{"id":74926,"date":"2020-07-08T15:14:40","date_gmt":"2020-07-08T13:14:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kryetarja-e-gjykates-se-kavajes-entela-shedula-nuk-provoi-dot-burimin-e-viles-3-kate\/2020\/07\/08\/"},"modified":"2023-04-07T03:35:58","modified_gmt":"2023-04-07T01:35:58","slug":"kryetarja-e-gjykates-se-kavajes-entela-shedula-nuk-provoi-dot-burimin-e-viles-3-kate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kryetarja-e-gjykates-se-kavajes-entela-shedula-nuk-provoi-dot-burimin-e-viles-3-kate\/2020\/07\/08\/","title":{"rendered":"Kryetarja e gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, Entela Shedula nuk provoi dot burimin e vil\u00ebs 3 kate"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur t\u00eb Kualifikimit nuk i ka konsideruar t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e deklaruara prej bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga puna n\u00eb emigrim, aktiviteti privat dhe pagat n\u00eb tre shoq\u00ebri, pasi nuk u provuan me dokumentacion ligjor. N\u00eb vendim identifikohen edhe pasakt\u00ebsi e mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarime.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67780\" aria-describedby=\"caption-attachment-67780\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Entela-Shedula.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-67780\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Entela-Shedula-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"67780\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67780\" class=\"wp-caption-text\">Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, Entela Shedula pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 4 qershor t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra kryetaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, Entela Shedula pasi u identifikuan munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb vile tre kat\u00ebshe dhe blerjen e nj\u00eb autoveture; si dhe deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe p\u00ebr pasurit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur thuhet se Shedula nuk arriti t\u00eb bind\u00eb Komisionin lidhur me t\u00eb ardhurat e siguruara nga bashk\u00ebshorti n\u00eb emigrim, nga aktiviteti i tij privat dhe nga tre pun\u00ebsime.<\/p>\n<p>Entela Shedula e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996. Ajo ka punuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kavaj\u00ebs dhe prej vitit 2011, deri n\u00eb shkarkimin nga detyra m\u00eb 4 qershor, mbajti pozicionin e kryetares s\u00eb k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb kreu rivler\u00ebsimin e Shedulas p\u00ebrb\u00ebhej nga Xhensila Pine kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Brunilda Bekteshi an\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh p\u00ebr vil\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb godin\u00eb me tri kate me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore 139.3 m2, n\u00eb katin p\u00ebrdhes dhe me sip\u00ebrfaqe 172.9 m2 n\u00eb dy katetet e sip\u00ebrme, me vler\u00eb t\u00eb deklaruar 8 milion\u00eb e 450 mij\u00eb lek\u00eb, Shedula ka pasqyruar n\u00eb deklart\u00ebn veting si burime krijimi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb ardhurash t\u00eb siguruara nga bashk\u00ebshorti si emigrant ekonomik n\u00eb Itali nga viti 1991 e n\u00eb vijim; nga aktiviteti privat i tij n\u00eb tregtin\u00eb e veshjeve t\u00eb p\u00ebrdorua dhe nj\u00eb kopshti jo publik; pes\u00eb kredi; t\u00eb ardhura nga shitja e trojeve dhe e nj\u00eb kamion\u00e7ine; si dhe t\u00eb\u00a0 ardhura nga puna e saj si gjyqtare.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit p\u00ebrdhes dhe t\u00eb karabinas\u00eb s\u00eb katit t\u00eb par\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 1995-1999, ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i gjyqtares Shedula dhe familjar\u00ebt e tij, kan\u00eb pasur munges\u00eb burimesh n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb e 90 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb karabinas\u00eb s\u00eb katit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 2000 \u2013 2001 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 802 mij\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vitin 2006, ku si burim jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioni nuk e ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb si burim t\u00eb ligjsh\u00ebm kredin\u00eb, pasi Shedula e ka t\u00ebrhequr t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb gusht t\u00eb 2005-\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka deklaruar gjendje cash n\u00eb fund t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn kur ka vazhduar nd\u00ebrtimi, deri n\u00eb vitin 2016 ku \u00ebsht\u00eb regjistruar banesa, jan\u00eb konstatuar balanca negative edhe n\u00eb vitet 2008 dhe 2012, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vlerat -468 mij\u00eb lek\u00eb dhe -255 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr kredi t\u00eb marra pran\u00eb fondit \u201cBesa\u201d n\u00eb shum\u00ebn totale 1.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim ushtrim \u201caktiviteti tregtar\u201d, nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga Komisioni n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr banes\u00ebn 3-kat\u00ebshe, edhe pse gjyqtarja Shedula i ka deklaruar si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Pretendimet e Shedulas se Fondi Besa nuk jepte kredi p\u00ebr sht\u00ebpi dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishin detyruar t\u2019i merrnin p\u00ebr biznes, nuk e kan\u00eb qen\u00eb bindur trupin gjykues.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Shedula nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna n\u00eb emigrim, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 1994-1999. P\u00ebr shkak se nd\u00ebrtimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb jan\u00eb kryer para martes\u00ebs, trupi gjykues konkludon se gjyqtarja Shedula nuk mund t\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr gjendjen negative dhe nuk mund t\u2019i aplikohet mas\u00eb disiplinore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr vitet 2000 \u2013 2001 dhe 2003-2016 subjekti ka qen\u00eb pjes\u00eb e familjes Shedula dhe sipas trupit gjykues ajo ka kontribuar financiarisht p\u00ebr vazhdimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb prej vitit 1999 kur \u00ebsht\u00eb kryer celebrimi.<\/p>\n<p>Komisioni nuk \u00ebsht\u00eb bindur nga deklarimet e Shedulas se ajo ka kontribuar vet\u00ebm nga janari 2002 e n\u00eb vazhdim, me pretendimin se nuk ka jetuar m\u00eb par\u00eb me familjen e bashk\u00ebshortit. Sipas trupit gjykues ajo ka marr\u00eb n\u00eb vitin 2000 nj\u00eb kredi treg\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka shpjeguar n\u00eb p\u00ebrgjigjet e pyet\u00ebsorit se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture 5 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2009, si burim krijimi i t\u00eb cil\u00ebs Shedula ka deklaruar kursimet familjare deri n\u00eb momentin e blerjes: t\u00eb ardhura t\u00eb ruajtura nga viti 2008 n\u00eb vler\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr e fituar \u00a0gjat\u00eb muajve janar dhe shkurt 2009.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr automjetin nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e deklaruara nga Shedula, se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortit n\u00eb tre shoq\u00ebri, pasi nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore p\u00ebr gjith\u00eb vler\u00ebn. N\u00eb p\u00ebrfundim ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 468 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2008, kur Shedula pretendon t\u00eb ket\u00eb kursyer nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shum\u00ebs q\u00eb ka paguar p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni arsyeton se subjekti, me prap\u00ebsimet dhe provat e paraqitura, nuk provoi bindsh\u00ebm t\u00eb ardhurat p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Deklarime t\u00eb pasakta<\/strong><\/p>\n<p>Trupi gjykues nuk e ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb deklarimin e gjyqtares Shedula p\u00ebr t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna e bashk\u00ebshortit pran\u00eb tre shoq\u00ebrive p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2016 n\u00eb vler\u00ebn totale 5 milion\u00eb e 717 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioni konstaton se shoq\u00ebrit\u00eb kan\u00eb paguar detyrimet tatimore vet\u00ebm p\u00ebr shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga verifikimi dhe analizimi i dokumentacionit t\u00eb administruar nuk p\u00ebrputhen deklarimet e subjektit n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga pun\u00ebsimet pran\u00eb shoq\u00ebrive \u2018K\u2019, \u2018AKF P\u2019 dhe \u2018K\u2019, me dokumentacionin e ardhur nga Instituti i Sigurimeve Shoq\u00ebrore\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Shedula ka k\u00ebrkuar q\u00eb Komisioni t\u00eb merrte n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga pagat e kaluara n\u00eb bank\u00eb dhe jo ato p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar siguracione, duke pretenduar se detyrimi p\u00ebr mbajtjen dhe pagimin e tatimit mbi t\u00eb ardhurat personale ka qen\u00eb i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit dhe jo i pun\u00ebmarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Edhe pse bashk\u00ebshorti i Shedulas ka depozituar pran\u00eb Komisionit padit\u00eb civile ndaj shoq\u00ebrive pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebse, trupi gjykues \u00e7mon se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Komisioni identifikon mosp\u00ebrputhje mes pasqyrimit t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe atyre n\u00eb deklarat\u00ebn periodike, pasi n\u00eb t\u00eb par\u00ebn jan\u00eb renditur si burime t\u00eb ardhurat e siguruara nga bashk\u00ebshorti si emigrant dhe nga aktiviteti privat i tij; kredi; t\u00eb ardhura nga shitja e pronave dhe nga puna e saj si gjyqtare \u2013 nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn jan\u00eb sh\u00ebnuar kursimet e familjes n\u00eb vite, shitje e nj\u00eb pemishteje dhe kredi.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni arsyeton se sakt\u00ebsia e deklarimeve t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb kuptuar sakt\u00ebsisht gjendjen reale financiare t\u00eb saj dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00ebse ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme dhe t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb\u201d, citohet n\u00eb vendim ku shtohet se ligji jo pa q\u00ebllim ka ngarkuar subjektin me detyrimin p\u00ebr t\u00eb kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>KPK evidenton se Shedula ka deklaruar n\u00eb vitin 2004 se sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb truall t\u00eb p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga hetimi i Komisionit ka rezultuar se figuron ende n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Parashtrimet e subjektit se trualli u ishte kthyer trash\u00ebgimtar\u00ebve me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Kompensimit t\u00eb Kthimit t\u00eb Pronave, KKKP t\u00eb prillit 1994, nuk e kan\u00eb ndryshuar q\u00ebndrimin e Komisionit q\u00eb \u00e7mon se Shedula duhej ta kishte deklaruar pasurin\u00eb sipas statusit ligjor dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Shedula nuk ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb edhe lidhur me posedimin e makin\u00ebs s\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2009, pasi rezultonte n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me nj\u00eb kush\u00ebri t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb automjetit e shkurtit 2009, si bler\u00ebs rezultojn\u00eb shtetasit i dhe F. Shedula. Gjithashtu, certifikata e pron\u00ebsis\u00eb dhe leja e qarkullimit jan\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb dy bler\u00ebsve. N\u00eb dosjen e depozituar n\u00eb Komision \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb kontrat\u00eb dhurimi e vitit 2012, sipas s\u00eb cil\u00ebs, shtetasi I. Shedula i ka dhuruar bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Shedula pjes\u00ebn e tij t\u00eb pandar\u00eb t\u00eb automjetit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur t\u00eb Kualifikimit nuk i ka konsideruar t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e deklaruara prej bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga puna n\u00eb emigrim, aktiviteti privat dhe pagat n\u00eb tre shoq\u00ebri, pasi nuk u provuan me dokumentacion ligjor. N\u00eb vendim identifikohen edhe pasakt\u00ebsi e mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarime.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74927,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,114,473],"tags":[319,143,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Entela-Shedula.jpg","fifu_image_alt":"Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, Entela Shedula pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74926"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74926"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74926\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74928,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74926\/revisions\/74928"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74927"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74926"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74926"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74926"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}