{"id":75022,"date":"2020-06-19T13:39:17","date_gmt":"2020-06-19T11:39:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-apelit-durres-moisi-duda-perballet-me-probleme-te-pasurise\/2020\/06\/19\/"},"modified":"2023-04-07T03:42:07","modified_gmt":"2023-04-07T01:42:07","slug":"prokurori-i-apelit-durres-moisi-duda-perballet-me-probleme-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-apelit-durres-moisi-duda-perballet-me-probleme-te-pasurise\/2020\/06\/19\/","title":{"rendered":"Prokurori i Apelit Durr\u00ebs, Moisi Duda p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se prokurori Duda nuk ka v\u00ebrtetuar pages\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Lushnj\u00eb si dhe se ka balanca negative p\u00ebr disa vite. Avokati i tij k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72023\" aria-describedby=\"caption-attachment-72023\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Avokati-i-Moisi-Dudes-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72023\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Avokati-i-Moisi-Dudes-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"72023\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72023\" class=\"wp-caption-text\">Avokati i Moisi Dud\u00ebs, Ko\u00e7i Mato gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Moisi Duda mungoi t\u00eb premten n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga avokati Ko\u00e7i Mato. Procesi i vetingut p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur vet\u00ebm mbi kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa gjyq\u00ebsore drejtohej nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshi. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Mia Roessingh.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi probleme me blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Lushnje si dhe balanca negative p\u00ebr disa vite.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 108.5 m2 n\u00eb Lushnj\u00eb, i bler\u00eb n\u00eb vitin 2014 n\u00eb vler\u00ebn e 4.1 milion\u00eb lek\u00ebve, relatorja Pine tha se nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion ligjor pagesa e \u00a0t\u00eb gjith\u00eb \u00e7mimit. Sipas KPK, Duda ka provuar vet\u00ebm pages\u00ebn e shum\u00ebs 11 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, prokurori Duda ka deklauar t\u00eb ardhurat nga pagat dhe interesat e depozitave. N\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore u evidentua se apartamenti i bler\u00eb nga Duda ishte nd\u00ebrtuar nga dy sip\u00ebrmarr\u00ebs si shtes\u00eb n\u00eb tarrac\u00ebn e nj\u00eb pallati 4-kat\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishin siguruar m\u00eb par\u00eb leje nga bashkia.<\/p>\n<p>Sipas Pines, n\u00eb kontrat\u00ebn e marr\u00ebveshjes mes prokurorit Duda dhe nd\u00ebrtuesve t\u00eb katit shtes\u00eb, nuk pasqyrohej vullneti i nj\u00ebrit prej shit\u00ebsve.<\/p>\n<p>Avokati Mato sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se prokurori Duda kishte lidhur kontrat\u00eb vet\u00ebm me nj\u00ebrin prej dy sip\u00ebrmarr\u00ebsve q\u00eb nd\u00ebrtuan katin shtes\u00eb, pasi k\u00ebta t\u00eb fundit ishin ortak\u00eb. Mato shtoi se subjekti ia ka dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebn e apartamentit nj\u00eb prej sip\u00ebrmarr\u00ebsve, i cili m\u00eb pas e ka kaluar n\u00eb llogari t\u00eb kompanis\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>KPK konkludon se Duda ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e gjendjes cash n\u00eb vler\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2011-2013, q\u00eb e ka deklaruar si nj\u00eb prej burimeve p\u00ebr blerjes e apartamentit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, prokurori Duda nuk ka v\u00ebrtetuar pjestimin e pasuris\u00eb n\u00eb fshat me v\u00ebllan\u00eb e tij. Ai ka deklaruar se n\u00eb fshatin Bi\u00e7akaj t\u00eb Lushnj\u00ebs ka qen\u00eb bashk\u00ebpronar n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke bujq\u00ebsore 7.8 dynym\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie 40 m2, nga e cila kishte hequr dor\u00eb kundrejt shum\u00ebs 1.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Avokati i prokurorit Duda shpjegoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se klienti i tij nuk ishte trajtuar me racion t\u00eb plot\u00eb t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune n\u00eb shtet. Ai shtoi se prokurori Duda ishte djali i vog\u00ebl dhe kishte q\u00ebndruar s\u00eb bashku me prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Sipas vokatit Mato, v\u00ebllai i subjektit kishte bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Lushnj\u00eb dhe m\u00eb pas prokurori Duda kishte bler\u00eb objektin 23 m2. \u201cI ka shitur t\u00eb dyja k\u00ebto pasuri n\u00eb vler\u00ebn 2.7 milion\u00eb dhe sht\u00ebpin\u00eb e tok\u00ebn n\u00eb fshatin Bi\u00e7akaj ia ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebllait. Pjesa e subjektit n\u00eb vler\u00ebn e shitjes ka qen\u00eb 1.2 milion\u00eb lek\u00eb\u201d, pohoi avokati Mato.<\/p>\n<p>Relatorja Pine tha se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar pjes\u00ebtimi i pasuris\u00eb n\u00eb fshat, pasi figuron ende n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait.<\/p>\n<p>I pyetur nga relatorja Pine, lidhur me paqart\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebveshjes me v\u00ebllain p\u00ebr ndarjen e tokave dhe t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, avokati Mato pranoi se nuk ishte formalizuar ende tek noteri pjes\u00ebtimi vullnetar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr vler\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e objektit 23 m2 n\u00eb Lushnj\u00eb, q\u00eb Duda e kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2004, ka rezultuar se nuk \u00ebsht\u00eb paguar tatim fitimi dhe nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Duda ka rezultuar me diferenc\u00eb negative gjat\u00eb disa viteve. N\u00eb vitin 2007 ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vlera e investuar n\u00eb bono thesari n\u00eb vitin 2005 nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb, pasi rridhte nga shitja e objektit 23 m2 dhe nuk ishin paguar taksat.<\/p>\n<p>Pine tha se Duda ka dh\u00ebn\u00eb deklarime kontradiktore p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb vitin 2008, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka pretenduar se ishte burim i krijimit t\u00eb nj\u00eb depozite n\u00eb vitin 2009 n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas relatores, n\u00eb vitin 2008 Duda ka deklaruar si gjendje cash shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa para Komisionit vler\u00ebn 31 mij\u00eb euro. Komisioni nuk e ka konsideruar diferenc\u00ebn e gjendjes cash t\u00eb padeklaruar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja pohoi se KPK nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare edhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes, rreth 5 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb deklaruara se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga disa pun\u00ebsime t\u00eb pav\u00ebrtetuara.<\/p>\n<p>Avokati Mato k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna si m\u00ebsuese n\u00eb shkolla jo publike, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ishin paguar detyrimet. Sipas tij, ajo kishte punuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe n\u00eb shtet dhe p\u00ebr shkak se i paguheshin aty sigurimet, nuk ka patur interes q\u00eb t\u00eb paguaj\u00eb detyrime edhe p\u00ebr pun\u00ebn n\u00eb privat.<\/p>\n<p>\u201cKemi sjell\u00eb si prov\u00eb d\u00ebftesat e punuara nga bashk\u00ebshotja e subjektit q\u00eb jan\u00eb t\u00eb firmosura edhe nga drejtori i shkoll\u00ebs, t\u00eb cilat v\u00ebrtetojn\u00eb se ajo ka punuar edhe n\u00eb insitucione arsimore jo publike,\u201d tha avokati Mato.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u identifikuan deklarime kontradiktore t\u00eb interesit lidhur me marr\u00ebdh\u00ebnien e pronarit t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie q\u00eb Duda e ka deklaruar si adres\u00eb banimi nga viti 2003 n\u00eb 20015-\u00ebn. Sipas Komisionit, faturat e energjis\u00eb elektrike dhe t\u00eb konsumit t\u00eb ujit rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb shlyer n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pronarit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati Mato shpjegoi se nuk kishte pasur asnj\u00eb lloj konflikti interesi dhe se prokurori Duda kishte qen\u00eb n\u00eb tratativa p\u00ebr ta bler\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, por n\u00eb fund nuk ishte arritur marr\u00ebveshja. Sipas avokatit, subjekti e kishte pasur n\u00eb p\u00ebrdorim sh\u00ebpin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb dhe se i kishte paguar faturat p\u00ebr shpenzimet e energjis\u00eb elektrike dhe t\u00eb ujit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pronarit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>KPK evidenton edhe mosdeklarimin e depozitave bankare n\u00eb vitet 2004 dhe 2005 dhe nj\u00eb hua\u00a0 n\u00eb shum\u00ebn 5 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga kunati n\u00eb vitin 2008, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb burimin e krijimit.<\/p>\n<p>Avokati Ko\u00e7i Mato, njoftoi n\u00eb seanc\u00eb trupin gjykues se kishin siguruar dokumentacionin nga institucionet e shtetit grek ku punon e jeton kunati i subjektit, q\u00eb sipas tij v\u00ebrtetojn\u00eb t\u00eb ardhurat. Komisioni u t\u00ebrhoq dhe vendosi t\u00eb pranoj\u00eb dokumentacionin e depozituar t\u00eb premten lidhur me burimin e huas\u00eb 5 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, avokati Mato e cil\u00ebsoi hetimin objektiv. Ai tha se gabimet n\u00eb administratimin e pronave dhe t\u00eb ardhurat kan\u00eb ndodhur p\u00ebr mosnjohjen e ligjit. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb tranzicioni, faji \u00ebsht\u00eb edhe i noter\u00ebve dhe i institucioneve q\u00eb nuk kan\u00eb vepruar gjithmon\u00eb bazuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs,\u201d tha nd\u00ebr t\u00eb tjera ai.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb Dud\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfituara nga pun\u00ebsimi si arsimtare n\u00eb shkollat jo publike edhe depozitat bankare si dhe ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 24 qershor, ora 09:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se prokurori Duda nuk ka v\u00ebrtetuar pages\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Lushnj\u00eb si dhe se ka balanca negative p\u00ebr disa vite. Avokati i tij k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75023,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,199],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Avokati-i-Moisi-Dudes-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Avokati i Moisi Dud\u00ebs, Ko\u00e7i Mato gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75022"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75022"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75022\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75024,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75022\/revisions\/75024"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75023"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75022"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75022"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75022"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}