{"id":74977,"date":"2020-06-30T18:57:39","date_gmt":"2020-06-30T16:57:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/balanca-negative-ve-ne-pikepyetje-karrieren-e-prokurores-rozeta-qirjaqi\/2020\/06\/30\/"},"modified":"2023-04-07T03:38:56","modified_gmt":"2023-04-07T01:38:56","slug":"balanca-negative-ve-ne-pikepyetje-karrieren-e-prokurores-rozeta-qirjaqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/balanca-negative-ve-ne-pikepyetje-karrieren-e-prokurores-rozeta-qirjaqi\/2020\/06\/30\/","title":{"rendered":"Balanca negative v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje karrier\u00ebn e prokurores Rozeta Qirjaqi"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb ardhurat e padokumentuara t\u00eb bashk\u00ebshortit nga emigracioni n\u00eb Greqi, t\u00eb p\u00ebrdorura si burim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Kor\u00e7\u00eb ishte problemi kryesor me t\u00eb cilin u p\u00ebrball n\u00eb veting prokurorja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Rozeta Qirjaqi.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72232\" aria-describedby=\"caption-attachment-72232\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Rozeta-Qirjaqi-pas-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-72232 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Rozeta-Qirjaqi-pas-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"72232\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72232\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Rozeta Qirjaqi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurorja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Rozeta Qirjaqi u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan gjetje p\u00ebr tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Trupi gjykues q\u00eb po kryen rivler\u00ebsimin e prokurores Qirjaqi p\u00ebrb\u00ebhet nga Etleda \u00c7iftja kryesuese, Roland Ilia relator dhe Firdes Shuli an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Rozeta Qirjaqi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 dhe ka punuar si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs. N\u00eb vitin 2008, ajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokurore n\u00eb Apelin e Kor\u00e7\u00ebs, detyr\u00eb q\u00eb e kryen edhe aktualisht.<\/p>\n<p>Relatori Roland Ilia identifikoi disa probleme p\u00ebr pasurin\u00eb e krijuar nga familja e prokurores Rozeta Qirjaqi, kryesisht p\u00ebr munges\u00ebn e dokumentacionit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb fituara nga i shoqi n\u00eb emigracion n\u00eb Greqi n\u00eb vitet 1991-1999.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e fituara nga emigracioni jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie dy-kat\u00ebshe n\u00eb Kor\u00e7\u00eb me vler\u00eb 7 milion\u00eb lek\u00eb, e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet 2004-2006.<\/p>\n<p>P\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e nd\u00ebrtuar gjat\u00eb viteve 2004-2006, Komisioni konstaton pasakt\u00ebsi dhe paqart\u00ebsi n\u00eb deklarime. \u201cMbetet e paqart\u00eb sip\u00ebrfaqja e nd\u00ebrtes\u00ebs dy kate + dyqan,\u201d tha Ilia n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni e ka p\u00ebrllogaritur vler\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 4.6 milion\u00eb lek\u00eb, por \u00a0Qirjaqi ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se vlera totale e shpenzuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb ka qen\u00eb 7 milion\u00eb lek\u00eb, pasi jan\u00eb kryer edhe punime shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, prokurorja Qirjaqi nuk ka sjell\u00eb prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar deklarimet e saj lidhur me kryerjen e punimeve shtes\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, heqja e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit nga analiza financiare e nxorr\u00ebn subjektin me pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb vitet 2004-2006.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimet e saj p\u00ebr Komisionin, Qirjaqi ka th\u00ebn\u00eb se bashk\u00ebshorti ka fituar n\u00eb emigracion 12 milion\u00eb dhrahmi p\u00ebr periudh\u00ebn 1991-1999. Ajo ka shtuar se pun\u00ebsimi i tij ka qen\u00eb informal, pasi legjislacioni p\u00ebr sigurimin e emigrant\u00ebve n\u00eb Greqi kishte dal\u00eb n\u00eb vitin 1998.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr KPK-n\u00eb, prokurorja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs u ankua p\u00ebr heqjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbrojti q\u00ebndrimin se deklarimet p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb ishin t\u00eb rregullta.<\/p>\n<p>\u201cSht\u00ebpin\u00eb e kam nd\u00ebrtuar me leje, kur e gjith\u00eb Shqip\u00ebria ishte informale. Kam shlyer taks\u00ebn sipas lejes nd\u00ebrtimore dhe nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar di\u00e7ka shtes\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn totale,\u201d pohoi prokurorja, duke insistuar se bashk\u00ebshorti kishte siguruar t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2004 nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit. Sipas jush ai \u00ebsht\u00eb inekzistent,\u201d u ankua Qirjaqi.<\/p>\n<p>Prokurorja tha para KPK-s\u00eb se puna e t\u00eb shoqit n\u00eb Greqi provohej p\u00ebrmes depozitave bankare t\u00eb hapura n\u00eb Bank\u00ebn Komb\u00ebtare Greke dhe d\u00ebshmive t\u00eb personave. T\u00eb ardhurat e depozituara n\u00eb at\u00eb llogari jan\u00eb t\u00ebrhequr sipas saj n\u00eb vitin 1997 dhe jan\u00eb depozituar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1998.<\/p>\n<p>\u201cKam depozituar dokumentacion q\u00eb v\u00ebrteton t\u00ebrheqjen e vler\u00ebs 5 milion\u00eb dhrahmi n\u00eb vitin 1997 nga Banka Komb\u00ebtare Greke,\u201d tha m\u00eb tej Qirjaqi, duke shtuar se kishte depozituar edhe d\u00ebshmi q\u00eb v\u00ebrtetonin jetes\u00ebn dhe pun\u00ebsimin e t\u00eb shoqit n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi gjithashtu analiz\u00ebn financiare, q\u00eb sipas saj e nxirrte me diferenc\u00eb negative prej 8.8 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cVlera 7.7 milion\u00eb lek\u00eb nga t\u00eb ardhurat nga emigracioni jan\u00eb vler\u00ebsuar \u20180\u2019 lek\u00eb. Depozitat 7.7 milion\u00eb lek\u00eb dhe dublimi i vler\u00ebs 1.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr punimet shtes\u00eb mbulojn\u00eb vler\u00ebn negative t\u00eb konstatuar nga ju,\u201d tha ajo n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 300 m2 tok\u00eb-truall t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1996 n\u00eb vler\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb, ILDKPKI nuk gjeti probleme, por KPK\u00a0 konstaton pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kursyer shum\u00ebn e paguar. Si burim krijimi p\u00ebr blerjen e truallit 300 m2, Qirjaqi ka deklaruar n\u00eb vitin 2003 t\u00eb ardhurat familjare t\u00eb kursyera n\u00eb periudh\u00ebn 1994-1996.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb, ajo shpjegoi se kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs, pasi asokohe jetonte me prind\u00ebrit dhe kishte shpenzime minimale. Munges\u00ebn e dokumentacionit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve nga veprimtaria si fermer ajo e justifikoi me munges\u00ebn e legjislacionit t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr regjistrimin e k\u00ebtij lloj aktiviteti.<\/p>\n<p>\u201cEdhe v\u00ebllai i cili jetonte dhe punonte n\u00eb Greqi, kur kthehej nga emigracioni sillte edhe kursime. Kam sjell\u00eb dokumentacion q\u00eb v\u00ebrteton se v\u00ebllai ka qen\u00eb i regjistruar dhe punonte n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit t\u00eb veprave t\u00eb artit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb sillte t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme,\u201d shtoi Qirjaqi.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Qirjaqi nuk ka deklaruar edhe 1 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorti ka marr\u00eb nga babai i tij n\u00eb vitin 2008 dhe e ka investuar n\u00eb bono thesari. Nga analiza financiare, Komisioni konkludon se babai i bashk\u00ebshortit nuk kishte mund\u00ebsi p\u00ebr kursimin e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Sipas relatorit Ilia, Qirjaqi ka shpjeguar se bashk\u00ebshorti ka kryer thjesht veprime p\u00ebr llogari t\u00eb babait t\u00eb tij, pasi vler\u00ebn e marr\u00eb e ka investuar n\u00eb bono thesari p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb atit dhe m\u00eb pas ia ka kthyer s\u00eb bashku me interesat.<\/p>\n<p>Prokurorja Qirjaqi deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion t\u00eb kryer mes bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe babait t\u00eb tij. \u201cKa qen\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie bab\u00eb e bir\u201d, tha Qirjaqi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni konkludon se Qirjaqi nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe t\u00eb shpenzimeve, duke rezultuar me balanc\u00eb negative.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, prokurorja Rozeta Qirjaqi \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. Por Komisioni identifikoi si problem \u00a0mosdeklarimin e procedimit t\u00eb nipit t\u00eb saj p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cprodhim dhe shitje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d. Ilia tha se Qirjaqit i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje dhe se shpjegimet e saj do t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Qirjaqi shpjegoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se d\u00ebnimi p\u00ebr nipin ishte dh\u00ebn\u00eb pasi ajo kishte plot\u00ebsuar deklarat\u00ebn p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. \u201cProcedimin nuk e kam deklaruar se konsideroj q\u00eb nuk ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim t\u00eb organizuar,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Qirjaqi shtoi se nipi i saj ishte d\u00ebnuar me 9 vjet burg nga Gjykata e Apelit Kor\u00e7\u00eb, gj\u00eb q\u00eb sipas saj provonte mosndikimin e saj.<\/p>\n<p>Komisioni nuk identifikoi gjat\u00eb seanc\u00ebs probleme lidhur me profesionalizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, Qijraqi pranoi se kishte kryer pasakt\u00ebsi apo pakujdesi n\u00eb deklarimet e para, por theksoi se konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizimin \u201cflisnin vet\u00eb\u201d. Gjithashtu, ajo deklaroi se kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPasuria ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi dhe nj\u00eb makin\u00eb e thjesht\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb studiuar n\u00eb shkolla publike. Kam b\u00ebr\u00eb jet\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb e pa pushime,\u201dtha ajo, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb 8 korik, ora 11:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb ardhurat e padokumentuara t\u00eb bashk\u00ebshortit nga emigracioni n\u00eb Greqi, t\u00eb p\u00ebrdorura si burim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Kor\u00e7\u00eb ishte problemi kryesor me t\u00eb cilin u p\u00ebrball n\u00eb veting prokurorja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Rozeta Qirjaqi.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74978,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[118,119,195],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Rozeta-Qirjaqi-pas-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Rozeta Qirjaqi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74977"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74977"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74977\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74979,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74977\/revisions\/74979"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74978"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74977"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74977"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74977"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}