eb aft\u00eb\u201d gjyqtarin Sand\u00ebr Simoni dhe konstaton se n\u00eb denoncimet e kryera nga publiku nuk jan\u00eb gjetur prova apo indicie.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK q\u00eb kreu procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin Simoni p\u00ebrb\u00ebhej nga Brunlida Bekteshi kryesuese, Olsi Komici Relator dhe Roland Ilia an\u00ebtar.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se gjyqtari Sand\u00ebr Simoni e ka plot\u00ebsuar me sakt\u00ebsi e v\u00ebrtet\u00ebsi deklarat\u00ebn e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs. Gjithashtu, pretendimet e DSIK se mundej q\u00eb Simoni t\u00eb kishte influencuar n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje u rr\u00ebzuan nga Komisioni, pasi rezultoi se ai nuk kishte qen\u00eb an\u00ebtar i trupave gjykuese.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74900,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[162,118,717,718,227],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sandersimoni.jpg","fifu_image_alt":"Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, Sand\u00ebr Simoni | Foto : Edmond Hoxhaj \/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74899"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74899"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74899\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74901,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74899\/revisions\/74901"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74900"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}