{"id":74968,"date":"2020-07-01T17:46:20","date_gmt":"2020-07-01T15:46:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/rast-unik-karriera-e-gjyqtares-shpresa-becaj-rrezikohet-nga-formularet\/2020\/07\/01\/"},"modified":"2023-04-07T03:38:22","modified_gmt":"2023-04-07T01:38:22","slug":"rast-unik-karriera-e-gjyqtares-shpresa-becaj-rrezikohet-nga-formularet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/rast-unik-karriera-e-gjyqtares-shpresa-becaj-rrezikohet-nga-formularet\/2020\/07\/01\/","title":{"rendered":"\u2018Rast unik\u2019, karriera e gjyqtares Shpresa Be\u00e7aj rrezikohet nga formular\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Sipas KPK, gjyqtarja e Apelit Shpresa Be\u00e7aj nuk ka p\u00ebrmbushur detyrimin ligjor dhe as t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebzimin e formular\u00ebve t\u00eb deklarimit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Be\u00e7aj u mbrojt duke e cil\u00ebsuar rastin e saj \u201cunik\u201d dhe faj\u00ebsoi K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72271\" aria-describedby=\"caption-attachment-72271\" style=\"width: 545px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shpresa-Be\u00e7aj-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72271\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shpresa-Be\u00e7aj-KPK-545x400.jpg\" alt=\"\" width=\"545\" height=\"400\" data-id=\"72271\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72271\" class=\"wp-caption-text\">Ish-kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shpresa Be\u00e7aj pas seanc\u00ebs n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ish-kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shpresa Be\u00e7aj, aktualisht gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb e konsideroi p\u00ebrballjen e saj me vetingun nj\u00eb \u201crast unik\u201d, nd\u00ebrsa u akuzua se nuk kishte p\u00ebrmbushur kriterin ligjor t\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb deklaratave n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Me ton t\u00eb lart\u00eb, Be\u00e7aj e kund\u00ebrshtoi q\u00ebndrimin e KPK-s\u00eb, nd\u00ebrsa pretendoi se nuk mund t\u00eb merrej nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e saj.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Be\u00e7ajn po kryhet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, me relator Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, KPK nuk kishte mundur t\u00eb administronte dosjet me deklaratat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Znj. Be\u00e7aj nga institucionet ndihm\u00ebse, ILDKPKI, DSIK dhe KLD dhe pas verifikimit kishte rezultuar se ajo nuk i kishte dor\u00ebzuar as brenda afateve ligjore dhe as m\u00eb von\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb, at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe vler\u00ebsimin profesional.<\/p>\n<p>\u201cGjyqtarja e Apelit Tiran\u00eb, Shpresa Be\u00e7aj nuk kishte p\u00ebrmbushur detyrimin ligjor q\u00eb rrjedh nga dispozita e parashikuar n\u00eb nenin 31 t\u00eb ligjit nr.84\/2016 \u201cP\u00ebr Rivler\u00ebsimin Kalimtar t\u00eb Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve n\u00eb Rebublik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb,\u201d tha Hamitaj.<\/p>\n<p>Sipas tij, Be\u00e7aj nuk shfryt\u00ebzoi as t\u00eb drejt\u00ebn e parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb nenit, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs u jepet mund\u00ebsia edhe ish-gjyqtar\u00ebve dhe ish-prokuror\u00ebve ligjor\u00eb q\u00eb t\u2019i drejtohen me k\u00ebrkes\u00eb Komisionit brenda 3 muajve nga hyrja n\u00eb fuqi e ligjit.<\/p>\n<p>Relatori shtoi se KLGJ sqaronte n\u00eb dokumentacionin e d\u00ebrguar se n\u00eb koh\u00ebn e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit, Be\u00e7aj nuk ishte gjyqtare n\u00eb detyr\u00eb. Vet\u00eb Be\u00e7aj i kishte sqaruar KPK-s\u00eb se e konsideronte veten gjyqtare, pasi nuk kishte asnj\u00eb akt p\u00ebr heqjen e statusit t\u00eb magjistratit gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ajo nuk ishte em\u00ebruar ende.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb n\u00eb vitin 2013, Shpresa Be\u00e7aj udh\u00ebhoqi nj\u00eb betej\u00eb ligjore kund\u00ebr K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit dhe e fitoi at\u00eb. Megjithat\u00eb, vendimi p\u00ebr em\u00ebrimin e saj n\u00eb Apel u ekzekutua n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>N\u00eb korrespondenc\u00ebn n\u00eb Komisionin, Be\u00e7aj ka pretenduar se kishte shkuar t\u00eb dor\u00ebzonte formular\u00ebt n\u00eb ILDKPKI, por nuk ia kishin pranuar pasi nuk gjendej n\u00eb list\u00ebn e gjyqtar\u00ebve. Ajo ka shtuar se n\u00eb k\u00ebto kushte kishte nisur t\u00eb ushtronte profesionin e avokatit dhe se nuk ka qen\u00eb gjyqtare n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi gjithashtu se me em\u00ebrimin e saj n\u00eb detyr\u00eb kishin p\u00ebrfunduar afatet e dor\u00ebzimit t\u00eb formular\u00ebve t\u00eb deklarimit.<\/p>\n<p>Pretendimet e Be\u00e7ajt nuk e kan\u00eb bindur Komisionin, i cili konstatoi se ajo nuk i kishte ushtruar t\u00eb drejtat e saj n\u00eb rrug\u00eb alternative, p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar vetingut me k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuket se znj. Shpresa Be\u00e7aj nuk ka pasur ndonj\u00eb shkak justifikues apo arsye madhore q\u00eb t\u00eb mos iu mund\u00ebsonin p\u00ebrmbushjen e detyrimeve ligjore apo ushtrimin e t\u00eb drejtave,\u201d pohoi Hamitaj.<\/p>\n<p>\u201cMosparaqitja e deklaratave apo e k\u00ebrkesave, sipas p\u00ebrcaktimeve ligjore shkakton humbjen e cil\u00ebsis\u00eb apo statusit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe passjell pamund\u00ebsimin e Komisionit p\u00ebr kryerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt, me pasojat q\u00eb rrjedhin nga dispozitat kushtetuese t\u00eb parashikuara n\u00eb nenet: D, pika 5; Dh, pika 4 dhe E, pika 5 t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, tha Hamitaj.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 5 t\u00eb g\u00ebrm\u00ebs D t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs parashikohet se n\u00ebse subjekti i rivler\u00ebsimit nuk e dor\u00ebzon deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb n\u00eb koh\u00eb sipas ligjit, ai shkarkohet nga detyra.<\/p>\n<p>Avokati i subjektit, Julian M\u00ebrtiri p\u00ebrs\u00ebriti para Komisionit situat\u00ebn unike t\u00eb klientes s\u00eb tij, nd\u00ebrsa shtoi se situata nuk ishte krijuar p\u00ebr shkakun e saj.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri sqaroi se pas largimit nga Gjykata e Lart\u00eb, Be\u00e7aj ka dor\u00ebzuar pran\u00eb ILDKPKI \u201cdeklarat\u00ebn e interesave private, pas largimit nga funksioni\u201d dhe se n\u00eb tetor 2013 ka paraqitur ish-KLD-s\u00eb, k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht k\u00ebsaj k\u00ebrkese, KLD n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare ka refuzuar ta marr\u00eb at\u00eb n\u00eb shqyrtim p\u00ebr afro 5 vjet, duke mos zbatuar detyrimin q\u00eb ligji i ngarkonte,\u201d tha M\u00ebrtiri dhe shtoi se n\u00eb k\u00ebto kushte Be\u00e7aj i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Administrative me padi, duke k\u00ebrkuar rehabilitimin e statusit t\u00eb gjyqtarit n\u00eb karrier\u00eb dhe shp\u00ebrblim d\u00ebmi.<\/p>\n<p>Sipas M\u00ebrtirit, Shkalla e Par\u00eb e Gjykat\u00ebs Adminsirtative Tiran\u00eb kishte vendosur detyrimin e ish-KLD-s\u00eb p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Be\u00e7ajt p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa Apeli Administrativ ka urdh\u00ebruar detyrimin e nxjerrjes s\u00eb aktit t\u00eb em\u00ebrimit. T\u00eb dyja gjykatat kan\u00eb vendosur edhe shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit si pasoj\u00eb e mosmarrjes n\u00eb shqyrtim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Be\u00e7ajt.<\/p>\n<p>Ai shtoi se menj\u00ebher\u00eb pas em\u00ebrimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb 2018-\u00ebs, Be\u00e7aj ka dor\u00ebzuar pran\u00eb ILKDPKI deklarat\u00ebn e Interesave Private \u201cpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri shpjegoi se n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2016, Be\u00e7aj nuk kishte ende nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar nga gjykata p\u00ebr rikthimin e saj n\u00eb Apel.<\/p>\n<p>\u201cRezulton qart\u00eb se zonja Shpresa Be\u00e7aj nuk ka pasur statusin e gjyqtarit n\u00eb detyr\u00eb. \u00cbsht\u00eb fakt dhe provohet se pas mbarimit t\u00eb mandatit si an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb pages\u00ebs kalimtare prej 3 vitesh, znja Be\u00e7aj u detyrua t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn e Avokatit, p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb ardhura,\u201d tha M\u00ebrtiri, duke sqaruar se e p\u00ebrfaq\u00ebsuara prej tij ishte regjistruar si person juridik m\u00eb dat\u00eb 30 qershor 2016.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri tha se Be\u00e7aj e kishte konsideruar veten gjyqtare n\u00eb momentin kur ligji i vetingut hyri n\u00eb fuqi dhe iu drejtua personalisht ILDKPKI. Sipas M\u00ebrtirit, zyrtar\u00ebt e ILDKPKI i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Be\u00e7ajt se nuk mund t\u00eb dor\u00ebzonte formular\u00ebt, pasi nuk ishte pjes\u00eb e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe se emri i saj nuk figuronte n\u00eb listat e dor\u00ebzuara nga ish-KLD.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri i kund\u00ebrshtoi konstatimet e Komisionit duke pohuar se analiza e fakteve dhe e baz\u00ebs ligjore nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e sakt\u00eb dhe se nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00ebr\u00ebsore dhe koherente.<\/p>\n<p>\u201cKomsioni kufizohet n\u00eb relacion vet\u00ebm me konstatimin e faktit t\u00eb mosdor\u00ebzimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb deklaratave, duke \u2018kap\u00ebrcyer\u2019 m\u00eb pas n\u00eb konkluzionin se \u2018nuk ka pasur ndonj\u00eb shkak justifikues apo arsye madhore q\u00eb t\u00eb mos i mund\u00ebsonin p\u00ebrmbushjen e detyrimeve apo ushtrimin e t\u00eb drejtave\u2019, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb analiz\u00eb objektive e t\u00eb kujdesshme t\u00eb arsyeve q\u00eb e kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb arritjen e k\u00ebtij konkluzioni,\u201d theksoi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Ai i cil\u00ebsoi konkluzionet si inkoherente dhe kontradiktore, nd\u00ebrsa shtoi se nga relacioni nuk kuptohet se n\u00eb cil\u00ebn kategori t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb klasifikuar Znj. Be\u00e7aj.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri tha se se Komisioni n\u00eb konkluziuonet e tij, nj\u00ebher\u00eb i referohet baz\u00ebs ligjore p\u00ebr ish-gjyqtar\u00ebt q\u00eb mund t\u2019i n\u00ebnshtroheshin procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit me d\u00ebshir\u00ebn e tyre &#8211; dhe n\u00eb nj\u00eb konstatim tjet\u00ebr konkludon se Be\u00e7aj nuk ka ushtruar detyrimin ligjor p\u00ebr t\u00eb paraqitur deklaratat.<\/p>\n<p>Sipas avokatit M\u00ebrtiraj, konkluzioni i KPK se mosparaqitja e deklaratave apo e k\u00ebrkesave, shkakton humbjen e cil\u00ebsis\u00eb\/statusit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe pas-sjell pamund\u00ebsimin e Komisionit p\u00ebr kryerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, b\u00ebjn\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr shkarkimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nga detyra n\u00eb rast t\u00eb mosdeklarimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb deklaratave.<\/p>\n<p>Ai pohoi se n\u00ebse Komisioni do t\u00eb ri-analizonte pretendimet e Be\u00e7ajt, do t\u00eb konstatonte se rasti i saj nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar n\u00eb legjislacionin me t\u00eb cilin Komisioni operon n\u00eb pun\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u201cE th\u00ebn\u00eb m\u00eb qart\u00eb, statusi i zonj\u00ebs Be\u00e7aj ka ndryshuar nga momenti i hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb Ligjit nr. 84\/2016, duke qen\u00eb tashm\u00eb gjyqtare n\u00eb detyr\u00eb, status t\u00eb cilin provohet tej \u00e7do interpretimi se nuk e ka pasur n\u00eb Tetor 2016 apo Janar 2017,\u201d tha avokati M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Sipas tij, Komisioni nuk mund t\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb t\u00eb Be\u00e7ajt, ku rezulton se \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prej 2 vitesh, n\u00ebse procesi i rivler\u00ebsimit ndaj saj do t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ish-gjyqtarit.<\/p>\n<p>Ai shtoi se n\u00ebse n\u00ebse Komisioni do ta konsideronte Be\u00e7ajn gjyqtare n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit, do t\u00eb ndodhej p\u00ebrpara nj\u00eb lapsusi, p\u00ebr shkak se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb provohet se ajo nuk ishte gjyqtare n\u00eb detyr\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak nuk kishte as detyrimin por as edhe mund\u00ebsin\u00eb praktike p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar deklaratat vetting.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, an\u00ebtari i trupit gjykues Olsi Komici e pyeti gjyqtaren Be\u00e7aj se\u00a0 me \u00e7far\u00eb statusi e konsideronte ajo veten pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Be\u00e7aj deklaroi se e kishte konsideruar veten si gjyqtare, pavar\u00ebsisht vones\u00ebs s\u00eb trajtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb saj nga ish-KLD. \u201cNuk mendoja se KLD do t\u00eb shkelte Kushtetut\u00ebn dhe jam shum\u00eb e indinjuar,\u201d tha Be\u00e7aj. \u201cMe nj\u00eb relacion kaq t\u00eb dob\u00ebt, nuk e kuptoj se si KPK mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim me k\u00ebt\u00eb relacion&#8230; . M\u00eb vjen keq! M\u00eb falni p\u00ebr emocionet,\u201d, shtoi ajo me tone emocionale.<\/p>\n<p>Be\u00e7aj u pyet p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe nga v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kuptoj m\u00ebrin\u00eb e saj me KLD-n\u00eb, por nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb gjykuar KLD-n\u00eb. &#8230;N\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Tiran\u00eb thuhet se ju jeni gjyqtare karriere dhe nuk vihet n\u00eb dyshim statusi n\u00eb asnj\u00eb moment. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ligji nuk p\u00ebrcakton \u2018gjyqtar\u00eb n\u00eb detyr\u00eb\u2019 apo \u2018gjyqtar\u00eb jo n\u00eb detyr\u00eb\u2019. Koncepti \u201cgjyqtar n\u00eb detyr\u00eb\u201d ose jo, nuk ka kuptim.\u00a0 Ose je gjyqtar, ose nuk je!\u201d, pohoi Ermenkova.<\/p>\n<p>\u201cDeklaratat jan\u00eb formular\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb printohen, plot\u00ebsohen dhe d\u00ebrgohen tek institucionet p\u00ebrkat\u00ebse. Kaq e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb,\u201d vijoi v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e cila shtoi se ishte n\u00eb dijeni t\u00eb \u201csag\u00ebs\u201d s\u00eb madhe q\u00eb kishte kaluar Be\u00e7aj si pasoj\u00eb e mostrajtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb saj nga ish-KLD.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nd\u00ebrhyri avokati M\u00ebrtiri, i cili sqaroi se termin \u201cgjyqtar n\u00eb detyr\u00eb\u201d e kishin p\u00ebrmendur p\u00ebr t\u00eb specifikuar disa element\u00eb. Sipas tij, ILDKPKI ka th\u00ebn\u00eb se Be\u00e7aj nuk e kishte statusin e gjyqtarit dhe nuk mund t\u00eb dor\u00ebzonte formular\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cILDKPKI nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje deri m\u00eb sot n\u00ebse ka dor\u00ebzuar apo jo formular\u00eb, n\u00ebse mund t\u00eb dor\u00ebzonte apo jo, n\u00ebse kishte status apo jo&#8230;,\u201d tha M\u00ebrtiri.\u00a0 \u201cA ka sot nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar formular\u00ebt e deklarimeve&#8230;? \u00cbsht\u00eb situat\u00eb unike. Jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb nuk ka mund\u00ebsi ligjore p\u00ebr rivler\u00ebsimin,\u201d theksoi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, Be\u00e7aj tha se ishte e gatshme q\u00eb t\u00eb verifikohej p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJam e gatshme t\u00eb verifikohem p\u00ebr gjith\u00e7ka. Prandaj kam aplikuar edhe tek institucionet e reja t\u00eb vetingut dhe i kam plot\u00ebsuar kriteret formale,\u201dtha ajo para trup\u00ebs.<\/p>\n<p>Avokati M\u00ebrtiri k\u00ebrkoi n\u00eb fund q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohen me objektivitet rrethanat dhe situata juridike e Be\u00e7ajt. Sipas tij, faktet nuk i lejojn\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 3 korrik, ora 08:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas KPK, gjyqtarja e Apelit Shpresa Be\u00e7aj nuk ka p\u00ebrmbushur detyrimin ligjor dhe as t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebzimin e formular\u00ebve t\u00eb deklarimit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Be\u00e7aj u mbrojt duke e cil\u00ebsuar rastin e saj \u201cunik\u201d dhe faj\u00ebsoi K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74969,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shpresa-Be\u00e7aj-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Ish-kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shpresa Be\u00e7aj pas seanc\u00ebs n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74968"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74968"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74968\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74970,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74968\/revisions\/74970"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74969"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74968"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74968"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74968"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}