{"id":75004,"date":"2020-06-24T19:30:39","date_gmt":"2020-06-24T17:30:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-anetare-te-kpa-se-kallezohen-ne-spak-per-falsifikim-fshehje-te-ardhurash-e-pasurie\/2020\/06\/24\/"},"modified":"2023-04-07T03:40:39","modified_gmt":"2023-04-07T01:40:39","slug":"dy-anetare-te-kpa-se-kallezohen-ne-spak-per-falsifikim-fshehje-te-ardhurash-e-pasurie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-anetare-te-kpa-se-kallezohen-ne-spak-per-falsifikim-fshehje-te-ardhurash-e-pasurie\/2020\/06\/24\/","title":{"rendered":"Dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KPA-s\u00eb kall\u00ebzohen n\u00eb SPAK p\u00ebr falsifikim, fshehje t\u00eb ardhurash e pasurie"},"content":{"rendered":"<p>Dy ish-prokuror\u00eb dhe nj\u00eb ish-gjyqtar akuzojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e KPA-s\u00eb Luan Daci dhe Ardian Hajdari se kan\u00eb g\u00ebnjyer gjat\u00eb aplikimit dhe procesit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb tyre p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb institucionet e rivler\u00ebsimit. Kall\u00ebzuesit pretendojn\u00eb se ata kan\u00eb kryer edhe evazion fiskal dhe fshehje pasurie.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_71972\" aria-describedby=\"caption-attachment-71972\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-Manjola-Kajana.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-71972\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-Manjola-Kajana-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"71972\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-71972\" class=\"wp-caption-text\">Monitori i vendosur n\u00eb korridorin e KPA-s\u00eb, prej nga u ndoq seanca ndaj prokurores Manjola Kajana.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, gjyqtar\u00ebt Luan Daci dhe Ardian Hajdari jan\u00eb kall\u00ebzuar penalisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK p\u00ebr falsifikim, fshehje t\u00eb ardhurash dhe mosdeklarim apo fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzimi penal \u00ebsht\u00eb kryer nga ish-prokurorja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Kor\u00e7\u00ebs Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiran\u00eb, Ervin Metalla, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shkarkuar nga detyra gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sipas koordinatores p\u00ebr mediet n\u00eb SPAK, Laureta Binaj kall\u00ebzimi n\u00eb fjal\u00eb ka mb\u00ebrritur n\u00eb prokurori dhe \u00ebsht\u00eb duke u vler\u00ebsuar.<\/p>\n<p>N\u00eb kall\u00ebzimin q\u00eb BIRN e ka par\u00eb, pretendohet se an\u00ebtar\u00ebt e KPA-s\u00eb Luan Daci dhe Ardian Hajdari, gjat\u00eb aplikimit p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb institucionet e rivler\u00ebsimit kan\u00eb konsumuar veprat penale: \u201cfalsifikimi i dokumenteve\u201d; \u201cfshehja e t\u00eb ardhurave\u201d dhe\u00a0 \u201crefuzimi p\u00ebr deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rrem\u00eb i pasurive, interesave privat\u00eb t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb ose i \u00e7do personi tjet\u00ebr q\u00eb ka detyrimin ligjor p\u00ebr deklarim\u201d.<\/p>\n<p>Denoncuesit shprehen se i bazojn\u00eb pretendimet e tyre n\u00eb dokumente t\u00eb siguruara nga Kuvendi, Avokati i Popullit dhe nga informacione q\u00eb jan\u00eb publike n\u00eb institucione t\u00eb tjera shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtarit Daci kreu m\u00eb par\u00eb kall\u00ebzim penal edhe ish-prokurori dhe ish-an\u00ebtari i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Besnik Cani. Bazuar n\u00eb kall\u00ebzimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit, SPAK nisi procedim ndaj Dacit p\u00ebr \u201cfalsifikim t\u00eb dokumenteve\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit gjat\u00eb aplikimit t\u00eb shkarkimit nga detyra n\u00eb vitin 1997 si dhe deklarimit t\u00eb tij para Komisionit Ad Hoc se ishte larguar\u00a0 me dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi m\u00eb 20 maj mas\u00ebn e sigurimit \u201cpezullim nga detyra\u201d p\u00ebr Dacin, por q\u00eb u rr\u00ebzua m\u00eb pas nga Apeli me shumic\u00eb votash, duke vler\u00ebsuar se fshehja e mas\u00ebs disiplinore nuk ishte falsifikim. SPAK e kund\u00ebrshtoi vendimin e Apelit duke ushtruar rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzuesit pretendojn\u00eb se Luan Daci dhe Ardian Hajdari fillimisht jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb Kuvend n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve q\u00eb nuk i plot\u00ebsojn\u00eb kriteret formale dhe se mbetet e paqart\u00eb se si arrit\u00ebn t\u00eb kualifikohen e t\u00eb zgjidhen n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p><strong>Pretendimet kund\u00ebr Luan Dacit<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si ish-prokurori Besnik Cani, tre kall\u00ebzuesit pretendojn\u00eb se an\u00ebtari i KPA, Luan Daci\u00a0ka paraqitur dokumente me p\u00ebrmbajtje t\u00eb falsifikuar, para Avokatit t\u00eb Popullit,\u00a0duke mos deklaruar mas\u00ebn disiplinore, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb zgjidhej an\u00ebtar i institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Denoncuesit argumentojn\u00eb se n\u00eb rregulloren e hartuar nga Avokati i Popullit, nd\u00ebr t\u00eb tjera, parashikohet se p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb parashikon kushtin q\u00eb kandidati t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb i pushuar nga puna,\u00a0 \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm vet\u00ebdeklarimi.<\/p>\n<p>\u201cPra,\u00a0vet\u00eb akti rregullator i nj\u00eb institucioni shtet\u00ebror kompetent, i hartuar dhe miratuar n\u00eb baz\u00eb dhe p\u00ebr zbatim t\u00eb ligjit, i ka atribuuar vler\u00eb v\u00ebrtetuese apo zyrtare, pik\u00ebrisht vet\u00ebdeklarimit t\u00eb subjektit, n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tij\u00a0p\u00ebr shprehje interesi p\u00ebr nj\u00eb nga vendet vakante t\u00eb institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, citohet n\u00eb kall\u00ebzim, ku p\u00ebrmendet edhe fakti se kur deputetja Vasilika Hysi e ka pyetur Dacin p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e largimit nga detyra si gjyqtar n\u00eb vitin 1997, ai ka deklaruar se ishte dor\u00ebhequr.<\/p>\n<p>Duke e cil\u00ebsuar si dokument vet\u00ebdeklarimin, kall\u00ebzuesit pretendojn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast falsifikimi paraqitet jo mekanik, me ndryshime, korrigjime, prishje apo fshirje t\u00eb dokumentit,\u00a0por konsiston n\u00eb nj\u00eb falsifikim intelektual, duke u paraqitur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme n\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb ka vler\u00eb v\u00ebrtetuese p\u00ebr plot\u00ebsimin e kushteve t\u00eb zgjedhshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Vepr\u00ebn penale p\u00ebr \u201cfshehje e t\u00eb ardhurave\u201d, kall\u00ebzuesit e bazojn\u00eb n\u00eb deklarimin\u00a0 Dacit p\u00ebr vjet\u00ebrsin\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Ata pretendojn\u00eb se \u00a0Daci\u00a0ka deklaruar se ka ushtruar profesionin e avokatit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 17 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>N\u00eb kall\u00ebzim thuhet se p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb kriter Daci ka bashk\u00eblidhur vet\u00ebm dokumentin \u201cLeje e ushtrimit t\u00eb profesionit\u201d t\u00eb vitit 2000 dhe asnj\u00eb dokument tjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa pas rihapjes s\u00eb gar\u00ebs, ka paraqitur nj\u00eb v\u00ebrtetim nga Dhoma Komb\u00ebtare e Avokatis\u00eb, sipas t\u00eb cilit ishte an\u00ebtar prej vitit 2000 dhe se, nuk ka marr\u00eb mas\u00eb disiplinore, si dhe ka shlyer detyrimet financiare ndaj Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzuesit pretendojn\u00eb se zot\u00ebrimi i lejes s\u00eb ushtrimit t\u00eb profesionit t\u00eb avokatis\u00eb nuk v\u00ebrteton ushtrimin faktik t\u00eb profesionit. Ata shprehen, se bazuar nga t\u00eb dh\u00ebnat publike, rezulton se Daci \u00ebsht\u00eb regjistruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb organet tatimore p\u00ebr t\u00eb ushtruar profesionin e avokatit n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2007 dhe se nuk mund t\u00eb v\u00ebrtetohet ligj\u00ebrisht se ka qen\u00eb avokat para k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>N\u00eb denoncim thuhet se edhe n\u00ebse merret i mir\u00ebqen\u00eb pretendimi i Dacit se ka ushtruar profesionin e avokatit edhe p\u00ebrpara tetorit 2007, at\u00ebher\u00eb ka kryer evazion fiskal. \u201c&#8230;Ose ka pasqyruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme n\u00eb aplikimin e tij t\u00eb dat\u00ebs 03.02.2017, paraqitur p\u00ebrpara Avokatit t\u00eb Popullit, p\u00ebr shkak se ka deklaruar se ka\u00a0ushtruar profesionin e avokatit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb jo m\u00eb pak se 15 vjet, ose e ka ushtruar at\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por ka fshehur t\u00eb ardhurat e krijuara nga ky aktivitet, p\u00ebr t\u00eb shmangur pagimin e detyrimeve tatimore&#8230;\u201d, citohet n\u00eb kall\u00ebzim.<\/p>\n<p>Akuz\u00ebn e tret\u00eb, kall\u00ebzuesit e bazojn\u00eb n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb Dacit para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Sipas denoncuesve, ai ka deklaruar se nuk ka krijuar fare t\u00eb ardhura dhe ngren\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr mjetet financiare q\u00eb nevojiten p\u00ebr p\u00ebrballimin e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzuesit ngren\u00eb dyshime se Daci ka fshehur burimin e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij nga puna si avokat me q\u00ebllim shmangien e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i KPA, Luan Daci nuk ju p\u00ebrgjigj pyetjes p\u00ebr koment t\u00eb BIRN, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p><strong>Pretendimet kund\u00ebr Ardian Hajdarit\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Kall\u00ebzuesit e denoncojn\u00eb edhe an\u00ebtarin tjet\u00ebr t\u00eb KPA, Ardian Hajdarin p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat veprat penale si kolegun e tij, Daci.<\/p>\n<p>Ata pretendojn\u00eb se nga k\u00ebrkimet e tyre kan\u00eb siguruar t\u00eb dh\u00ebna se Hajdari ka paraqitur pran\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit, dokumente me p\u00ebrmbajtje t\u00eb falsifikuar, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb zgjidhej an\u00ebtar i institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sipas denoncuesve Hajdari ka deklaruar se ka ushtruar profesionin e avokatit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 17 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>\u201cNdryshe nga sa ka deklaruar para Komisionit Ad Hoc t\u00eb Kuvendit, ai\u00a0n\u00eb CV-n\u00eb e tij ka pasqyruar se ka ushtruar profesionin e avokatit nga viti 2002-2004 dhe nga viti 2006 e n\u00eb vazhdim. Pra, edhe sipas\u00a0 t\u00eb dh\u00ebnave\u00a0t\u00eb CV-s\u00eb s\u00eb tij, ai ka ushtruar profesionin e avokatit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb maksimale prej 13 vitesh\u201d, pretendojn\u00eb kall\u00ebzuesit t\u00eb cil\u00ebt shtojn\u00eb se, p\u00ebrvoja tjet\u00ebr profesionale si jurist n\u00eb Hidrocentralin e Komanit dhe Bashkin\u00eb e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb grupin e profesioneve t\u00eb parashikuara n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>N\u00eb kall\u00ebzim thuhet se Hajdari ka g\u00ebnjyer dhe ka deklaruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta n\u00eb Kuvend kur ka th\u00ebn\u00eb se ka ushtruar profesionin e avokatit p\u00ebr 17 vite. Denoncuesit argumentojn\u00eb se gjat\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb k\u00ebsaj periudhe ai nuk mund t\u00eb punonte jurist n\u00eb administrat\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb ushtronte profesionin e avokatit.<\/p>\n<p>Lidhur me \u201cfshehjen e t\u00eb ardhurave\u201d, kall\u00ebzuesit e bazojn\u00eb pretendimin e tyre n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat publike t\u00eb Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Regjistrimit\/Biznesit. Sipas tyre, Hajdari \u00ebsht\u00eb regjistruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb organet tatimore p\u00ebr t\u00eb ushtruar profesionin e avokatit, n\u00eb prill t\u00eb 2007-\u00ebs. N\u00eb kall\u00ebzim thuhet se ai nuk ka qen\u00eb i regjistruar n\u00eb organet tatimore para k\u00ebsaj periudhe dhe nuk ka paguar sigurimet shoq\u00ebrore p\u00ebr ushtrimin e profesionit t\u00eb avokatit.<\/p>\n<p>Vepr\u00ebn penale \u201crefuzimi p\u00ebr deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rrem\u00eb i pasurive, interesave privat\u00eb t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb ose i \u00e7do personi tjet\u00ebr q\u00eb ka detyrimin ligjor p\u00ebr deklarim\u201d, denoncuesit e bazojn\u00eb n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb nga Hajdari, para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si gjyqtar n\u00eb KPA.<\/p>\n<p>N\u00eb kall\u00ebzim thuhet se an\u00ebtari i KPA nuk ka\u00a0deklaruar fare t\u00eb ardhura gjat\u00eb vitit 2017, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb intervistimit n\u00eb Kuvend, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e avokatit ai ka\u00a0th\u00ebn\u00eb se ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhe mbrojtur nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh gjyq\u00ebsore. \u201cKrijohen dyshime se ai ka krijuar t\u00eb ardhura nga avokatia gjat\u00eb vitit 2017, por nuk i ka deklaruar n\u00eb tatime dhe, si rrjedhim, nuk i ka deklaruar as n\u00eb deklarat\u00ebn e tij t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, pretendojn\u00eb denoncuesit t\u00eb cil\u00ebt shtrojn\u00eb pyetje se si jan\u00eb p\u00ebrballuar prej tij shpenzimet p\u00ebr jetes\u00eb dhe si jan\u00eb paguar taksat fikse t\u00eb ushtrimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjyqtari i KPA, Ardian Hajdari i tha BIRN n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb mesazhi telefonik se nuk kishte asnj\u00eb dijeni p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb till\u00eb. \u201cJu lutem mos m\u00eb shqet\u00ebsoni\u201d, shkroi ai.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy ish-prokuror\u00eb dhe nj\u00eb ish-gjyqtar akuzojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e KPA-s\u00eb Luan Daci dhe Ardian Hajdari se kan\u00eb g\u00ebnjyer gjat\u00eb aplikimit dhe procesit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb tyre p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb institucionet e rivler\u00ebsimit. Kall\u00ebzuesit pretendojn\u00eb se ata kan\u00eb kryer edhe evazion fiskal dhe fshehje pasurie.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75005,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,482,415,114,2],"tags":[324,112,278],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-Manjola_Kajana.jpg","fifu_image_alt":"Seanca e prokurores Manjola Kajana n\u00eb KPA | Foto : E. Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75004"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75004"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75004\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75006,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75004\/revisions\/75006"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75005"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75004"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75004"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75004"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}